Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministrja tregoi ndryshimet që do të bëhen në buxhet që përfshin rritje fondesh për disa institucione dhe rialokim fondesh në disa të tjera.
TIRANË- Shtesat në buxhetin e vitit 2022 kanë krijuar përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë komisionit, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe në lidhje me menaxhimin e buxhetit dhe shpenzimet kapitale. Ministrja tregoi ndryshimet që do të bëhen në buxhet që përfshin rritje fondesh për disa institucione dhe rialokim fondesh në disa të tjera.
“Projektet që nuk kanë arritur objektivat, rialokojnë fondet tek projekte më primare. 12.4 mld lekë shtohen për fondin e rindërtimit. 5 mld lekë për transportin rrugor, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. 2 mld lekë për ujësjellësin. 1.2 mld lekë për Albgaz dhe 2 mld për Aviacionin Civil. Po ashtu do të ketë 500 mln lekë për Komitetin Olimpik Shqiptar dhe 70 mln për FSHF-në. 200 mln për fermerët”, -tregoi ministrja Ibrahimaj.
Ndërkohë që nga ana tjetër deputeti Braçe, për ndarjen e fondeve për Komitetin Olimpik dhe Federatën e Futbollit, tha se ato janë OJF dhe statusi ia ndalon të marrin para nga shteti. Braçe gjithashtu përmendi dhe paratë shtesë për Korporatën e Investimeve, Albgaz dhe Aviacionin Civil duke thënë se çfarë mund të bëjnë ato me 15 ditë të mbetura deri në fund të vitit.
“Nuk mund të shkojnë paratë atje ku janë paratë. Nuk shkon kështu. FSHF-ja bërtet se qeveria po e cënon dhe prap pranon para nga shteti. Për çfarë i duhen? Nuk kanë lekë ata? Po për KOKSH? Vjet pati 500 mln lekë fonde të dhëna, çfarë do bëjë deri më 31 dhjetor me 250 mijë?”, tha Braçe.
Për këto Ibrahimaj tha se këto institucione nuk janë buxhetore dhe e marrin fondin dhe e përdorin sipas vendimeve.
“Albgaz do të bëjë gazifikimin, i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të gazit. Ka disa nisma, por duhen fondet njëherë. KOKSH vjet ka ngritur ekipe sportive nëpër shkolla dhe mund t’ju tregojmë si janë përdorur fonde. Në FSHF fondet do të shkojnë për mbështetje të ekipit kombëtar. Shpenzimet kapitale, uroj të zbatohen deri në fund të vitit, por nuk i kemi ne në dorë”, tha Ibrahimaj.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë komisionit ka deklaruar se fondi shtesë për rindërtimin është konsideruar nga opozita si dëshmi e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit nga qeveria.
"Rindërtimi bashkë me incineratorët është një nga problemet më të mëdha të buxhetit. Keni miratuar një fond minimal, keni bërë tenderimet për fondin e rindërtimit pa i pasur fonde të planifikuara në buxhet dhe tani pak nga pak po i rrisni. Dhe fondin që keni parashikuar për vitin e ardhshëm, këtu do të jemi kur do ta rrisni, të gjitha të tenderuara. Ka shkuar pothuajse 1 miliard euro gjithë projekti i rindërtimit pa pasur asnjë transparencë por njëkohësisht me një fond të tenderuar pa i pasur burimet financiare të miratuara në buxhet," tha Tabaku.
Ndërsa deputeti, Bujar Leskaj, tha se qeveria ka mbushur arkën me rritjen e çmimeve.
"Ju kujdeseni që në relacion si Këshill Ministrash mos të nxirrni arsyen e vërtetë pse ka ardhur rritja e të ardhurave. Zonja Ministre, rritja e të ardhurave ka ardhur nga rritja e çmimeve. Rreth 1.88 mld lekë kursime nga rezistenca sociale. Këto fonde nuk mund të ripërdoreshin? Për mendimin tim këto fonde mund ti orientonit drejt një pakete tjetër të rezistencës sociale," tha Leskaj.
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeveris&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së Altin Dumanit në Krye të Prokurorisë së Posaçme Kun...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prok...
Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për zgjedhjet së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së P...
Kevin Golja TIRANË- Këshilli Kombëtar i FRPDSH ka zgjedhur strukturat drejtuese të saj ditën e djeshme. Në pozicionin e n&eum...
Kuvendi TIRANË- Propozimet e mëposhtme janë projektligjet e propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt për reformën zgjedhore. ...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi për gazetarët se të tre kandidat&eum...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nuk shkoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pë...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqë...
Veliaj me familjen TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimi...