LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të Thatë edhe në Strugë. Rama 'sfidon' BE: Procesi i Berlinit s'do jetë i përhershëm, Ballkani i Hapur po

• Mblidhen Qeveritë Shqipëri-Maqedoni e Veriut. •Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i tij u pritën mëngjesin e sotëm në Shkup nga homologu Dimitar Kovaçevski. •Gjatë mbledhjes së tryezës së përbashkët, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendet e Ballkanit janë të vogla për “t’i qëndruar me kurriz njëra-tjetrës”, për këtë arsye, theksoi se bashkë mund të bëjnë shumë gjëra për të mirën e përbashkët. •Rama tha se duhet të jenë më kërkues kundrejt ndaj Bashkimit Europian përsa i takon mbështetjes për krizën energjetike. •Kryeministri theksoi se fondet e alokuara nga BE për Ballkanin janë pjesë e fondit të përvitshëm të IPA, prandaj sipas Ramës nuk mudn të gëzohen me kaq. •Gjatë takimit u fol dhe për ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë, që do të lidhet me Portin e Durrësit. •Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit. •Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vllazërore mes shteteve. • Pas përfundimit të mbledhjes 2 kryeministrat dolën në konferenë për shtyp.• Kryeministri Edi Rama theksoi se ky proces nuk e zhbën procesin e Berlinit, mirëpo shtoi se procesi nuk është i përjetshëm sikundër Ballkani i Hapur. •Rama deklaroi se ka disa vende të tjera, referuar këtu Turqisë, Greqisë, Italisë se duan të bashkohen me nismën 'Open Balkan'. •Në total mes dy qeverive janë nënshkruar 21 marrëveshje dhe memorandum që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. •Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike. •Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në shtator 2017 Pogradec. •Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave.

22 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Top basketbolli dhe verë, çfarë dhuratash shkëmbyen Rama dhe Kovaçevski në Shkup

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë shkëmbyer dhurata para nisjes së mbledhjes mes dy qeverive.

Kovaçevski i ka dhuruar Ramës një veshje basketbolli me mbishkrim. Ajo që u pa ishte dhe një verë e një top basketbolli.

3 VITE ME PARE

'Është ide origjinale'/ Kovaçevski: Askush mos të frikësohet nga Open Ballkan

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Konferenca

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se askush nuk duhet të ketë frikë nga nisma 'Open Ballkan'. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Kovaçevski, tha se nisma është ide origjinale jo e vetëm e politikanëve por dhe e biznesmenëve.

‘Open Ballkan s’duhet të frikësojë askënd, është ide origjinale jo vetëm e politikanëve, por edhe e bizneseve, kur do dilni në veri nga Serbia, atje nuk ka kufij, kufijtë e vetëm janë kufijtë në Ballkan, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Serbisë e Kosovës e m radhë”, tha Kovaçevski.

3 VITE ME PARE

"Në rregull ka fol se s'kuptova gjë"/ Pas marrëveshjes Rama i dorëzon ikonën e vjedhur, Kovaçevski: Të tjerat do i marr kur...

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama dhe Dimiter Kovaçevski

SHKUP- Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara. Kryeminitri Rama ka dorëzuar pas 9 viteve një nga ikonat e vjedhura, ndërsa Kovaçevski i cili e ka përshëndetur këtë marrveshje është shprehur se për 20 ikonat e tjera ai do të vijë personalisht në Shqipëri për t'i marrë ato dhe për t'i kthyer në vendin e tij. Nuk kishte si të mos binte në sy batuta e kreut të qeverisë Edi Rama i cili pasi falenderoi homologun e tij tha se nuk kuptoi asgjë.

KovaçevskiKy është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje. Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski. “Në rregull ka fol se nuk kuptova asgjë”, iu përgjigj Rama.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e qeverive/ Rama: Bashkimi bën fuqinë, e ardhmja është kërcënuese, s’kemi pse merremi me të shkuarën

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shpreh se e shkuara duhet lënë pas pasi përpara është një e ardhme kërcënuese, të cilës i duhet bërë ballë. Ndërsa Kovaçevski u shpreh se më përpara nuk mendohej të kishte një miqësi mes vendeve në Ballkan ndërsa sot u deshmua krejt e kundërta. Ai tha se popujt mes njëri-tjetrit janë vëllezër dhe sipas tij është politika ajo që i ka ndarë.

Pyetje-përgjigjigjet:

Pyetja: Me cilat projekte do aplikoni dhe cili është qëndrimi juaj për Serbinë dhe për Kosovën?

Rama: Dëshmua se përmes një bashkëpunimi të përbashkët mund të tejkalohen. Nuk ishte konfirmim më të madh se kur në vende kishte ndalim për eksportim, kur Serbia ngriti atë të prodhimit, kurse ne lejuam që të eksportohej vaji për Serbinë. Ishte një thirrje telefonike nga unë. 

Kovaçevski: Deri para 30 vitesh në këtë rajon, nuk ishte ajo e miqësisë siç e kemi sot, kur shkojmë në Bruksel dhe themi rëndësinë e korridorir 8 e më tutje, atëherë të gfjithë do kuoptojnë se cfarë rëndësie ka. Me vjen mirë ajo që u firmos në Berlin.  Nga Serbia, atje nuk ka kufinj. Ato që kanë mbetur janë kufinjtë në Ballkan, mes Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kemi nevojë për kufinj, e dëshmuam me Ramën, nuk kemi nevojë, pasi këto popuj janë vëllezër që politika i ka bërë që të mos jetojnë mirë mes vetes. 

Rama: Nuk dua të përsëris atë që u tha. Dua të shtoj lidhur me energjinë e kemi vendosur kokëfortësisht që të mos e prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo ka një kosto të lartë por jemi të vendosur që ta përballojmë këtë kosto. Duke mos lejuar që kjo armë e krijuar nga Putin, të stresojë qytetarët e të jetë e neutralizuar. Kemi një sërë partneritetesh. Çdo ditë e më shumë bashkimi bën fuqi. E ardhmja është kërcënuese nëse nuk jemi të përgatitur për të. Kemi hyrë në një rrezik global dhe kjo përballohet duke krijuar sa më shumë sinergji.

3 VITE ME PARE

A i ka Kovacevski votat për ndryshimet kushtetuese? Rama: Populli s’do t’ia falë ligësinë politikës

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama u pyet sot se çdo të ndodhë nëse në Parlamentin maqedonas nuk votohen ndryshimet kushtetuese që janë kyçe për procesin e integrimit të vendit në BE. Rama u shpreh se nëse këto ndryshime nuk kalojnë në parlamentin e vendit, do të kishim të bënim vetëm me “ligësi dhe patriotizëm të shtirur.” Po ashtu, kreyministri shtoi se populli maqedonas nuk do t’ia falë politikës kthimin e vendit pas pas këtij “kapërcimi epokal që është bërë.”

Në fjalën e tij në konferencë Rama gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Brukseli në Maqedoninë e Veriut në lidhje me minoritetin i kanë kushtuar kohë për t'i dhënë asaj mundësinë të integrohet në BE.

“Ne kemi bërë së bashku, Shqipëri-RMV, në një periudhë të gjatë në pritje që të na njihej merita dhe e drejta për të filluar bisedimet për anëtarësim. Për ju ka qenë më e vështirë por dhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për RMV, më duket se vetëm ligësia, patriotizimi i shtirur mund t’i kthejnë në arsye për t’u përçarë mes veti. Ndërkohë që ky vend ka nevojë të vrapojë si të gjithë të tjerët për të kapur kohën e humbur. Kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të caktuara, është një model i njohur, jo rast unikal e duhet plotësuar. Kaq e thjeshtë është…Ne i konsiderojmë minoritetet një pasuri të madhe, ura lidhëse të rëndësishme. Në interesin tonë që ata të ndihen sa më mirë në vendin tonë. Populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk besoj se do t’ia falë kujt ligësinë apo rimarrjen peng të RMV. Kapërcimi i bërë është epokal. Nuk dua as ta mendoj që RMV mund të rikthehet në të shkuarën.”- tha Rama.

3 VITE ME PARE

E FORTË/ Rama 'sfidon' BE: Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm, Ballkani po

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Konferenca

SHKUP- Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh se sidoqoftë, Procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm ashtu sikurse është Ballkani i Hapur.

'Ia vlen edhe më shumë, sepse kështu ndërrojnë vendin lokomotiva me vagonët dhe procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët. Dhe praktikisht ne kemi shtyrë procesin përpara duke dhënë një mesazh shumë të qartë që nuk kemi pse presim. Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm ndërsa Ballkani do të jetë i përjetshëm, sepse nuk besoj se do të duhet të na marrin përdore të tjerët”.-tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Open Balkan'/ Rama: Po përgatisim një samit tjetër, jemi të kënaqur, ka vende të tjera që do marrin pjesë

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama zbuloi se disa shtete të tjera duan të marrin pjesë në samitin e ardhshëm të Open Ballkan. Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Greqia, Italia, Hungaria dhe Turqia, janë pjesë e vendeve që duan të marrin pjesë. Ai nuk e mohoi gëzimin, teksa po ndante lajmin. 

'E dyta, po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri, jemi të kënaqur se ka vende të tjera që do marrin pjesë, Greqia, Turqia, Hungaria, Italia, vende që ishin prezente në samitin më parë dhe që kërkojnë që të jenë në vazhdimësi.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Janë pasuri e madhe'/ Rama: Nuk jemi kërcënuar nga minoritetet, ato janë ura lidhese

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk është kërcënuar nga minoritetet, përkundrazi sipas tij ato janë ura lidhëse dhe një pasuri e madhe. Gjatë një konference për shtyp pas takimit të dy qeverive, Rama gjithashtu u shpreh se minoritetet janë në inters të vendit tonë dhe se nuk duhet të ndjejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë. 

"Fati desh që të bashkoheshim në dhimbje për ne dhe ju, të gjatë, që të na njihej merita dhe e drejta për të vijuar bisedimet në anëtarësim. Për ju ka qënë më e vështirë por dhe për ne nuk ka qënë e lehtë. Ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, që ka një prezencë të vetën, nuk më duket se jemi kërcënuar nga një minoritet, janë ura lidhese të rëndësishme, pasuri e madhe. Eshtë në interesin tonë që ato të jenë dhe të ndihen sa më mirë në vendin tonë dhe të mos ndjejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë. Populli është më i mencur, sikudo, ses a politikanët. Nuk do ia fal kujt ligësinë për marrjen peng të Maqedonisë së Veriut ndërkohë që kapërcimi që kanë bërë është epokal", tha Rama. 

Nga ana tjetër Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se "qytetarët duan që vendi të jetë anëtare e BE për shkak të një jete më të mirë. Për kushte më të mira të qytetarëve"./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mbledhja e qeverive, Rama: Jemi të vendosur që të martohemi me hir ose me pahir me të dashurën Europë

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga mbledhja e Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut se dy vendet kanë shprehur vendosmëri për t'u anëtarësuar në BE. Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qënë kurrë më të mira se sot, si dhe shtoi se nisma Ballkani i Hapur i ka dhënë provat e saj. 

'Kemi pasur një mbledhje produktive, kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces intensiv, si pjesë e punës së qeverive tona që janë në ndërveprim të vazhdueshëm. Kemi dakordësuar dhe 3 nisma nga zv.kryeministri i parë Artan Grubi, që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës. Të treja këto me një rëndësi të madhe strategjike, kemi rënë dakord që përsa i përket projektit të portit të thatë ta marrë përsipër qeveria shqiptare. Jemi në vështirësi të gjithë, në këto kohë të vështira afirmohet parimi që sa më shumë të punojmë së bashku, ta shohim të ardhmen si një destinacion të përbashkët. Më vjen mirë që kemi hedhur themele për një të ardhme të mirë. Sot kur pak ditë na ndajnë nga samiti i BE me vendet e rajonit tonë, do jetë në Tiranë, është një oportunitet për të nënvizuar forcën e bashkëpunimit dhe për të vënë në dukje nevojat tona.

Sa i përket aspektit mardhënieve tona bilaterale, nuk kanë qënë kurrë më mirë. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë provat në shifra, shihni importet dhe eksportet, ka një rritje që është një kapërcim. Për mua është shenjë e rëndësishme e potencialit. Jemi sot së bashku këtu për herë të parë, si vende që negociojnë anëtarësimin në BE. Pas një kohe të gjatë fati na u desh që ne të bashkoheshim në dhimbje, për dashurinë ndaj europës dhe indiferencës së Europës ndaj nesh. Sot jemi në një fazë tjetër, aty ku vendi ynë është në familjen e Bashkuar europiane. Ky afirmim ka ardhur pas pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë tonë për tu martuar me hir apo me pahir me të dashurën tonë, të përbashkët, Europën e Bashkuar.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Maqedonia e Veriut kërkon kthimin e artefakteve të trafikuara/ Premtimi i Kovaçevskit: Do shkoj në Shqipëri, të 21 ikonat do i kthej në vendin tonë

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri për të marrë dsa ikona që i përkasin kishës ortodokse. Gjatë një konference për shtyp pas takimit të dy qeverive, Kovaçevski tha gjithashtu se marrëdhënia e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shembulli i vërtetë i marrëdhënieve të shëndosha dhe cilësore. 

"Këtë mbështetje do ta mbaj mend. Ne së bashku kontribojmë për paqen, sot i tejkalojmë sfidat aktuale. Sot i vedosim bazat se si do të vazhdojmë rrugën, si do ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë. Do të japim shpresë se nesër do të jetë më mirë. Të flitet për zhvillim dhe të ardhmen, kërkon punë dhe lidership, ne këtë e kemi, ne do ia dalim për të siguruar mbështetje për qytetarët në mënyrë që dimrin e ardhshëm ta kemi më lehtë. Seanca mbaroi pak më herët, firmosëm shumë memorandume në të gjitha fushat. Ne firmosëm dhe krijuam kuadër të përbashkët për disa fusha, sot dhe nesër kemi mundësi unike, me vizion të mirëpërcaktuar. Kjo krizë është mundësi për inovacione, Maqedonia e veriut ka burime, ka ujë, diell, tokë. Duhet ti shfrytëzojmë, është e mirë për vendin tonë. Ne si vende dhe rajone duhet të na bëjë shumë tërheqës për investitorët. Memorandumet e tjera ishin të rëndësishme. Duhet të punojmë në njohjen, në futjen e një uniteti kanonik. Unë do shkoj në Shqipëri dhe të 21 ikonat që janë atje do i kthej në vendin tonë, falenderoj Ramën që punuan me ne dhe bënë këtë të mundur që të gjithë së bashku të bëjmë që ikonat të kthehen në Shkup, te kisha ortodokse,"-tha kryeministri.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Firmosen 21 marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Momenti i firmosjes

SHKUP- Në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet.

Kryeministri Edi Rama u prit sot nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Mbledhja e dytë mes dy qeverive u mbajt me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

MARRËVESHJET E FIRMOSURA:

-Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë  për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

-Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.

-Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës  së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë  lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe

-Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.

-Memorandum  bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve  ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.

-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.

-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.

3 VITE ME PARE

'E kisha pranë gjatë negociatave'/ Kovacevski: Miqësia ime me Ramën do zgjasë gjithmonë

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Takimi

SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski u zotua gjatë mbledhjes së dy qeverive, se miqësia me kryeministrin Edi Rama do të zgjasë gjithmonë. Në fund të mbledhjes, Kovacevski, shtoi se Ramën e ka pasur gjithmonë pranë në momentet e negociatave duke e cilësuar atë si një ndihmë të madhe. 

“Dëshiroj të them se kjo ishte një seancë që të gjithë e pritëm padurim, edhe ata që nuk ishin të përfshirë në përgatitje, e konsiderojnë një punë të vështirë. Por unë erdha i qetë sepse e dija që stafet tona e kanë bërë atë që duhet për mbajtjen e kësaj séance…Mënyra e vetme që të vijojmë përpara dhe të kemi një ardhmëri më të mirë për gjeneratat tona të reja është që rajonin ballkanik të transferojmë në rajon të bashkëpunimit… Unë jam i sigurt se një nga ndihmat më të mëdha që kam marrë në momentet kur isha në vështirësi janë ato me Bullgarinë, Francën dhe Gjermaninë kur kemi bërë negociata për fillimin e negociatave me BE, gjithmonë pranë meje kisha Edi Ramën.

Kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë, sa më përket mua, unë s’do ta harroj asnjëherë. Unë dhe Rama do t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme miqësi dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve tona…”- mbylli fjalën lideri maqedonas.

3 VITE ME PARE

'Kjo është vetëm gjysma e punës'/ Mbledhja me RMV-në, Rama: Ky është nivel i rëndësishëm maturie i të dyja vendeve

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të dy Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, se kjo është vetëm gjysma e punës për dy vendet. Duke u shprehur falenderues për pritjen, kreu i Qeverisë shqiptare shtoi se kjo që u bë sot tregon nivel të lartë maturie për të dyja vendet. 

'Është një kënaqësi e posaçme që të ndërveprojmë me kaq shumë besim dhe pozitivitet për të çuar para projekte dhe punë të përbashkëta. Përtej aspekteve emocionale që i lidhin vendet si rezultat i pranisë shtetformuese, ky është një nivel i rëndësishëm maturie të të dyja vendeve, se në fund është interesi i posaçëm strategjik i të dyja vendeve që të zgjerojnë hapësirën e tyre ekonomike. Që të zgjerojnë kapacitetet e tyre për të prodhuar mirëqënie. Unë desha ta marr fjalën në fund për ta shprehur këtë kënaqësi, se ka ndodhur një ndryshim epokal. Kanë qënë marrëdhënie të mira dhe jo shumë të mira. Kanë qënë rezultat i transformimit të vetëdijes.

Me shprehjen më të madhe të respektit për kryeministrin dhe kolegët maqedonas në tryezë dhe parlament, për të gjithë ata që i besojnë dhe i japin jetë përditë kësaj fryme të së ardhmes, jam i bindur që ne kemi shumë mundësi për të bërë shumë me tepër. Kjo që kemi bërë së bashku është vetëm gjysma e punës, kemi vendosur themele të forta për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë, siç e meritojmë. Faleminderit kryeministër, përtej miqësisë, shpreh respektin më të thellë për përkushtimin ndaj ruajtjes dhe themeleve të së ardhmes.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Kovaçeski ngre shqetësimin: Forca të errëta synojnë të fusin Ballkanin në konflikte

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa u ndal më thellë në këtë pikë. Gjatë fjalës së tij, Kovaçeski tha se bashkëpunimi duhej rritur në të gjitha sferat dhe jo vetëm mes dy vendeve, duke shtuar se në rajonin e Ballkanit forca të errat po tentonin të fusnin në konflikt. Por nuk u ndal gjatë për të folur me emra dhe raste.

Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat. Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”. Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë.

Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike. Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, përkthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë,”- tha Kovaçeski

3 VITE ME PARE

Takimi i Qeverive, ministri i RMV-së: Nënshkrimi i marrëveshjes s'mjafton, duhet përmirësim infrastrukture

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Takimi

SHKUP- Në mbledhjen e Qeverive Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, ministri Fatmir Besimi shprehu disa rezerva. Gjatë fjalës se tij, ai tha se nuk mjafton vetëm nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve. Besimi sugjeroi që të kryhet përmirësimi i infrastrukturës duke vënë theksin më shumë tek ajo energjitike. 

'Nëse shikojmë, vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nuk mjafton. Duhet përmirësimi i infrastrukturës, asaj energjitike. Po ashtu, njohja e licensave është e rëndësishme. Kjo pikë e përbashkët duhet të jetë një dokument tjetër për pikën kufitare.'- tha Besimi.

3 VITE ME PARE

Procesi i integrimit në BE/ Mbledhja Shqipëri-RMV, ministrat: Do shtojmë masa që rrisin efektivitetin e procesit

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Dy ministrat

SHKUP- Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen për 'Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian'. Ministri i RMV-së, Admirim Aliti dhe ajo e shtetit dhe integrimit për Shqipërisë, u shprehën se kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin mes dy vendeve për rrugën drejt integrimit në BE.

Ministri Admirim Aliti: Qeveritë tona e kanë të qartë rrugën, jemi të lumtur se jemi përkrah njëri tjetrit. BE është stacioni ku ne duam të arrijmë, përkundër të gjitha sfidave, së shpejti do jemi anëtarë të plotfuqishëm të BE. Si ministër i shoqërisë dhe administratës shpreh dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e inovacionit. Promovimi i inovacioneve dhe projekteve në sektorin e TIK dhe shkëmbimi i përvojës do të sigurojë krijimin e një mjedisi që mbështet inovacione në të dyja vendet. Shpresoj që të tilla të kemi në vazhdimësi. 

Ministrja e shtetit për integrimin dhe kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka: Perspektiva e përbashkët drejt BE është kyce për stablitetin në rajon. Kjo përbën një moment historik për të dy vendet tona, janë promotore dhe do të kontribuojnë fuqimisht në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Të dyja vendet nga nisja e procesit të negociatava janë të përkushtuara për reformat që përmirësojnë vlerat tona. Në Shqipëri jemi të vendosur për të thelluar programin e reformave, mirëpresim bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të përfshpejturar procesin për të mbështetur njëri tjetrin. Ne do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, duke theksuar dhe një herë bashkëpunimin.

Do të punojmë dhe për disa masa që do të rrisin efektivitetin e procesit të negociatava do ta bëjnë atë më të shpejtë dhe rezultativ. I kemi filluar bisedimet me kolegun tim dhe për një format ballkanik, midis kryenegociatorëve, kemi vendosur që dy vendet tona të bëhen promotore. 

3 VITE ME PARE

'Më 6 dhjetor do i kërkojmë BE-së…'/ Rama: Të përfshihemi në ‘luftën’ kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në samitin e Bashkimit Europian që të do zhvillohet në Tiranë në muajin dhjetor, do t'i kërkojë BE-së, që të ketë përfshirje të vendit tonë në luftën që po bëhet kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit. Gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama u shpreh se ka ardhur koha që të shikohet përtej të ardhmes. 

'Më 6 dhjetor në Tiranë do mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do jemi aty bashkë me të gjitha dëshirat problemet, e sfidat tona që janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE.

E është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke kërkuar së bashku të gjitha vendet tona nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për ti rezistuar qoftë goditjes së madhe të energjisë elektrike qoftë dhe inflacionit të luftës.

Për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë e jo të pambarimtë, nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

'S'do presim fundin e luftës...'/ Rama nga Shkupi: Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të shohim përtej

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ballkani i Hapur u ka dhënë mundësitë dy qeverive që të shohin përtej. Gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama tha se rezultatet kanë qenë të mira, megjithatë kjo nismë nuk përjashton Procesin e Berlinit.

'Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjejve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Qeverive, Rama: Jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz kundrejt njëri-tjetrit

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit. Në fjalën e tij në takimin mes dy qeverive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Ballkani i Hapur ka dhënë mundësi të reja dhe për të parë pozitivisht drejt të ardhmes.

' Të nderuar kolegë dhe miq, sot ne rikthehemi këtu për një tjetër takim të rëndësishëm, një mbledhje e 2 Qeverive, në një kontekst tjetër, për sa i takon situatës në Europë. Lufta e Putin godet shkatërron dhe hap plagë dhe dëbon njerëz, në atë zonë por nga ana tjetër është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar perëndimin dhe bashkësinë euro atlantike. Lufta në vendet tona nuk ka ardhur në bomba dhe as me shkatërrime fizike, por me çmime stratosferike. 

Krijimit të sa më shumë sinergjive të reja dhe adoptimit me një situatë ku ne të gjithë jemi shumë të vegjël për të qëndruar në kurriz me njëri tjetrin, kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot dy vendet tona kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Në 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE me BP dhe ne do jemi aty së bashku me të gjitha dëshirat problemet dhe sfidat tona të cilat janë gjithmonë e më të njëjta me vendet e tjera të BE. është koha për të projektuar të ardhmen. '- tha Rama.

 

3 VITE ME PARE

Takimi mes 2 Qeverive, Kovacevski: Marrëdhëniet tona s’kanë qenë kurrë më të mira! Të ecim bashkë drejt BE-së

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Rama dhe Kovacevski

SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski ishte ai që hapi mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe RMV që po mbahet sot në Shkup. Në fjalën e tij, ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qënë asnjëherë më të mira se sot. Ndërkohë, ai shtoi se të dyja vendet duhet që të ecin së bashku drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. 

'Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.

Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE.

Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkarisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot RMV dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën”, u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e dy qeverive/ Marrëveshjet që do nënshkruhen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Flamujt

TIRANË- Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Shkup. Takimi mes Ramës dhe Kovaçevskit, do të pasohet me një konferencë për shtyp. 

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat. Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet. 

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.

4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital

5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

6.  Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellët për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik

7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare

3 VITE ME PARE

VIDEO- Rama mbërrin në Shkup, pritet me ceremoni nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

MARRËVESHJET/ 'Shqipëri-RMV' në Shkup, Port të
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Më pas, dy liderët do të takohen në ambientet e brendshme të kryeministrisë, për t'i lënë më pas vendin konferencës së përbashkët për shtyp.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat.

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet. 

mbledhja e qeverive shqiperi-rmv edi rama dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend