LIVE UPDATES
Politike

"Si do i rrisim pagat dhe pensionet"? Berisha shfaqet me kapelen me numrin 1: Paratë që marrim nga qytetarët, do ua kthejmë atyre

Ndër të tjera ai tha se shqiptarët së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit. 

18 Prill 2025, 19:59 Nga E. D
"Si do i rrisim pagat dhe pensionet"? Berisha shfaqet me kapelen me
Sali Berisha

KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur nga Kamza tregoi se si do të rrisë pagat dhe pensionet. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu se paratë që marrin nga qytetarët, do ua kthejnë atyre. Kryedemokrati më tej theksoi se shqiptarët nuk ikën se donin të iknin, por ikën se ilaçet nuk i blinin dot në vendin e tyre dhe se kreditë nuk i paguanin dot në vendin e tyre. Ndër të tjera ai tha se shqiptarët së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit. 

"Qytetarë dhe qytetarë të Kamzës, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të fitores së 11 majit, të ndryshimit të madh, të Kamzës dhe Shqipërisë. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Përshëndetje të gjithë banorëve të këtij qyteti të ri dhe të bekuar. Përshëndetje miqve të tuaj kudo që janë, në rrethet nga keni ardhur, në Tiranë apo në emigracion. E nderuar zonja Albana Vokshi, drejtuese politike e Kamzës, të dashur kandidate dhe kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore të këtij qyteti, një përshëndetje të përzemërt, krenaria e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore jeni ju, për Kamzën dhe për Shqipërinë. Të dashur miq, sot ne vijmë para jush për të parashtruar programin tonë elektoral.

Për të parashtruar tek ju alternativën me të cilën ne jemi të betuar dhe të vendosur t’i japim përgjigjen problemeve të rënda që përjeton sot Kamza, problemeve të rënda që përjeton sot Shqipëria. Probleme që e kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. E kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë një vend nga i cili shqiptarët vetëm largohen. E kanë bërë Kamzën, e kanë bërë Shqipërinë vendin në të cilin nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën e BE u larguan 1 milion e 99 mijë banorë të Kamzës dhe gjithë Shqipërisë. Miqtë e mi, këta që morën rrugët e dheut nuk i morën ato se lakmonin pasuri. Nuk i morën ato se nuk kishin mall dhe dashuri për familjen.

Nuk i morën ato se nuk donin vendin e tyre. Por rrugët i morën se nuk jetonin dot në Kamzë, nuk jetonin dot në Tiranë, nuk jetonin dot në Shqipëri sepse ky regjim, Shqipërinë, Kamzën që rritej në popullatë nga viti në vit, e bëri Shqipërinë dhe Kamzën që nuk jetohej më. E bëri sofrën e familjeve shqiptare të mos pranonte as fëmijët e vet, por t’u thoshte paçi fatin, merrni rrugët e botës. Nuk ikën shqiptarët se donin të iknin, por ikën se ilaçet nuk i blinin dot në vendin e tyre, por ikën se kreditë nuk i paguanin dot në vendin e tyre, por ikën se shtëpitë nuk i blinin dot në vendin e tyre. Dhe së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit, gjatë këtyre 12 viteve ranë poshtë e më poshtë.

Gjatë këtyre 12 viteve u varfëruan çdo vit e më shumë. Gjatë këtyre 12 viteve, çmimet e mallrave, ushqimeve jetike u dyfishuan. E merrnin bukën me 400-500 lekë në vitin 2013, e marrin sot me 900-1000 lekë. E merrnin mishin me 7 mijë lekë, e marrin sot me 18 mijë lekë. I merrnin zarzavatet 4 herë më lirë se sot. Çfarë ndodhi pra? Ndodhi që aq sa blinin me pensionin e vitit 2013, nuk blinin as me trefishin e tij në vitin 2024. Mallrat bëheshin mollë e ndaluar, apartamentet mollë e ndaluar për të rinjtë. Vendet e punës rrënohen dhe shkatërrohen çdo ditë.

Kjo qeveri u vërsul mbi taksa. Kjo qeveria injoroi, mohoi, poshtëroi pensionistin e Shqipërisë. Një pensionist që në vitin 2013 merrte një pension mesatar 143 mijë lekë, merrte më shumë se secili moshatar i tij në vendet përreth. Po sot si është gjendja? Sot pensionisti i Malit të Zi merr 450 euro, kurse pensionisti në Shqipëri merr 170 euro. Pensionisti në Maqedoni merr 405 euro. Pensionisti në Serbi merr 430 euro. Pensionisti në Kosovë merr 190 euro. Në Shqipëri merr 170 euro mesatarja. Kaq marrin vetëm 43 përqind e pensionistëve, 57 përqind e tyre marrin pension të pjesshëm. Të dashur miq, ky ishte qëndrim çnjerëzor, poshtërues për një të tretën e popullatës.

Ndaj zotohem para jush se 100 ditët e para nuk do ketë pensionist në Shqipëri që nuk do marrë 200 euro.
Dhe më lejoni pak t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë. Jo. Çfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem në humnerë. Kurse dje deklaronte se do ta bëjmë në vitin 2030. Ka deklaratë më të papërgjegjshme, më cinike? Ju lutem vetëm një moment. Në vitin 2005 ne premtuam dyfishimin e rrogave dhe u them një gjë, ai ka qenë premtimi më i vështirë i jetës sime sepse nuk di një administratë tjetër që të ketë premtuar dyfishim rrogash në atë kohë, por e mbajtëm.

I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermiere, një mjek, një punonjës që të thotë se rroga e tij nuk u mbidyfishua gjatë viteve 2006-2013. Pa përjashtim të gjithë. Deklaruam se do dyfishojmë pensionet e ulëta. Pensioni ishte 36 euro, çdo pension i ulët u bë 83 euro. Deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe të larta. Çdo pension i mesëm u rrit 60 përqind. Çdo pension i lartë u rrit 40 përqind. Si ndodhi? Si u bë kjo? Fare e thjeshtë. Paratë ua kthyem shqiptarëve. Si do i rrisim tani? Përsëri me të njëjtin mekanizëm, paratë do ua kthejmë ju. Si do i rrisim pensionet dhe rrogat, që nuk do ketë rrogë nën 500 euro, rroga mesatare do jetë 1200 euro, rroga e mësuesit do bëhet 1500 euro, si do i rrisim? Do u kthejmë paratë që marrim prej jush do i kthejmë tek ju," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje