Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbledhja po shoqërohet me debate mes anëtarëve socialistë dhe atyre të Opozitës.
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës po vazhdon prej rreth një orësh, që nga nisja e saj. Mbledhja po shoqërohet me debate mes anëtarëve socialistë dhe atyre të Opozitës.
Shkak për debate është bërë kërkesa e opozitës për tu shqyrtuar kërksa e tyre e bërë disa muaj më parë për shkarkimin e Veliajt nga detyra. Por socialistët në argumentimin e tyre kanë theksuar se rrethanat e tyre janë të reja dhe aktualisht po shqyrohet vetëm kërkesa e tyre.
Ndërkohë që në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë për të votuar për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie. Veliaj ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhje dhe të ketë mundësi që të flasë. Por Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nëse nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje, mund të dërgojë një shkresë me komentet e tij dhe do të lexohet para Këshillit. Veliaj më parë ka lënë të hapur ankimimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit, vendim i cili do të ndalonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet. Me anë...
Erion Veliaj TIRANË- Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet ditën e sotme për të futur ...
Diella TIRANË- Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me "këmbën" e gabuar. Gabime...
Adriana Kalaja TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar dokumente të tjera lidhur me skandalin e Irenës me 3 mbiemra. E ftuar në e...
foto ilustruese TIRANË- Tedi Blushi është shprehur se mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjiso...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Duma...
Dorian Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar, duke kërkuar thirrjen e menj&eu...
pamje nga takimi VLORË- Partia Demokratike Dega Vlorë, ka reaguar pasi Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohsh&e...
Altin Dumani dhe Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Du...