Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Samiti i NATO/ Pallati Mbretëror i Madridit 'hap' dyert për 40 liderë, mes tyre Rama
Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij.
29 Qershor 2022, 07:37Nga A.B
Edi Rama
SPANJË- Mbretërit Felipe dhe Letizia kanë hapur dyert e Pallatit Mbretëror për të festuar një darkë historike me rastin e samitit të NATO-s që zhvillohet deri të enjten në Madrid. Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij. Monarku priti Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara, në bazën Torrejón de Ardoz dhe Letizia zhvilloi një takim me zonjën e parë, Jill Biden.
Po ashtu Kyriakos dhe Mareva Mitsotaki u pritën së fundmi nga Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij Mbretëresha Letitia, së bashku me të gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët.
'Një njeri shumëplanësh që e ka zhvilluar punën e tij profesionale në fusha të ndryshme nga njëra-tjetra si reklama apo piktura. Ai gjithashtu ka luajtur basketboll profesionalisht dhe është rimartuar me Linda Ramën, e cila ka zgjedhur një veshje bardh e zi për darkë.'- shkruajnë mediat vendase për kryeministrin shqiptar.