7 Qershor 2022, 20:11
Nga DOSJA
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit. I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24 Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës.
“Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga marria dhe budallallëku dhe disa që mendojnë se janë bërë protagonistë duke dalë në media. Protagonizmi bosh. Ato zotërinjtë e opozitës duhet ti merrnin këto burra e disa të tjerë dhe të nxirrnin një që t’ia ofronin palës tjetër dhe shqiptarëve. Këta hynë në një marrëdhënie absurde. Këta duhet të prodhonin presidentin e vetë. Ne hymë në një betejë për të nxjerrë personazhet e opozitës shqiptare. Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta. Kishte tre raunde për të nxjerrë jo një por disa kandidatë se të gjithë mendonin se do t’ia jepte pala tjetër. Po pse t’ia jepte”, tha Shehi.
Në vijim, deputeti i opozitës kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij fakti që kompetencat e Presidentit janë bërë thuajse të papërfillshme janë burim i asaj marrëveshje me Ramën.
“Shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008. Është bërë praktikisht me kancelar Shqipëria, s’ka më president dhe kryeministër se është bërë partia, një parti që e nxjerr atë. Thotë Berisha se ne dhe Bjellorusia që kemi udhëheqës monist, por ai është protagonist kryesor i kësaj. Ajo shkatërroi institucionet dhe e dyta u bë një ligj zgjedhor që ka prodhuar një shkretëtirë politike. Që prej asaj kohe nuk ka dalë një forcë e re politike. Ky ligj dhe ajo kushtetuta e asaj kohe ka prodhuar këtë klime të sëmurë politike”, deklaroi Shehu.
Sipas Shehut “tani mund të ankohen të gjithë, por “ne duhet të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë”.
“Ata janë bashkë por s’vlen për Shqipërinë kjo punë. Se ata e kanë bërë që të jenë vetëm ata. S’ka më demokraci, kontrollon një personazh i vetëm. Ti gërthet sa të duash kundër vjedhjes dhe korrupsionit siç thotë Berisha. Të gjitha këto i thotë mirë Berisha, por nuk thotë një gjë që është protagonist i vetë këtyre gabimeve”, shtoi ai.
Politike
7 Qershor 2022, 19:40
I.A
kandidatet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot ka qenë takimi për drejtuesit e rinj vendorë të PS-s&eum...
Politike
7 Qershor 2022, 19:32
Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”, ku edhe janë...
Politike
7 Qershor 2022, 19:03
Aleksandër Vuçiç
OHËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Maqedoninë e ...
Politike
7 Qershor 2022, 18:45
k.m
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur. Rama ka zhvilluar nj...
Politike
7 Qershor 2022, 18:06
d.a
Abazovic, Rama dhe Hill
MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë ditës së sotme dhe nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut po ...
Politike
7 Qershor 2022, 17:45
k.m
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga një vizitë që ka kryer së fundmi në pikën doganore t&e...
Politike
7 Qershor 2022, 17:01
d.a
Peter Beyer
TIRANË- Deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka folur dhe për proces...
Politike
7 Qershor 2022, 17:00
k.m
Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Sali Berisha dhe Peter Beyer
TIRANË- Partia Demokratike haset me kufizimin e radhës, një ndë...
Politike
7 Qershor 2022, 16:38
Berisha dhe Beyer
TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në CDU-në gjermane, Peter Beyer ditën e sotme ndodhet në nj&eum...
Politike
7 Qershor 2022, 16:48
k.m
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar sërish kryedemokratin Sali Berisha se po izolon PD-në...