LIVE UPDATES
Politike

Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB, të mbrojnë çdo vend nga helmet e Ramës

Berisha tha se ky aktivitet është një aktakuzë e rëndë për këtë qeveri dhe Edi Ramën, i cili tregon se për pasurinë e tij, shëndeti, jeta, mjedisi qytetarëve shqiptarëve nuk ka asnjë vlerë para parave që merr ai nga tregtia e ndaluar.

27 Gusht 2024, 21:08 Nga M.B
Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Thirrje rrjetit të Bazelit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sot sërish te çështja e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë teksa tha se i bën thirrje mediave të ndjekin siç e kanë ndjekur me guxim të madh këtë aferë, sikundër parlamenti, sipas tij, po vjen dhe garantoi se do të jetë një nga çështjet e madha për deputetët e opozitës për të zbardhur çdo të vërtetë. Berisha tha se ky aktivitet është një aktakuzë e rëndë për këtë qeveri dhe Edi Ramën, i cili tregon se për pasurinë e tij, shëndeti, jeta, mjedisi qytetarëve shqiptarëve nuk ka asnjë vlerë para parave që merr ai nga tregtia e ndaluar. Ai shtoi se i bën thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB-së të mos lejojë dhe të mbrojnë çdo vend nga helmet dhe trafiqet e kryeministrit Edi Rama sipas tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në reagimin e tij Edi Rama deklaroi se ato anije mund të mos i pranojmë në Durrës. E dini se çfarë do të thotë kjo miq? Ai me mafien e mbetjeve të plehrave duket se po kërkon ndonjë port tjetër në ndonjë vend kundrejt ryshfeteve për t’i depozituar atje dhe për të mos ardhur në Shqipëri. Mos harroni se, Mërtirët, Zotot dhe Gugalet e Ramës kanë metastazat e tyre në Zaire, Zimbambve dhe vende tjera të Afrikës. Ndaj edhe i bëj thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB të mos lejojë, të mbrojnë çdo vend nga helmet dhe trafiqet të Edi toksikut. Edi Toksiku, Edi Gjipeja, Edi Faqeziu!

U bëj thirrje mediave të ndjekin siç e kanë ndjekur me guxim të madh këtë aferë, sikundër parlamenti po vjen dhe garantoj shqiptarët se do të jetë një nga çështjet madhe e deputëtëve të opozitës për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi monstruoz, shëndetësor dhe mjedisor. Ky aktivitet është një aktakuzë e rëndë për këtë qeveri dhe Edi Ramën, i cili tregon se për pasurinë e tij shëndeti, jeta, mjedisi qytetarëve shqiptarëve nuk ka asnjë vlerë para parave që merr ai nga tregtia e ndaluar. Tregtia ilegale e mbetjeve të rrëzikshme.

Edhe njëherë ju rikujtoj këtu miq! Autorizimi për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, sipas ligjit të vitit 2011 neni 51 jepet nga minsitri vetëm pasi personi që autorizohet ka paraqitur kërkesën dhe ka marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit tranzit. Vetëm pas këtyre lëshohet autorizimi. Kurse Edi Rama ka urdhëruar ndrikullat e tij mafioze të firmosin symbylltas autorizimin.

Ka urdhëruar Gazhelin e tij të shpallë oksid hekurin, oksidin aluminit, të shpallë helmin jo helm dhe të bëjë trafiqet e Edi Ramës. Miqtë e mi, a e imagjinoni ju pse nuk kapet më kokainë në Portin e Durrësit? Nuk e sjellin më me banane, e sjellin me kontejnerë plotë kokainën, në të cilën Gazheli në vend të kokainës shkruan sheqer, shkruan oriz, apo çfarë t’i teket. Ndryshimi i kodeve për lëndët që transportohen është akti i fundit i falimentimit të një shteti. Ndaj edhe, të gjithë në këmbë, të gjithë në protestë, qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet