LIVE UPDATES
Politike

Shkolla në Vaun e Dejës/ Këlliçi: Bursa e studentëve shkon tek zyrtarët e Bashkisë. Nënkryetari: PD të shkojë në Prokurori

Belind Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.

28 Shtator 2022, 14:42 Nga k.m.
Shkolla në Vaun e Dejës/ Këlliçi: Bursa e studentëve
Kristian Shkreli dhe Belind Këlliçi

SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një akuzë nga Shkodra se drejtuesit e Shkollës së Mesme Profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat janë përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit demokrat, në korrupsion janë përfshirë dhe zyrtarët e bashkisë së Vaut të Dejës. Duke i bërë thirrje të hetojë rastin, deputeti tha se keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh edhe për shkak të ndarjes territoriale. Më tej, ndër të tjera Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.

"Jam sot këtu në këtë institucion në këtë konvikt për shkak se Partia Demokratike vitin e kaluar ka depozituar një kallzim ne prokurorinë e Shkodres në lidhje me shtimin fiktiv të numrit të personelit që shërbente në këtë instutucion me 50% dhe keqadministrimit të fondeve. Kallzimi është bërë pikërisht në Prill të viti të kaluar. Dhe pas një muaji në muajin maj të vitit të kaluar prokuroria ka njoftuar se me dokumentacionin e dorëzuar nga  Partia Demokratike  nuk ishin në gjendje të fillonin procedimin penal  dhe e kanë pushura çështjen. Pasi Partia Demokratike e çoj në apel këtë çështje, më pas prokuroria vendosi nisjen e çështjes dhe akti i fundit dhe informacioni i fundit që ka shkuar në  prokurorinë e Shkodrës ka qënë informacioni i datës 8 nëntor të vitit të kaluar ku janë vënë në dispocion të gjitha dokumentat përkatëse  për sa i përket vjedhjes dhe abuzimit  me bursat në këtë institucion. Në këtë institucion ku ne flasim sot  numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% nga viti 2012 ndërkohë që numri i përgjegjësve i atyrë që punojnë  dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50%. Ato pak lek  që shkojnë për bursat e nxënësve  për trajtimin e tyre ushqimorë vidhen dhe ne i kemi të gjitha provat këtu dhe do ti dërgojmë sërish në prokurorine e Shkodres. Këto prova faktojnë që nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht  në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu ata sot nuk e marrin dot bursën sepse bursa e tyre shkon në xhepat e bashkisë së Vaut të Dejes. Kjo është një skemë kriminale  e kryetarit të bashkise të Vaut të Dejes  dhe nënkryetarit të bashkisë  të cilët së bashku arrijnë në babëzinë sa edhe kundër vendimit të Këshillit të Ministrave  që përcakton listën e trajtimit ushqimorë të nxënësve. Në vitin 2019 kanë arritur në pikën sa vjedhin lek edhe për trajtim kafeje. 5 nga nënkryetarët e kësaj bashkie punojnë sot në këtë institucion në mënyrë fiktive si kuzhinier, ndihmës kuzhinier, punonjës mirëmbatje ku nuk ka nevojë sepse trajtimi ushqimorë bëhet me katering, pra janë vende që hapen fiktivisht,"-tha Këlliçi në fjalën e tij.

DEKLARATA E PLOTË E KËLLIÇIT: 

Jam sot këtu në Bushat  në shkollën e mesme profesionale  ”Ndre Mjeda.” Për shkak se kam patur prej disa ditëve një sërë ankesash, nga nxënës të kësaj shkolle por edhe nga prindërit dhe familjarët e tyrë, në lidhje më keqmenaxhimin e fondeve  që i bëhët pikërisht kësaj shkolle  të mesme profesionale. Fondet që shkojnë për konviktin është një rasti abuzimi në kufijtë e makuterisë dhe babëzisë financiare për sa i përket atyre pak fondeve që destinohen për nxënësit që duan të shkollohen në këtë institucion arsimor. Sot Shqipëria ndodhet në një situatë ku të rinjtë  çdo ditë e më shumë largohen nga vendi. Shkollat me të mira që kanë prodhuar dhe kanë nxjerrë studentët më të mirë  ekselentët po mbyllen. Rasti më i fundit i ishte Mehmet Akif në Tiranë. Kopshtet më të mira po mbyllen dhe nesër do të ketë një protest tjetër në Tiranë por edhe në qytete të tjera dhe në zona  më të thella të Shqipërisë  ku ka institucione arsimore  të cilat janë themeluar si  rasti në fjalë  me fonde të Këshillit të Europës në vitin 2012. Sot është momenti që pikërisht  këto shkolla dhe këto institucione arsimore po shkojnë drejt mbylljes dhe reduktimit të numrit të nxënësve për shkak se vidhen të gjithë fondet që janë për nxënësit. Më konkretisht  jam sot këtu  në këtë institucion në këtë konvikt për shkak se Partia Demokratike vitin e kaluar ka depozituar një kallzim ne prokurorinë e Shkodres në lidhje me shtimin fiktiv të numrit të personelit që shërbente në këtë instutucion me 50% dhe keqadministrimit të fondeve. Kallzimi është bërë pikërisht në Prill të viti të kaluar. Dhe pas një muaji  në muajin maj të vitit të kaluar prokuroria ka njoftuar  se me dokumentacionin e dorëzuar nga  Partia Demokratike  nuk ishin në gjendje të fillonin  procedimin penal  dhe e kanë pushura çështjen. Pasi Partia Demokratike  e çoj në apel këtë çështje, më pas prokuroria vendosi nisjen e çështjes  dhe akti i fundit dhe informacioni i fundit  që ka shkuar në  prokurorinë e Shkodrës  ka qënë informacioni i datës 8 nëntor të vitit të kaluar ku janë vënë në dispocion të gjitha dokumentat përkatëse  për sa i përket vjedhjes dhe abuzimit  me bursat në këtë institucion. Në këtë institucion ku ne flasim sot  numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80%  nga viti 2012 ndërkohë që numri i përgjegjësve  i atyrë që punojnë  dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50% . Ato pak lek  që shkojnë për bursat  e nxënësve  për trajtimin e tyre ushqimorë  vidhen dhe ne i kemi të gjitha provat këtu dhe do ti dërgojmë sërish në prokurorine e Shkodres. Këto prova faktojnë që nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht  në këtë institucion që nuk e ndjekin  shkollën këtu ata sot nuk e marrin dot bursën  sepse bursa e tyre shkon në xhepat e bashkisë së Vaut të Dejes. Kjo është një skemë kriminale  e kryetarit të bashkise të  Vaut të Dejes  dhe nënkryetarit të bashkisë  të cilët së bashku arrijnë në babëzinë sa edhe kundër vendimit të Këshillit të Ministrave  që përcakton listën e trajtimit ushqimorë të nxënësve. Në vitin 2019 kanë arritur në pikën sa vjedhin lek edhe për trajtim kafeje. 5 nga nënkryetarët e kësaj bashkie punojnë sot në këtë institucion në mënyrë fictive  si kuzhinier, ndihmës kuzhinier , punonjës mirëmbatje ku nuk ka nevoje  sepse trajtimi ushqimorë bëhtë me katering, pra janë vende që hapen fiktivisht. Në vënd të vijnë personë të kualifikuar  dhe të vijnë të rinj të talentuar,  vijnë familjarë dhe të afërm të drejtuesve të bashkisë së Vaut të  Dejes.  Problemi që ndodh sot është që ato fonde që vijnë nga Ministria e Financave  shkojnë në xhepat e bashkisë të Vaut të Dejes. Dhe problem tjetër  që kemi është me një drejtësi të kapur,  me një dretësi që është me dy standarde, me një drejtësi që nuk vepron  në një rast skandaloz të vjedhjës së bursave  të nxënësve  të cilët edhe pse nuk kanë 1 vit që nuk vijnë fizikisht  në konvikt  bursa e tyre vidhet nga punjonësit e bashkisë  dhe po flaism për bursa në nivelin 65 mijë lek të  vjetra  në muaj. Babëzia e zyrtarëv të bashkisë se Vaut të Dejes ka arritur në atë pikë sa nuk kursen as të vetmet bursa  që japën për këtë shkollë profesionale  e cila është i vetmi institucion që mund të nxjerrë  të rinjë të cilët mund të kualifikohen  për të ndjekur më pas ose për t’u punësuar në sektorin privat apo në sektore të ndryshme  dhe kjo është një arsye sepse ky  territor po shpopullohet. Familjarë të tre nxënesve të ndryshëm  na kanë dhënë dëshmitë  të cilat do të depozitohen edhe sot në prokurori  të cilët tregojnë se kanë  mbi një vit e ca që kërkojnë të marrin bursat për fëmijët e tyre  dhe që nuk mundet të vijnë  në institucion  dhe që nuk marrin as edhe  një përgjigje nga Bashkia  dhe parat e tyre nuk dihet se në xhepat e kujt përfundojnë  dhe ky është një fenomen  që nuk ndodh vetëm në këtë zonë.  Keqmenaxhimi i fondeve ndodh kudo.  Ky është product i një reforme tërsisht të dështuar  territoriale  dhe i atyre bashkive të 2019  me 6% ku sot  nuk drejtohen  për ty shërbyer interesit të qytetarëve  por drejtohen për të vjedhur  edhe ato pak fonde që kanë mbetur në shërbim të të rinjve  të Vaut te Dejes  e cila është një nga zonat  më të prekura në Shqiperi  për sa i përket fenomenit te emigracionit,  për sa i përket largimit të të rinjëve  dhe është për të ardhur keq sot nuk ka as edhe një shpresë për këta të rinjë  në vendlindjen e tyre, në shtëpinë e tyre.  Arsyeja pse unë kam ardhur nga Tirana  është se kanë trokitur disa herë  në institucionin e bashkisë së Vaut të Dejës  në institucionin  e prokurorisë së Shkodrës  dhe nuk marrin përgjigje dhe nuk  marrin drejtësi.  Ka ardhur momenti që padiskutim  zëri të ngrihet nga  çdo i ri  jo vetëm në Bushat por në cdo cep të Shqipërisë. Sot Shqipëria është në luftë për të mbajtur të rinjtë , në luftë për të mbajtur brezin që po rritet në luftë,  për të mbajtur më të mirët  dhe pikërisht edhe ato pak para që shkojnë për të  mbajtur për t’i kualifikuar,  për t’i shkolluar, për t’i edukuar,  këta të rinjë për të qëndruar në vendin e tyre ato para vidhen  nga drejtuesit e Partisë Socialiste  në pushtetin lokal  por edhe në qeveri. Ne do të depozitojme sot  pranë prokurorisë  edhe listë prezencat  e bëra në mënyra fiktive  edhe mungesat e nxënesve që ndërkohe që  figurojnë që mungojnë, që nuk janë në shkollë  trajtimi i tyre ushqimorë bëhet i plotë dhe këto pak lekë vidhen dhe shkojnë në xhepat e drejtuesve. Ky është një problem shume i madh dhe mund të thonë shumë qytetarë që në Shqipëri po vidhet me aferën e Incerenatorëve.  430 milionë euro  vidhen, dhjetra milionë euro për  shpenzime lluksi  dhe kjo mund të jetë një aferë e vogël por në thelb  kjo aferë në këtë institucion  tregon babëzinë dhe makuterinë  e Partisë Socialiste, e drejtusve të bashkisë së Vaut të Dejës  dhe tregon se çfarë vlerësimi tregon për të rinjtë  e Shqipërisë  dhe për të rinjtë e Shkodrës. Po flasim për një qark që nuk ka zero investime dhe vëmëndje nga qeveria. Zero ivestime nga Kryeministri  dhe është qarku më i diskriminuar.  Por unë jam këtu së bashku me të rinjët  e kësaj zone  për të dhënë një mesazh të qartë  se  ne kemi vendosur që të rrijmë në Shqipëri,  të mos largohemi nga Shqipëria.  Do të trokasim dhe nuk do të lodhemi  së kërkuar drejtësi  jo vetëm për këtë rast  por për të gjitha rastet e abuzimeve financiare  që bëhen me fondet që duhet të dedikohen për të rinjtë dhe pa diskutim  në testin e parë elektoral që do të ketë  është ndryshimi  rrënjesor përsa i përket drejtimit të Bashkive dhe pushtetit lokal. Padiskutim që Shqipëria duhet të ndahet njeherë e mirë nga ky model  monopartiak  monist i drejtimit të bashkive. Unë sot kam një mesazh për cdo të rinjë që  ju lutem të na kontaktoni,  na dërgoni të dhëna, na jepni fakte, denoncime dhe ne  do të jemi zëri juaj.  Unë e kuptoj që shumë të rinjtë e këtij institucioni  që kanë më shumë se një vit që kërkojnë drejtesi në dyert e prokurorisë së Shkodrës dhe nuk marrin përgjigje  por duhet ta dine se Partia Demokratike  është avokati i tyre,  në asnjë moment  nuk do të jenë vetëm. Edi Rama do të na ketë siç kemi premtuar në çdo lagje, në çdo rrugicë,  në çdo cep të Shqipërisë  duke denocuar me fakte dhe me  prova  me të dhëna konkrete  abuzime finaciare që bëhen në këtë vend  dhe padiskutim ditët e kësaj qeverie janë më të shkurtra se sa kanë qënë  më përpara. Ne  do të luftojmë  përditë në sheshe  në rrugë  me protesta, me greva , me denocime për të larguar një qëveri  që vetëm për të rinjtë dhe vetëm për shqiptarët nuk punojnë.

Por pas akuzave të Këlliçit, nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, por jo nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD- së të mos merret me këto çështje të pavërteta. Shkreli ka thënë se personeli i konviktit të anatemuar për abuzime, është me personel vetëm 15 persona, njëri prej të cilëve sanitar, kushëri i largët i tij. Numri 2 i Bashkisë Vau- Dejës ka sjellë në vëmendje se PD ka djegur palestrën e kësaj shkolle, duke i cilësuar akuzat e Këlliçit si politike dhe në kuadër të fushatës elektorale.

"Sa i përket akuzave të deputetit të PD, unë kam një reagim të shkurtër. Nuk ka lidhje fare sepse PD e asaj kohe e dogji palestrën e asaj kohe. Këta vijnë dhe thonë se po bëjnë gjëra të pavërteta. Kjo është struktura e datës 1 shtator. Se ku i ka marrë të afërmit e mi, janë me mbiemër Shkreli që bien të afërm të mi. është njëra sanitare. Më vjen shumë keq për akuza të tilla që nuk janë aspak të vërteta por vetëm politike. PD të mos merret me këto akuza por me gjëra të tjera më të mëdha. Ne jemi këtu t'ju shërbejmë të gjithëve. Ne kërkojmë hetimin e Prokurorisë pa asnjë problem. Jemi të hapur dhe sepse ne nuk nuk jemi hajduta,"- tha Kristian Shkreli.

Të dy palët kanë kërkuar sqarim nga Prokuroria e Rrethit Shkodër, por deri më tani nuk bëhet me dije se ndonjë prej tyre ka bërë ndonjë kallëzim penal lidhur me çështjen. 

kristian shkreli belind këlliçi shkolla ne vaun e dejes

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!