Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Me më pak se dy muaj në krye të Ministrisë së Brendshme, Balla ishte i vetmi që e dinte se nuk do të shkarkohej, sigurisht me intuitë. Por në fakt nuk ndodhi tamam kështu.
Ndërsa u shkelte syrin i relaksuar gazetarëve, Taulant Balla, i emëruar në mes të korrikut, ndihej imun ndaj eksperimentit social që Edi Rama po ushtronte në Asamblenë e PS. Me më pak se dy muaj në krye të Ministrisë së Brendshme, ai ishte i vetmi që e dinte se nuk do të shkarkohej, sigurisht me intuitë. Por në fakt nuk ndodhi tamam kështu.
Pasi përmendi gjithë ministrat që emëroheshin, pa folur asnjë fjalë për ata që shkarkohen, pa motivacion, pa falenderim, Kryeministri shkriu Ministrinë e Standartizimit, të Milva Ekonomit dhe njoftoi krijimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Përveç faktit, që Ministria e Standartizimit, shpenzoi kot për 2 vjet paratë publike dhe nuk u tha asgjë, ministria e re, e Pushtetit Lokal, në fakt është një ndarje e Ministrisë së Brendshme. Ky është një ndryshim i rëndësishëm strukturor, që do të shkaktojë probleme buxhetore dhe infrastrukturore.

Ministria e Brendshme është bashkim i Ministrisë së Rendit dhe Pushtetit vendor. Në strukturën e saj, mund të shihet qartë se janë strukturat qeveritare që kontrollojnë dhe bashkëpunojnë me Pushtetin Vendor. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) me drejtor Arben Skënderin, Drejtoria e Politikave të Çështjeve Vendore me drejtor Arben Xhaferin, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me drejtor Vangjush Stavron, janë tre drejtori pa të cilat Ministria e Pushtetit Vendor nuk mund të ekzistojë. Për të mos folur pastaj për IKMT dhe Zjarrfikset, që si rregull i takojnë pushtetit lokal.
Madje në qeveritë e mëparshme socialiste, Ministria e Pushtetit Vendor ka qenë më vete, në të njëjtën godinë me Ministrinë e Rendit. Ministra të Pushtetit Vendor kanë qene Bashkim Fino, Ben Blushi, Arben Imami, Arben Demeti. Deri në 2005, kur Berisha i sapozgjedhur i shkriu në MInistrinë e Brendshme të dyja ministritë. Që atëherë pushteti vendor, ka patur si kujdestar një nga zëvendësministrat e Brendshëm.
Të hënën e 4 shtatorit, Ministria e Pushtetit Vendor u kthye, Rama shkoi tek paraardhësit socialistë, ndërsa Taulant Balla u shkarkua nga Ministër i Pushtetit Vendor, për të mbetur vetëm Ministër i Rendit. Nuk dihet nëse Kryeministri do ia ndryshojë edhe emrin,nuk dihet nëse Mazniku dhe Balla do të bashkëjetojnë në të njëjtën godinëm, që sot ëstë Ministria e Brendshme. Për këto as ka informacion, ndoshta nuk ka as ide.
E vetmja gjë që mund të thuhet deri tani, është se Taulant Balla u shkarkua nga MInistër i Pushtetit vendor, duke u bërë gjysmë-ministër. Në vend të tij u emërua Arbian Mazniku. Duke mos përmendur emrat e të shkarkuarve, Rama e fshehu këtë shkarkim, megjithëse bëhet fjalë për një ministri të rëndësishme.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar lvëizjet e fundit në Qeverinë Rama. Për gaze...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi ditën e sotme librin e PD-së për shkeljet në zgjed...
Libri TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”. N...
Indrit Sefa TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksione shqyrtoi ditën e sotme kërkesën ankimore të Partisë Demokratike t&eu...
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se Nano, i cili prej dit&eu...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi u shpreh se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë ‘molla e sh...
KAS TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ-së për të regjistruar Lulzim Ba...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Partisë Popullore Evropiane për të miratuar një rezolu...
Fredi Beleri BRUKSEL- Partia Popullore Europiane vazhdoi me një ndërhyrje të re të fuqishme në favor të kryebashkiakut të...
Gazment Bardhi TIRANË- Ditën e sotme Lulzim Basha deklaroi se i uron “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan” Ga...