Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Balluku tha se do të nisin dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme dhe që sipas saj rrisin kapacitetet ekonomike.
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka prezantuar ditën e sotme në aktivitetin "Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030", projektet e reja rrugore të projektuara për t’u ndërtuar në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Balluku tha se do të nisin dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme dhe që sipas saj rrisin kapacitetet ekonomike. Të parën ministrja ka përmendur rrugën që lidh Dhërmiun me Sarandën.
"Çfarë do të bëjmë 4 vjeçarin e ardhshëm. U adresuan emergjencat, u zgjidhën korridoret e mëdha, që do të lidhin transportin hekurudhor me atë detar. Ka ardhur koha për një zhvillim tjetër, që hyn brenda rajoneve, por jo thjesht me rrugët që jemi mësuar deri sot. Nisim dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme që rrisin kapacitetet ekonomike.
E para është rruga e bregut, që lidh Dhërmiun me Sarandën, një gjurmë totalisht e re, lë të paprekur rrugën ekzistuese. Kjo do të jetë një vepër sfiduese duke patur parasysh relievin ku do operojmë. Sot të gjitha rrugët, projektet ndërtohen pas një gare ndërkombëtare sa i përket projektimit dhe studimit, e kemi një studim për vargmalin e Llogarasë, do donim kështu të jetë e gjithë rruga, do të ketë disa vepra, siç janë urat lidhëse. Përfitimet indirekte janë të larta, sa i përket punësimit, turizmit apo nuklave ekonomike.
Unaza e Çajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Çajupin. E gjithë kjo unazë do krijonte një zhvillim të ri ekonomik në zonë, duke krijuar një lidhje të qenësishme për pushime që mund të nisin në Zagori dhe përfundojnë në Jon.
E kemi quajtuar rruga e Vjosës, pasi kjo rrugë nis në Korcë, duke vijuar me segmetin Korcë-Ersekë e më pas shkon në Përmet e Tepelenë, duke krijuar një kohezion rajonal me disa qytete. E kemi studiuar këtë rrugë, në bashkëpunim me bashkitë, kemi identifikuar se dalja e pjesës lindore edhe në Jon krijon një atraksion edhe më të madh.
Një nga pjesët interesante që kemi studiuar dhe kemi punuar bashkë me bashkitë Skrapar, Berat dhe Gramsh është edhe një ndërlidhje mes këtyre tre bashkive, për të krijuar një nukël tjetër ekonomike, që duke u lidhur në Elbasan, krijon një lidhje ekonomike dhe aksese te plota në zona të paprekura deri më sot. Rruga e liqeneve, është rruga që kalon pranë Shkopetit dhe Ulëzës, krijojmë mundësinë e një infrastrukture të mirëfilltë rrugore, të kategorisë C. Më pas kalojmë në rrugën e maleve.", tha ajo.
foto ilustruese TIRANË- Mbrëmjen e sotme, do të transmetohet dokumentari i rrjetit publik gjerman, ZDF për Shqipërinë dh...
Foto ilustruese TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashp&eu...
belinda balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës...
ministria e jashtme KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe k...
albin kurti KOSOVË- Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhan&e...
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANA- Seanca paraprake për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” është...
Silvio Gonzato TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në në platformën "X" pë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një takim me një prej kompanive në vend që operojn&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot pas takimit nga afër me bisneset e vogla, se ato ishin n...