LIVE UPDATES
Politike

SKANDALI- "Ligjet" kalojnë fshehurazi pr.ligjin për kanabisin! Opozita dhe media s'njoftohen, 13 vota pro, vetëm Majko e Xhafaj abstenojnë!

Të dhënat e mbledhjes janë zbuluar vetëm nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Kuvend, pasi ishte mbajtur sekret edhe për opozitën që ishte e përqëndruar në çështjen e Arben Ahmetajt që rrezikon arrestimin nga Strukrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sinjalin e parë nga salla e dha deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

13 Korrik 2023, 16:41 Nga k.m.
SKANDALI- "Ligjet" kalojnë fshehurazi pr.ligjin për
Foto ilustruese

TIRANË- Me 13 vota pro, deputetët e maxhorancës kanë mbledhur komisionin e Ligjeve për të kaluar pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor. Projektligji është votuar me 13 vota pro dhe 2 abstenim. Këto 2 vota ishin nga "old school" të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko. Por nuk dihet asnjë gërmë e diskutimit të tyre në mbledhje, e cila nuk kishte asnjë media të pranishme. Veçse që ishte kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila ka thirrur në një dhomë të Kuvendit mbledhjen.

Të dhënat e mbledhjes janë zbuluar vetëm nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Kuvend, pasi ishte mbajtur sekret edhe për opozitën që ishte e përqëndruar në çështjen e Arben Ahmetajt që rrezikon arrestimin nga Strukrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sinjalin e parë nga salla e dha deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

“Si mund të ndodhë që në prani të 140 deputetëve, e medias të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet Komisioni i Ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa incizim, pa ditur asnjë deputet i komisionit të ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta legalizimin e kanabisit. Legalizimin e drogës në Shqipëri. Këtë po bëni, dhe na tregoni se po shkelni rregulloren. Jo po kërkojmë respektimin e rregullores. Ju ka kapur arroganca. Nuk ju bën syri terr. Lefter Koka furnizoi me oriz inceneratorin. Ai e nxorri në mes të tavolinës se nuk ka turp më. Ai tjetri fsheh diamantët. Është arroganca. Këtu ka arritur ku nuk thuhet më,”- tha deputeti i PD-së Dash Sula.

Edhe deputetja Dhurata Çupi e denoncoi: Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nëne të ligjit të kanabisit, pa kamera, pa regjistrim, pa opozitën, pa kuorum. Ka pasur edhe nga ty deputetë që kanë abstenuar. Ky është një turp, kjo është papërgjegjshmëri; ndërsa pas saj reagoi edhe Saimir Korreshi, i cili tha: O burra këto ditë të nxehta të rrisim kanabisin. U futën deputetët në një ëC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Kalojmë dhe fundjavën me diell dhe pastaj mblidheshim. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij.

I pyetur për mungesën në diskutime Gazmend Bardhi shprehet se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores.

"Nuk shkuam në mbledhje se ishim në Seancë dhe nuk kishte urdhër të kryetrarë së Kuvendit që të mblidhej Komisioni i Ligjeve gjate seancës siç thotë rregullorja."

Projektligji pritet të votohet në parlament në seancën e fundit të këtij sesioni me datën 20 korrik, ndërsa opozita e kundërshton këtë nismë të qeverisë Rama. Ndërkohë që maxhoranca e kaloi projektligjin në fshehtësi, hesht edhe kryeministri Edi Rama, i cili në mesin e skandaleve me socialistët, gjykon dhe "jep mend" lidhur me sjelljen e deputetëve të opozitës në Kosovë. 

Qeveria miratoi pak ditë më parë projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Si rrallë ndonjëherë, qeveria nuk e shoqëroi ligjin me relacionin përkatës ku shpjegohen përfitimet e vendit nga kjo nismë, por fermerët dhe ekspertët e bujqësisë thonë se, legalizimi i kanabisit do të konkurrojë bujqësinë tradicionale në sipërfaqe toke dhe në punonjës. Projekti i qeverisë “Rama” që u bazua në një pyetësor të organizuar nga vetë qeveria një vit më parë u kundërshtua dhe nga përfaqësues të tjerë të opozitës. Projekligji parashikon që licensat do t'u jepen vetëm kompanive të huaja me përvojë me më shumë se 3 vite në këtë fushë dhe me kapital të shoqërisë mbi 100 milionë lekë. Lejet do të jepen për një afat 5-vjeçar me të drejtë rinovimi, për sipërfaqe jo më të vogël se 1 hektar.

projektligji per kanabisin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet