LIVE UPDATES
Politike

'S'më detyroni të tërhiqem'/ Akuzat e SPAK, Berisha: Kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim

Berisha shtoi se “kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim”.

25 Tetor 2023, 11:55 Nga A.B
'S'më detyroni të tërhiqem'/ Akuzat e SPAK,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një konferencë për shtyp në një kohë kur Gjykata e Posaçme pret ta marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani – ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK. Berisha shtoi se “kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim”.

DEKLARATA E BERISHËS:

E kam thënë dhe e them përsëri, kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim.
Por të garantoj se me falsitete, me trillime, me shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha.

ja pra janë këto që janë reforma, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra shqiptarë.
Dhe që jam krenar për to, sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës.
Por të thuash se ku i mori paratë ky që hyri me 113 metër tokë dhe dori me 5 milionë, siç bëjnë organet e Sorosit dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske.
Sepse ai që përfundoi me 5.4 milionë euro, ishte investitor me marrëveshje të firmosur, të noterizuar që në vitin 2008. Ai bashkë me bashkëzhvilluesit e tjerë, tre vetë, vendosi kontributet në themel të këtij aktiviteti. Dhe kontributi nuk ishte 113 metra tokë siç mashtrojnë skapistët dhe përcjellin mediat e Sorosit, por ishte 1250 metra katrorë tokë, sepse ai bleu tokat e kushërinjve të vet.
E them prapë, në dacibaon e tyre është e shkruar, Fatmir Bektashi ka deklaruar se ramë dakord të shesim apartamentet në themel. Pra, ra dakord me dy ortakët e tjerë. Kjo do të thotë se qindra e qindra apartamente u ndërtuan me paratë e shitjes në themel.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi vendosi më shumë para, Abi Malltezi vendosi më shumë tokë, Xhimi Begeja vendosi ato që vendosi. Ata të tre kanë firmosur një marrëveshje të noterizuar.
Atëherë, sa e ndershme është që thuash që hyri me 100 metër tokë investim dhe doli me 5 milionë. Nuk ka gjë më të pafytyrë dhe më të pandershme. Hyri me 1300 metër tokë, hyri me 60 milionë lekë dhe më të gjithë aksionet e tij nga sa i takonin nga shitja e apartamenteve në gropë. Sikundër ortakët e tij.
Pra, nëse ka një gjë të qartë si kristali, po të mos fshihen qindra kontrata të noterizuara dhe fatura bankare që dëshmojnë shitjen në themel me çmimet nga 680 në 730 euro metri katror, që përbënte në atë kohë çmimin më të lirë. 200 metra më tutje shiteshin 960 euro, jo në themel, por të përfunduara.
Pra, ata të cilët nuk duan të përtypin shpifje, trillime apo të vazhdojnë trillimet, nuk mund të shtrojnë pyetjen se si u bë ky djalosh me 5.2 milionë euro fitim, pas 12 viteve zhvillim të zonës.
Këta të tre ndërtuan 17 pallate, duke shitur në çdo pallat që nga themeli, zgjodhën vetë me vullnetin e tyre. Këtë e fshehin sepse duan të bëjnë të besueshme gënjeshtrat e tyre.
Si mund të pranoj unë një gjë të pavërtetë? Si mund të pranoj unë që ky person ishte- siç thonë Soros-Mediat- një investitor misterioz. Një paturpërsi. Ky ishte investitor me marrëveshje të dërguar te noteri. Trepalëshe. Që në vitin 2008. Me marrëveshje të anuluar, kur Edi Rama ua bllokoi gropën.
Vetë dacibao e tyre thotë se pati këto marrëdhënie dhe në fund konkludon se vetëm në vitin 2018 u shfaq si investitor. Këto janë të turpshme, por ky është niveli i kësaj drejtësie të kontrolluar nga Edi Rama.

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj