Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas investigimit, Artur Sejati me detyrë aktuale, drejtor i hetimit doganor rezulton se është në ndjekje penale nga drejtësia greke, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016, teksa shoqëronin dy kamionë me mallra të grabitura në vendin fqinj.

TIRANË- Prej 2 ditësh News24 dhe BalkanWeb po publikojnë disa dokumente që implikojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli në emërime të personave me precedentë penalë në sektorë kyçë të doganave. Sipas investigimit të medias, drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli ka promovuar në detyrë zyrtarë, të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia greke, madje përmendin edhe emra. Sipas investigimit, Artur Sejati me detyrë aktuale, drejtor i hetimit doganor rezulton se është në ndjekje penale nga drejtësia greke, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016, teksa shoqëronin dy kamionë me mallra të grabitura në vendin fqinj.



"Superskandal me doganat shqiptare. Drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli ka promovuar në detyrë zyrtarë të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia Greke. Artur Sejati me detyrë aktuale, drejtor i hetimit doganor rezulton se është në ndjekje penale nga drejtësia greke, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016, teksa shoqëronin dy kamionë me mallra të grabitura në vendin fqinj. Mbi të rëndojnë akuza të rënda si ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda dhe kontrabandë. Për t’u theksuar është se në kohën e këtij krimi ai dhe tre të akuzuar të tjerë ishin zyrtarë të doganave shqiptare. E ndërsa procesi është në vazhdim, mësohet se Sejati, i cili është emëruar nga Genti Gazheli, vazhdon në të njëjtin vend punë, atë të drejtorit të hetimit doganor për gjithë Shqipërinë për të luftuar kontrabandën dhe vepra të tjera penale në territorin doganor shqiptar. Përveç drejtorit të hetimit doganor, nën hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të doganave, Klandi Malaj, Mirel Beshiku dhe Elton Gishti. Skandali thellohet edhe më tej në institucionin pasi me firmën e Genti Gazhelit këta zyrtarë të doganave janë promovuar në detyrë muajt e fundit. Kështu sipas dokumenteve që Neës24 disponon Klandi Malaj, nga specialist hetimi është emëruar në 20 prill të këtij viti përgjegjës i zyrës së Hanit të Hotit. Po në 20 prill të këtij viti Elton Gishti nga specialist hetimi është emëruar përgjegjës i zyrës mjaft të rëndësishme të sheshit të trageteve në Durrës. Ndërsa Mirel Beshiku me urdhër të Genti Gazhelit me 27 qershor të 2022 nga përgjigjes sektori të drejtoria e tarifës ka kaluar specialist tek zyra e mbikëqyrjes te magazinave fiskale në Fier. Sipas dokumenteve nga drejtësia greke Artur Sejati së bashku me personat e tjerë të cilët në momentin e ndalimi kanë deklaruar se janë punonjës dogane, shoqëronin kamionë me makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake dhe sende te tjera, te cilat pasi vidheshin ne Greqi shiteshin në Shqipëri. Kontrabanda e drejtorit të hetimit dhe personave te tjerë është verifikuar nga akuza greke, e cila të gjitha provat dhe argumentet i ka depozituar në gjykatë. E ndërsa Sejati ndodhet në gjykim në Greqi, ai vazhdon punën i pashqetësuar në doganat shqiptare dhe drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli, i ka besuar atij ndoshta sektorin më të rëndësishëm, atë të hetimin doganor. Kurse zyrtarët e tjerë të doganës të përfshirë në këtë rast kontrabande në Greqi po promovohen na detyra, po me firmë të Genti Gazhelit,"-shkruhet nga BalkanWeb.
Drejtori i Doganave Genti Gazheli ka reaguar pas shkrimit, duke e cilësuar si një gjobë që vjen nga media, pasi pronari i saj po hakmerret për shkak se një prej bizneseve të tij është gjobitur për evazion fiskal. Gazheli është ndalur edhe në pretendimet e media, ku sqaron se nuk disponojnë asnjë letër zyrtare lidhur me ndonjë hetim jashtë apo brenda vendit për zyrtarët. Po ashtu shton se për të njëjtën çështje është përgjigjur edhe në vitin 2016, por tani është risjellë për qëllime të tjera.
“Dua të ndaj me publikun dhe aktorët e interesit që shërbehen nga dogana shqiptare, se sulmi mbi mua nga një media e caktuar, vjen menjëherë pasi një biznes i pronarit të medias në fjalë është gjobitur për evazion fiskal. Mbase kjo është koincidencë, por ky sulm mbi një çështje të pretenduar si problematike të vitit 2016 dhe mbi persona që punojnë në doganën shqiptare prej shumë vitesh, targeton personin tim pa asnjë fakt apo provë. Ndërkohë edhe për vetë çështjen, ne nuk disponojmë asnjë letër zyrtare lidhur me ndonjë hetim jashtë apo brenda vendit. Shantazhet dhe gjobat mediatike të sponsorizuara nga interesat e prekura prej ligjzbatimit fiskal, janë rutinë për mua. Unë punoj për shtetin dhe askush nuk më lëkund dot në kryerjen e detyrës,”, thuhet në reagim. Ndërsa sot, kjo përplasje ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka rikthyer edhe njëherë çështjen e lirisë së medias, duke akuzuar gjithashtu për "gjobëvënie".
"Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s'ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!,"-shkruan Rama.
Kundërpërgjigjia nuk mungoi...
BW shkruan: Kemi publikuar dokumente autentikë të vendimeve të gjykatave greke për drejtorin e hetimit në Drejtorinë e doganave Artur Sejati, si dhe për 3 zyrtarë të tjerë të lartë të cilët janë arrestuar në flagrancë në Greqi dhe më pas janë gjykuar nga gjykatat greke për vjedhje, grabitje, kontrabandë dhe grup i strukturuar kriminal. Neës24 ka botuar vetëm vendimet e gjykatave greke. Cfarë ka me interes publik në këtë çështje është fakti që këta persona janë promovuar në poste të larta me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, dokumente që Neës24 i ka bërë publike. Neës24, duke përmbushur standardet më të larta profesionale, në interes të publikut shqiptar, është i hapur dhe ka pritur qëndrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave mbi këto fakte e dokumente që ka publikuar. Por ai ka zgjedhur që të merret me çështje të tjera që nuk kanë lidhje me faktet dhe dokumentet që i interesojnë opinionit publik. Sot qëndrimit të zotit gazheli i cili nuk reagonte mbi faktet dhe dokumentet e Neës24, i është bashkuar në një mbrojtje politike edhe kryeministri Rama duke aluduar për presion mediatik. Nuk është hera e parë që ne si media vendosemi në këtë lloj presioni nga politika, kur botojmë fakte dhe dokumente në interes të opinionit publik. Ndërsa kryeministri aludon për presion mediatik, ai nuk sqaron se përse drejtori i tij i Doganave nuk kthen përgjigje mbi faktet dhe dokumentet që në kemi publikuar. Ky është presion i drejtpërdrejtë ndaj medias për të mos publikuar fakte dhe jo e kundërta siç aludon kryeministri. Nëse Drejtori i Doganave ka një përgjigje për vartësit e tij të promovuar në detyra të larta, në kushtet kur për ta ka vendime penale nga gjykatat greke, nuk ka nevojë për mbrojtjen politike që i bën kryeministri. Neës24 do të vazhdojë të botojë fakte dhe dokumente mbi evazionin dhe shkeljet në Doganat Shqiptare, ku perceptimi për korrupsion është shumë i lartë. Por ne nuk do merremi me perceptime, por me publikim të fakteve dhe dokumenteve të reja. Të rendisësh fakte zyrtare aq më tepër nga një shtet i BE, nuk do të thotë të shpifësh dhe as të bësh presion. E kundërta është e vërtetë; të ngresh konceptin e një presioni dhe të njohësh si shpifje vërtetësinë e fakteve.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është përgjigjur sërish. Ai shkruan në rrjetet e tij sociale se ishte i shprehur qartë se nuk mbante anë, duke theksuar se faktet e nxjerra nga mediat ishin lajm i vjetër, i vitit 2016. Po ashtu, Rama tha se nuk ka asgjë personale, po vetëm logjike dhe parimore.
"Unë u shpreha qartë pa marrë anë. Përkundrazi, thashë se kush është viktimë e një shpifjeje apo shënjestër e një akuze legjitime, duhet të ketë të drejtën minimale të publikimit të opinionit të vet!Dhe siç shihet edhe këtu,kjo nuk ndodh,po vazhdon avazi! Madje unë s'fola thjesht për këtë grup mediatik që nxjerr "fakte" të 2016-ës pasi pronari i tij gjobitet për fshehje të konsiderueshme të ardhurash në biznesin e tij! Po fola për të gjitha mediat, sepse kjo liria e medias pa të drejtë replike për ato vetë mban erë të keqe shumë! Sa për "faktet" në thonjëza apo pa thonjëza, sigurisht që Dogana Shqiptare mund dhe duhet të bëjë sqarimet e saj zyrtare, por tjetër një denoncim legjitim i fakteve tjetër sulmi personal ndaj drejtuesit të institucionit, direkt pas marrjes së një ndëshkimi ligjor për evazion! Asgjë personale, po vetëm logjike dhe parimore. Ligj për shpifjen jo! Ligj për fyerjet e mediave jo! Gjyqe me media e me gazetarë jo! Reagime siç e meritojnë shqip fare në këto raste jo! Po as ankesa për të drejtën e publikimit të qëndrimeve pas një sulmi?! Më duket e çuditshme!,"-shkruan sërish Rama.
Mesa duket përplasja do të vazhdojë...
Blendi Çuçi POGRADEC- Gjatë takimit me kryeministrin në Pogradec me kryebashkiakët socialistë në fund të m...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët socialistë në fund të mandatit të tyre ë...
Dritan Leli TIRANË- Pas 1 ore, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posa&cc...
Sali Berisha, Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për konfirmimin e shpalljes no...
Ish Presidenti Sali Berisha u shpall sot non grata nga Britania e Madhe për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim përmes kor...
Dritan Leli TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK. Në me...
Erion Veliaj dhe Perparim Rama PRISHTINE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka marrë "çelësin e qytetit" nga kryetari i K...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmin e b&eu...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pa koment për shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokrat...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se pas vendimit për non-gratan edhe nga Britania e Madhe, beteja e...