LIVE UPDATES
Politike

RAPORTI ZYRTAR/ KE i mbyll derën Shqipërisë: Korrupsion, pasaportat e arta në shkelje me BE

Problem është edhe përdorimi i parave publike si në rastin e Bashkisë Durrës, ku u përdorën fondet e Tërmetit, ndërsa flitet edhe një bashkëpunim të gjerë mes qeverisë dhe opozitës. 

12 Tetor 2022, 13:28 Nga f.g
RAPORTI ZYRTAR/ KE i mbyll derën Shqipërisë: Korrupsion,
Foto ilustruese

BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime kyçe në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe përmbushjen e objektivave të vendosura. Në raport ngrihet shqetësimi për parlamentin, ndërsa thuhet se kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në 4 interpelancat e thirrura. BE gjithashtu thekson se konsultimet publike janë fiktive ndërsa Autoriteti i Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën. Problem është edhe përdorimi i parave publike si në rastin e Bashkisë Durrës, ku u përdorën fondet e Tërmetit, ndërsa flitet edhe një bashkëpunim të gjerë mes qeverisë dhe opozitës. 

Pikat kryesore të progres-raportit të BE. 

Shqipëria Shqetësimet e ngritura nga BE:

Parlamenti:

1.     Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

2.     Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

3.     Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale. Shoqëria civile vazhdon të jetë e varur më së shumti nga mbështetja e donatorëve.

4.     Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën me kandidatin.

Zgjedhjet

1.     Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

2.     Vëmendje duhet ti kushtohet financimit të fushatave politike on-line dhe nga palë të treta.

Qeverisja:

1.     Axhenda e reformave duhet të avancojë në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

2.     Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike. Ka përkeqësuar në ndarjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë.

3.     Vendosja e menjëhershme të të gjitha shërbimeve online ngre pyetje në lidhje me cilësinë dhe aksesin e shërbimeve.

4.     Rekrutimi sipas ligjit të shërbimit civil mbetet për t'u zbatuar, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë.

5.     Mbetet për t'u miratuar një strategji e re decentralizimi përtej vitit 2022 dhe konsultimi në nivel lokal do të jetë thelbësor.

6.     Njesitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse.

7.     Kërkohet krijimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, dhe përfshirja e tyre në procese konsultimi kuptimplote.

Të drejtat themelore:

1.     Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

2.     Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

3.     Në gjykatën e të drejtave të njeriut, në qershor 2022 rezultojnë 400 cështje të ngritura kundër Shqipërisë, që lidhen me keqtrajtimin, zvarritjen e procedurave gjyqësore, moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të drejtat pronësore.

4.     Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe eshte i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

5.     Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të vuajë nga mungesa e zbatimit të parashikimeve ligjore.

6.     Vlerësimi i nivelit të zbatimit të legjislacionit, politikave dhe strategjive që lidhen me të drejtat e njeriut vazhdon të jetë problematik, për shkak se mungojnë të dhënat e një monitorimi tërësor.

7.     Sa i përket migracionit, nuk është bërë përparim në procedurën e azilit dhe zbatimin e procedurave të kthimit në përputhje me kuadrin ligjor. Politika e Shqipërisë për vizat duhet të përafrohet me atë të BE-së.

8.     Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

9.     Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim.

10. Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave (pas kërkesës së Holandës).

Lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

1.     Korrupsioni mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz.

2.     Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave.

3.     Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Lufta kundër krimit të organizuar

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe të bazuar në paranë kesh. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiscal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Gjyqësori

1.     Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit perfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

2.     Ndërsa gjyqtarët e prokurorët kanë pagesat më të larta, duhet të adresohet me përparësi mungesa e transparencës për promovimin e prokurorëve.

3.     Mesatarja europiane e gjyqtarëve dhe prokurorëve për 100.000 banorë është 21 gjyqtarë, dhe 12 prokurorë. Përpara nisjes së reformës, Shqipëria kishte 10.8 gjyqtarë dhe 10.5 prokurorë për 100.000 banorë.

4.     Institucionet e reja duhet të mbështeten me burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, dhe të sigurohet pavarësia e tyre.

Ekonomia

1.     Shpenzimet për investime mbeten të dobëta.

2.     Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

3.     Inflacioni u rrit mbi objektivin.

4.     Ekonomia informale vazhdon të jetë pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik.

5.     Konsultimi publik mbetet i dobët.

6.     Njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësim dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.

7.     BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht,

8.     Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.

9.     Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar./Dosja.al

progresraporti per shqiperine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj