"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Shqipëria merr pjesë në "Fitur 2025"/ Rama ndan pamjet nga prezantimi: Një prej panaireve më gjigante të turizmit
Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.
22 Janar 2025, 08:17Nga B.Z
Pamje nga prezantimi
TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të prezantohet para 9000 ekspozuesve të këtij panairi. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale ka ndarë pamje nga prezantimi, të cilin e ka cilësuar si një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë.
Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë