LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate me opozitën: E pamjaftueshme

•Miratohet akti normativ për ndryshimin e buxhetit për vitin 2022. • Me 71 vota pro, socialistët kanë kaluar aktin normativ për financat e vendit, ndërkohë që nuk kanë munguar as debatet. • Po ashtu, në sallë sot i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka diskutuar me opozitën në Kuvend duke i sqaruar sërish paketën anti-krizë ndërsa pati ndërhyrje nga deputetët Helidon Bushati dhe Gazment Bardhi. • Nga ana tjetër, Dashnor Sula vari një tabelë që tregonte për rritjen e çmimeve në vend. • Rritja e çmimeve, buxheti i shtetit dhe aksioni për ndërtimet pa leje. • Ndër të tjera, diskutimi për miratimin e aktit normativ në Kuvend, për mbajtjen e flamurit të BE-së në institucionet publike krahas atij kombëtar, ka nxitur replika mes opozitës dhe mazhorancës. • Sali Berisha është përplasur me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Elisa Spiropali. Nuk i kurseu as denoncimet. • Në nisje të seancës u bë e ditur se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian. • Deputetes Ina Zhupa iu refuzua interpelanca me ministren Elva Margariti për çështjen e Butrintit. • Në Kuvend është diskutuar dhe ngritja e një Komisioni të ri për Bashkimin Evropian. • PD ka dalë kundër këtij komisioni, ndërkohë që Balla u tha që të bërtasin sa të duan.

35 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama provokon demokratët, Baçi: Boll deputetë ke

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Tritan Shehu dhe Luan Bçi

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Në mes të debateve të shumta, situata u "ndez" pas ndërhyrjes së kryeministrit Rama i cili iu drejtua kreut të PD-së, Sali Berisha se nuk ka grup parlamentar.

Luan Baçi: Ato që tha zoti Shehu absolutisht janë të vërtete por kemi dhe problemin tjetër se na bënë thirrje kryeministri që andej thotë nuk keni grup ju. S’jeni grup hajdeni këtej nga ne thotë. Dua t’i them boll keni ju, nuk ju mjaftojnë ata deputetë që keni. Ju duhet të merrni në shqyrtim edhe listën e deputetëve të Partisë Demokratike, jo listën që ka paraqitur ish-kryetari i Partisë dhe vazhdoni me atë.

3 VITE ME PARE

Spaho "sfidon" mazhorancën: S’votoj më sa të jem në Kuvend nëse nuk respektohet fjala e gjithsecilit

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se nuk do të flasë dhe nuk do të votojë më në Kuvend nëse nuk respektohet më parë fjala e gjithsecilit, para se të kalohet te votimi.

Spaho debatoi dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku theksoi se ky i fundit do donte që Kuvendi të ishte si në kohën e komunizmit.

 Edmond SpahoNë vazhdim të debatit që bëmë pak minuta më parë, dëshiroj t’ju them se në shenjë protestë ndaj kësaj praktike që diskutohet pasi është votuar, refuzoj të marr pjesë në këtë farsë dhe tërheq diskutimin tim. Nuk do të votoj sa të jem deputet asnjëherë nëse nuk mbyllen diskutimet. Ti mirë e ke o Taulant. Ti do si në kohën e Enverit.

3 VITE ME PARE

"Turpi i botës", Shehu: Hajde ti vëmë çelësin parlamentin

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me tone të ashpra pasi Nikolla hapi votimet pa mbaruar ende diskutimet në sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në foltore, Shehu ka thënë se nëse vazhdon kështu, më mirë t'i vihet kyçi parlamentit dhe të mos shkohet më.  

"Nëse dikush nuk do të dëgjojë është i lirë të largohet. Ky është parlamenti. Unë flas për qytetarët në radhë të parë, flas për këtë abuzivitet, për këtë shkelje të rregullores për këtë që po bën salla e parlamentit që duhet të ishte tempulli i demokracisë, i respektit, i vlerësimit dhe jo denigrimi i autoritetit të deputeteve. Mjaft me këto gjera. Nëse doni ta shkatërrojmë këtë sallë dhe këto debate që janë formale, hajde ti vëmë çelësin parlamentin; ta mbyllim dhe të ikim të gjithë dhe pastaj të shohim si bëhen punët në Shqipëri, e shikoni mirë pastaj ku bëhet përballja nëse nuk bëhet këtu, bëhet në vend tjetër. Doni këtë ju? E bëjmë edhe këtë po të doni, atëherë ka përballje tjetër. Është trup i botës, ne nuk kemi mbaruar fjalën ju votoni," tha Shehu.

3 VITE ME PARE

Ngritja e komisionit të BE, PD kundër: Nuk u pyetëm fare, vijon avazin me ish-kryetarin. Balla: Bërtisni sa të doni

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Ka vazhduar me debate seanca e sotme parlamentare. Në fund të seancës kur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hodhi në votim dy aktet normative deputetët demokratë kanë kundërshtuar mbylljen e seancës pa mbaruar diskutimet. 

Deputeti, Tritan Shehu dhe Luan Baçi e kundërshtuan këtë lloj procedure. Nga socialistët përgjigjia erdhi nga Taulant Balla i cili iu përgjigj Shehut dhe deputetit, Edmond Spahu të cilët thanë se kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Balla tha se votimi elektronik është trasnparent dhe çdo votim po bëhet sipas procedures.

Tritan Shehu: Pse paragjykoni, pse ngurtësoni gjërat? Ju thatë që e kanë vendosur kryetarët e grupeve, po qenkan çmendur këta, kjo gjë tregon se janë injorantë në mbarëvajtjen e Kuvendit. Në lidhje me votimin kundër që bëra për komisionin që është ngritur, e bëra sepse PD-ja nuk është pyetur, asnjë nga ne nuk di as emrat që kanë ardhur dhe në emër të kujt kanë ardhur atje.

Luan Baçi: Nuk mund të merrni parasysh atë listë që ju ka sjellë ish-kryetari, ju jeni kryetare Kuvendi dhe jo kryetare kuvendi e Partisë Socialiste. Nuk e keni shumë të gjatë me ndjekjen e këtyre kështu që ju miratojnë çdo ligj.  

Taulant Balla: E para shprehja që nuk ndodh në asnjë Kuvend tjetër nuk ekziston. Ajo që po bën Shqipëria është që të ngjajë sado pak me të gjitha Kuvendet e vendeve të tjera. O Mondi po bërtit mo sa të duash, unë po flas, ti bërtet, edhe në dy sesione të kaluara të kësaj legjislature, kemi votuar me një orë fiks. Natyrshëm ka pasur kërkesë nga kolegët e Opozitës dhe është ngritur si shqetësim për votimin elektronik që natyrshëm është transparent.

Jorida Tabaku: Ne në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar që të flasim me kolegët dhe jo me sallën bosh.

Edmond Spaho: Grupet të bien në dakortësi, grupet parlamentare merren vesh me njëri-tjetrin që ku çmohet e nevojshme për çështjen konkrete, koha ndahet mes grupeve. Mos harroni që keni një kontigjent deputetësh që s’janë pjesë e asnjë grupi. Unë kam të drejtë të diskutoj 10 minuta. Nuk mund të më kufizoni kohën, dhe jo të na lini 10 minuta 15 deputetëve që janë këtu. çfarë të diskutojmë ne të gjithë për kaq kohë, por kërkojmë të drejtën tonë për të folur. Nëse na hiqni dhe fjalën, për çfarë vijmë ne këtu

Lindita Nikolla: Po ngatërroni temën, koha është kufizuar për çështje që është kufizuar.

Delina Ibrahimaj: Flisni për paketën energjitike. Ju gënjeni popullin, ata që ju votojnë. Jeni vetëm për të mbrojtur pishinat. 

3 VITE ME PARE

Miratohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2022 në Kuvend

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Lindita Nikolla

TIRANË- Është votuar në Parlament akti normativ për ndryshimet në buxhet. Akti Normativ mori vetëm votat e mazhorancës konkretisht 71 vota pro, 38 kundër dhe 0 abstenim.

Gjithashtu me 107 vota është miratuar Akti Normativ për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

3 VITE ME PARE

Spiropali thirrje SPAK: E keni parë që dhëndrri, soji e sorollopi i Berishës kanë grabitur Partizanin?

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Prokurorisë së Përgjithshme (SPAK) që të marrë nën hetim familjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga vendi i saj në Kuvend, Spiropali tha se SPAK duhet të shohë se si Partizani sipas saj është grabitur nga dhëndrri i Berishës. Ajo kërkoi nisjen e hetimeve. 

"Ç’keni more, ore çfarë keni, Makiavel për Makiavel, kur përmend fushat ka kompleksin Partizani se i djeg ajo që ia dha familjarëve me gjithë toka, e me çfarë gjeti aty, pa asnjë kujdes për ligjin e fytyrën, meqë e nxjerr shpesh në publik. Dhe më vjen një pyetje, more ky SPAK, nuk e sheh që është grabitur kjo fushë nga soji e sorollopi i tij, nga dhëndrri, besoj se i ka aty,"- thotë Spiropali. 

3 VITE ME PARE

VD-Denoncimi i Berishës: Vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një fushë futbolli në Frakull, ndërhyri tek Subashi

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar me zë një denoncim që i ka ardhur në rrjetet e tij sociale. Nga Foltorja e Kuvendit të Shqipëri, Sali Berisha bëri me dije se një person i shkruante që vjehrri i Elisa Spiropalit kishte privatizuar një fushë futbolli në Frakull të Fierit. Sipas kryedemokratit, e gjitha kishte ndodhur me ndërhyrjen e ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin. 

"Makiaveli shkruan nëse do të njohësh inteligjencën e kundërshtarit, shiko ata përreth. Zonja u gozhdua tek pensionistët. Ajo ka një dhëmbshuri patologjike për një në Shqipëri. Dëgjoni t'u lexoj. Në fshatin Frakull është dhe një fushë futbolli, por ka dy vite që është bërë private, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi e dëborë. Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Spiropalit. Vjehrri lumturohet me fushën. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa me firmën e Subashit,"-tha Berisha.



3 VITE ME PARE

VD-Rama 'përzë' Berishën nga Foltorja, i flet me arrogancë: Hajde ik ulu atje! Kryedemokrati: Ç'the?

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me pasardhësin e tij në detyrë, Edi Rama. Pasi mbaroi replikën me ministren Elisa Spiropali, Berishës i mbaroi koha, e menjëherë ndërhyri Rama. Ky i fundit me gjeste duarsh dhe në kokë i kërkoi që të ulej në vendin e tij, por edhe kryedemokrati (edhe pse pa mikrofon) e la pa përgjigje.

BISEDA NË KUVEND: 

Berisha: Ça the?
Rama: Hajde ik ulu atje
Berisha: Mos shikoni ëndrra...Unë komunikoj për veten time, por ti meriton...Se me atë që ke thënë në këtë sallë, këto zonja që toleruan atë fjalë, ato qofshin. (nuk kuptohet mirë)...

3 VITE ME PARE

VD-Spiropali-Berishës: E ke humbur betejën me pasqyrën, pse e tunde dorën ashtu, apo ke ardhur nga pishinat

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Elisa Spiropali

TIRANË- Po zhvillohet me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvend. Minsitrja e Shtetit për Parlamentin iu përgjigj me tona të ashpra kreut të Partisë Demokratike pas akuzave të bëra nga ky i fundit.

Spiropali e quajti Berishën si pensionisti më i shtrenjtë në vend duke e akuzuar për korrupsion dhe përfitime familjare.

"Patjetër që sot e në vazhdim do të marrim masa për të diferencuar fshat në mënyrë që të gjithë të ndërgjegjësohen se duhet të kursejmë. Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga Gjiri i Lalëzit e nga pishinat ku ke qenë dhe mendon se mundtë bësh ndonjë revolucion. Ke bërë gati laptopim, a është pasqyrë më thotë zoti Braçe. Se ka pensionistë e pensionistë, doktor po si duket as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Është ai që ishte", tha Spiropali.

Elisa Spiropali: Lufto në jetë për atë që beson, mund të humbësh betejat, gjithçka, por mos humb betejën para pasqyrës, zotëria parafolës e ka humbur betejën para pasqyrës. Qoftë edhe ato dy çika gjëra që ka bërë mirë, tani po i varros. Ka dhe atë tjetrën Montanelli që thotë, dashurinë për pushtetin e ka më të madhe se gjithçka më vjen mirë që disa kanë zhveshur rroba banjot dhe kanë veshur pelerinat. Këtu ju kujtojnë shqiptarëve që revolucionet e tyre jo vetëm që nuk mund të bëhen por i kanë çuar shqiptarët në kufijtë e dhunës. Ne jemi të vetëdijshëm që nap ret një vit i vështirë. Kemi shumë vite që përballemi me kriza të ndryshme, rezulton sot nga të dhënat që kemi, nga fakti që borxhi po ulet, të ardhurat po rriten. Të ardhurat nuk i kemi përdorur për të ndërtuar fabrika lart e poshtë apo për të bërë biznese familjare, nuk është rastësi që kjo paketë që prezantojmë sot nuk ka masa rastësore, por është një plan për të përballur një krizë. Kur nisën tanket në Kiev, ne e dinim që pasojat do ndiheshin në Tiranë, nuk pritëm këtë ditë për të marrë masa, pork a muaj të tërë. Patjetër që sot e në vazhdim do të marrim masa për të diferencuar fshat në mënyrë që të gjithë të ndërgjegjësohen se duhet të kursejmë. Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga Gjiri i Lalëzit e nga pishinat ku ke qenë dhe mendon se mundtë bësh ndonjë revolucion. Ke bërë gati laptopin, a është pasqyrë më thotë zoti Braçe. Se ka pensionistë e pensionistë, doktor po si duket as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Është ai që ishte. Paga minimale do të rritet, për të shkuar në 40 mijë deri në fund të mandatit. Këto janë ato që doja të thoja se për pensionistët flet ai agtje. Je pensionisti më i shtrenjtë por do të durojmë deri në fund,

3 VITE ME PARE

VD-Berisha sfidon PS: Ejani dalim para qytetarëve, ballë për ballë! Felaj i pret fjalën, Manja qesh

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Sali Berisha
 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka debatuar ashpër me deputetët socialistë në seancën e sotme parlamentare. Berisha akuzoi qeverinë për hipokrizi dhe hajni. Berisha tha se nuk ka qytetarë më të vjedhur se shqiptarët, sipas kreut të PD nafta ulet në bursa por jo nga bordet e qeverisë.

Berisha sfidoi socialistët duke i ftuar të dalin para qytetarëve ballë për ballë. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i ndërpreu fjalën kryedemokratit ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shihet duke qeshur në këtë moment.

Sali Berisha: Indro Montanelli shkruante dikur se socialistët i duan shumë të varfrit, i duan aq shumë saqë kur vijnë në pushtet, i shtojnë në progression gjeometrik. Por çfarë ndodh, cila është kjo veti që socialistët i shumëzojnë e i shumojnë në mënyrë të rrufeshme të varfrit. Dy janë arsyet: hipokriiza dhe hajnia. Asnjë prej jush nuk mund të takojë sot një pensionist e një qytetar të thjeshtë. Ju jeni të ngujuar këtu dhe flisni sin ë filma sepse nuk ka shqiptar që ju nuk e neverisni. Flitet për krizë dhe ka një krizë nuk mund të mohohet, porn ë Shqipëri ka një dopio krizë sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, spekulon qeveria që vjen në mënyrë të papërmbajtur qytetarët. Nuk ka qytetarë të vjedhur si shqiptarët. Si në asnjë vend tjetër, nafta ulet në bursë dhe rritet nga bordet. Shkoni tek rruga Kukës-Qafë Pllocë. Gjigantët e ndotjes, gjeneratorët vijnë nga Bangladeshi pa tender, i mashtrojnë shqiptarët se punojnë me gaz, asnjë prej tyre s’punon me gaz, punojnë me mazut dhe prodhojnë sfuqur e helmojnë Vlorën. Dikush këtu mbush xhepat me këtë vjedhje skandaloze. Energjia e tyre kushton 392 euro megavati. 760 milionë euro për dy vjet, tre hidrocentrale mund të bëheshin me këto para. E di si ia bëni ju? Po nuk ka cinizëm se shqiptarët do t’ju përgjigjen ju. Ju godisni me qëllim shtresën e mesme, biznesmenët e vegjël. E dini se ç’po bëni, Bullgaria që ky e sulmoi në mënyrën më imorale ka 1 biznesmen për 9 banorë. Shqipëëria kishte 1 biznesmen për 14 banorë, sot jo. I vret masivisht sepse për ju s’ekziston konkurenca. Ju jeni hajdutë të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore. Çfarë është ai instalacion, na thuaj pak ti zonja e lkulturës. 4 milion euro për sytë dhe xhepat e Ramës. Talleni me fermerët, njëherë thoni 30 mijë dhe në fund të fundit Shqipëria jep 1/10 e asaj që jep Kosova. Shkoni të takoni qytetarët, hajdeni me mua të dalim ballë përballë, të dalim para socialistëve e t’ua themi këtë gjë.

Ermonela Felaj: Ka përfunduar koha

Flet pa mikrofon

Ermonela Felaj: Zoti Berisha, çdo deputet flet 10 minuta, ju toleruam me kohën por ju nuk mbani dot një fjalim të dytë tani.

Ulsi Manja qesh

Ermonela Felaj: Zoti Berisha ju lutem ka përfunduar koha, lironi foltoren.

uartrokasin deputetët

3 VITE ME PARE

Debate në Kuvend/ Sula: Hënga 5 kokrra fiq dhe u knaqa, qeveria merr kuintal me lekë e s'ngopet, Brahimaj: Gënjeni popullin

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Dshnor Sula

TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme parlamentare ku u diskutua paketa e re e ndihmës e akorduar nga qeveria për shkak të krizës energjitike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli për rritjen e çmimeve ku ka hedhur dhe akzua në drejtim të qeverisë. Sula tha se qeveria është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.

Përgjigjen deputetit Sula ia ktheu vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Brahimaj akuzoi opozitën si gënjështarë pasi gënjejnë popullin teksa i kujtoi votat e marra nga qeveria me 25 prill.

DEBATI:

Dashnor SulaPse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz, nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni? Ta konsumon plaku plaka apo mbi 50 vjec? Të gjithë mundohemi të mbajnë dietë. I vetmi vend që në kohë krize është pasuruar. Si është kjo, një familje që ka 4 veta punë, i merr ato para dhe nuk iu jep gruas dhe fëmijëve, i merrni këto para dhe iu jepni atyre grupeve, nuk i quaj oligark se ne që kemi lindur para 1990 gjithë pabuksa kemi qenë, janë bërë të pasur tani, që kanë ardhur nga hani i hanit dhe mes Tiranës janë bërë me pasuri miliona euro, një oligark që vetëm për dasmën ka shpenzuar 120 mijë euro për të zbuluar sallën, po qeveria nuk e di, se 30 mijë lekë të vjetra për të paguar një fshatar që vjel rrushin. 99.9% thotë nuk blenë shtëpi familjet e reja, më pyeti njëri “ore a do ngopet kjo politike me pushtet e para”, i thashë “jo”, “a do bëhet njëherë Shqipëria”, i thashë “jo” dhe e kam bindje. Pse nuk do bëhet? Pa ik ne kjo klasë politike, se po ju them janë shkëputur nga realiteti, unë flas për popullin,  unë mbrëmë kam ngrënë 5 kokrra fiq dhe ndjeva kënaqësi dhe fërkova barkun, ndërsa këto nuk i kënaqin kuintalët e parave se nuk kanë më vlerë. Mendoj o vëllezër që kjo punë me keq do shkojë”

Delina IbrahimajUnë nuk vij këtu as për të gënjyer e as për t’u mburrur. Ne prezantuam një milion qytetarë fermerë  Është një paketë i prezantuar brenda këtij buxheti i jo vetëm rrit por garanton që Shqipëria do të hyjë në vitin 2023 me financa të forta. Se kush gënjen e mashtron e ka treguar vota. Se kë beson populli e tregon vota. 
Janë 28 miliardë lekë, të cilat shkojnë për energji elektrike.
Dashnor Sula: (ndërhyn nga vendi) 
Ermonela Felaj: Ju tërheq vëmendjen zoti Sulaj
Delina Ibrahimaj: Ju gënjeni popullin pasi është shumë evidente që mbi planin e vitit 2022 janë arkëtuar 42 miliardë lekë. Janë përfshirë transfertat për individët, indeksim e pensioneve, ka një kosto 43 miliardë lekë. Se di si i bëni ju llogaritë. Ju lutem dilni me përgjegjësi në foltore jo me gënjeshtra. 

Ermonela Felaj: Kthejini atë banderolën që ka vendosur aty zotit Sulaj.

3 VITE ME PARE

VD-Debate në Kuvend/ Manja: Shko lahu tek pishinat e Irfanit! Açka: Vetëm dashnoret nuk ju nxorrën

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Flutra Açka dhe Ulsi Manja

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend është përfshirë nga debate të forta teksa u diskutua paketa e dytë e ndihmës e akorduar nga qeveria për të përballuar krizën energjitike. Ministri Manja mori fjalën për të mbrojtur paketën e energjisë ku nuk munguan as ofendimet. 

Në momentin që Ulsi Manja po fliste, deputetja Flutura Açka ka ndërhyrë. I menjëhershëm ishte reagimi i i ministrit të Drejtësisë teksa iu drejtua me fjalë fyese: Shko lahu tek pishinat e Irfanit, duke iu referuar denoncimit të bërë nga deputetja e PD gjatë shembjeve të kryera në "Prestige Resort". Manja tha se deri në vitin 2013 Shqipëria njihej si republika e gjeneratorëve ndërsa sot qeveria po e përballon në mënyrë të shkëlqyer krizën. 

Deputetja Flutura Açka pas fjalës së ministrit Manja ka kërkuar ndjesë për ndërhyrjen nga vendi teksa i kujtoi socialistëve se punëtorët që folën aty vetëm dashnorët e tyre nuk treguan.

DEBATI:

Ulsi Manja: Bëhuni serioz

Flet Flutura Açka nga vendi( nuk dëgjohet)

Ulsi Manja: Shko tek Irfani lahu në pishinë.

Ulsi Manja: Shqipëria deri në vitin 2013 quhej republika e gjeneratorëve. Dhe spitalet punonin me gjenerator. Mos dilni këtu dhe të bëni ekspertin kur qeveria po e menaxhon krizën në mënyrë të shkëlqyer. Rrini në Republikën e gjeneratorëve.

Flutura Açka: Kërkoj ndjesë që ndërhyra nga vendi. Kur deputetja Jorida Tabaku foli kryeministri e ka bullizuar deputeten. Ka mundësi t'i bëni vërenjtje. Unë prap kërkoj ndjesë që fola nga vendi. Mos më përmendni mua pishinat, se folën punëtorët vetëm dashnorët tuaja nuk  treguan. 

3 VITE ME PARE

VD-Debate të forta në Kuvend, Berishës i pritet fjala, Felaj: Ulu në vend mos blloko foltoren!

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka debatuar me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend. Berisha mori fjalën dhe kërkoi prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Berisha tha se Rama duhet të jetë në Kuvend për të dhënë llogari para qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Në një moment që fliste Berisha, deputetët Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu u futën dhe ngjitën në një tabelë në një cep të Kuvendit. Kreu i PD-së u kthye dhe pyeti se për çfarë ishte ajo tabelë, por kur pa çmimet, u tha 'bravo' deputetëve dhe vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj kërkoi që Berisha të ulej në vend, pasi kërkesën e tij nuk e konsideroi fjalë për procedurë. 

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Sali Berisha: Kreu juaj duhet të jetë këtu...

(Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu futen dhe vënë tabelën)

Sali Berisha: Çfarë ëhstë kjo tabelë këtu, Dashnor Sula, bravo...

Ermonela Felaj: Fjala juaj është pa procedurë...

Sali Berisha: Jo, jo, një minutë, kreu juaj duhet të jetë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Zoti Berisha ju lutem uluni.

Sali Berisha: Kosova u dha 100 euro çdo pensionisti

Ermonela Felaj: Uluni, teknika, fikini mikrofonin, fjala e zotit Berisha nuk është procedurë.  Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia e foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni

3 VITE ME PARE

VD-Debate në Kuvend/ Spaho replikon me Ballukun, Felaj i pret fjalën: Nuk ke të drejtë

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Edmond Spaho

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD, Edmond Spaho ka replikuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pasi kjo e fundi përfundoi fjalën në Kuvend.

Atij iu ndërpre fjala nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj me arsyetimin që ndërhyrja nuk ishte për procedurë.

DEBATI:

Edmond Spaho: Zonja kryetare mendoj që kur vijmë këtu duhet të jemi të drejtë dhe jo të gënjejmë. Ministra tha vetëm 4% e familjeve...

I ndërpritet fjala

Ermole Felaj: Nuk ke të drejtë për replikë se nuk ta përmendi emrin

Edmond Spaho flet nga vendi, nuk dëgjohet.

 

3 VITE ME PARE

VD-Balluku opozitës: Dhe kur shkonit me varka në Shkodër sërish dolët në import! Deri në 2030-ten do jemi vend eksportues

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke folur nga Kuvendi tha se paketa energjitike e paraqitur sot nga qeveria do u vijë në ndihmë qytetarëve. 

Balluku iu drejtua opozitës sa i përket akuzave se Shqipëria prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet vendit. Ministrja bëri ironi me opozitën teksa i kujtoi kohën e përmbytjeve të mëdha që përfshinë ultësirën e nën Shkodrës, ku dhe atëherë qeveria e kohës kishte dalë në treg duke blerë energji nga importi. Balluku tha se kursimin e energjisë qeveria do e nisë nga institucionet qeveritare prandaj dhe në çdo institucion do vendoset një administrator për energjinë.

Belinda BallukuSot ne kemi shpallur, kemi kohë që e analizojme, por mbi të gjitha kemi dëgjuar nga të gjitha krahët që na është tërhequr vëmendja se  se çfarë është kjo mburojë për energjinë,pa kufi nuk është normale. Ne pas një analize të thellë pa u ngutur kemi vendosur një fashë se deri ku mund ta mbrojmë abonentin. Kjo fashë është fasha 800 kw që i përket një konsumi të përgjithshëm ku janë përfshirë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, ngrohja e ujit dhe kondicionimi që mbajnë peshën më të madhe të këtij konsumi. Kam lexuar në rrjetet sociale përllogaritjet që bëhen. 800 Kw orë pa tvsh janë 7600 lekë me 9.5 lekë duke vendosur dhe tvsh shkon 9100 lekë. Është shumë e thjeshtë se sa është fatura. Këto llogaritje që bëni që si do ja dalin shqiptarët dhe se nuk është e vërtetë që preken 4% e shqiptarëve, ne kemi shifrat dhe shifrat janë transparente, hapni faqet zyrtare të OSHEE dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe do të shihni se 96% e konsumatorëve familjar shpenzojnë më pak se 800 kw. Konsumi mujor nga 1 deri në 100 kw orë është 15.13%, nga 101 deri në 200 kw është 18.47% nga 201 deri në 300 kw janë 15.33, nga 301 deri në 400 kw janë 10.11% nga 401 deri në 500 kw është 6.26% e konsumatorëve nga 501 deri në 600 është 3.91 e konsumit total, nga 601 kw deri në 700 kw është 2.49% dhe 701 kw deri në 800 kw janë 4% e abonentëve, ku 4% i korospondon 19% të totalit të energjisë së konsumuar. Ky total është i konsiderueshëm. Kjo do të ketë dy efekte, ndërmarrjet energjitike do të kursejnë 100 milion dollarë. Duke pasur parasysh që fatura e tyre që konsumojnë nën 800 Kw do të rritet dhe ne do të kursejmë që do të shkojë deri në 2.5%. 1% e energjisë së kursyer brenda një viti ka një kosto kursimi 20 milion euro. Të gjitha këto efekte sigurisht do të duhen të pasohen nga një fushatë ndërgjegjësimi që ne do e nisim nga vetja jonë. Kemi caktuar nga një administrator për energjinë në çdo institucion shtetëror. Ne parashikojmë që institucionet të konsumojnë 15% më pak energji. Dëgjoj mbase nga padija nga ata që thonë se Shqipëri nuk preket nga kriza, nuk kemi nevojë për gazin rus kjo nuk është e vërteë, Shqipëria dhe në vitet më të mira të reshjeve dhe kur Shqipëria është  përmbytur nuk kemi mundur që të mbulojnë gjithë prodhimin e brendshëm dhe qeveria e atëhershme ka dalë në import në vitin 2010 dhe 2011 kur në fushë Shkodër lëvizej me varkë. Dhe atëherë kur kalonin me varka. Dhe arsyeja e vetme për këtë është se  sasia energjitike vjetore nuk korespondon me energjinë e konsumuar mujore.  Sot energjia që prodhohen nga hidrocentalet, ne e dimë se sa reshje ka pasur në Shqipëri vitet e fundit. Sot ka shpallur emergjencë për thatësirën edhe Gjermania dhe Britania. Ne prodhojnë 70% në vitet e mira, dhe 30% në kohë thatësire dhe më pak rreth 20% në vitet e mira hidrike ne i drejtohemi importit. Republika e Shqipërisë abontentëve familjar, pensionistëve, bizneseve të vogla iu ofron një Michel energjitike që është një bashkim i prodhimit vendas dhe importeve. Dy parqe fotovolkaike ka nisur ndërtimin, parku i vlorës është drejt përfundimit. Ne kemi dhënë mundësi që investitorët privatë të shtojnë parqet fotovolkaike. Pritshmëritë tona janë që deri në vitin 2030 Shqipëria te kthehet në një vend eksportues dhe jo vetëm në një vend që prodhon energji vetëm për të mbuluar shpenzimet e veta.

3 VITE ME PARE

VD-Paketa e Qeverisë, Braçe: E pamjaftueshme për pensionistët. Ekonomia po rrezikon nga energjia

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi gjatë seancës së sotme paketën e krizës energjitike të prezantuar ditën e sotme nga Qeveria. Braçe tha se paketa duhet vlerësuar mirëpo nuk është e mjaftueshme kur bëhet fjalë për pensionet.

'Meritojnë të gjithë respektin qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kujdes, 40 miliard lekë vijnë nga rritja e cmimeve e cila për disa kategori ka qënë e gjërë. 13.4 miliard lekë vjen nga administrimi. Kemi sufiçit të buxhetit, kemi shumë të ardhura, më pak shpenzime madje po shkurtojmë shpenzimet. 5.1 miliard më pak. Po arkëtojmë më shumë dhe po shpenzojmë më pak, borxhi publik po vjen duke u ulur. Vijon mbrojtjen e shtresave në nevojë, zgjeron investimet publike, garanton pagesën e qerasë, një gjë e mirë paguhen 1.2 miliard lekë për librat falas për fëmijët. Fatura energjitike më e shtrenjtë, do të jetë problem. Unë mendoj se buxheti gjykon mjaftueshëm. Mendoj se situata ekonomike ka nevojë për qetësim e mirëkuptim. Ka nevojë për transparencë, guxim e reformë e përulje. Numrat nuk duhet të na bëjnë të mburremi por të përulemi. Na duhen punë për të arritur nivelin e familjeve që kanë nevojë. Tani është koha që puna të shkojë përtej 13.4 miliardëve. U bë mirë që sezoni i verës u mbajt butë e qetë por tani a gjeni të deklaruar nga 1 mijë euro nata vila në Dhërmi, a gjeni të deklaruara shishe uji me cmim 60 lekë. Mi gjeni këto? Klima e qetë administrative nuk duhet të jetë e njëanshme, duhet të jenë të gjitha të deklaruara. Ekonomia rrezikon nga energjia. Qeveria të ndërtojë vepra publike. Paketa mbështetëse është për t'u vlerësuar ama në aspektin e pensioneve për mua është e pamjaftueshme.'- tha Braçe.

3 VITE ME PARE

VD-Tabaku paralajmëron ministren: Asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend duke ju drejtuar ministreve tha se kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Sipas deputetës demokrate asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve.

Jorida Tabaku: Nuk ka nevojë për fjalë shtesë, vetëm për atë që tha ministrja që po bëjmë paketë për biznese që marrin tendera. Të gjithë flasin për sektorin e peshkimit, ku janë vetem 210 persona, sikur po bëhet nami i madh, 210 peshkatarë po marrin ndihmë nga qeveria. Sa janë fermerë duhet ta sqarojnë, kur ta ndajnë me njëri-tjetrin do ta kenë të qartë dhe fermerët. Nuk dua të merrem me asnjë nga ministret, po kam një këshillë, kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve. Ministria e financave ka pritshmëri shumë të larta për rritjen ekonomike.

3 VITE ME PARE

VD-Buxheti 2022, Ibrahimaj: Më i larti që ka pasur ndonjëherë bujqësia, japim 43 miliardë lekë

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj mbajti fjalën në Kuvend për buxhetin 2022. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se ky është buxheti më i madh që iu është ndarë bujqësisë në vend. 

'Akuzat i dëgjuam dhe në muajin mars. Ne në datën 12 mars miratuam paketën e parë të ndihmës. Të gjitha akuzat që na u thanë kur morëm vendimin për të mbështetur shqiptarët, duke mbështetur popullatën, duke mbështetur biznesin e vogël, duke i dhënë mbështjetje transportit. Ai që ka mundësi të paguajë do paguajë. Se nuk mban dot kostot e një krizë të pashkaktuar nga ne. Ne kemi anoncuar një plan masash, pasi nuk jemi më në kushtet e marsit. Ne mendonim se do ishte krizë që do ngadalësohej. Ne sot kemi vendosur që të marrim një masë ekstra, që të indeksojmë me 6%. Ne jemi këtu që të marrim vendime që i rezitojnë kohës, nuk do marrim vendime që mund të shjatërrojnë buxhetin e shtetit. Masa e 2 ka të bëjë më rritjen e pagave në sektorin publik, ne kemi marrë përsipër që të rrisim pagat për pjesën më të madhe, policinë e shtetit, janë 41 mijë përfitues të cilët do t'u rritet paga me 7 %. Ai që merr më shumë do të marrë përfitime më të mëdha e diku më pak. Policëve të burgjeve do tu rritet paga me 10 mijë lekë, administratës me 5 mijë lekë. Do rritet edhe paga minimale. Janë 3 mijë e 500 lekë më shumë që punonjësit do të marrin më shumë. 

Do rritet me 10% ndihma ekonomike. Nuk është një pjesë e planit që kishim parashikuar, as për 2022 apo për 2023, merret në kushtet e inflacionit që ka qënë 9.5%. Ne kemi menduar të shënjestrojmë ata që kanë më shumë nevojë. 

Ne kemi rritur masën e suportit për fermerët, do të japim ndihmë për grurin. Ne do të mbështesim 45 mijë e 700 fermerë, buxheti është më i larti që ka pasur ndonjëherë bujqësia. Në total, buxheti ka përballur një kosto prej 43 miliardë lekësh. Ky akt normativ merr parasysh rishikimin e planit të të ardhurave. Duke i shtuar aktit normativ të muajit mars, shuma e të ardhurave është 40 miliard lekë. Kam dëgjuar të flitet se si të ardhurat janë pasojë e konsumit, se qeveria nuk po i përdor për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve. E vërteta është se pjesa më e madhe e të ardhurave po u shkon qytetarëve.'- tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

VD-Ministrja e Ekonomisë flet për çmimet, demokrati e pret me banderolë në Kuvend 

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Dashnor Sula

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj u përball sot me një formë tjetër proteste. Teksa fliste në Kuvend për masat anti-krizë, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shpalosi banderolën me çmimet e rritura në vetëm një vit.

Madje me ndihmën e kolegeve të tij, e ngjiti në ballkonet e llozhave të Kuvendit, duke e bërë të dukshme për të gjithë. Nga tabela e paraqitur vërehet një rritje e çmimeve të shportës në vlerat 50% për çmimin e bukës dhe të miellit, ndërsa makaronat ishin rritur me 53%, por maksimumin e kishte vaji me 112% më shumë.

3 VITE ME PARE

VD-Noka 'shpërthen' në Kuvend: Mua nuk më kanë zgjedhur Ali Basha por demokratët

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga salla e Kuvendit se atë e kanë zgjedhur qytetarët e jo Lulzim Basha. Noka shtoi se askush nuk e përcakton se si është ai, deputet i varur apo i pavarur, e se këtë e bëjnë vetëm qytetarët. 

'Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Ali Basha, jam deputet i PD, më thoni cili nen i kodit apo i kushtetutës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më përcaktojë se si jam unë. Nuk mund të ma caktojë askush për sa kohë nuk është e caktuar në Kushtetutë e në rregullore. Nxirreni aty e thoni se në cilën nen e ligj apo në këtë vendim se Flamur Noka nuk është deputet i PD, ju jeni thjesht spikere, ju duhet ti referoheni ligjit e rregullores. '- tha Noka. 

3 VITE ME PARE

VD-Cilësohet si 'deputet i pavarur'/ Flamur Noka nxehet: Të jetë hera e fundit që e shoh emrin tim ashtu...

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shfaqur i nervozuar në Kuvend. Gjatë seancës parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Noka i është drejtuar kryetares së Kuvendit me tone të ashpra Lindita Nikollës, e cila iu referua si deputet i pavarur. Madje kërkoi me ngulm që të vendoset në radhët e grupit parlamentar të PD-së. 

"Zonjë jeni kryetare e Kuvendit, kur një deputet ta shënoni jashtë grupit duhet t'i referoheni KQZ. Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre. Nuk më ka zgjedhur Ali Basha. Më kanë zgjedhur demokratët. Unë në KQZ kam qenë dhe jam deputet i PD. Cili nen i Kodit Zgjedhor, i rregullores i jep të drejtësë shërbërtorit të Edi Ramës se kush jam unë. Kush jam unë e dinë demokratët e Paskuqanit, Kamzës, Vorë që më kanë votuar. Nuk mund të më caktojë askush. Më tregoni qoftë edhe një vendim. Nxirreni dhe u thoni shqiptarëve, ja ku është ky vendim. Kush jeni ju? Të jetë hera e fundit që e shoh emrin aty të nënshkruar si të pavarurur. Nuk dua,"- i është drejtuar Noka, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla ka sqaruar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

"Emri juaj shënohet kështu sepse grupi Parlamentar i PD-së ju ka përjashtuar, dhe ju e dini shumë mirë se përse ua shënojmë kështu. Nëse doni që këtë problem ta transferoni te ne në rregull,"- ka thënë Nikolla. Largimi i tij nga grupi parlamentar u bë nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha pasi iu bashkua grupit të mbështetësve të Sali Berishës. 

3 VITE ME PARE

VD-Taulant Balla e paralajmëron: Sali Berisha shumë shpejt shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla duket se "shënjestrën" e tij kryesore ka ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla paralajmëroi se Berisha do të shpallet sërish "non grata". Sipas Ballës, së shpejti do të vijë një mesazh edhe nga ana e Bashkimit Europian.

"Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE,"-tha ai.

Ndërsa deri më tani, Berisha është shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. 

3 VITE ME PARE

VD-Balla: Do ngrihet një komision i posacëm për proçesin e anëtarësimit, mirëpresim opozitën

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se së shpejti do të ngrihet një komision i posacëm për procesin e anëtarësimit të vendit drejt BE-së. Po ashtu, Balla shtoi se fton në këtë komision opozitën duke çmuar ndihmën e tyre. Ai tha se së bashku mund të rrisin kontrollin parlamentar mbi këtë proces. 

'Nga sot, e për shumë breza këto flamuj do të qëndrojnë bashkë. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit të BE mori më 19 korrik një etapë tjetër. Ata që e njohin procesin e dinë se ky mbyllet me një marrëveshje. Të sjellësh këtu të gjithë vrerin që buron kundër Shqipërisë, nuk do bëj ndërhyrje me parafolësin por me ato të opozitës, parafolësi ka bërë cdo herë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë. 

Në foltoren e Kuvendit, e bëri Alibeaj që tha se u mor ky vendimi me 3 fjalë ndërkohë që kjo gjëja sot është objekti e çështja që merr vëmendjen në të gjitha mediat botërore. Falenderoj partnerët strategjik që kanë reaguar, kur Shqipëria ishte objektivi i një sulmi, tani e tutje do fillojmë të mësohemi, kur u godit Britania u habitën të gjithë sesi u paralizua transporti dhe rrjeti. Shqipëria në 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që dështoi në mënyrë të suksesshme. Ata që nxituan të dilnin në konferenca shtypi, dënonin qeverinë, po sot ca do thonë? Asnjë nga ju e sigurtë nuk mban krahun e Iranit. Qeveria mori dje një vendim të vështirë që është i bazuar në prova konkrete, ku morën pjesë grupet e terrorizmit kibernetik. Ka pasur sulme ndaj disa shteteve të tjera. Nuk ka dyshim se pas këtyre sulmeve fshihet Irani. Nëse unë do kisha qënë në opozitë, gjënë e parë do të thoja se është një moment ku duhet të jemi të gjithë bashkë. Për çështjet e integrimit e sigurisë kombëtare ne nuk duhet të kemi dallim. 

Dua ti bëj thirrje cdo institucioni që ne duhet ta zbatojmë urgjentisht ligjin që sot ratifikohet nga Kuvendi. Ne sot ngrejmë një komision të posacëm për të ndryshuar dhe për të përcasur rolin e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit. Ku mirëpres rolin e pazëvendësueshëm të opozitës. Së bashku të vijojmë të rrisim kontrollin parlamentar mbi këtë proces, të tregojmë se Kuvendi ka rolin e udhëheqjes së këtij procesi. Kuvendi është i vetmi autoritet që ka forcën të kontrollojë ligjet.'- tha Balla.

3 VITE ME PARE

VD-Paketa për krizën/ Tabaku: Nuk ka asnjë të tillë, janë 50 mln euro me ndryshim normal buxheti

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se paketa e vendosur nga Qeveria shqiptare për të përballuar krizën nuk është aspak e tillë. Gjatë seancës së sotme plenare, Tabaku u shpreh se askush nuk përfiton nga ndarjet që qeveria bëri të ditur pak orë më parë. Po ashtu, deputetja shtoi se paketa e prezantuar është e gjitha 50 mln euro.

“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe këtë herë. E ka fajin opozita për çdo gjë në këtë vend, edhe pse ka 8 vite në opozitë. Kryeministri flet për ndërtimet pa leje, sikur do t’i prishë këto ndërtime të lejuara po nga këto. Rama tha se këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë por është ndryshim normal buxheti. E gjitha është 50 mln euro. Duhet t’i shpjegoj dikush këtij se indeksim lidhet me normën e inflacionit. Çmimet janë rritur nga 7.5% deri në 29% për disa produkte. Dhe rritjet janë si për mëshirë. Pse nuk diskutojmë sot për një paketë si të gjitha vendet e tjera. Gjermania ka bërë paketë mbështetëse 65 miliardë. Vende të tjera kanë vendosur çmim tavan për energjinë. A e dëgjuat të flasë për klubin e oligarkëve? A e dëgjuat të flasë për fermerët? Janë të gjitha politika normale! Vetë e pranoi që ‘NUK KA PAKETË’. Nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup! Si mund të rrisësh pagën minimale dhe të mos e ndihmosh biznesin që i shtohet një kosto shumë e madhe në kohë krize. Sot fatkeqësisht mbi 35% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot çmimin e energjisë. 16.2% janë vjedhjet në rrjet. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend. 60% e energjisë elektrike është prodhuar nga privatët. Çfarë ka bërë qeveria shqiptare për diversifikimin e prodhimit të energjisë? Po një park fotovoltaik. Përsëri sot nuk diskutojmë asnjë alternativë. Sot diskutojmë përsëri sikur të jemi 8 vite më parë dhe sikur të kisgim qeverisur ne këtë kohët e fundit. Askush nuk flet për kompanitë e karburanteve që janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve. Kemi një bord antikushtetuese që vendos çmimet. Sot diskutojmë për kafshatën. Bëhet fjalë për një rritje 500 lekë për pensionistët, për të kompesuar rritjen deri në 29% të produkteve të shportës. Kjo qeveri nuk kaa bërë asgjë për tu përballuar me krizat.

3 VITE ME PARE

VD-'Nuk e di ku jeton'/ Alibeaj-Ramës: Fole sikur ke lexuar shqiponjat fluturojnë lart

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se në fjalimin që mbajti vetëm për flamurin që nuk tha asgjë. Më tej, ai shtoi se Rama foli sikur ka lexuar librin 'shqiponjat fluturojnë lart'.

'Me flamurin nuk kishte asgjë, shkëpute shqiponjat dhe fole sikur ke lexuar shqiponjat fluturojnë lart.'- u shpreh Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

VD-'Kush tund paketa dhe flet...'/ Rama-opozitës: Energjia elektrike në ato vende pritet 8 orë në ditë

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga opozita që të mos bëjë më krahasime me vendet e tjera për menaxhimin e krizës energjitike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se në vendet e përmendura nga opozita, energjia pritet që të mungojë për rreth 6 deri në 8 orë. 

'Për ata që na tundin paketat që dalin këtu dhe atje, shënoni që energjia elektrike në këto vende pritet 6-8 orë në ditë. Nëse do e prisnim aq energjinë do bënim edhe paketa më në dukje bindëse. Duam ta mbajmë inflacionin sa më të ulët. Duam të mos e prekim çmimin e energjisë, e ata që kanë shumë para, ta paguajnë. Të tjerët të kursejnë. Duam të japim mbështetje atyre që kanë më pak. E gjitha kjo është një paketë që shfaqet dhe mbaron por është aty në afat të gjatë. Do rrisim përsëri pagën minimale. Nuk do ketë pagë më pak se 34 mijë lekë.'- u shpreh Tabaku.

3 VITE ME PARE

VD-Ndërhyn nga vendi, Bushati i prish fjalimin Ramës, kryeministri mërzitet: Pse ulërin mo? Injoranca iu ka sjellë këtu...

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Helidon Bushati dhe Edi Rama

TIRANË- Ndërhyrjet e Helidon Bushatit nga vendi, nuk i kanë pëlqyer kryeministrit Edi Rama. Teksa Rama, por fliste për paketën sociale, Rama i kërkoi llogari se përse Bushati ngrinte zërin, madje nuk i kurseu edhe kritikat ndaj tij për politikën që ata bëjnë. Po ashtu, pati ndërhyrje edhe nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

PJESË NGA DEBATI: 

Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh. Numrat janë të shkruar dhe të regjistruar. Por ndërkohë faza e mëtejshme do të shoqërohet për nevojën për të pasur transparencë. Nuk do të ketë dhënie me kërkim llogari. Njëkohësisht kemi vendosur që duke qenë se nuk e prekim çmimin e energjisë të vendosim një tavan. 96% e konsumatorëve konsumojnë më pak se 800 kilovat për orë. Janë vetëm 4%. Janë fakte dhe shifra, nuk janë opinione. Nuk janë përralla demokratike. Ne çdo kilovat orë e...

*ndërhyn Helidon Bushati

Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?

Rama: Ça ka ky mo? Ça ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri...Injoranca nuk është argument nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800, do të paguajë.

3 VITE ME PARE

VD-E pret Matterella, Rama kapet me opozitën: Po flas pa radhë. Kriza ekonomike? Ju jetoni në planet tjetër...

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend lidhur me krizën ekonomike në vend dhe paketën e ndihmës sociale. Në fjalën e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama nuk e kurseu ironinë, duke u shprehur se nuk e kuptonte në çfarë planeti jetonte Alibeaj. Edhe njëherë, Rama përsëriti të gjithë paketën sociale që prezantoi po vetë për një orë nga Kryeministria. 

"Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment, për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit duhet që të jem në Kryeministri. është e nevojshme që të nënvizoj një fakt. Që qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të ndërtojë një qasje afatmesme që prej 1.2 milionë subjeke. Përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë e rëndësishme në afat të mesëm në vend me paketa afatshkurta. Sa i takon shpenzimit ky është më i madh se bëhet fjalë për një mbështetje. Më bëri përshtypje parafolësi (Alibeaj), nuk e di ku jetoni ju. Jam i bindur që nuk jetoni këtu. Jetoni në një planet tjetër emri i të cilit është mistër. Nëse ka një gjë që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Po kalon parashikimet e bëra. është situatë në të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë, fundi do e tregojë nëse është ambicje apo marrëzi, për të mos e prekur çmimin në faturat familjare. Për të qenë të qartë se për çfarë flasim sot, i them publikut. Piku i energjisë ishte 1040 euro, para krizës ka pasur maksimunimin e tij në 110 euro. Jemi 10 herë më lart. Shqipëria edhe në vitin e tij më të mirë nga pikëpamja e reshjeve, kur ka pasur edhe nivelin më të lartë të eksportit të energjisë, nuk ka arritur të mbulojë nevojën vendase. Nuk ka kapacitet për të mbuluar nevojën vendase. E dinë të gjitha ata që dinë të bëjnë artimetikë të thjeshtë, ndryshe nga e juaja. Edhe sot që flasim mbulesa e garantuar për të mos lejuar që në fatuën e qytetarëve të shfaqet çmimi real është 330 mln euro. Kjo shifër mund të shkojë shumë më larg. Ndërkohë që do të riindeksojmë pensionet,"-tha Edi Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Flamuri i BE-së në vend/ Alibeaj: Imazh i bukur! Çfarë europiane ka kur Drejtori i Policisë shkarkohet pa motiv?

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan imazh të bukur faktin që flamuri i BE-së do të jetë i vendosur në institucionet vendase, mirëpo shtroi disa pyetje. Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj pyet se si mund të jemi vend europian kur në vend mbizotëron korrupsioni e kur drejtori i policisë së shtetit shkarkohet pa asnjë motiv. 

'Si imazh është shumë i bukur, ëndrra ngelet ëndërr. është një hap përpara, nuk ka asgë europiane kur i heq të drejtën një deputeteje. Vendi ynë ishte pre e një sulmi nga Irani, ajo që është më e rëndësishme është se Perëndimi, kjo është vlera reale e ngritjes së flamurit të BE-së krah Shqëipërisë. U dëgjua klima politike, Ndoshta është momenti që ne të veprojmë si europiane. Një gjë është të shohim se cfarë përfaqëson flamuri i BE-së për zbatimin e ligjit. Do duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri për të folur me patriotizëm në këtë vend e për të parë se çfarë po parashikon kjo për vendin tonë. Cfarë europiane ka sot kur korrupsioni ka mbushur vendin, kur legalizohet pastrimi i parave, kur droga ka evoluar vendin, kur krimi sfidon vendin, cfarë europiane ka kur drejtori i policisë shkarkohet pa motiv, pa transparencë, në një kohë shumë të shkurtër, kur del në mes të Francës e thotë se aksionet policore dekonspirohen. '- u shpreh Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

VD-Flamuri i BE-së 'mollë sherri'/ Tabaku: Vendi nuk i ka plotësuar kriteret për negociata. Xhaçka: Nuk kupton strukturat

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Olta Xhacka, Jorida Tabaku

TIRANË- Vendosja e flamurit të BE-se në institucionet shqiptare krijoi debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe ministres Olta Xhaçka. Tabaku u shpreh se vendi nuk i ka plotësuar kriteret për negociatat ndërsa ministrja iu drejtua duke i thënë se ajo nuk kupton ende strukturat që janë në vend. 

 

Jorida Tabaku:Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij. Po për çfarë jemi ne këtu? Për çfarë e ngremë kartonin? Shpresoj që muaji i fundit të ketë qenë reflektim për qeverinë shqiptare. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo. Sot qeveria nuk e ka kuptuar ende që ka ndryshuar metodologjia. Procesi i integrimit ky është, i ndryshimit, së pari të administratës dhe më pas të qytetarëve. Nuk ka qenë ndonjë struktura kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit. Të gjithë dje, pavarësisht kahut e dënuan sulmin kibernetik për Shqipërinë. Unë përshëndes mbështetjen e SHBA por edhe të gjitha masat që u morën dje ndaj Shqipërisë, por shpresoj që milionat e tenderave të kishin shërbyer për të mos arritur në këtë nivel. Të nisim diskutim për masat që po merr qeveria për sulmet e tjera kibernetike. Me notën pozitive të mbështetjes për proceset e rëndësishme dhe kërkesës për ta bërë debat të hapur që dhe qytetarët.  

Olta Xhaçka: Për një gjest simbolik, në një moment të rëndësishëm, më vjen keq për fjalorin e përdorur, flasim për vlera europiane, si respektohen. është një diskutim shumë i gjatë, ky është një akt simbolik për të reflektuar këtë zhvillim. Ju thatë që ne nuk jemi as mish as peshk, këtë e dinë të gjithë se kush është, më shumë se ju nuk ka. Më vjen shumë keq, që ju nuk i keni kuptuar ende strukturat që janë sot. Ndaj, dua t'ju them që të përmbaheni me këto diskutime kodra pas bregu. Fjalën time do ta mbaj më vonë, do tregoj se saj korrekte kanë qënë veprimet tona. 

Tabaku: Ajo foli si ministre. Po më pengohet e drejta e replikës. 

3 VITE ME PARE

VD-Mbajtja e flamurit të BE në institucionet shqiptare, Xhaçka: Nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka diskutoi ditën e sotme në Kuvend aktin normativ për simbolet kombëtare. Ajo kërkoi që deputetët ta votojnë këtë akt pasi sipas saj po bëhet në kuadër të ndryshimeve për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

'Ndryshimet në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në të gjitha institucionet publike, krahas flamurit tonë të vendoset edhe ai i BE. Arsyeja se përse ky akt po miratohet me urgjencë është se jemi në pritje të takimeve intensive mes ekipeve. Ky akt nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave. Pas mbajtjes së konferencës së parë ne diskutuam një takim. Pas Konferencës së parë Ndërqeveritare, menjëherë nisi procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE. Ta votojmë këtë amendim dhe të vazhdojmë për të cuar para objektivin madhor që është integrimi europian.'- tha ministrja.

3 VITE ME PARE

VD-Vasili-Nikollës: Ideja që nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita është idiotësi

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Petrit Vasili dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti Petrit Vasili iu drejtua kryeparlamentares, Lindita Nikollës duke i kërkuar kohë që të flasë në Kuvend. Vasili tha se nuk duhet të vazhdohet më me idenë se nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita. 

Petrit Vasili: Kjo ide që në komision nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita dhe nuk reflektohet asnjëherë vazhdon që të bëhet vijë, në raste të shkurta pasqyrohet dhe mendimi i opozitës. Ky nuk është debati i vetëm një partie, nëse është kjo, e ndryshojmë gjithë rregulloren e ndryshojmë. Kthehemi në idiotësinë që kemi lënë pas 30 vite më parë.

Lindita Nikolla: E përmendet vetë që seancat janë të gjitha publike. Nuk na kushton asgjë që ajo që është shkruar në raport të hidhet në relacion.

3 VITE ME PARE

VD-Nuk i japin fjalën! Spaho ankohet në Kuvend, Rama: Ëmbëlsira në fund

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi si çdo herë llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla për faktin se nuk i japin të drejtën e fjalës. Teksa ai po fliste, Rama ndërhyri nga vendi duke i thënë se ëmbëlsira flet në fund. Kjo solli një reagim të ashpër të Spahos i cili i tha se ka sjellje prej një personi që është rritur në rrugë.

Edmond Spaho: Dua të sjell në vëmendje një cështje të tetorit të vitit të shkuar, për radhën e diskutimeve në parlament. Po i trajtoni disa deputetë si deputetë të njerkës, si armiq. Ne jemi renditur të fundit, pse mbahet ky qëndrim, nëse na keni caktuar të jeni të pavarur kur nuk ndihem, pse na vendosni kështu. Ose vendosni dy nga mazhoranca, dy nga opozita e vendosni një nga ne. Se kjo nuk shkon është e turpshme.

Edi Rama: Embëlsira në fund.

Edmond Spaho: Unë kam që në tetor, ne duam t'ju dëgjojmë juve, për çdo gjë që thua hedh vetëm batuta, ta kam thënë dhe një herë te ura e Lanës aty e ke marrë edukatën, me gjithë rrugaçët je rritur. 

3 VITE ME PARE

VD-Ina Zhupa e shqetësuar për Butrintin, Rama e ironizon nga vendi: Je bërë si Aldo Bumçi. Noka mbron kolegen

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar dot pa komentuar kërkesën e Ina Zhupës për një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Pasi Ina Zhupës iu refuzua kërkesa për intepelancë, Rama ndërhyri nga vendi dhe i tha se ishte bërë si ish-kolegu i saj Aldo Bumçi. Ndërsa Flamur Noka, ndërhyri nga vendi për të mbrojtur deputeten.

PJESË NGA PËRPLASJA NË KUVEND: 

Nikolla: Kërkesa për interpelancë është refuzuar prej meje. Kush është dakord për mbajtjen e interpelancës.

*Rama nga vendi: Do të bësh karrierë, do të bësh karrierë se të kam thënë, por je njësoj si Aldo Bumçi. Fushë!

Nikolla: Numërojmë votat edhe njëherë Sekretaria. 25 vota pro. 52 vota kundër nuk pranohet kërkesa e Zhupës

Noka: Turp! Turp!

Rama: Jeni komplekt... (nuk kuptohet më)

3 VITE ME PARE

VD-'Shqiptarët mit i Enver Hoxhës'/ Ina Zhupa kërkon interpelancë për Richard Hodges: Pse u caktua tek Bordi i Butrintit?

Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022, PS siguron 71 vota, debate
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Zhupa kërkoi që të diskutohej se përse ishte vendosur në Bordin e Menaxhimit të Butrintit, Richard Hodges, të cilit i qarkullon një video ku flet me terma anti-shqiptare. Teksa vendosi me video të gjithë fjalimin e tij në një universitet në Itali, ku e konsideronte vendin tonë si një mit të ngritur nga diktatori Enver Hoxha, Zhupa kërkoi të dinte kriteret që kishte plotësuar Hodges për të marrë pjesë në Bordin e Butrintit. 

"Do të kisha dashur që të ishin këtu duke kryer interpelancës, do ishte mirë që dhe zonja ministre të ishte këtu dhe të thoshte arsyet arsyet pse ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit Richard Hodges. Së fundmi kanë dalë video të tij teksa shprehet dhe flet për shqiptarët. Nëse mundeni dëgjojeni. Sipas Hodges, territore të Shqipërisë duhet të jenë të Greqisë. Ai thotë se miti i shqiptarëve është shpikur nga Enver Hoxha. Le të na tregojë ministrja kur është hapur thirrja për këta njerëz, a ka pasur të tjerë. Apo ka pasur thjesht në CV që ka qenë këshilltari i Ramës kur ka qenë ministër i Kulturës. Së fundmi, Shqipëria dhe arkeologët meritojnë më shumë respekt dhe dinjitet. Meritojnë që puna e tyre të mos hidhet poshtë. Nuk mundeni të vini interesat e asaj që është Butrinti përballë një personazhi që ka të drejtën të mendojë çfarë të dojë. Por a është i denjë të përfaqësojë shtetin në Bordin e Butrintit? Deklaratat publike kanë dalë shumë më vonë. Të nderuar deputetë, jeni shqiptarë dhe si të tillë duhet që tërhiqeni nga vendimi,"-u shpreh deputetja. 

Por kërkesa e saj për interpelancë u hodh për votim pak minuta pasi mbaroi fjalimin, e u rrëzua me 52 vota kundër të socialistëve, kundër 25 pro që i dhanë kolegët e saj. 

seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria