All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha në Kuvend: Rama mori draftin e asociaconit nga sirtarët e Vuçiç për të shpëtuar nga dosja e McGonigal

15 Qershor 2023, 12:43 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Berisha në Kuvend: Rama mori draftin e asociaconit nga sirtarët e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama se mban anën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në çështjen e Kosovës. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë, pasi nuk është e paanëshme, por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mbajë anën e Serbisë. 

"Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment. Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është. Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave. Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arse ye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të zy vendeve, them jo de juro. Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit,"-tha Berisha.

Më tej Berisha tha se Rama me paraqitjen e draftit për asociacionin ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës për të shpëtuar veten nga hetimi i dosjes Charles McGonigal.

"Edi Rama e bëri këtë, jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, po e bëri këtë sepse korriku po vjen, ai është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, udhëheqësit të komunitetit euroatlantik të SHBA-ve, dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dinë se një muaj më parë dosja shqiptare e McGonigal e cila kishte në brendi vetëm ryshfetin dhe kontraktimin e tij në një kohë kur ishte në detyrë për të shkatërruar opozitën shqiptare, tani është shkrirë me dosjen ruse,"-shtoi ai.

FJALA E PLOTË

Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës, të dashur qytetarë dhe qytetare.

Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment. Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është. Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave. Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arsye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të dy vendeve, them jo de juro. Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit, argatit. Fatmirësisht, ky projekt u hodh poshtë më së pari falë Kancelares Merkel, por më pas edhe Komuniteti Ndërkombëtar e realizoi se ky projekt ishte një projekt shumë problematik. Nuk humbën asnjë minutë kohë, dhe nxori Nano Visadi mini Shengenin në të cili hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur, ishte përfshirë e tëra në hartën e Serbisë. Edi Rama vet postoi, meqënëse jemi për ndërhyrjet, në facebookun e tij hartën e asgjësimit të Kosovës. Gjithçka ishte me qëllimin e vetëm që të ndahej Kosova. Ky projekt përfundoi në një aleancë trilaterale të turpshme destabilizuese për Ballkanin, aleancë Beograd-Tiranë-Shkup, viktimat më të mëdha të së cilës ishin fermerët shqiptarë. Ata me hapjen për prodhimet e Shumadisë, Banatës dhe zonave të tjera falimentuan në radhë njëri pas tjetrit. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama me të cilin kërkonin të instalonin hegjemoninë serbe në rajon, dhe dua të them këtu se nga çereku i parë i shekullit të kaluar dei sot, deri para luftës në Kosovë dhe deri para luftrave të tjera, Ballkani u bazua mbi hegjemonizmin serb, kombe që sundoheshin nga kombi serb.

Kjo ide, kjo pikëpamje që lau në gjak, që i krijoi Ballkanit dramat më të mëdha është përsëri e gjallë, përsëri mbahet, promovohet dhe reklamohet nga Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama dhe Dodik. Në këtë kontekst, paraqitja që ai i bëri projektit të Asosacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delikate në punët e brendshme të Kosovës. Në një akt kombëtar, antishqiptar, duke konsideruar Kosovën, jo si një vend të pavarur, por një vend vasal, anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në sirtaret e Vuçiç. Ai bëri një provokacion të rëndë dhe përkeqësoi më tej gjendjen e dialogut të vështirë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Edi Rama e bëri këtë, jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, po e bëri këtë sepse korriku po vjen, ai është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, udhëheqësit të komunitetit euroatlantik të SHBA-ve, dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dinë se një muaj më parë dosja shqiptare e McGonigal e cila kishte në brendi vetëm ryshfetin dhe kontraktimin e tij në një kohë kur ishte në detyrë për të shkatërruar opozitën shqiptare, tani është shkrirë me dosjen ruse. Është shkrirë me dosjen ruse se, ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Edi Ramës, por dikush e solli atë, dhe ata që e sollën atë, ata janë në dosjen Deripaska. Koha do t’i provojë. Ndaj edhe Edi Rama tani ka humbur, nuk vjen dot këtu dhe kur del në media del sterr i zi, del i shfazuar, nuk d çfarë flet, kështu që në rast flasim për Kosovën, në radhë të parë duhet të flasim për mosndërhyrjen në punët e brendshme të saj për interesa personale, apo interesa të Vuçiçit. Së fundmi, rrëmbimi i ushtarëve të policëve të Kosovës përbën një akt terrorist, banditesk, një shkelje flagrante të rezolutës së OKB të pavarësisë së Kosovës, të marrëveshjeve që ka me NATON-n Serbia. I bëj thirrje KFOR-it, i bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të ndërhyjë për lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, rikthimin e menjëhershëm të tyre në vendin e tyre, dhe dënimin e atij i cili sillet si një fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshëm dhe as ligj ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç, që përbën dhe sot faktorin më kryesor, që kërcënon paqen, stabilitetin e rajonit të Ballkanit, bën Putinin e Vogël.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri