Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për seancën e radhës të dosjes "Babalja".
Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani.
Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
Klodian Rrjepaj TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Pa...
Klodian Rrjepaj TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Heti...
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer diskutimit për çështjen e marrëve...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar një d...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet post...
argita malltezi, sali berisha TIRANË- Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur për dosjen e SPAK lidhur me kthimin e pro...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i cilëson akuzat e ngritura ndaj tij si politike dhe se SPAK vepron me urdhër të kryem...
Malltezi TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha e konsideroi dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kur u pyet se kush do të jetë kryeministri i Shqipërisë në...
sali berisha TIRANË- Pak ditë më parë PD caktoi drejtuesit politik të qarqeve, ku u vu re mungesa e femrave, gj&eu...