LIVE UPDATES
Politike

Skandali i buxhetit 2025 për Bashkinë Tropojë/ PD: Rexh Byberi nën arrest firmos në zyrë, pa vendim gjykate planifikimin e buxhetit mbi mundësitë reale të fondeve të bashkisë

Gjyriqi tha se shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim. Ajo shton se buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë. 

17 Janar 2025, 11:28 Nga N.F
Skandali i buxhetit 2025 për Bashkinë Tropojë/ PD: Rexh Byberi
Blerina Gjyriqi

TIRANË- Zv. drejtuesja e departamentit të sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj, Gjyriqi foli në lidhje me buxhetin e miratuar për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Ajo u shpreh se sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike buxheti është miratuar në shkelje ligjore.

Gjyriqi tha se shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim. Ajo shton se buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë. 

Më tej Gjyriqi tha sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri dhe se asnjë fond nuk shkon për investimet.

Deklarata e plotë:

Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2025 për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike  buxheti është miratuar në shkelje ligjore. Së pari, shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim.

Së dyti, buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë.  Së treti, në ditën që ka firmosur Rexh Byberi në 6 dhjetor 2024, duke lënë  arrestin shtëpiak pa leje, kanë qenë dy kryetare në detyrë, z. Rexhë Byberi dhe znj.Zyra Islamaj kryetare e komanduar, kjo përbën shkelje nga të dy zyrtarët.

Totali i këtyre zërave shkon 530,855,476 lekë. Bashkia ka në dispozicion në total fonde 526,933,000 lekë, por planifikon të shpenzojë 530,855,476 lekë. 3,922,476 lekë më shumë se fonde në dispzicion. Kjo është aritmetika e një kryetari si Rexh Byberi që ka firmosur këtë buxhet në gjendje arresti. 

Sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri, asnjë fond nuk shkon për investimet, sepse investimet e parashikuara në 2025 nuk janë gjë tjetër veçse kontrata të lidhura vite më parë, pa patur fonde sipas tabelës se paraqitur nga vetë Bashkia.

Ky është një tjetër denoncim që tregon për shkeljet që kryhen në Bashkinë e Tropojës. Ky është standardi i një bashkie në arrest. Në emër të Partisë Demokratike dhe të banorëve të Tropojës, kërkoj së pari zbatimin e ligjit, dhe për këtë u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë. Së dyti, transparencë për banorët dhe qeverisje të mirë për ta.

Më 11 maj është dita kur Rexhës në Tropojë dhe padronit të tij, Edit në Tiranë, t’u japim atë që meritojnë. Për këto shkelje të hapura dhe për vjedhjet që i kanë pasuruar ata dhe varfëruar Malësinë e Gjakovës dhe krejt Shqipërinë!

pd rexh byberi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet