LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria monokraci"/ Berisha: Para 35 vitesh bëra gjithçka kundër regjimit! Sot u bë gjithçka të zhduket opozita

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se në Shqipëri këto vite ai që quhet shtet ligjor, që përbën një garanci për të gjithë qytetarët dhe veprimtarinë e tyre është zëvendësuar me narko-shtetin, me pushtimin, me fuqinë e drogës, fuqinë e krimit.

23 Shtator 2024, 18:49 Nga N.F
"Shqipëria monokraci"/ Berisha: Para 35 vitesh bëra
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim virtual me të rinjtë e FRPD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se në Shqipëri këto vite ai që quhet shtet ligjor, që përbën një garanci për të gjithë qytetarët dhe veprimtarinë e tyre është zëvendësuar me narko-shtetin, me pushtimin, me fuqinë e drogës, fuqinë e krimit.

Ai theksoi se këto dy vite u bë gjithçka të shumëzohet me zero opozita, të zhduket opozita, të kontrollohet opozita. Berisha theksoi se një komb i lirë ekzistonvetëm kur ky komb është sovran dhe jo vetëm nga pushtuesit e jashtëm, por edhe nga ata që i pushtojnë lirinë brenda.

Fjala e Berishës:

Është e pamundur, sepse ka ndodhur diçka e tmerrshme me Shqipërinë. Në Shqipëri këto vite ai që quhet shtet ligjor, që përbën një garanci për të gjithë qytetarët dhe veprimtarinë e tyre është zëvendësuar me narko-shtetin, me pushtimin, me fuqinë e drogës, fuqinë e krimit.

25 vite më parë lexoja një studiues shumë të njohur, i cili sot nuk është më. Historian, sociolog, Samuel Hamtington. Dhe ai libri i tij për diktaturat kur e lexoja më bënte përshtypje në një aspekt, sepse ky dijetar i shquar pasi klasifikonte diktaturat naziste, komuniste, teokratike, e katërta mobokracia, apo diktatura e bandave.

Hamtington, njeri me dije shumë të thella në këtë fushë. Vlerësonte më të keqen e të gjitha diktaturave, diktaturën e bandave, narkodiktaturat. Për t’ua ilustruar do t’ju jap një shembull personal.

34 vite më parë, ose 35 vendos të bëj gjithçka kundra regjimit. Të bëj gjithçka me penë, unë isha njeri i kësaj fushe. Vendos në mënyrë absolute kurrë për pushtet, por vetëm për të bërë atë që nuk kisha bërë. Isha konformuar me regjimin dhe nuk duhet të konformohesha me të keqen. Duhet të dilja në ballë të së keqes, pavarësisht nga çmimi që ajo kërkonte.

Ajo diktaturë kishte një historik tmerrësisht dramatik, tmerrësisht çnjerëzor, luftën e klasave në të cilën ishin ekzekutuar me mijëra e mijëra. Burgjet, kampet e përqendrimit në të cilat ishin dergjur dhjetëra e mijëra shqiptarë. Pse?

Vetëm për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria. Dhe ndodhi që gjatë asaj periudhe, sigurisht beteja me regjimin nuk ishte e lehtë. Edhe ai regjim kishte një drejtësi që kontrollonte plotësisht, por lëvizja studentore, apo rinia studentore hyri në skenën politike, u përball me ditkaturën dhe e gjunjëzoi atë.

Ata drejtues të atij regjimi, disa prej të cilëve duhet t’i kishin gjer në bërryla me gjak, kishin vendosur ekzekutim me varje, njëri prej të cilëve ishte i ati i Edi Ramës. Përsëri pas themelimit të opozitës bënë gjithçka të mbanin pushtetin por jo të asgjësonin me çdo kusht opozitën.

Pas 34 vitesh, dy vite ose vitet e fundit u bë gjithçka të shumëzohet me zero opozita, të zhduket opozita, të kontrollohet opozita. Mirëpo, miqtë e mi ekziston një komb i lirë është vetëm kur ky komb është sovran dhe jo veëm nga pushtuesit e jashtëm, por edhe nga ata që i pushtojnë lirinë brenda.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet