Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve dhe 100 euro për çdo pensionist.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale dhe se zgjedhjet e 11 maji nuk i ka fituar ai, por opozita. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve dhe 100 euro për çdo pensionist.
Lideri demokrat tha se opozita nuk e din si luftohen diktaturat, por do ti përvishet diktaturës. Berisha tha se opozita do të japë sinjalin e parë në datën 22 dhjetor, për të vazhduar deri në largimin e tij nga pushteti.
"Unë ju mirëkuptoj ju, por edhe ju duhet të më mirëkuptoni mua. Histori dhe eksperiencë kemi. E vërteta është se, në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë, sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar kurrë Edi Rama, por i ka fituar opozita. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar Edi Rama, sepse për ti marrë ato, ai dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Dha nga taksat e shqiptarëve 100 euro për çdo pensionist, organizoi bandat në të 4 anët e vendit, për të futur në parlament 28 deputetë.
Bleu dhe korruptoi sistemin e votës në diasporë dhe shënoi rezultate të barabarta me Korenë e Veriut. Zgjedhjet i ka fituar opozita. Për çdo njeri që do të gjykojë me gjakftohtësi, ato zgjedhje nuk janë fituar kurrë nga Edi Rama.
Pse e them unë këtë tani? Kemi të drejtë të ndërmarrim çdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti. Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. A do shkojmë ne drejt saj. Absolutisht po. Ne jemi në një diktaturë, ne duhet të realizojmë se jemi në një diktaturë. Isha në Kavajë para 2 ditësh, në Kavajë në 25-26 mars të vitit 1990, grupet antikomuniste të Kavajës, në dy ditë çliruan Kavajën me motivin; ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot, o kurrë.
Kështu që ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do ti përvishemi diktaturës. Edi Rama të ardhme nuk ka. Ne japim sinjalin e parë në datën 22 për të vazhduar gjer në largimin e tij, por si njerëz të gjithë ata që janë të betuar në misionin e tyre për të larguar këtë diktaturë, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme, të gjata. Siç më tha mua një qytetar, po në Kavajë, doktor, protestat duhet ti bëjmë me batanije në shpinë, sepse duhet të bëjmë gjithçka që kostoja të jetë sa më e pranueshme.
A mund të imagjinosh ti, ju lutem se nuk më vjen mirë që e them, por nëse Shqipëria do të kishte dënimin kapital, Lubi Balluku do të merrte 3 dënime kapitale për këto që vjedhje që ka bërë. Po Rama që ka të paktën 5 fishin e tyre. Po të paktën doli kjo dhe falë atyre hetimeve këto gjëra u mësuan nga shqiptarët dhe bota." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se për të feja dhe besimi poli...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për aktin e deputetëve të PD-së në parlamen...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se, e ka mbështetur publikisht disa herë Adriatik Lapajn. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ditën e hënë në protestën ...
pamje nga protesta TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeminis...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari s...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur rreth ngjarjeve të javës që po lëm&eum...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministi Rama është një miliarder. Ai i referohet vitit 2014 , nj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë se Belinda Balluku...
Foto nga konferenca për shtyp e deputetëve të PD-s TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha sot se, li...