12 Shkurt 2025, 08:57
Nga N.F
Mbështetësit para GJKKO-së
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme rreth orës 08:30 do të zhvillohej seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, ku janë të vënë në pranga vetë Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Ndërkohë raportohet se seanca nuk ka nisur ende përshkak se nuk ka energji elektrike në godinë.
Në këto rrethana, është vendosur në punë gjeneratori i institucionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe ndodhet brenda ambienteve të institucionit.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
arrestimi i erion veliaj masa e sigurise ne gjkko
Politike
12 Shkurt 2025, 08:42
N.F
Biznesmeni Bektashi
TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur ditën e sotme në GJKKO për verifikimin e mas&eu...
Politike
12 Shkurt 2025, 08:40
M.B
Gentian Sula
TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca pë...
Politike
12 Shkurt 2025, 08:23
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në G...
Politike
12 Shkurt 2025, 08:19
N.F
Mjeti i policisë
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme sot rreth orës 08:30 do të zhvillohet seanca për rivler...
Politike
12 Shkurt 2025, 08:00
M.B
Klotilda Bushka
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku p...
Politike
12 Shkurt 2025, 07:41
M.B
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme sot rreth orës 08:30 do të zhvillohet seanca për rivlerë...
Politike
11 Shkurt 2025, 22:44
B.Z
Klodian Tomorri
TIRANË - Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes s&...
Politike
11 Shkurt 2025, 22:31
M.B
Klotilda Bushka
TIRANA- Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një postim në rrjetet sociale sa i takon çështjes së hetimit...
Politike
11 Shkurt 2025, 22:06
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Belind Këlliçi ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veli...
Politike
11 Shkurt 2025, 21:55
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha sot se e mirëpr...