LIVE UPDATES
Politike

"Shkeljet penale në zgjedhje!" Analiza: Çfarë ndodhi më 9 shkurt në Kosovë?

Kur nuk kishte kaluar as një orë nga hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, një burrë u arrestua në Podujevë, rreth 30 kilometra larg Prishtinës.

12 Shkurt 2025, 14:52 Nga M.B
"Shkeljet penale në zgjedhje!" Analiza: Çfarë ndodhi
Foto ilustruese

KOSOVA- Prokuroritë e rajoneve të ndryshme të Kosovës kanë nisur hetime në disa pista për shkelje penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas raporteve zyrtare, shkeljet më të shpeshta ishin cenimi i fshehtësisë së votimit dhe sulmet ndaj personave zyrtarë. Kur nuk kishte kaluar as një orë nga hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, një burrë u arrestua në Podujevë, rreth 30 kilometra larg Prishtinës. Kjo pasi, sipas Policisë, gjatë procesit të votimit, ai nuk respektoi urdhrat e Policisë dhe madje sulmoi fizikisht një zyrtar policor.

Ky incident ishte ndër të parët që u shënua gjatë ditës së zgjedhjeve, e cila sipas institucioneve dhe organizatave monitoruese, ishte përgjithësisht i qetë. Pak kohë më vonë, rreth orës 9, dy burra u arrestuan në Prishtinë. Ata dyshohet se vendosën disa pamflete afër vendvotimit të ndërlidhura me zgjedhje. Ata u dërguan në mbajtje si të dyshuar për veprën “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Ndonëse nuk dha më shumë detaje për këto dy raste, Prokuroria e Prishtinës i tha REL-it se në ditën e zgjedhjeve shënuan edhe një rast të tretë të shkeljeve penale që lidhen me zgjedhjet. Një burrë me iniciale XH.A, u ndalua në Fushë Kosovë nën dyshimet se asistoi në votim më shumë se një herë “për kinse të afërmit e tij”.

Sipas Ligjit për zgjedhje në Kosovë, votimi me asistencë lejohet kur vërtetohet se votuesi nuk është i aftë ta kryejë vetë këtë proces. Megjithatë, askush nuk guxon të asistojë më shumë se një herë apo për më shumë se një person në votim. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve në total, në Polici u shoqëruan shtatë persona për shkelje të ndryshme në procesin e votimit. Disa prej tyre u dërguan në mbajtje e disa u liruan në procedura të rregullta.

Edhe në pjesën juglindore të Kosovës, incidentet filluan herët. Rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, në Gjilan, një burrë u arrestua në vendvotim pasi dyshohet se cenoi fshehtësinë e votimit. Sipas Kodit Penal, kjo vepër mund të nënkuptojë raste kur dikush me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, “ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme kërkon nga personi (tjetër) që të tregojë si ka votuar”.

Varësisht nëse vepra është kryer nga votuesit apo zyrtarë të angazhuar në procesin zgjedhor, kjo vepër dënohet me një deri në pesë vjet burgim. Në Gjilan, po ashtu në ditën e zgjedhjeve, u arrestua një person pasi kishte shpërfillur urdhrat për largimin nga qendra e votimit edhe pasi ajo ishte mbyllur për votues. Në Vushtrri, atë ditë po ashtu pati një arrestim për cenim të fshehtësisë së votimit. Dyshimet për parregullsi në zgjedhje nuk përfunduan vetëm me procesin e votimit.

Pasi qendrat ishin mbyllur dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi procesin e numërimit të votave dhe publikimit të rezultateve në kohë reale online, platforma zyrtare ku bëhej kjo ra nga sistemi. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi të dielën vonë se softueri i numërimit të votave ka dështuar, por nuk i bëri të qarta arsyet. Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se pasi ka pranuar informacione rreth mosfunksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.

Deri më tani, kjo Prokurori nuk ka dhënë detaje se në çfarë faze janë këto hetime. Ndonëse nuk u raportua për shkelje penale gjatë procesit të zgjedhjeve, rajoni i Prizrenit u përball me një incident tjetër, ditën e zgjedhjeve. Më 9 shkurt, Policia arrestoi ministrin aktual të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, familjar të tij. Sipas Prokurorisë, që të dy të arrestuarit dyshohen për veprat sulm dhe kanosje ndaj dy personave tjerë.

“Janë dy viktima të dëmtuar, që janë kanosur. Fillimisht është sulmuar një nga viktimat që është grua dhe tjetri është burrë. Janë kanosur me jetë nga personat që janë të ndaluar”, kishte njoftuar prokurori i rastit, Petrit Kryeziu.

Damka i përket Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ndërkaq dy viktimat, sipas Kryeziut, ishin nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore. Edhe pse Prokuroria kërkoi paraburgim për ta, Gjykata e Prizrenit më 11 shkurt mori vendim që t’i vendosë në arrest shtëpiak për një muaj. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Qeveria e Kosovës, lidhur me rastin. Misioni i BE-së në Kosovë, por edhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve në vend, kryesisht e kanë lavdëruar procesin zgjedhor dhe numrin e vogël të incidenteve.

Rrjeti i organizatave monitoruese, Demokracia në Veprim, pas mbylljes së vendvotimeve kishte thënë se 9 shkurti ishte "Një proces i shkëlqyeshëm zgjedhor, me integritet dhe pa probleme të theksuara". Këtë vit, për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe vendosjen e kamerave në vendvotime për të siguruar që shkeljet e mundshme të mund të regjistrohen dhe të përdoren si prova nga organet e rendit. Prokuroritë vendore, por as KQZ-ja nuk u janë përgjigjur pyetjeve nëse u është dashur t’i përdorin incizimet nga këto kamera si prova në ndonjërin nga rastet./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd