LIVE UPDATES
Politike

VD-“Është zhdukur një njeri”/ Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti i PD: Po thërrasim Kulturën pra

Noka ironizoi dhe tha se nëse kjo çështje diskutohet me ministrinë e Kulturës, atëherë PD-ja duhet vënë në dijeni.

13 Shtator 2022, 16:26 Nga F.M
VD-“Është zhdukur një njeri”/ Noka kërkon
Nasip Naço, Romina Kuko dhe Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. I pranishëm në Komision përballë zëvendësministres Romina Kuko, Noka ka akuzuar policinë dhe Ministrinë e Brendshme për fshehje të autorëve të krimit. Duke përmendur të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, Noka tha se vetëm ai ka zbuluar ngjarje dhe autorë. Ai kërkoi të dinte edhe nëse ka ndodnjë informacion tjetër në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit. Por, zëvendësministrja Romina Kuko tha se aty ishte vetëm për ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara. Më pas, Noka ironizoi dhe tha se nëse kjo çështje diskutohet me ministrinë e Kulturës, atëherë PD-ja duhet vënë në dijeni.

Pjesë nga replikat:

Flamur Noka: Situata kriminale e kohëve të fundit në Shqipëri dikton në gjykimin tonë që nga ana e qeverisë të tregohej një pergjegjshmëri më e madhe. Këtu sot duhet të ishte vetë ministri, jo zëvendësministrja që thotë do ju çoj informacion me shkrim se nuk jam e informuar. Zonjë, prej kaq kohësh, Shqipëria është bërë sheshbetejë e bandave, i vetmi zbulues është Nuredin Dumani, që ka zbuluar ngjarje e autorë. Ju mjaftoheni me rrokada. Nuk mund të trajtohet në mënyrë kaq banale kjo çështje. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se ka dekonspirim, prisni pra, mos u ngutni. Çdo seancë që kemi përpara qeverinë, kemi vetëm një shqetësim, rendin dhe sigurinë në vend. Qeveria duhet të përgjigjet, kush është përgjegjësi për këtë tradhëti? Kaq, dy pyetje të thjeshta kisha.

Romina Kuko: Kur ne të flasim me shifra e statistika të jemi të saktë. Flasim me letra e jo me duar në xhepa, t’jua dërgoj këto statistika të sakta. Lidhur me nëse do duhet të ishte ministri apo jam unë që e mbuloj këtë pjesë më rastis të kem punuar në sektorin e sigurisë për 16 vite dhe kam punuar në OSBE si këshilltare e atij departamenti dhe kur ju keni qenë ministër i Brendshëm. Sa i përket situatës së sigurisë dhe shifrave nuk është diskutim që i takon këtij komisioni, apo këtij momenti për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Mos i takon ministrisë së Kulturës që të flasë për këtë gjë që ta sjellim këtu?

Romina Kuko: Unë jam këtu për për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Po diskutojmë çështje me sensbiltet të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare e më gjerë. Disponibilitetin e qeverisë për të thënë një herë tjetër për çdo cështje ne e dimë zonjë. Zonjë, stiauta është alarmante. Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Është apo s’është kështu, sepse siç e tha Salianji, me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje. Problemi është se shqiptarët kanë nevojë të jepet llogari se qeveria juaj pretendon se është përfaqësuese e votës, megjithëse vota është e vjedhur nga ana juaj, por sa kohë pretendon votën duhet të jepet llogari, ne jemi ligjvënës, ne nuk jemi këtu as estradë as teatër operash që të na thuash kjo çështje diskutohet në komisionet e ministrisë së kulturës. Zoti kryetar, keni qenë ministër ju, kam qenë dhe unë, në çdo seancë, anëtar i një kabineti është i detyruar të jetë i informuar për çështjen që diskutohet, i bëra një përgjigje që nuk kërkon shifra.  Është zhdukur një qytetar i këtij vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qytetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigurisë zonjës zëvendësministre nuk ia ndjen, thotë unë kam ardhur për marrëveshjen.

flamur noka romina kuko komisioni i sigurise 13 shtator 2022

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen