LIVE UPDATES
Politike

"Shumë shqiptarë janë në emigracion", Berisha: Beteja jonë është për të regjistruar secilin prej tyre që më 11 maj të firmosim rotacionin

Berisha tha se shumica e shqiptarëve ndodhen jashtë vendit në emigracion, për shkak të keqqeverisjes së Ramës në gati 12 vite pushtet.

19 Janar 2025, 13:06 Nga r.ll
"Shumë shqiptarë janë në emigracion", Berisha:
sali berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur nga Gjirokastra se shumica e shqiptarëve ndodhen jashtë vendit në emigracion, për shkak të keqqeverisjes së Ramës në gati 12 vite pushtet.

Sipas Berishës, beteja e PD është regjistrimi i secilit prej tyre, në mënyrë që më 11 maj, të firmoset rotacioni politik.

"Prandaj ju kërkoj ta bëjmë natën ditë, të ulemi të bisedojmë me çdo njeri. Kurrë ndonjëherë nuk kemi pasur ndonjë program më të qartë, më realist se ky, më transformues se ky për Shqipërinë.", u shpreh Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ne do të rrisim rrogën mesatare në 1200 euro. Pas këtyre ne nisim vrapim që të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, të jemi përsëri njerëzit më të mirë paguar. Po si mund të ketë malazezi që nuk asnjë të dhjetën e pasurive të këtij vendi, Mali i Zi, si mundet ai të ketë pensionin 3 herë më të madh se në Shqipëri, 450 euro pensioni. Si mundet maqedonasi, të ketë pensioni 280% më të lartë se në Shqipëri. Çfarë ka Maqedonia, më thoni ju mua? Po Shqipëria është më e pasura në rajon, por Shqipëria është vendi ku vjedhin qeveritarët më shumë se kudo tjetër në Europë dhe botë. Ndaj dhe i japim fund kësaj.

Do ju thonë, se ku do të gjinden këto lekë. Shumë thjeshtë. Janë 8 miliardë, zotëria ka lënë 800 mln. Ne do ti ndajmë gjysëm për gjysëm, për ndërtime dhe punë publike dhe ju siguroj ju se do të ndërtojmë shumë më shumë se këta. Kurse të tjerat do të jenë për qytetarin, për trajtimin e tij, rrogën e tij, kujdesin ndaj tij.

Po pse do të dalin thoni ju. Tani, ju jeni njerëz politik. Sa ishin buxhetet në vitet 2005-2013. Ne kishim gjysëm e këtyre taksave. Ne jemi parti e taksave të ulëta, ua linim biznesmenëve që të punësonin, shtonin biznesin. Vetëm në Libohovë kishte 45 firma ndërtimi me skuadra. Ne ishim për punësimin dhe biznesin, ndaj jemi përsëri në taksat e ulëta.

Por me gjysëm e këtyre buxheteve në dyfishuam rroga, dyfishuam pensionet, dhe ndërtuam 11 mijë km rrugë nga Hani i Hotit në Koshovicë, në të 4 anët. Ndërtuam 1300 shkolla, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, ndërtuam qindra qendra shëndetësore dhe spitale. Sepse ne ndërtonim me çmime reale, sipas manualeve.

Manualet e ndërtimit miqtë e mi, kanë të gjitha koston për çdo gjë. A është rritur në këto 10 vite çmimi i materialeve të ndërtimit, po. Por sa është rritur. Dihet, është rritur 32%. Atëherë çfarë do të thotë kjo. Ajo autostradë që kushtonte 11 mln euro kilometrin, do të kushtojë 1 milion e 320 mijë euro. Por jo të kushtojë 10-15 milionë siç kushton sot.

E keni parë një Lubi Ballukun që unë i them Lubi Loti. Çfarë bën ajo, ato janë të çmendur në vjedhje nuk kanë asnjë lloj kufiri. Unazën e Tiranës në 13 km e fundit i ka ndarë në 14 lote. 14 kontrata për të vjedhur me 14 ndërtues. Por si mund ta bëjë një njeri normal një gjë të tillë.

Është një punonjës në Ministrinë e Shëndetësisë, është punonjës i vjetër dhe i ndershëm. Dhe i thotë një ditë një miku tim, që këtu i kam kaluar 12-13 ministra shëndetësie, por hajdutë që të mos u bëjë syri tërr si Ilir Beqaj dhe korba e korrupsionit, Ogerta nuk ka pasur kurrë ministria.

Ata vetëm vidh. 83 herë ja rritën çmimit sterilizimit. Sterilizoheshin në të gjithë Shqipërinë  mjetet e operacionit me çdo gjë. E morën, që duhej të ja ulnin çmimin këta, e rritën 83 herë bashkë me Edi Ramën. Ilaçet, shkatërruan sistemin e furnizimit me ilaçe. I përzunë firmat. A e dini ju se pse vuajnë të sëmurët tanë, me sëmundje të rënda. Vuajnë sepse akti i parë i tyre ishte përzënia e kompanive të mëdha të prodhimit të ilaçeve.

Erdhi Vilma në një anë, Toma në anën tjetër, vendosën monopole absolute mbi ilaçet. Marrin ilaçe nga Bangladeshi, i prodhojnë këtu, shqiptarët absolutisht furnizohen me ilaçe të skeduara dhe i përzunë kompanitë. Mirëpo këto kompani edhe me vullnet të mirë, ilaçet që duheshin për 2-3 të sëmurë, për që janë një çmim stratosferik ato i sillnin me çmim të arsyeshëm, duke pasur parasysh gjithë mjedisin ndaj tyre. Tani shkojnë dhe këta nuk i blejnë. Tani lënë fëmijët pa ilaçe, lënë të sëmurët pa ilaçe dhe aparatura.

Pra kudo që të shkoni, paratë të gjitha qindarkë për qindarkë janë. S’do pranojmë kurrë që 1/10 të lemë për njeriun. S’do pranojmë kurrë që 1/512 të ndajmë për pensionistët. S’do pranojmë kurrë që të ndajmë për fermerët 1/100 e asaj që ata japin. Ka një drejtësi, ka një sens, shoqëria duhet të ketë kohezion, jo ti përjashtosh dhe ti nxjerrësh sikur nuk ekzistojnë. Ky është programi ynë. Me këtë program fitojmë çdo mendje, zemër të njerëzve të ndershëm, pavarësisht nga bindjet e tyre.

Prandaj ju kërkoj ta bëjmë natën ditë, të ulemi të bisedojmë me çdo njeri. Kurrë ndonjëherë nuk kemi pasur ndonjë program më të qartë, më realist se ky, më transformues se ky për Shqipërinë. Së dyti, ne jemi të paktit. Të shumtit tanë janë në emigracion. Shumica e qytetarëve të Gjirokastrës, qarkut janë në emigracion. Beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre.

Prandaj, miqësisht, vëllazërisht ju lutem, çdo telefon, çdo lidhe që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin. Është radha jonë, është radha jonë, është radha. Fitore, rrofshi ju, rroftë Gjirokastra, rroftë fitorja.

sali berisha gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj