LIVE UPDATES
Politike

Samiti evropian nën hijen e fitores së Trumpit, DW: Rama i paralajmëroi kolegët e tij evropianë që të mos reagojnë "me histeri”

Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e "Bashksisë Politike Evropiane" (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashingtonështë i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën "madhështore" të presidentit egozentrik, suksesin "historik" dhe "kthimin e madh".

8 Nëntor 2024, 08:56 Nga N.F
Samiti evropian nën hijen e fitores së Trumpit, DW: Rama i
Samiti

BUDAPEST- SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm një rol të vogël në Budapest. Sapo u konfirmua se Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga liderët evropianë nuk u dëgjua më asnjë fjalë e keqe për të. Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e "Bashksisë Politike Evropiane" (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashingtonështë i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën "madhështore" të presidentit egozentrik, suksesin "historik" dhe "kthimin e madh".

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit Donald Trump dëshiron t'i shkurtojë paratë për luftën për t'u mbrojtur prej Rusisë, tha pas bisedës telefonike me Trumpin se ajo kishte qenë shumë e mirë dhe se ai "e kishte vlerësuar familjen dhe ekipin e Trumpit për punën e tyre të madhe”. Zelensky tha se gëzohet për "një epokë të një SHBA-je të fortë nën udhëheqjen energjike të Presidentit Trump". Kjo duhet t'i pëlqejë Donald Trumpit, i cili gjatë fushatës zgjedhore pretendoi se mund t'i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh, madje edhe para fillimit të detyrës si president. Në një fjalim emocionues në Budapest Presidenti Zelensky paralajmëroi gjithashtu se lëshimet ndaj Rusisë do të ishin "vetëvrasje për Evropën".

Bashkëpunimi me qeverinë e re të SHBA-së


Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha në samitin e EPG-së në Budapest se ai gëzohet për bashkëpunimin me administratën e Trumpit "për të arritur paqen me forcë". Rutte tha se një gjë e tillë kishte funksionuar aq mrekullisht gjatë katër vite të para të Trumpit në post. Vërtet? Mesa duket kërcënimet e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore për të mos i mbrojtur shtetet e NATO-s që nuk rrisin buxhetet e tyre ushtarake në përputhje me traktatin e NATO-s qenkan harruar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në samit se Evropa nuk duhet t'ua lërë përgjithmonë në dorë mbrojtjen e saj amerikanëve. "A duam që të tjerët të shkruajnë histori, luftërat e Vladimir Putinit, zgjedhjet në SHBA apo politikat tregtare të Kinës? Apo duam të shkruajmë historinë tonë? Unë mendoj se kemi forcë për ta shkruar atë," tha Macroni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paralajmëroi kolegët e tij evropianë që të mos reagojnë "me histeri” ndaj fitores së Trumpit, por të shikojnë realitetin dhe të presin politikat konkrete të Trumpit.

"Kjo mund të jetë edhe një mundësi për Europën që të ndryshojë gjërat dhe t'i shohë gjërat ndryshe”, tha Edi Rama. Në fund të fundit, shpenzimet më të larta të mbrojtjes në Evropë nën presionin e Trump çuan në një NATO më të fortë. Shpenzimet rreth dy për qind të prodhimit kombëtar bruto u rritën më shpejt, veçanërisht pas sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022 - kur presidenti Joe Biden ishte në detyrë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është më i prirur drejt Rusisë sesa Perëndimit, e sheh fitoren e Trumpit si një mundësi. "Shpresoj se tani do të jetë e mundur të flitet për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë”, tha Vuçiq. Çdo marrëveshje është më e mirë se gjendja aktuale e luftës.

Shpërbërja e koalicionit qeveritar gjerman dhe BE-ja


Pas fitores së Trumpit në një periudhë të vështirë në fushën e ekonomisë dhe të politikës së sigurisë, kriza e qeverisë në Gjermani nuk është e favorshme për evropianët. Megjithatë të gjithë kolegët evropianë të Olaf Scholz-it thanë se ndryshimi i qeverisë është një proces demokratik krejtësisht normal. Edhe Austria dhe Belgjika po luftojnë aktualisht me negociata të vështira për koalicion. Zgjedhje të reja janë shpallur edhe në Irlandë, kurse në Francë qeveris një kryeministër me shumica të ndryshueshme.   

Edhe vija zyrtare e Komisionit të BE-së është: një ndryshim i qeverisë në Gjermani nuk do ta nxjerrë BE-në nga binarët. Sipas presidentes së Komisionit të BE-së, shtetet anëtare kanë vështirësi për t'i përballuar vetë sfidat. "Kur qëndrojmë së bashku, kemi fuqi të madhe. Dhe kjo është forca jonë më e madhe," tha presidentja e Komisionit të BE, von der Leyen, për të cilën thuhet se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kancelarin gjerman, Scholz.

"Intimitet strategjik"


Bashkësia Politike Evropiane (EPG) u themelua në vitin 2022 si një forum kundër Rusisë - me nismën e francezëve. Në këtë forum mund të marrin pjesë vendet anëtare të e BE-së, kandidatët për anëtarësim në BE si dhe shtetet që nuk duan të anëtarësohen në BE për të shkëmbyer me njëri-tjetrin ide dhe për të diskutuar strategji politike. Në samitin e EPG-së nuk merret asnjë vendim zyrtar.

Forumi është më shumë një lloj "takimi i shpejtë" për politikanë të lartë që përndryshe nuk takohen aq shpesh. "EPG-ja është sigurisht një ngjarje mjaft informale, edhe pse këtu takohen liderët. Është një vend për intimitet strategjik, si të thuash, me kohë të lirë edhe vetëm për të folur, pa udhëzime," thotë Steven Blockmans, ekspert për Evropën në think-tankun CEPS. Fokusi i forumit janë kontaktet shoqërore dhe diskutimet rreth çështjeve të sigurisë që prekin kontinentin./ DW

edi rama samiti evropian fitorja e trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet