LIVE UPDATES
Politike

VD-SHERR në Komision/ PD kërkon përballje me Nanon: Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço: S’e lejon sekreti hetimor

Por, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në Komision një ish-drejtues të Policisë së Shtetit, por ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, mund ta kërkojnë.

13 Shtator 2022, 17:07 Nga F.M
VD-SHERR në Komision/ PD kërkon përballje me Nanon: Trego
Gledis Nano dhe Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët. Të pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ata thanë se Nano duhet të flasë pasi ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për lidhjet e krimit me politikën. Por, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në Komision një ish-drejtues të Policisë së Shtetit, por ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, mund ta kërkojnë.

Pjesë nga replikat: 

Nasip Naço: Pika 3 e rendit të ditës është thirrje për prezencën e Ministrit të Brendshëm dhe ish-Drejtuesit të Policisë së Shtetit, ju bëj me dije se Komisioni nuk e ka tagërin ta kryejë një thirrje kundrejt një ish-drejtori. Në rastin e zotit Nano nuk mund ta therrasim, por duke iu referuar nenit 87, edhe punonjësit e liruar nga detyra, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e informacionit. Ka detyrim të sigurojë mbrojtjen e të dhënave. Ky detyrim zbatohet edhe nga punonjësi i liruar apo jo. Zoti Nano nuk punon më. Po lexoj ligjin, nuk bëj asnjë koment. Për pjesën e Ministrit të Brendshëm, kam bërë kerkesën…

(Flet Opozita)

Nasip Naço: Ajo është pika e 4

Flamur Noka: Zoti kryetar

Nasip Naço: S’kam mbaruar

Flamur Noka: Mirë më fal

Nasip Naço: Flisni zoti Noka

Flamur Noka: Ju na lexuat detyrimin që ka oficeri i Policisë për të ruajtur sekretin e punës profesionale, këtë gjë kur Nano të vijë, lexojani që ta ketë parasysh. Por për sa kohë ne kemi të drejtë ta thërrasim, ai të vijë dhe më pas e vendos vetë, do të flasë apo jo. Ne i mbledhim firmat, por në rast se ju doni të ndaloni raportimin e një titullari të Policisë së Shtetit, kjo nuk kalon me kaq. Këtë censurë nuk e bën dot as Edi Rama dhe askush, e kuptoj që ka urdhër politik për të zhvilluar këtë seancë. Duam ta dëgjojmë sepse ka hapur kutinë e pandorës për lidhjet e politikës me krimin.

Nasip Naço: Unë u mundova të jem korrekt me rregulloren e Kuvendit, ja e lexoj prapë nëse e kam lexuar gabim.

Ferdinand Xhaferraj: Opozita hyn në tagerin e të qenurit ekspert dhe grup interesi, kështu që të thirret. Është bërë ky debat edhe më herët.

Nasip Naço: Ju lutem, kam njoftuar Ministrin e Brendshëm, pika për Nano bie në kundërshti. Për aq sa e njoh unë ligjin, nuk gjeni hapësirë për ta thirrur Nanon në këtë komision. Zoti Xhaferri, edhe po të orientoj. Rregullorja nuk e parashikon. Në seancë për konferencë kryetarësh mblidheni e shtrojeni. Firmën time s’e keni.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk të jepet e drejta e interpretimit ty, ti ke detyrimin ta njoftosh në momentin që firmos 2/3 e anëtarëve.

Nasip Naço: Do u drejtohem dhe të tjerëve, ja të shohim, Ministri i Brendshëm është njoftuar, kam shkresën.

Ervin Salianji: Tani që të jemi të qartë, ne nuk kemi lidhje e kontakt me të, e kërkojmë për shkak të qëndrimit publik që ka pasur. Ne nuk po e thërrasim në kafe, as në rrugë, bëjeni që të jetë me dyer të mbyllura, pse keni frikë ju? Lërja të drejtën atij në dorë morë, ti dërgoja shkresën dhe thuaja, ai mund të thotë edhe nuk vij fare.

komisioni i sigurise 13 shtator 2022 gledis nano ervin salianji ferdinand xhaferraj flamur noka nasip naco

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj