"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Samiti i së enjtes me fokus Ukrainën! Rama merr pjesë në takim mes 47 kryetarësh qeverish në Danimarkë
Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.
1 Tetor 2025, 19:15Nga M.L
Foto ilustruese
DANIMARKË- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë, Danimarkë. Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.
"Mikpritja e Kryeministrit Rama nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës", shkruan Kryeministri Edi Rama krahas një videoje të postuar së fundmi në rrjetet e tij sociale.