28 Gusht 2023, 20:56
Nga m.s
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Rama si një të pacipë, lidhur me deklaratën që mbajti në Samitin e Bled-it në Slloveni. Berisha shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se Rama deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bled-it se nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin. Për kreun e PD-së, kjo është një deklaratë e pacipë dhe e turpshme. Kryeministri Edi Rama, përcolli mesazhin që BE-ja nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën dhe të lërë pas Ballkanin Perëndimor.
Postimi i Berishës
Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!
Të dashur miq,
Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.
Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.
Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.
Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.
Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama! sb
sali berisha edi rama
Politike
28 Gusht 2023, 16:03
m.s
Edi Rama
Gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, kryeministri Edi Rama hodhi kritika ndaj BE-së...
Politike
28 Gusht 2023, 15:16
m.s
Forumi i Bled ne Slloveni
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni, me rastin e pjesëmarrjes së...
Politike
28 Gusht 2023, 15:06
A.B
Edi Rama
SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në panelin e liderëve të forumit strategjik të Blerit. Ai ta se ...
Politike
28 Gusht 2023, 14:27
A.B
Edi Rama
SLLOVENI-Forumi Strategjik i Bled ka detyruar liderët pjesmarrës që të pajisen me çadra, pasi moti nuk ishte aspak prem...
Politike
28 Gusht 2023, 13:56
A.B
Edi Rama
TIRANË- Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama u panë krah njëri-tjetrit, e madje shtr&e...
Politike
28 Gusht 2023, 13:35
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të sistemit të ri dixhital të Kadastrës si shenjë e fluksit t...
Politike
28 Gusht 2023, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë detyruar edhe institucionet kryesore të...
Politike
28 Gusht 2023, 10:04
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është drejtuar me një kërkesë Zyrës s&...
Politike
28 Gusht 2023, 09:37
A.B
PS
TIRANË- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet në datë 4 shtator, ora 16:30. Mbledhja do të mba...
Politike
28 Gusht 2023, 08:50
A.B
Punimet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shfaqen puset e kërkimit në Shpirag, duke theksuar se kompania e njohu...