LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak në kullat e drogës. Çuçi: 'Çunat e Dubait' s'ekstradohen

• Kuvendi i Shqipërisë është ndezur nga debatet për financimin rus në PD-në e vitit 2017 që drejtohej nga Lulzim Basha dhe nga fondet e BE-së. Deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi që PD-ja të jepte llogari për financimin rus. Taulant Balla shkoi më tej dhe tha se PD-ja kishte financuar mediat ruse që t’i transmetonin ‘live’ protestat. • Por, PD replikoi. Grupi që mbështet Alibeajn iu kundërpërgjigj Ballës, kurse mbështetësit e Berishës thanë se kishin kërkuar rihetim të dosjes. Në replika e sipër, demokrati Edmond Spaho tha se findet e BE-së nuk do të vijnë kurrë në Shqipëri pasi këtu po legalizohet kanabisi, pasaportat e arta dhe paratë e drogës. • Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje Komisionit Evropian që të hetonte ndërtimet në vend. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte ortak në kullat pa leje dhe se në Portin e Durrësit ka future njerëz të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. • Një tjetër debat ishte ai për ekstradimin nga Dubai. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo gjë nuk arrihet sepse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk duan ekstradime. Ky debat erdhi për shkak të projektligjit që ka kaluar në Kuvend ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës për qëllime të lidhura me migracionin. Deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji thanë se nga Dubai komandohen vrasjet e ndodhura në Shqipëri dhe se atje hapet shampanja për krimet e finalizuara. • Deputeti demokrat, Dashnor Sula hodhi akuza të forta nga salla e Kuvendit teksa u shpreh se mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre udhër-arreste për tre biznesmenë në Tiranë. Ai nuk përmendi emra megjithatë shtoi se Prokuroria e Tiranës pas presioneve ka tërhequr pas fletë-arrestet. •  Pavarësisht debateve të shumta që dominuan seancën maratonë Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Komisionit Evropian. •  Me 101 vota pro dhe asnjë abstenim është votuar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit •  Me 99 vota pro  është miratuar dhe marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme dhe qeverisë së Mbretërisë së Sashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. •  Ndërkohë kandidatura e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme.

43 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Noka bën akuzën e fortë: Ministrat nuk kërkojnë më euro por kallëpe ari që t'i rezistojnë inflacionit! Duhet të ikni ju, jo rinia

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Flamur Noka

TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë teksa u shpreh se tashmë ministrat nuk kërkojmë më euro por kallëpe ari që sipas tij i rezistojnë inflacionit.

Noka u ndal dhe tek largimi masiv i shqiptarëve duke përmendur rastin e të rinjve që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez në kërkim të një jetë më të mirë. 

Deputeti demokrat u shpreh se nuk duhet të iki populli por qeveria. Ai shtoi se sipas statistikave vendi ynë ia kalon dhe Afganistanit sa i përket numrit të kërkesave për azil në Mbretërinë  e Bashkuar.

Flamur Noka: Inflacioni po rritet, varfëria po, babëzia qeveritare po. Prandaj ikin Shqiptarët. Kanë pushtuar Europën tani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Jemi para Afganistanit për azil. Krahasohemi me qeverinë e talibanëve.Shqiptarët shohin La Manshin si shpresë i futem me not e me gomone. Këta duan të mbyllin gojën e opozitës dhe fjalën e lire. Janë paralajmëruar prej vitesh partnerët se kjo bandë e ardhur në pushtet me trafikantë dhe drogë, ky paralajmërim sot është realitet i plotë dhe i qartë. Shqiptarët duhet të mendojnë thellë se zgjidhja nuk është ikja. Banda në pushtet do shpopullimin. Nuk duhet të ikin shqiptarët duhet të iki banda. Ministrat tuaj nuk duan më euro se ka luhatje në treg po kallëpe ari që ti rezistojë inflacionit. Ju jeni e keqja e këtij vendi dhe jo shqiptarët.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Salla bosh! Deputetë e ministra "braktisin detyrën" dhe largohen pa mbaruar Kuvendi

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Është bërë e udhës tashmë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lënë detyrën në mes dhe të largohen nga punimet e parlamentit sapo mbarojnë fjalën apo votohet projektligji. 

Sot që në fillim të seancës ka pasur ankesa nga deputetët edhe për mungesën e shumë ministrave në sallë. Dhe tani vihet re që karriget e ministrave janë bosh me përjashtim të dy prej tyre.

 Kanë qenë dy deputetët demokratë Isuf Çela dhe Lefter Gështenja ata që u kanë "tërhequr veshin" kolegëve dhe drejtueses së seancës për këtë fakt. 

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak

"Nuk jam dakot me atë që është vendosur në Konferencën e Kryetarëve që votimet të bëhen pa mbaruar diskutimet. Të jemi serioz me qytetarët dhe të qëndrojmë këtu. Të votojmë që në 10:01 dhe të ikin kush ka punë shumë se këta kanë punë shumë", tha Çela.

Siç duket edhe në foto nga të dyja anët e Kuvendit salla është thuajse bosh. Deputeët në orët maratonë të Kuvendit ose gjenden përballë kafes në Pedonale ose në kafen e Kuvendit.

3 VITE ME PARE

Mos votimi i Florian Bjankut si anëtar i KLP-së, Alibeaj: Duan të kapin Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK e drejtësinë

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duke folur për në Kuvend komentoi dhe mos votimin e Florian Bjankut nga ana e mazhorancës për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

Alibeaj tha se kjo tregon se kjo mazhorancë kërkon të kapë të gjitha hallkat e drejtësisë dhe tregoi qartë se kiërkon ta politizojë procesin.

Enkelejd AlibeajIshin katër kandidatura me gjithë shkeljet e padrejtësitë gjatë procesit të anëtarit të fundit që vjen nga bota akademike, ishin katër. Siç ndodh rëndom në Komisionin e Posaçëm shkuam tek ajo që parashikon ligji, shorti, që zgjodhi emrin. Votimi ishte 29 pro dhe 69 abstenuan. Ajo që ndodhi pas votimin është se mazhoranca që abstenoi tregoi politizimin e procesit ndryshe pse do të vonin ashtu? Kur e ka zgjedhur shorti.Mazhornaca tregoi se nuk e di personin që zgjodhi shorti, politizim i procedurës së përzgjedhjes së tij. Kjo është e mira ti thuhet publikut se në Këtë Parlament ka pasur përgjërime për drejtësinë e pakapur. Akti ishte ai që ndodhi para 15 min nga mazhoranca. KLP është ajo që administron karrierën e prokurorëve, administron karrierën e anëtarëve të SPAK. Kur kap KLP kap SPAK Prokurorinë e drejtësinë

3 VITE ME PARE

Projektligjet/ Miratohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Kuvendi

TIRANË- Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e para anëtarësimit (IPA iii)" është miratuar me 101 vota pro, asnjë votë kundër dhe abtestim.

Po ashtu me 101 vota pro dhe asnjë abstenim është votuar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa me 99 vota pro  është miratuar dhe marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme dhe qeverisë së Mbretërisë së Sashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Ndërkohë që kandidatura e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme. Kuvendi ka votuar për kandidaturën e Binjakut me 29 vota pro, 69 abstenim dhe 4 kundër. 

3 VITE ME PARE

E FORTË! Sula: Mbrëmë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. Prokurorisë iu bë presion

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, duke sfiduar edhe Prokurorinë e Tiranës. Në fjalën e tij, në seancën e sotme, Sula tha se mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre udhër-arreste për tre biznesmenë në Tiranë. Por nuk përmendi emra. Megjithatë shtoi se Prokuroria e Tiranës pas presioneve ka tërhequr pas fletë-arrestet.

"Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit. Mbrëmbë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. Nuk po ua them emrat, dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni.  I ka tërhequr mbrapsht. Se i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës, që personat të cilët kanë bërë shtesa kati këtu, oligarkë, nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Nuk po ua them emrat, por dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni,"-tha Dashnor Sula.

Megjithatë për deklaratën e tij, të bërë sot në Kuvend, nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo deklaratë, bëhet në një kohë kur  Qeveria Shqiptare ka nisur një aksion të quajtur “operacioni i konfiskimit”, për bllokimin e të gjithë ndërtimeve dhe katet pa leje në objektet e ndërtuara kohët e fundit në vend. Aksioni ka nisur nga Tirana, ku deri më tani janë konfiskuar dy pallate, ndërsa para drejtësisë është dërguar biznesmeni Pëllumb Salillari. Mbetet për t'u parë nëse mes tre personave që përmendi Sula, është edhe emri i tij. 

3 VITE ME PARE

Sula: Arrestuat të moshuarën në Vlorë e nuk shihni kullat në qendër të Tiranës! Harxhuat 5 milion euro për kënd lojrash, ia dhatë Agollit

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Dsshnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Sula u shpreh se paratë e shqiptarëve po harxhohen për shpenzime luksi për qeveritarët teksa solli dhe raste konkrete.

"Dritan Agolli miku juaj ndërton 5 milion euro. Kopshti Eden ku do shplodhë sytë qeveria, pistë garash në Elbasan se ka shumë probleme Elbasani, u rregullua krimi dhe tani ka mbetur vetëm pista e garave. Pistë për Bledi Gonxhen 5 milion euro. Ndërtim lodrash për kalamajtë 3.2 milion euro. 500 mijë euro për Alfio Rrotanin që është kuzhinieri i djalit të Agollit. I shpenzoni lekët për hajeng", tha Sula.

Sula u ndal dhe tek marrëveshja që është diskutuar sot në Kuvend me Mbretërinë e Bashkuar duke thënë se të rinjtë rrezikojnë jetën duke kaluar ilegalisht pasi sipas tij nuk kanë më shpresë në vendin e tyre.

Dshnor Sula: Vijnë çunat e Londrës dhe i investojnë këtu paundët. Kjo marrëveshje është kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar. Vetëm në qershor 2021 qershor 2022 kanë 27 mijë shqiptarë. Për një vit është dyfishuar numri i shqiptarëve që kanë braktisur vendin. Deri këtu, më keq e më tragjike është situata për ata që ikin me gomone. Qershor 2021 qershor 2022 20 mijë emigrantë janë kapur në mënyrë të parregullt.Nuk ka shpresë për rininë këtu. A e dini ju kolegë që në Shqipëri duke pasur parasysh VKM që ju nxorret për kate pa leje. Ajo plaka në Vlorë, u arrestua për ndërtim pa leje ndërsa tek lana dhe 15 katshi apo sheratoni, pse su prek njeri. Ajo VKM është në kundërshtim me ligjin. Dha dorëheqjen sekretarja e ministrisë së Brendshme se ka hartuar ligjin dhe ka shkelur ligjin, dhe u thoni jepni dorëheqje për të larguar inkriminim nga vetja. Dritan Agolli miku juaj ndërton 5 milion euro. Kopshti Eden ku do shplodhë sytë qeveria, pistë garash në Elbasan se ka shumë probleme Elbasani, u rregullua krimi dhe tani ka mbetur vetëm pista e garave. Pistë për Bledi Gonxhen 5 milion euro. Ndërtim lodrash për kalamajtë 3.2 milion euro. 500 mijë euro për Alfio Rrotanin që është kuzhinieri i djalit të Agollit. I shpenzoni lekët për hajeng. U kap naftë nga Libia që është embargo. O është kontrabandë o përdoret në pikat e karburantit asnjë nuk foli. 

3 VITE ME PARE

VD- Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë shpërndarë para në Kuvend. Dhe jo lekë shqiptare, por paund britanikë si një shenjë protestë për marrëveshjen që po nënshkruhet me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për emigrantat.

"Po iu jap paund. Ja po i jap edhe qeverisë paund. Unë shfaqje po bëj, as po shaj, as po ofendoj njeri,"-tha Sula në fjalën e tij, ndërsa la letrat e printuara kudo në Foltore por edhe në vendin ku ulet kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij. Gjesti u prit me humor në sallë, ndërsa Sula nguli këmbë se kishte për qëllim që të përcillte mesazhin e tij për "çunat e Londrës". 

3 VITE ME PARE

Flamur Noka flet me shifra: 20 krerë të bandave krimanele janë në Dubai

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Flamur Noka

TIRANË- Nmuri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi qeverinë se është e kapur nga krimi. Gjatë fjalës në Kuvend Noka u shpreh se mbrojtja më e mirë që i është bërë krimit, ka ndodhur pikërisht në Kuvend.

Ai u ndal dhe tek krimi në vend dhe tek bandat kriminale që sipas tij janë strehuar në Dubai. Noka komentoi dhe shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nanon për të cilin tha se qeveria e shpalli armik.

Flamur Noka: Në Shqipëri shteti e Ministria e Brendshme është thjeshtë institucion statistikash.
Shefat e komisariateve e drejtorët që këta emërojnë paguhen nga krimi. Rruga e shtetit për ta janë asgjë. Paratë e drogës e krimit janë rrogë për vartësit e ministrit. Mund të presim rend e siguri nga këta në këtë situatë? Avokatët e krimit janë këtu. Mbrojtja më e mirë që i bëhet krimit. I ka ndërruar disa ministra të Brendshëm po a kemi parë edhe një moment që siguria të përmirësohet? Jo, vetëm përkeqësohet. Sepse që nga kryeministri të gjithë janë të kapur për fyti nga krimi e korrupsioni e kur je i kapur shteti e ligji përfundojnë në këtë katandi. Mund të ndodhë diku tjetër që drejtori i policisë të thotë 14 kriminelë në drejtim të paditur sepse operacionet janë dekonspiruar. Janë tradhtuar nga elita dhe nuk merre asnjë masë. Ministri minimalisht do të jepte dorëheqjen nëse do të ishim në Europë. Shpallet Gledis Nano armik sepse tha të vërtetën e linçohet. Punë e palodhur për shpartallimin e policisë në një pikë pa kthim. Afatet 100 ditëshe i kemi dëgjuar sa herë e vë kryeministrin krimi përpara. Janë bërë si barcaletë. Kjo është pasqyra. bëni sa marrëveshje të doni, ka vetëm një marrëveshje, ajo me qytetarët për të sjellë një qeveri dinjitoze me zero tolerancë ndaj krimit.

3 VITE ME PARE

SHERR në Kuvend/ Felaj nuk e kufizon fjalorin, kapet me Tabakun: Bën grishën aty ku je

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Ermonela Felaj dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë pas një përplasje mes drejtueses së seancës Ermonela Felaj dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku akuzoi Felajn se ajo po uzurpon fjalën e lirë, ndërsa socialistja nuk e kurseu fjalorin ndaj koleges duke e cilësuar si "grifshë".

PËRPLASJA NË KUVEND:

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën
Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS
Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t'i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t'u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën grishën aty ku je.
Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre...
Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën
Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.

3 VITE ME PARE

Alibeaj për Dubain: Sillni kriminelët këtu... Balla: S'ka asnjë vend marrëveshje ekstradimi

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Në Kuvend diskutohet sot marrëveshja e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash. Në fjalën e tij në Kuvend, Alibeaj tha se Dubai është kthyer në fole për krimin e organizuar dhe duhet një marrëveshje ekstradimi me ta. Pas tij, fjalën për replikë e mori kreu i Grupit Parlamentar Socialiste Taulant Balla. Në replikën e tij, Balla tha se Alibeja duhet ta dijë mirë se ka qenë Ministër Drejtësie, se jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

REPLIKAT MES TYRE: 

Alibeaj: Dubai iu thotë gjë? Banda e Durrësit dhe e Elbasanit ju thotë gjë? Këta janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri thotë që ne e kemi një marrëveshje, por është shkëmbim të dhënash. Po ç'të dhëna? Ato që kanë dalë. Kjo quhet arritje? Kjo duhet të jetë imazhi i Shqipërisë... është një çështje e rëndësishme për ta kuptuar. Reciprociteti do të duhet të kërkohet në vend tjetër. E dëgjova ministrin e Drejtësisë, por nuk kërkoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi. Nuk dha asnjë provë. është një çështje shumë e rëndësishme. Tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin. Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja. është kambanë alarmi që duhet të bjerë në veshin e ministrave. është mungesë rakordimi, apo kapje nga krimi. Nëse sillni marrëveshje me ta për ekstradim, e keni votën tonë. I keni sjellë pengesa SPAK-ut. E kanë thënë ata. E pra, ndaj kësaj marrëveshje kaq të thjeshtë fshihen probleme të mëdha dhe demaskim i probleme. Parajsa kriminale është atje. Duhet vullnet i qartë politik. Edhe për këto marrëveshje. Mjafton të pyesësh gazetarët, e thonë ata ku ndodhet njëri e tjetri. është çështja si ti sjellim këtu. Ky është vullnet politik. është kaq e thjeshtë. Nuk është sfidë për ju dhe për askënd. është thjeshtë qëndrim. Sa të krisë sërish kallashi i radhës, është mirë ta themi që sot, edhe në BE është një nga kërkesat kryesore. Kështu bëhet shteti. 

Balla: Mendoj që Alibeaj pati një fjalë që kishte zero kuptim. Nuk kanë Emiratet marrëveshje ekstradimi me asnjë vend. E them me bindje se nëse do të ndryshojnë qasje, ne do jemi një nga vendet e para që do të nënshkruajnë marrëveshje. Nuk kanë me asnjë. I thoni ministrit ndjesë se nuk e dija, edhe pse keni qenë ministër i Drejtësisë. Zoti Çuçi meriton një falenderim për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ka plot raste, kur PD dhe ju do e mbështesni këtë marrëveshje. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet janë në nivelin më të mirë historik. I shpreh mirënjohjen presidentit të ri, ruan raport të ngushtë me Shqipërinë. Me paratë e tyre ka filluar puna për apartamentet në Durrës. Po ashtu, bashkëpunim i madh është ai me grupin Emar. Përzgjedhja e portit të Durrësit është tregues. Bërtisni për inatin e Saliut për këtë projekt. Saliu thotë si nuk e bëra me Zenin dhe Argitën. Do iu lutesha shumë, ky është shansi më i madh që kemi pasur në gjithë këto vite. Përfitimi është i pakrahasueshëm. Ai që quhet Porto MonteNegro, është shumë më i vogël se ajo që do bëhet në Durrës. Thirrja ime është që nuk kemi nevojë, ia ka bërë politika të keqen këtij vendi sa ka pasur mundësi për 30 vjet. Atë nuk kemi çfarë t'i bëjmë atij. Ai është hudhra (flet për Berishën). Sa për marrëveshjen është një gjë e mirë. Sa për atë tjetrën biem dakord që nuk ka marrëveshje ekstradimi me vendet e tjera.

Bylykbashi: Dy fjalë. Atë që sapo dëgjuam për portin e Durrësit, iu them që është projekti më i madh i korrupsionit në Shqipëri. është një histori e bukur. Mos u tallni me qytetarët e Durrësit.

Alibeaj: Për replikë e kisha për t'i kërkuar ndjesë ministrit të Brendshëm. E kuptoj aspiratën që ka Balla për ministër të Bredshëm. është në të drejtën që të kërkojmë një marrëveshje kur kërkojnë një marrëvëshje shkëmbimi informacioni. Në Dubai, ministrat shkojnë tek Nusr-et. Nuk paskemi ne të drejtë të kërkojmë marrëveshje ekstradimi me këtë vend? Ua thashë, ne do e votojmë, por do të votojmë nëse vjen edhe marrëveshja e ekstradimit.

Felaj: Kërkojani provat ministrit të Drejtësisë. Ministri e tha publikisht që e kemi kërkuar dhe nuk e kemi. Dubai ka dënimin me vdekje, nuk mund të ketë marrëveshje me konventën Europiane.

3 VITE ME PARE

REPLIKAT/ Bano: Nxirrni një VKM për larjen e rrobave! Balluku: Të të vijë turp që del dhe hedh baltë sikur na ke mbajtur pishtarin

\Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Eralda Bano dhe Belinda Balluku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Eralda Bano gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend nuk kurseu as ironitë por as akuzat ndaj qeverisë sa i përket gjendjes së arsimit dhe ekonomisë në vend. Ajo "shënjestroi" dhe ministren e Infrastrukturës njëherazi dhe zëvendëskryeministre, Belinda Balluku.

Ajo i kujtoi ministres deklaratën e parë sa i përlet larjes së rrobave me 30 gradë teksa i kujtoi dhe darkat me oligarkët.

Në replikën e saj Balluku u shpreh se kurrë nuk ka bërë një deklaratë të tillë teksa kujtoi dhe njëherë se duhet kursyer në lidhje me energjinë elektrike. Ministrja iu drejtua ashpër deputetës së selisë blu duke iu drejtuar me fjalët "të të vijë turp".

Eralda Bano: Komenti i fundit që bëri zonja ministre (Belinda Balluku) u drejtohet qytetarëve dhe u thotë mos lini derën e frigoriferit hapur se harxhon energji elektrike. Jeni bërë qesharak. Çfarë mund të presim nga ju, presim të na nxirrni VKM për larjen e rrobave. Për të mos folu pastaj për darkat me oligarkët.

Belinda Balluku: Si mund të dalësh këtu zonjë dhe të hedhësh vrer. Flit me fakte se je zonjë. Dil këtu dhe thuaj atë që ke për të thënë. Unë nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave sepse i laj sipas mundësisë sime. Nuk kam folur kurrë por kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Nëse e le frigoriferin hapur harxhon më shumë energji. Edhe nëse le dritën ndezur. Kur kam folur unë për larjen e rrobave. Se nuk kam kohë. Unë laj rrobat e mia ashtu si di në 12 të natës kur më del koha. Detyra ime është të garantoj furnizim me energji elektrike pa ndërprerë. Nuk mund të talleni me batuta. Ne do vazhdojmë të ofrojmë energji elektrike dhe të ruajmë qytetarët për një familje për të kryer të gjithë operimet. Me fashën e vendosur do paguajnë më shumë ata që duan të krehin flokët dhe të lajnë rrobat me 90 gradë. Ne këshillojmë. Janë fushata. Që bëhen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani. Jo fushata por vendimmarrje në Zvicër për kondicionerin. Jo mohoni që ka krizë? Ky është një moment kritik. Nuk hedhim dot shi nga qielli. Energjia elektrike prodhohet nga hidrocentralet. Çmimet e importit nuk i vendosim ne. Del aty dhe akuzon se ministrja ka thënë lani rrobat. Jo nuk e kam thënë.

Eralda Bano flet nga vendi dhe tregon një video në telefon

Ermonela Felaj i ndërpret fjalën.

3 VITE ME PARE

Ekstradimi i 'çunave të Dubait'/ Manja justifikohet: S'duan Emiratet, ne e kërkuam. Salianji vazhdon debatin me Çuçin

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit demokrat Ervin Salianji në lidhje me mos patjen e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe për ekstradimin e personave. Duke folur nga vendi i karrigës në Kuvend, Manja tha se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka pasur tentativa për të lidhur marrëveshje me Emiratet për ekstradim, por që nuk ka pasur vullnet nga ky vend. 

"Dua të jap një përgjigje në lidhje me atë që Salianji tha pse nuk ka një marrëveshje me Emitratat e Bashkuara Arabe. Është një gjë tjetër. Marrëveshja dypalëshe për ekstradimin është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë. Nuk kemi marrëveshje ekstradimi por instrumenti me të cilin kemi bashkëpunime është konventa. Kemi tentuar të lidhim marrëveshje ekstradimi por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat në lidhje me personat e shpallur në kërkim. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat. Marrim dijeni për personat që arrestohen atje”, tha Manja.

Ndërsa deputeti Salianji ka vazhduar në lidhje me marrëveshjen e ekstradimit, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet për të ekstraduar kriminelët. Po ashtu ai i ka kërkuar llogari Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, për importet e naftës kontrabandë në Durrës, për të cilën ka kërkuar identitetin e kompanisë që e kontrabandon naftë. Salianji gjithashtu ka shtuar se nëse një qytetar që bën ndërtime pa leje përfundon në burg, e njëjta procedurë duhet të ndodhë edhe me oligarkët.

"Ata kanë kërkuar një marrëveshje për interes të tyre, ne duhet të kërkonim këtë për të ekstraduar kriminelët. Unë nuk thashë që pse Policia shqiptare arrestoi ata për kontrabandë nafte, shumë mirë që ndodhi. Unë po them kush kompani e bënte importin e kësaj nafte? Të dali Policia dhe të thuhet me emër dhe mbiemër. Ndërtimet e paligjshme tani, nëse një qytetar përfundon në burg, e njëjta gjë duhet të ndodhë me ata që janë oligarkë. Nëse 100 metër katror, ai oligarku që e ka ndërtuar, ka shmangur taksat dhe burgun. Kujt po ia thoni këtë që dolëm dhe po prishim ndërtimet e paligjshme. Dilni dhe thoni që do bashkëpunojmë me oligarkët kjo është më e ndershme. Po ia kërkoj ministrit të brendshëm këtë. E njëjta strukturë që varet nga ju sot, ka bërë kallëzime penale për këto ndërtime të paligjshme," tha Salianji.

3 VITE ME PARE

REPLIKAT/ Salianji: Kush kompani e ka naftën kontrabandë nga Libia?! Felaj nuk i jep fjalën. Çuçi: Policia i kapi trafikantët

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Ervin Salianji

TIRANË-Ka vijuar me debate të forta seanca e sotme plenare. Deputeti demokrat Ervin Salianji hodhi akuza sa i përket naftës kontrabandë që u kap në Portin e Durrësit në një anije që vinte nga Libani. Salianji tha se ende nuk dihet se kujt i përkiste kjo naftë dhe se cilës kompani.

Deputeti i PD tha se për këtë rast PD do i drejtohet dhe partnerëve ndërkombëtar pasi sipas tij është shkelur embargo. Ai tha se do e gjejnë kompaninë dhe do e bëjnë publike.

Përgjigjen e morti nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili u shpreh se në fillim para se të hidhni akuza falenderoni Policinë pasi ishte kjo e fundit që i kapi dhe i çoi para drejtësisë trafikantët.

Ervin Salianji:Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Cilët nga ata të pestë jua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri. Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj. Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot.

Bledi Çuçi: E para ka të bëjë me sekuestrimin e anijes me karburant. Ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditë kur qeveria  sekuestron dhe fut në burg trafikantët. Të paktën thoni bravo por kemi sinjalizime që k ndodhur më para, por thoni të paktën bravo për operacionin që keni bërë. Nuk luftohet krimi trafiku pa partnerët. Se ngren dot gishtin kundër ditën që ata verojnë. E dyta, unë nuk e di se si mund të pasurohen oligarkët e ndërtimit kur ti thua se ata paguajnë 5% të takses kurse ne themi që ata do të paguajnë 120% dhe e gjitha kjo bëhet se duhet dekurajuar çdokush që mund të ndërtojë pa leje por dhe për të pasur më shumë foinde në dispozicion për banesa sociale. Të dyja gjëerat që the janë non sens.

Salianj flet nga vendi

Ermonela Felaj: Nuk mund të replikoni. Folët dhe morët përgjigje.

Ervin Salianj ngrihet nga vendi dhe bllokon foltoren

3 VITE ME PARE

Salianji bllokon foltoren! Felaj: Do përjashtoheni nga punimet e Kuvendit

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bllokuar foltoren. Pas debatit që pati me Ministrin e Brendshëm, Salianji doli të fliste, por teknika i fiku mikrofonin. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi të ulej, por Salianji nuk e bëri një gjë të tillë duke bllokuar foltoren. Felaj e kërcënoi Salianjin se do ta përjashtonte nga Kuvendi. 

Pjesë nga replikat:

Felaj:Ju folët, ngritët pyetje, fjala për ministrin e Drejtësisë, ju lutem zini vend

Salianji: Nuk do zë vend

Felaj:Askush nuk ju fyeu

Salianji:Jo, aspak

Felaj: Derisa zoti Salianji të kuptojë se zënia e foltores ëhstë arsye dhe për tu përjashtuar nga Kuvendi, Manja të flasë nga vendi.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Bujar Leskaj ‘shkrin së qeshuri’ ministret e Ramës

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Bujar Leskaj me ministret socialiste

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka "shkrirë" së qeshuri ministret e kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket momenti kur Leskaj ngjitet për të diskutuar në Foltore, ku kursen një bisedë të shkurtër me ministret, të cilat qeshin me të.

Nuk dihet se çfarë i ka dhënë demokrati minisreve socialiste, por mesa duket se ka shkaktuar shumë hilaritet mes zonjave.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Berisha ‘përplaset’ me Ballën në Kuvend, kryedemokrati informohet për iranianët

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Në seancën e sotme kryedemokrati Sali Berisha është përballur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fotografitë e LSA, Berisha u fotografua teksa po shkonte në vendin e tij ndërsa Taulant Balla po shkonte drejt Foltores, ku do të mbante fjalimin e tij. Në një moment duket sikur shkëmbejnë replika me njëri-tjetrin, por nga kamerat nuk është kapur se çfarë kanë folur.

Më pas, numri një i Partisë Demokratike, u ul në vendin e tij, ku edhe po shikonte një lajm lidhur me 4 iranianët që sulmuan Shqipërinë. Mesa duket do që të jetë i "përditësuar" me të dhënat më të fundit. 

3 VITE ME PARE

Replikat/ Vokshi-Manastirliut: Mos përdor gjuhë shantazhuese, do shkosh në SPAK. Felaj i pret fjalën! Ministrja: Balta nuk ndalet

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Albana Vokshi

TIRANË- Ka vijuar me debate të forta seanca e sotme parlamentare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja e Partisë Demokratike akuzoi ministrat se nuk përgjigjen sa herë u dërgon shkresa për informacion mbi tenderat. 

Vokshi hodhi akuza ndaj ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me ilaçet për trajtimin e fëmijëve të sëmurë me leuçeumi, sipas deputetës demokratike këto ilaçe prej katër vitesh mungojnë.

Përgjigjen e mori nga ministrja, Ogerta Manastrliu e cila u shpreh se balta e opozitës nuk ndalet. Ministrja hodhi poshtë akuzat teksa tha se sot shërbimi shëndetësor është shumë herë më mirë se 9 vite më parë dhe kjo ndihet nga fshati më i largët e deri në qytet. 

Albana Vokshi: I kam kërkuar ministrisë së Drejtësisë informacion për shembjet që po bëhen në zonën e Laprakës dhe s'kam marrë informacion.

(Manja flet nga vendi)

Albana Vokshi: Të lutem zoti ministër ruajeni qetësinë. Nuk po tregoni të vërtetën, keni refuzar dy herë. Në fillim thatë të pyes ministrën e Arsimit, a e ka marrë përsipër raportin tim. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë informacion për check-up dhe nuk jep përgjigje. Duan të fshehin babëzinë dhe korrupsionin. I kam kërkuar informacion për ilaçet e fëmijëve të sëmurë me leuçemi dhe s'kam marrë asnjë informacion. Prindërit kanë vite që vuajnë se nuk gjejnë ilaçe. Këtoi janë standartet europiane. Partia Demokratike do të votojë pro çdo marrëveshje që synon të çojë përparea integrimin europian që është vonuar për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Një shkollë europiane kushton 600 mijë euro ndërsa një shkollë me standartin e Veliajt kushton 6 milion euro.

Ogerta Manastriliu: Balta politike nuk ndalet. Duhet durim për të marrë informacion e kërkuar. Unë e kuptoj që ju sot bëni sikur se doni të gjeni një kauzë. Sa për shëndetin e fëmijëve dhe shëndetin e gjithë qytetarëve shqiptareë ne ja kemi dalë që transformimi i ssitemit shëndetësore të ndihen nga fshatrat në qytet. Dhe në kohë të vështira pagat po rriten. Kur vjen e flet këtu duhet të dish mirë me kë flet për kë flet dhe me çfarë flet. Të jeni të qartë dhe në përgjigje të gjithë atyre shkresave që keni sjellë, përgjigjen do e merrni në kohë. Të jeni të bindur që fëmijët në spitalet tona trajtohen sipas procedurës dhe mbështesim me fonde buxhertaro të gjitha kërkeësat që vijnë për trajtime. Jeni bërë bajat, qytetarët e dinë, dështimi juaj vazhdon sa herë që zgjedhjet janë, kini durim dhe shihni informacionet dhe do ballafaqohemi me të vërtetat. Më thuaj me kë rri të të them se kush je.

Albana Vokshi: Ministrja e pranoi vetë që nuk ka kthyer përgjigje. Gjuha e dhunshme apo shantazhuse e ministres nuk i jep të drejtë. Ka 4 vjet që ministrja nuk ka siguruar kura, a jeni nëna, përgjigjuni kësaj pyetje. Do shkojmë në SPAK, në prokurori, paraardhësi juaj është në SPAK dhe ju atje do të shkoni. Mos përdorni gjuhë shantazhese ndaj nesh se unë e di mirë se kë kam përballë dhe me kë flas. Mos vazhdoni ta bëni.

Ermonela Felaj: Teknika i ndërprisni fjalën Vokshi. Uluni dhe kthemi tek rendi ditës.

3 VITE ME PARE

“Nanos s’i afroheni as aty ku nuk thuhet”/ Fondet e BE ‘ndezin’ Kuvendin, Spaho-Ballës: Kur të ndërrosh ti Ramën, unë do ndërroj Saliun

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Edmond Spaho dhe Taulant Balla

TIRANË- Fondet e Bashkimit Evropian kanë hapur debat të nxehtë mes maxhorancës e opozitës në Kuvend. Ishte deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ai që mori i pari fjalën në Kuvend dhe tha se Shqipëria nuk do të marrë asnjë lloj fondi nga BE nëse do të legalizojnë kanabisin, miratojmë amnistinë fiskale apo pasaportat e arta. Spaho ngriti shqetësimin e ndërtimeve në Tiranë dhe tha se janë të gjitha para të ardhura nga krimi i organizuar. Mirëpo, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Spaho gënjeu kur tha se nuk kanë marrë fonde nga BE. Ai e ftoi të shkonin e të verifikonin ndërtimet e projektet e realizuara në Shqipëri me fondet e BE, Bankës Botërore dhe asaj zvicerane. Mes dyshes nisën dhe replika për ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha si dhe atij actual Edi Rama. Balla i tha Spahos të ndërronte Berishës, kurse ky i fundit iu përgjigj duke shtuar se nuk do ta bënte diçka të tillë, siç parafolësi ia kishte bërë Nanos. Spaho u zotua dhe tha se kur Balla të ndërronte Ramën, do të ndërronte ai Saliun. Fjalën e mori sërish Balla dhe tha se Nanos e gjithë PD-ja nuk i afrohej aty ku ‘nuk thuhet’.

Replikat mes tyre:

Edmond Spaho: Vjen koha që BE do na financojë, do kemi parasysh diçka, BE nuk është as bamirëse, as lopë për tu mjelë, ka kërkesat e veta, jemi ne që do të shkojmë tek BE, dhe jo BE tek ne. Këtu vijmë tek At Zef Pllumi që thotë ndërroni trurin, Rama e Balla. Sikur të tëra t’i plotësoni, asnjë lekë nuk do merrni nga BE nëse do miratoni amnistinë fiskale. Asnjë lekë nuk do të marrësh nga BE Taulant, madje procesi i anëtarësimit do të kthehet mbrapa. Nuk mund të të pranojnë ty në Evropë, të kthehesh në një lavatriçe e larjes së parave. Nuk mundet që paratë e krimit dhe drogës në Evropë të vijnë dhe të pastrohen në Shqipëri. Larja e parave e dini të jgithë rrisqet që ka për sigurinë kombëtare dhe terririzmin, në Shqipëri lahen me leje e pa leje. Këtu ndërtohet pa leje dhe askush nuk shqetësohet. Leje pastaj kur jepet dhe leje e u thuhet s’ka nevojë të na tregoni burimin e parave., e kështu, do marrë fonde ti për të hyrë në BE. S’ke për të marrë. Mos e legalizoni kanabisin, nuk do t’ju japë BE asnjë fond, jemi kthyer në vendin e kanabisit, nyje e trafikut të drogës. Jemi kthyer në një vend gangster, Evropa nuk paguan para për të bërë vend të saj një vend gangster. Hiqni dorë nga pasaportat e arta, sepse kriminelëve nga e gjithë bota, ju i hapni derën që të hyjnë në Evropë. Ndaj ju them ndërrojeni trurin. Porti i Durrësit, po vazhduat kështu, duke prokuruar në kundërshtim me rregullat e BE-së, do t’ju bllokojnë. Hiqni dorë nga ky qorrsokak ku keni hyrë e ku së fundmi po dalin lidhjet me Vuçiçin, shiko Taulant se mos del ndonjë rus aty. Me norma të tilla nuk do të futeni kurrë në Evropë e s’do merrni asnjë fond, sepse nuk i kanë paratë për t’i bërë rrush e kumbulla. Si do t’ju japin lekë juve kur 14 aksione për kriminelë dekonspirohen dhe kush ankohet? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kush e ka dekonspiruar, o Ministri i Brendshëm, ose kryeministri Edi Rama. Se ai me ata komunikon. Doni një gjë tjetër? Naftë kontrabandë në Durrës. Kanë kapur marinarët libanezë, mirë po kush e mori? Kush i ka kapur ato të parat? Nëse do vazhdoni me moton nuk ka zhvillim pa krim, këtu do jemi e do flasim sërish.

Taulant Balla: Dua t’i bëj replikë Spahos sepse dikur ke qenë dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së, tani përmendët At Zef Pllumin dhe më vjen në tru vepra e tij më e madhe ‘Rrno për me tregue’ dhe ti Mond ke nevojë me na tregu ca gjëra. Ti që na thua neve ndërroni trurin, ndërro ndonjëherë Saliun. Për pjesën tjetër çohu dhe kërko ndjesë. Nuk ka replikë mbi replikë. The që nuk është përthithur asnjë fond i BE-së, tani do të shkojmë të dy bashkë dhe do të shohim se si janë ndërtuar shkollat. Marrim dhe Flamurin edhe shkojmë në Kamëz. Do të shkojmë tek projektetet e Bankës Botërore, tek projektet e bankës zvicerane, shkojmë i shohim bashkë? Se ka disa mbetje organike ky Kuvend si Saliu që duhet t’i trajtojmë.

Edmond Spaho: Dua fjalën

Taulant Balla: Nuk ka replikë mbi replikë, ju e nxitët reagimin e Ballës, ç’është kjo më jep një minutë.

Edmond Spaho: Unë nuk i ndërroj brenda natës, siç ndërrove ti Fatos Nanon, e para kjo. E dyta, kur të ndërrosh ti Ramën, do ndërroj unë Saliun.

Taulant Balla: Fatos Nanos ju i vini aty ku s’thuhet, ai ka vënë një standart që do të ishte mirë që Saliu yt ta kishte ndjekur. Që kur ikën, ikën. Sa për raportin tim me Nanon, ka qenë gjithmonë, siç ka qenë. Dhe nuk urohet ditëlindja para kohe, por Fatos Nano nesër mbush 70 vjeç. Sa për marrëdhëniet e mia personale me zotin Edi Rama dhe kryeministrin, është shumë herët që unë të shkruaj kujtimet e mia. Është shumë herët.

3 VITE ME PARE

Spaho-Ballës: Asnjë lek s’do merrni nga Evropa nëse sillni paratë e drogë, legalizoni kanabisin e pasaportat e arta

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla të cilët i akuzojë se po e kthejnë vendin në një lavatriçe të pastrimit të parave.

Gjatë fjalës në Kuvend Spaho u ndal tek fondet që Bashkimi Europian ofron për vendin tonë për të cilat tha se nuk do të jepen më nëse qeveria vazhdon me nismën e amnistisë fiskale apo pasaportat e arta.

Deputeti demokrat u ndal dhe tek ndërtimi i Portit të Durrësit për të cilin tha se i është dhënë një personi të lidhur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Edmond Spaho: Vjen koha që BE do na financojë, do kemi parasysh diçka, BE nuk është as bamirëse, as lopë për tu mjelë, ka kërkesat e veta, jemi ne që do të shkojmë tek BE, dhe jo BE tek ne. Këtu vijmë tek At Zef Pllumi që thotë ndërroni trurin, Rama e Balla. Sikur të tëra t’i plotësoni, asnjë lekë nuk do merrni nga BE nëse do miratoni amnistinë fiskale. Asnjë lekë nuk do të marrësh nga BE Taulant, madje procesi i anëtarësimit do të kthehet mbrapa. Nuk mund të të pranojnë ty në Evropë, të kthehesh në një lavatriçe e larjes së parave. Nuk mundet që paratë e krimit dhe drogës në Evropë të vijnë dhe të pastrohen në Shqipëri. Larja e parave e dini të jgithë rrisqet që ka për sigurinë kombëtare dhe terririzmin, në Shqipëri lahen me leje e pa leje. Këtu ndërtohet pa leje dhe askush nuk shqetësohet. Leje pastaj kur jepet dhe leje e u thuhet s’ka nevojë të na tregoni burimin e parave., e kështu, do marrë fonde ti për të hyrë në BE. S’ke për të marrë. Mos e legalizoni kanabisin, nuk do t’ju japë BE asnjë fond, jemi kthyer në vendin e kanabisit, nyje e trafikut të drogës. Jemi kthyer në një vend gangster, Evropa nuk paguan para për të bërë vend të saj një vend gangster. Hiqni dorë nga pasaportat e arta, sepse kriminelëve nga e gjithë bota, ju i hapni derën që të hyjnë në Evropë. Ndaj ju them ndërrojeni trurin. Porti i Durrësit, po vazhduat kështu, duke prokuruar në kundërshtim me rregullat e BE-së, do t’ju bllokojnë. Hiqni dorë nga ky qorrsokak ku keni hyrë e ku së fundmi po dalin lidhjet me Vuçiçin, shiko Taulant se mos del ndonjë rus aty. Me norma të tilla nuk do të futeni kurrë në Evropë e s’do merrni asnjë fond, sepse nuk i kanë paratë për t’i bërë rrush e kumbulla. Si do t’ju japin lekë juve kur 14 aksione për kriminelë dekonspirohen dhe kush ankohet? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kush e ka dekonspiruar, o Ministri i Brendshëm, ose kryeministri Edi Rama. Se ai me ata komunikon. Doni një gjë tjetër? Naftë kontrabandë në Durrës. Kanë kapur marinarët libanezë, mirë po kush e mori? Kush i ka kapur ato të parat? Nëse do vazhdoni me moton nuk ka zhvillim pa krim, këtu do jemi e do flasim sërish.

3 VITE ME PARE

'Paratë e lobimeve nëse janë marrë s'janë përdorur nga PD'/ Boçi: Kokaina hedh valle në vend

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi nga Kuvendi akuzat e zyrtarit amerikan për lobimet ruse në PD. Ai u shpreh se nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur brenda partisë. 

'Jemi distancuar nga faktet! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD”, tha ai.

Ndër të tjera, ai komentoi edhe ndalimin e 81-vjeçares në Vlorë për një kotec pulash, për vrasjet në vend dhe për trafikimin e lëndëve narkotike. 

'Kemi shtet të së drejtës që dënon nënën 81-vjeçarë për një kotec pulash. Për çfarë shteti të së drejtës flisni kur vrasja në Shqipëri është bërë si mall. Pa të drejtën e votës mos pretendoni të ketë drejtësi sociale, mos pretendoni të ketë drejtësi. Ai i dikurshmi i zhdukte pallatet pa leje, ky i lë. Kanë bërë dhe VKM, ky është shteti i së drejtës. Për cfarë të drejtë po bëhet fjalë se ka vetëm vrasje. Apo mos vallë e keni fjalën për banorët e 5 majit, që i latë në mes të 4 rrugëve, apo e keni fjalën për shembjen e teatrit, apo për Butrintin. Fusha tjetër është demokracia dhe të drejtat themelore, ku është demokracia në vend? Nuk kemi lënë fjalë pa thënë, apo e keni fjalën për gjuetinë e shtrigave apo për të drejtat e të rinjve që nuk kanë mundësi që të arsimohen, nuk kanë mundësi që të marrin dozën e duhur. Shteti është shndërruar në armik të qytetarit, vetëm për ta rrjepur, sillet duke e varfëruar çdo ditë, me moskonsiderim të jetës së tij. Nuk i them unë, i thotë Banka Botërore me shifra, që ju nuk i dëgjoni. Ku ka konkurencë në Shqipëri? Ku mund të futet ai në konkurenc, unë nuk jam ekonomist, po sot sundohet nga oligarkët. Janë po të njëjta firma, janë të njëjtët njerëz, a po konkurenc mes pushtetarëve. Mos harroni një ditë do dalin, ky ka 20 ky 30. Apo do flisni për zhvillimin social. Nuk dihet se ku janë zhdukur, ku është shërbimi social? Shteti i ka lënë në harresë pavarësisht se japin para. Ju i anashkaloni. Më fal po ky bashkëpunimi ndërkufitar, Shqipëria është shndërrur në han pa porta, ku kokaina hedh valle mes Shqipëria, hashashi trafikohet pa hesap. Do e votoj, se janë fonde të BE.'- u shpreh Boçi. 

3 VITE ME PARE

"Protestat në tv ruse"/ Boçi ironizon Ballën: Paske zell të madh për t'i ndjekur, ndoshta nga ndjenjat amerikane

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ironizuar deklaratën e bërë nga Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili tha se protesatat e PD-së janë transmetuar nga televizionet ruse.

Në fjalën e tij në Kuvend, Boçi tha se siç duket kanë qenë ndjenjat amerikane ato që e kanë shtyrë Ballën të ndiqte televizionet ruse. 

"Shikoj që paska amerikanë të thekur që ndjekin me shumë zell televizione ruse. Unë për veten time nuk kam pasur shumë rat të shihja televizione ruse, jugosllavin e ndiqja dikur. Nuk e dija që paska zell të madh për ta, siç duket, ndjenjat pro amerikane ju bëjnë që të ndiqni dhe rusët,"- tha Boçi ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Lobingu rus në PD/ Spaho-Ballës: Kryetari jot e mbylli, ne kërkuam rihetim

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i është përgjigjur Taulant Ballës, kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, i cili e konsideroi një turp qëndrimin e PD-së ndaj lobimit rus prej 500 mijë eurosh. Nga vendi i tij në Kuvend, Spaho tha se Balla i interpreton gjërat ndryshe sot kur ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ia ka mbyllur dosjen 'Muzin', ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

"Zoti Balla, dua t'ju them që ne flasim me prova në tavolinë, kemi bërë thirrje dhe për rihetim të dosjes. E dini ju shumë mirë, mos harroni që kryetari juaj ta dërguar kryetarin e Këshillit të Ministrave që ta mbyllë atë dosje. E dini ju shumë mirë, por ju leverdis që ta interpretoni ndryshe,"- tha Spaho. 

3 VITE ME PARE

Lobimi në PD/ Balla: Lijani drejtësisë në dorë, mediat ruse janë financuar për të transmetuar live protestat e në 2018

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që t'i lohet në dorë dosja e lobimit rus. I pranishëm në Kuvend, Balla tha se në vitin 2018, mediat ruse janë financuar nga Partia Demokratike për të transmetuar live çdo protestë të organizuar nga Lulzim Basha e Sali Berisha. Ai tha gjithashtu se drejtësia do të vijojë punën e saj. 

"Kur kam folur unë për këtë çështje, në vitin 2017, më jeni sulur të gjithë, apo jo mondi, edhe Gjekmarkaj që sheh atje, e di. Se me atë gjyqtarin me inicialet L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të Partisë Demokratike, Se kur ishit me Lulin, thonit s'është e vërtetë, kur u prishët me Lulit, thoni po, është e vërtetë. Po ky është turpi juaj. Unë e hapa si temë për të thënë që t'ia lini drejtësisë, drejtësia i di të gjitha. Kjo është një sfidë e rë, nuk është vetëm 500 mijë euro tek Partia Demokratike, por edhe mijëra euro në media të tjera. Në vitin 2018, protestat e Opozitës jepeshin LIVE në televizionin rus dhe Sputnik ishte live nga Tirana, po ndodh çudia e madhe, Saliu me Lulin kanë mbledhur 400 veta në shesh. Ja pra që 'krisma paska pasur',"- tha Balla. 

3 VITE ME PARE

Balla: Me gjyqtarin L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të PD-së me Berishën

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka denoncuar një gjyqtar në sallën e Kuvendit, për të cilin tha se i ka mbyllur dosje Partisë Demokratike e kryetarit Sali Berisha. Pa dhënë më shumë detaje, Balla iu drejtua Edmond Spahos dhe tha se ai bashkë me Berishën kanë mbyllur dosje të shumta me ndihmën e këtij gjyqtari. 

"Kur kam folur unë për këtë çështje, në vitin 2017, më jeni sulur të gjithë, apo jo Mondi, edhe Gjekmarkaj që sheh atje, e di. Se me atë gjyqtarin me inicialet L.S., keni mbyllur shumë dosje ju të Partisë Demokratike, Se kur ishit me Lulin, thonit s'është e vërtetë, kur u prishët me Lulit, thoni po, është e vërtetë. Po ky është turpi juaj. Unë e hapa si temë për të thënë që t'ia lini drejtësisë, drejtësia i di të gjitha. Kjo është një sfidë e rë, nuk është vetëm 500 mijë euro tek Partia Demokratike, por edhe mijëra euro në media të tjera. Në vitin 2018, protestat e Opozitës jepeshin LIVE në televizionin rus dhe Sputnik ishte live nga Tirana, po ndodh çudia e madhe, Slaiu me Lulin kanë mbledhur 400 veta në shesh,"- tha Balla. 

3 VITE ME PARE

Shehi: Qeveria nuk e do Europën, ka bezdi nga rregullat e tyre

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi deklaroi ditën e sotme se Qeveria nuk ka para për të shpërndarë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi shtoi se në vendin tonë nuk ka dashuri për Europën se nëse do kishte do të kishte investime të huaja. 

'S’ka para për të shpërndarë, por ka plan se si të prishen paratë e Europës. Gjykoj se çdo lloj pr/ligji është reflektim për këtë parlament për raportin e Shqipërisë në BE. Nëse duam Europën, ajo është një dimension më i madh. Do doja të thoja se ne duhet të reflektojmë të gjithë për këtë situatë. Ku është Shqipëria, Europa dhe pse jemi kaq vonë. Para 20 vitesh kam pasur rastin të shkoj në Berlin dhe para portave që ishte simbol i ndarjes së Europës, pashë në darkë, kemi qenë 3 deputetë nga PS dhe 3 nga krahu tjetër, pashë dhjetra adoleshentë të huaj që përshëndetshin. Mendova; a do bëhen fëmijët tanë që të gërthasin me flamurin kuq e zi në dyert e Europës. ka shumë pak Shqipëria proeuropianë, jo thjesht që nuk na duan ne, por këta që qeverisin nuk duan, Shqiptarët duan, se andej po ikin se kokën e kemi pasur nga perëndimi. Ku jemi pas 20 vitesh? Këtu ska dashuri për Europën, se Eruopa kërkon ça rregulla. Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne.”- u shpreh Shehu.

3 VITE ME PARE

'Qeveria vjedh si KÇK'/ Zhupa: Ministrja e Arsimit s'ka ardhur në Kuvend se po rrit pagat e pedagogëve

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Ina Zhupa

TIRANË-Deputetja Ina Zhupa ironizoi mungesën e ministres së Arsimit, Evis Kushit në Kuvend. Ajo tha se mbase Kushi është duke rritur pagat e pedagogëve të cilët dolën ditën e sotme në protestë. Ndër të tjera deputetja shtoi se qeveria është kthyer në KÇK, kap çfarë të kapësh nga çdo lloj fondi. 

'E sa herë ka kërkesa nga pedagogët apo studentët është përca e sundo. Merr disa pedagogë takoji më vete, krijo idenë se do u japësh dicka dhe në fund nuk marrin asgjë askush. Por nuk do u funksionojë se një herë dy herë me të njëjtat gënjeshtra nuk mund t’i gënjeni gjithë kohën trupën akademike shqiptare se sot janë më të varfërit në rajon. Mjafton krahasimi me ksovës sa keq është niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë.

A ka më shembull flagrant se si vidhen paratë e BE se sa fondet IPARD kur i merr drejtori ekzekutiv i inceneratorit të Tiranës? Sipas mediave ai personi që ka firmën për inceneratorin e Tiranës është regjistruar dhe si fermer e ka marrë 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Po ku është ferma bujqësore? Në Sharrë, në tokën që shteti i ka dhënë inceneratorit. Jo vetëm që marrin paratë nga taksat e qytetarëve për një incenerator që nuk ekziston por duke qenë se aty është fushë dhe incenerator nuk është pse mos e quajmë fushë dhe të vjedhim dy herë, të marrim e paratë e BE t’jua heqim fermerëve të ndershëm që kanë realisht nevojë për ndihmë.

I vidhni njësoi si taksat e qytetarëve shqiptarë ashtu dhe taksat që pagujanë qytetarët evropianë e që vijnë në formën e granteve, këtu jeni të drejtë i vidhni të dyja palët njëloj, këtu jeni fiks KCK, kapni ca të kapni cdo lloj fondesh i merrni për të njëjtët njerëz. E pastaj nuk ka fonde e del kryeministri e qahet në konferencat e BE që nuk na japin mjaftueshëm e i kërcënon me lidhjet e tij me Serbinë e Rusinë, ndërkohë kanë dhënë mjaftueshëm po të mos i vidhnit, po të mos i shpërdoronit”-tha Zhupa.

3 VITE ME PARE

"Rama ortak në kullat e drogës"/ Balla-Berishës: Ik plaku mere, je si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama si të lidhur me kullat e ndërtuara nga paratë e trafikut të drogës. I pranishëm në Kuvend, Balla e quajti Berishën 'plaku Mere'.

"Ik plaku mere do thoshte ai, me gjithë tespi, të të dëgjosh ty është njësoj si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet, sot humbe një tjetër shans për të folur për mëkatet e tua,"- tha Balla. 

3 VITE ME PARE

Berisha thirrje KE: Hetoni kullat në Tiranë, janë mullarët e drogës ku është ortak Rama

 

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni Evropian të hetojë ndërtimet në Tiranë, që i konsideron 'kullat e drogës'. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Rama është aksioner në ndërtimin e këtyre kullave dhe se një ndihmë ndërkombëtare do të ishte e rëndësishme për të zbuluar se ku shkojnë paratë e drogës. 

"Thirrja ime për Komisionin Europian është një hetim për monumentet e korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës. Për shqiptarët europianë kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i rindërtimeve në Shqipëri është mesatarisht 3 herë më i lartë se në çdo vend të Bashkimit Europian. Çmimet në Shqipëri jo që s’janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë, më të lartat në Europë. Droga, lumenjtë e drogës po rrënojnë këtë vend. Instituti i statistikave të kësaj qeveria njofton se vjet, vitin e kaluar, u rritën me 3.9%. Narkorritje klasike, sepse punësimi u rrit vetëm 0.5%. Pra çfarë janë këto kulla? Këto janë mullarët gjigande të drogës të Edi Ramës. I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë në të gjitha anët sepse Tirana zjen dhe gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Dhe siç thotë populli shqiptar: ku ka zë s’është pa gjë. Ka shumë eksponentë të tjerë që mund të përmenden emrat, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët. Edhe njëherë përulem me nderim të madh para bujarisë të Komisionit Europian dhe taksapaguesve europianë. Por njerëzisht u kërkoj të kushtëzojnë çdo qindarkë me disa kushte për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një kligë që po i vjedh natën, ditën, në festa, në gëzime, në hidhërime, në çdo gjë, në çdo akt, në çdo vendim, në çdo firmë,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Fondet e BE/ Berisha: Disbursoni para, por vendosni kushte, njeriu i Vuçiç është tek Porti i Durrësit

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që Bashkimi Evropian të kalojë fonde për Shqipërinë, por të vendosë kushte në mënyrë që paratë të mos vidhen nga kryeministri Edi Rama e qeveria. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se BE-ja duhet të imponojë qeverinë shqiptare që të ndërmarrë veprime me paratë e BE-së sipas kushteve të vendosura nga vetë Bashkimi Evropian. 

"Sigurisht që do të miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohje, por ftoj Komisionin Evropian të kuhsëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij, gjersa të jetë kjo qeveri, me kushtet që vijojnë. Së pari, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet evropiane në koncensione e prokuorime publike, të ndalojë tenderat sekretë që janë rritur me 20 herë, me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi në darkë në ndërtimet publike. Sot ç'po ndodh, ju po jepni dhe kontrolloni në një farë mënyre implementimin e projekteve tuaja, por kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë, të marrin fund tenderat sekretë, impononi qeverisë shqiptare të marrë veprime sipas kushteve tuaja. Shkolla që ndërtohet sipas Edi Rama kushton 5.1 e 4.2 milionë euro, është koha të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por edhe atë që ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Një kilometër rrugë e ndërtuar nga Evropa realizohet 1 a 2 milionë euro, ndërsa me lklogaritë e kësaj qeveri realizohet me 22 milionë euro. I bëj thirrje BE që të reagojë e të shohë se si vidhet Shqipëria,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Braçe: Të rinjtë ikin të shtëpitë e barit në Londër e Spanjë, i tërheqin rrogat, turp të konkurrohemi nga krimi

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur për emigrantët shqiptarë. I pranishëm në Kuvend, deputeti Braçe tha se shqiptarët ishin drejt Londrës, Spanjës, Holandës e Belgjikës pasi i tërheq rroga minimale atje dhe shtëpitë e barit. Braçe tha se Shqipëria duhet të bëjë diçka për këtë gjë. Ai shtoi se është një turp që të konkurohemi nga ekonomia e krimit. 

"Kemi një problem të madh me papunësinë e të rinjve, që sjell edhe migrimin e tyre. Duhet të mbështesim ato sektorë që duhet të ofrojnë punësim për të rinjtë. Punësimi i të rinjve ka lidhje të fortë me pagat. Ka një konkurrence jo vetëm nga ekonomia formale e fqinjëve tani, por ka edhe një konkurrencë të madhe të turpshme nga ekonomia krimit, nga shtëpitë e barit edhe në Spanjë edhe në Holandë edhe në Belgjikë edhe në Londër. Rrogat atje janë shumë më tepër sesa paga mesatare bruto, që është fare pak mbi nivelin mesatar të inflacionit në 6 muaj. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë një pagë sot që është 34% sesa mesatarja e nivelit mesatar,"- tha Braçe ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Flutura Açka: Deputetët kruajnë kokën e iu hapet goja, Rama na shan ne, por në fakt e ka me ju

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka shpërthyer sot ndaj deputetëve në seancën plenare. E pranishme në foltore, Açka tha se në parlamentin shqiptar, deputetët shkojnë e hapin gojën për gjumë dhe kruajnë kokën. Ajo tha gjithashtu se i vetmi person që i zgjon ministrat nga gjumi është kryeministri Edi Rama. Sipas Açkës, edhe kur shahet Opozita në Kuvend, në fakt Rama e ka me socialistët, por u jep mesazhin në mënyrë të zhdrejtë. 

"Europa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me europën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, krruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla. Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Europën. E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshtë “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë”,"- tha Açka. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Kabineti i Ramës bosh! Krifca mbetet vetëm, ministrat largohen të gjithë nga salla

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Kuvendi

TIRANË-Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka mbetur e vetme në Kuvend. Shumica e ministrave dhe as kryeministri Edi Rama nuk janë të pranishëm që nga ora 10:00, orar i cili përkon me nisjen e seancës plenare.

Në momentin kur Krifca mori fjalën në foltoren e Kuvendit, u vu re dukshëm se pas saj, asnjë ministër nuk ishte në sallë. Mbase janë duke konsumuar drekën apo ato të paktë që ishin në sallë kanë vendosur të largohen... nuk dihet saktë. Mbetet të presim deri në përfundimin e seancës për të parë se nëse do të shfaqet ndonjë prej tyre. 

3 VITE ME PARE

'Rrogat tona s'janë rritur prej 18 vitesh'/ Braçe u përgjigjet pedagogëve: Janë rritur në 2017, keni dëshmitare Nikollën

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i vetmi i cili u ktheu një përgjigje publike kërkesave të pedagogëve që dolën sot në protestë. Gjatë seancës plenare, ai mori fjalën për të theksuar se rrogat e tyre janë rritur në vitin 2017 dhe jo në 2005 siç u pretendua në protestë. Ai shtoi se dëshmitare për këtë rritje është edhe ish-ministrja e Arsimit, njëherësh kryetarja e Kuvendit sot, Lindita Nikolla. 

'Rrogat e pedagogëve nuk janë rritur për herë të fundit në 2005, por janë rritur në 2017 për 3260 pedagogë, me një vlerë prej 450 milionë lekësh. E dëshmitarja për këtë jeni ju ish ministre e Arsimit.'- tha Braçe.

Ditën e sotme pedagogët dolën në protestë përballë godinës së FSHN-së, për të kërkuar rritje rroge. Ata kanë parashtruar 9 pika, njëra prej të cilave thekson se pagat e tyre nuk janë rritur prej shumë vitesh. 

3 VITE ME PARE

Thirrja për SPAK! Açka: I them Krajës mos u merr me cironka por zej ndonjë peshk të madh

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka iu drejtua kreut të SPAK, Arben Krajës me një thirrje. Nga foltorja e Kuvendit, Açka kërkoi nga Kraja që të kapë ndonjë 'peshk' të madh e të lërë 'cironkat', duke i referuar personaliteteve të politikës në vend. 

'I bëj thirrje drejtuesit të SPAK, Arben Krajës. Mos u merr me cironka por zej ndonjë peshk të madh, që shqiptarët të thonë se bëre punë.'- tha Açka.

3 VITE ME PARE

Mikrofonat nuk i punojnë, Açka i ankohet Nikollës: Rregulloni këto mrroklla zonja kryetare

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka hasi vështirësi me mikrofonat teksa ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit. Ajo iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës duke i kërkuar që t'i rregullojë. 

'Duhet ti rregulloni këto mrroklla zonja kryetare, se nuk dëgjohen.'- tha Açka. 

3 VITE ME PARE

300 mln euro për Qeverisjen, Braçe: Janë shumë para! S'kanë nevojë edhe për taksat e paguesve europianë

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë se 300 mln euro që do të përdoren për demokracinë dhe Qeverinë në vend janë shumë. Ai u shpreh se Qeveria nuk ka nevojë që të marrë aq shumë para nga taksa paguesit europianë teksa financohet edhe nga paratë e taksa paguesve shqiptarë.

'Shqipëria ka nivelin më të lartë të mardhënieve me BE. Askush nuk ia mohon dot meritën qeverisë dhe opozitës. Ne na duhen ato para të BE dhe të donatorëve të tjetë, dua të pohoj se transparenca në këtë proces është e rëndësishme. 

Jemi informuar në kohë dhe kush ka dashur të bëhet pjesë është bërë. Unë nuk mund ti them dot nivelit aktual të disbursimit. Këtu ka punë për të bërë dhe përgjegjësi për të marrë, e kam të vështirë të besoj se deri në fund do të kemi shpenzuar 34 mln euro. Nëse duhet bërë kjo duhet punuar 24 orë në 7 ditë në javës. Struktura e këtij programi më shqetëson. 300 mln euro për demokraci dhe qeverisje janë shumë para, e di që kemi nevojë për të financuar reformën në drejtësi por për demokraci e qeverisje është detyrë e çdo maxhorance që paguhet financohet nga paratë e taksave të shqiptarëve, nuk ka nevojë dhe për paratë e taksa paguesve europiane.'-tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Beqja menaxhon fondet e BE/ Duma: Gallatë e madhe, e vutë pas akuzave për korrupsion, nuk shërohet i sëmuri mendor me vaj kapsllëku

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Grida Duma

Grida Duma: Sa herë ju flisni për integrimin kam paralelizmin e Konicës me Doktor Gjilpërën. Ju kujtoni se do t’ja hidhni dhe mund ta ç’tensiononi situatë. Herë pas here kemi zgërdhirë në nivel cinik. Po nuk shërohet ai i sëmuri me probleme mendore duke i hedhur vaj kapsllëku. Si mundeni kaq thellë e kaq gjatë vazhdoni të gënjeni. Duhet të ketë llogaridhënie dhe marrie përgjegjës kur merr vendime. Prona në 2013 bam bam tam tam do të legalizojmë çdo gjë. Në 2021 çfarë po bëni. Sot ju po legalizoni prona që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze ku hani dreka e darka. Tani ju tek liqeni nuk kishte parë një pallat 7 katësh që nuk e dini nga kishte mbirë,e çuditshme shumë. Fondet IPA vlejnë për mbështetje infrastrukturore dhe për të kuptuar se çfarë mendësie europiane kanë institucionet shqiptare. Sa dinë këta t’i menaxhojnë këto fonde? Ju mirë që harxhoni 6-fishin e kostove po ku është mirëmbajtja. Autostrada Tiranës–Durrës në vajtje dhe në ardhje ka gjithmonë një aksident. Edhe thonë ë mirë që se riparojmë sepse po të jetë e re do të ecin më shpejt. Është fantastike qasja. Është një gallatë e madhe propaganda juaj. Fondet IPA , kur ne në 2013 bëmë ca procedura dhe Brukseli tha se ka ardhur koha që Shqipëria t’i tenderojë vetë. Tani duhet të shohim sërish telenovelën se ajo që na falet nga BE duhet të grabitet. Ka një krizë të menaxhimit për fondet IPA. Projektet problematike nuk kanë të bëjnë vetëm me faktin se si menaxhohen fondet. Këta Pasi hoqën Zef Mazin, tani koordinatori doli që është Ilir Beqja. Në një kohë kur Beqja doli nga politika pas akuzave për korrupsion!

3 VITE ME PARE

Majko kërkoi llogari për 500 mijë dollarët nga Rusia/ Alibeaj: Të qenka shëruar goja, do përgënjeshtrohesh për pak orë

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Enkelejd Alibeaj:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se akuza e ngritur nga administrata amerikane se Partia Demokratike është financuar me 500 mijë dollarë nga Rusia do të rrëzohet brenda pak orësh. I pranishëm në seancën plenare, Alibeaj iu përgjigj socialistit Pandeli Majko, i cili kërkoi llogari për financimin rus. Alibeaj tha se Majko duhet të ishte treguar më i duruar, pasi brenda pak orëve ky lajm do të përgënjeshtrohet, por nuk sqaroi se për çfarë e kishte fjalën. 

“Më në fund Majkos i qenka shëruar goja. Jo vetëm për eksperiencën që keni në politikë e për flokët e bardhë, por për gjithçka tjetër, sot duhet të ishit treguar më i duruar. Prit edhe disa orë sepse do të përgënjeshtrohesh. Keni qenë dhe kryeministër, ministër, keni qenë shumë aktiv në politikë për të kuptuar se sot duhet të kishut pasur më shumë durim. Do përgënjeshtrohesh,"- tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

500 mijë dollarë nga Rusia për PD, Majko: Dilni jepni llogari për Beqjen tuaj, kjo nuk mbyllet me kaq

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka sjellë në Kuvend lajmin e financimit të Partisë Demokratike nga Rusia me 500 mijë dollar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, kur PD drejtohej nga Lulzim Basha. I pranishëm në Kuvend, pas kritikave të PD-së për fondet evropiane, Majko tha se selisa blu duhet të dalë e të japë llogari për paratë që ka marrë nga rusët.  

“Atëherë po flasim këtu për fondet e BE-së, por dje u emetua lajmi se Rusia i ka dhënë PD-së 500 mijë dollarë. Është një lajm i konfirmuar nga administrate amerikane. Tani, ju lutem, mirë do të ishte që kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Ne po flasim për fonde IPA. Por, përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj. Ky nuk është një faj individual dhe që mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane, dilni këtu dhe jepni llogari,”- tha Majko.

3 VITE ME PARE

"40% s'paguajnë faturat!" Balluku-Tabakut: Mos dilni të flisni çfarë ju vjen në mendje, jemi mbi Bosnjen, Serbinë e Kosovën

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku hodhi poshtë akuzat e ngritura nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. E pranishme në Kuvend, Balluku është ndalur edhe tek kriza energjitike, duke thënë se sot mblidhen 99.6% e faturave të energjisë elektrike, ndryshe nga sa ndodhte në vitin 2013. Për sa i përket ndihmës, Balluku theksoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon, ku sipas saj jepen si ndihmë për qytetarët mbi 22 milion euro, duke e krahasuar vendin me Serbinë, Bosnje Hercegovinën e Kosovën. 

"Për energjinë vazhdon e dezinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte. Nga viti 2013 kur në Shqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë. Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë. Për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Shqipërisë i jep konsumatorëve në nevojë, sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Vendet që pasojnë janë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për çfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur çmimin e energjisë,"- tha Balluku ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Projektet e BE-së/ Balluku: Kemi një drejtori që merret me të, janë akorduar 533 milionë euro

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Belinda Balluku

Belinda Balluku: Për të mos u zgjatur në projektligj dua të them diçka për punën në grup. Ekspertët që merren na kuptojnë që nëse duhet të merremi me përthithjen e fondeve nuk doi të thotë që humbim memorien institucionale. Nuk mund të flasim gjithmonë çfarë duam apo pa thënë se çfarë kemi bërë deri më sot, janë akorduar 533 milionë euro, pritshmëria e përdorimit të tyre shkon në 453 milionë euro. Programi IPA 3 ka një instrument të ndryshëm të realizimit. Janë miratuar gjithashtu nëntë mbështetje buxhetore. lehtësia për zbatimin e këtyre projekteve janë të rëndësishme tashmë. Nuk i ka vetëm Shqipëria, por të gjitha vendet. Nga thithja e fondeve deri në realizimin e projekteve. Ne jemi duke përmirësuar procesin dhe kemi një drejtori të dedikuar që bën dhe supervizimin e të gjitha projekteve. Projektet parashikohen përmes programeve. Do ndalem tashmë tek energjia, populli shqiptar vazhdon disinformohet. 

3 VITE ME PARE

Tabaku: Qeveria s'është e aftë të thithë fondet e BE-së, s'kemi luksin të bëjmë tangërllik

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Parlament hodhi akuza ndaj qeverisë në lidhje me fondet e Bashimit Evropian. E pranishme në Kuvend, në seancë plenare, Tabaku tha se se qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA dhe se këto procedura tashmë ndihqen nga ish-ministri socialist Ilir Beqaj.

"Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë. Dua të merrem më shumë me strukturën që ka ngritur qeveria shqiptare. Për mua e copëzojnë procesin, duke krijuar më shumë vështirësi. Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA. Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen. Qeveria shqiptare ka aftësinë që një në dy euro të BE ti marrë ti absorboje dhe të zbatojë projekte. Kjo aftësi kaq e ulët për të përthithur fondet IPA në një situatë kaq të vështirë, kur ne i lutemi BE për rindërtimi, pandemine etj., tregon mosgatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ngritur strukturë transparente. Sot ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike. A kemi luksin ne të bëjmë tangërllik dhe ti refuzojmë fondet e BE dhe mos pranojmë atë që na vjen në mënyrë të natyrshme si pjesë e procesit të aderimit. Sot strukturat duhet të ishin të akredituara dhe të gatshme për të thithur këto fonde,”- tha Tabaku ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Balla e Alibeaj dakort, hiqen pikat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RTSH nga rendi i ditës në Kuvend

Fondet e BE e financimi rus 'ndezin' Kuvendin. Berisha: Rama, ortak
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që pikën 6 dhe 7 të rendit të ditës ta shtyjnë për një tjetër seancë plenare. Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të votohej në një tjetër moment zgjedhja e Albert Mingës si anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar dhe zgjedhja e Edmond Tullumanit si anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Dakort ra edhe Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të PD.

Pika që u hoqën nga rendi i ditës

6. Projektvendim "Për zgjedhjen e Z.Albert Minga anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit
Shqiptar". (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)

7. Projektvendim "Për zgjedhjen e Z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar". (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)

seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje