LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre në vend. Balla: Prisni hetimet

• Incidenti në Uzinën e Gramshit e të Poliçanit kanë sjellë reagime nga Opozita sot. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të çdo shtetasi rus. Në konferencën e sotme, Meta tha se Ushtria shqiptare është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ndalojë hyrjen e rusëve në Shqipëri. • Kryetari i Partisë Demokratike Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për incidentin me grupin e rusëve që u përplasën me ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh. Berisha tha se Rama ka cënuar sigurinë kombëtare, ndërsa vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën. • Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama e ka sjellë Rusinë në Shqipëri përmes projektit 'Open Balkan'. Në një deklartaë për mediat, Berisha tha se Rama po vepron në Tiranë si një agjent i Kremlinit. Ai shtoi se Open Balkan ka marrë mbështetjen e vetë ministrit rus, Sergei Lavrov. • Ndërsa, Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se në ngjarja e cila kishte dyshime për aktivitet spiunazhi u asgjësua ende pa nisur. Balla tha se institucionet shqiptare treguan se ishin në nivelin e duhur. Referuar Opozitës, Balla tha se ‘gjelat’ duhet të presin përfundimin e hetimeve. • Ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi nuk e konsideruan cënim të sigurisë Kombëtare. Ata u shprehën se uzinat janë të deklasifikuara, por që hetimet do të tregojnë nëse kemi të bëjmë me spiunazh apo turistë aventurierë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rusët në Uzina, ministrat Çuçi e Peleshi: S’na shqetëson ajo që fotografuan

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi janë shprehur se ajo që mund të jetë fotografuar nga turistët në uzina nuk është problem. Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se turistët nuk mund të ndiqen vetëm për faktin se janë rusë, apo për shkak të shtetësisë. Ministrat shtuan se duke në momentin që ata shkelin ligjin, atëherë fillon ndjekja penale.

Pjesë nga deklarata:

Bledi Çuçi: Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kur bëhet fjalë për vizë turistash, duhet t’i lësh të lirë turistët, në momentin që ata kryejnë asnjë vepër penale, do të trajtohen si të tillë, si persona që kryejnë vepra penale. Kur nuk e bëjnë këtë gjë, s’ke si.

Niko Peleshi: Për çdo shtetas vendas apo të huaj që vërehen veprime të dyshimta. Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq.

3 VITE ME PARE

Incidentet në Uzina/ Çuçi: S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se nuk nuk mund t'i vendoset një agjent nga pas çdo turisti që vjen të vizitojë, Shqipërinë. Ai i bëri komentet gjatë një konference për mediat pas incidenteve të ndodhura në dy uzinat ushtarake të vendit. 

Më tej ai u shpreh se institucionet veprojnë vetëm atëherë kur kanë informacione dhe kur cënohet siguria e vendit.

 Bledi ÇuçiKur je vend i lirë dhe kur ke një regjim vizash për turistësh do i lësh të lirë, në momentin kur kërcënojnë apo kryejnë vepër penale do trajtohen si të tillë. S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri, institiucionet gjithmonë kanë reaguar me profesionalizëm dhe në këtë rast, institucionet kanë reaguar në kohë. Nuk është vendi që cdo turisti që ne i kemi thënë të vizitojnë Shqipërinë e lirë ti vendosim një agjentë nga pas. Vepron aty ku ka info, aty ku ka info ka dhe ndjekje e në veprim të cdo reagim.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Peleshi: Politika e ka ekzagjeruar ngjarjen e Gramshit, duhen hequr spekulimet mediatike

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në konferencë për shtyp deklaroi ditën e sotme se ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet megjithëse përtej dyshimeve se kemi të bëjmë me një aktivitet spiunazhi, mund të jenë thjesht turistë që kanë pasur kureshtjen të fotografojnë zonën. Po ashtu, ai deklaroi se politika e ka ekzagjeruar ngjarjen e ndodhur e se e gjithë kjo nuk duhet zmadhuar më shumë. 

'Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”,  Ngjarjet e fundit nuk janë shumë të zakonshme, kanë interes dhe duhet ditur a jemi të sigurt apo duhet të shqetësohemi,. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë, jemi të përgjegjshëm dhe shumë seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit dhe duhen hequr spekulimet mediatike. Nuk është hera e parë që turistët kanë kuriozitet të fotografojnë njësi të vjetra ushtarake. Ka disa nivele klasifikimi të zonave të ushtrisë, ka dhe zona të vizitueshme por bëhet vetëm me leje. Ky është rasti i 3 uzinave tona, ne nuk kemi sot industri ushtarake, nuk janë aktive. Konkretisht sot në Gramsh nuk prodhohet më armë, bëhet demontimi i tyre herë pas herë armë që sekuestrohen nga operacione të policisë dhe cohen për skrap. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar. Në 1992 ka pushuar së funksionuari si uzinë. Gjithsesi kjo nuk e relativizon ngjarjen në Gramsh, sepse aty kemi të bëjmë me një grup të huajsh që nuk kanë marrë leje sipas procedurës dhe kanë tentuar, e kur janë ndaluar nga ushtarakët tanë ka reaguar në mënyrë të dhunshme.'- tha Peleshi.

3 VITE ME PARE

VD-Hyrja në uzinë nga turistët/ Peleshi: Nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare! U thye rregullorja

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit u shpreh se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare por vetëm me shkelje rregulloreje. 

Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.

 Niko PeleshiSë pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte. Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona  jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Incidentet në Uzina, Çuçi: Hetimet do tregojnë nëse ishte tentativë spiunazhi apo bëhet fjalë turistë aventurierë

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse rusët janë spiunë apo bloggerë, siç ata pretendojnë. Gjatë konferencës së sotme, Çuçi tha se personat e huaj janë marrë në hetim nga Prokuroria e Elbasanit.

'Ka hetimet, kemi një akuzë nga prokuroria, është një as s’e kemi nënvlerësuar, po hetojmë të gjitha faktet. Shtetasit e huaj për nga mënyra si kanë vepruar, dhe pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha për shkak të mënyrë se si kanë vepruar ndaj ushtarëve që ishin në ruajtje të objektit, këta persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Unë mendoj që për çdo të dhënë tjetër në lidhje me këta tre persona t’ia lemë hetimit ta zbërthejë deri në fund skemën, dhe gjatë ditëve në vijim, elementë të rinj që do të dalin do të komunikojmë me publikun për të dhënë gjithë panoramën e situatës. Pa diskutim, ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, dhe Europa Lindore bën pjesë me këto uzina të vjetra, ne e dimë shumë mirë këtë ndaj do të hetohet për të sqaruar deri në fund këtë ngjarje. Objekti është i deklasifikuar, nuk përbën sekret shtetëror, ne po hetojmë qëllimin e këtyre personave.'- deklaroi Çuçi. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha tregon "spiunët" rusë në Shqipëri: Ymeri e Fatos Klosi, agjenturat kapin kreun! (MESAZHI PËR PUTIN E VUÇIÇ)

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi si spiunë të shërbimeve sekrete ruse ish-zyrtarin e SHISH Frederik Ymeri, i cili doli në dosjen e SPAK disa javë më parë se shiste informacion te shërbimet partnere dhe ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi si pjesë e agjenturës. Në deklaratën nga selia blu, dy ditë pas incidentit me rusët në Uzinën e Armëve në Gramsh, Berisha tha se siguria kombëtare sot është e cënuar ndërsa kishte një mesazh edhe për Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sipas dosjes rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar.

Ju dëgjuat një muaj më parë se njëri prej figurave më kyçe të Shërbimit Informativ Shtetëror për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ai nuk është i izoluar, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera dhe këto janë denoncuar publikisht.

Këto janë të deklaruara të paktën publikisht. Federik Ymeri u emërua në drejtorinë më të rëndësishme, nga Fatos Klosi. Agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës ndërkombëtare të këtij vendi. Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e saj. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, në qiellin e Tiranës fluturojnë B-52. Uroj që miku i Edi Ramës dhe barbari i Kremlinit ti shohin edhe këto fortesa. 

Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Incidentet në Uzina, Berisha: Projekti rus në Shqipëri është Open Balkan, Rama vepron si agjent i Kremlinit

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka sjellë Rusinë në Shqipëri përmes projektit 'open Balkan'. Në një deklartaë për mediat, Berisha tha se Rama po vepron në Tiranë si një agjent i Kremlinit. Ai shtoi se Open Balkan ka marrë mbështetjen e vetë ministrit rus, Sergei Lavrov. 

"Ajo për të cilën jam këtu është se ka një projekt tjetër. Dhe ky është Ballkani i Hapur, shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet nga ministri rus, Lavrov. Nga vasali i Alkesandër Vuçiç në Tiranë, Edi Rama, më thoni ju, a nuk ëhstë ky një kërcënim i sigurisë kombëtare nga Edi Rama., ata që kërkojnë argjinature në tunele, edhe atje duhet kërkuar, por problem më i madh për sigurinë kombëtare është se ai sot është në krye të qeverisë së vendit. Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjeve të Edi Ramës, të lidhjes atërore me shërbimet ruse, dosje e lidhje të tjera familjare. Çështja është se Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i prerë për bllokimin e vizave për turistët rusë, është një problem i veçantë gjithashtu. Këtë çështje e kam ngritur disa herë në Parlament, kjo ishte e vetmja kërkesë e Presidentit Zelenskyy në fjalën që mbajti në Kuvend. Ai refuzon të bllokojë vizat,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Berisha: Siguria u kërcënua nga Rama, komandon SHISH dhe e vë në lëvizje

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për incidentin me grupin e rusëve që u përplasën me ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një konferencë për mediat nga selia blu, posaçërisht për këtë çështje, Berisha tha se Rama ka cënuar sigurinë kombëtare, ndërsa vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kërcënimin e Sigurisë e ka bërë Edi Rama. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neoparalizuese dhe toksike e djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin.

Rrogat dhe shqetësimi i tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera jomiqësore. Deklarojmë se këtë e ka bërë Edi Rama, sepse askush tjetër në republikën e Shqipërisë përveç kryeministrit që firmos strukturën e SHISH ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë. Kjo rrjedhje, një goditje e rëndë për shërbimin u bë nga Ministria e Financave, çka e bën atë përgjegjëse direkte por kjo ministri nuk mund të kishte organigramën e SHISH. Cilat janë problemet e sotme? Sot ka një konfortim mes NATO, BE dhe Rusisë së Putinit apo aleatëve të tij. Sot sikundër edhe më parë, shërbimet ruse dhe serbe janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata që e vënë në dyshim, ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç që gjatë vizitës në ëashington do të deklaronte se "shërbimet më kishin njohur me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej". Kjo nuk është një risi, Putini i madh dhe Putini i Vogël janë një unitet përjetësisht i pazgjidhur.

Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Incidenti me turistët në uzina në vend, Balla: Përpjekja për spiunazh u asgjesua në kohë

Uzinat/ Opozita: Rama agjent i rusëve, të ndalohet hyrja e tyre
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se incidentet në Uzina që ndodhën një ditë më parë në Gramsh e Poliçan janë parandaluar në kohë. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Shqipëria është një vend me kontribute në NATO dhe se përpjekja për spiunazh është asgjësuar para reagimeve të Opozitës.

"E para është se vlerësimi i strukturave në radhë të parë i ministrisë së Mbrojtjes dhe policisë së shtetit dhe i institucioneve. Incidenti për spiunazh u asgjesua në kohë, Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet të gjitha përpjekjet e botës diplomatike. Unë do këshilloja këto dhe gjelat e politikës e të opozitës që të presin verdiktin e institucioneve. Një aktivitet që dyshohet si spiunazh dhe është eleminuar pa nisur, mbetemi vend anëtar i NATO-s dhe jemi në mbështetje të Ukrainës nga një pushtim i pajustifikuar dhe do këshilloja këdo, edhe të gjithë gjelat e politikës së opozitës që të presin hetimet për zbardhjen e plotë. Opinionin nuk e japin dot gjelat e detit, jemi vend me kontribute të çmuara në NATO. Organet shtetërore shqiptare meritojnë një falenderim. Të gjithë ata që bëjnë sikur janë shqetësuar shumë e janë pushime e bëjnë statuse, organet shtetërore meritojnë falenderim për reagimin e menjëhershëm dhe asgjësimin në kohë të një përpjekjeje që mund të ishte spiunazh,"- tha Balla ndër të tjera. 

ruset sulmojne uzinen e gramshit taulant balla niko peleshi sali berisha ceket ne uzinen e policanit ilir meta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje