23 Shtator 2025, 08:53
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet ditën e sotme për të futur në rend dite shkarkimin e kryetarit të arrestuar Erion Veliaj. Mbledhja do të nisi në orën 10:00 dhe kjo mësohet se është arsyeja e vetme e mbledhjes. Ndërkohë që në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë për të votuar për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie.
Veliaj ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhje dhe të ketë mundësi që të flasë. Por Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nëse nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje, mund të dërgojë një shkresë me komentet e tij dhe do të lexohet para Këshillit. Veliaj më parë ka lënë të hapur ankimimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit, vendim i cili do të ndalonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
22 Shtator 2025, 21:57
E. D
Diella
TIRANË- Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me "këmbën" e gabuar. Gabime...
Politike
22 Shtator 2025, 19:47
E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar dokumente të tjera lidhur me skandalin e Irenës me 3 mbiemra. E ftuar në e...
Politike
22 Shtator 2025, 18:58
foto ilustruese
TIRANË- Tedi Blushi është shprehur se mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të ...
Politike
22 Shtator 2025, 18:42
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjiso...
Politike
22 Shtator 2025, 18:15
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Duma...
Politike
22 Shtator 2025, 17:38
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar, duke kërkuar thirrjen e menj&eu...
Politike
22 Shtator 2025, 17:15
E. D
pamje nga takimi
VLORË- Partia Demokratike Dega Vlorë, ka reaguar pasi Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohsh&e...
Politike
22 Shtator 2025, 16:51
E. D
Altin Dumani dhe Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Du...
Politike
22 Shtator 2025, 16:39
E. D
diella
TIRANË- AFP i ka kushtuar një artikull "Diellës", ku shkruan se ekspertët po vënë në pikëpyetje ministren e ...
Politike
22 Shtator 2025, 16:24
E. D
Andi Mahila
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pak ditë pas betimit në presidencë, ka propozuar sh...