"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit.
Berisha më tej shtoi se me kullat e drogës dhe korrupsionit fryhen me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës i cili sipas kreut të PD-së kryeministri nuk lejon komisionet hetimore që ti nxjerrin në dritë këto raste.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, në një vend ku nuk ka drejtësi, duhet prokurori publik, gjykatësi publik. Prokurori publik, sigurisht nuk ka fuqi t’i dërgojë kriminelët ku e kanë vendin. Por prokurori publik nga kjo tribunë, nga kjo platformë, ka të gjithë fuqinë morale për t’i varur ata në shtyllën e turpit të kombit shqiptar, në mënyrë figurative. Ka të gjithë forcën për t’u bërë atyre gjyqin moral. Për t’i bërë Edi Ramës, gjyqin që meriton. Njeriut, i cili ka pushtuar parlamentin me Lindën e tij. E përdor atë si një strofull të interesave të klaneve më kriminale.
Sot në parlament nuk votuan deputetët. Sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit. Me kullat e drogës dhe korrupsionit dhe që fryjnë me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës. Sot u vendos që barbaria e tyre të vërshojë drejt trashëgimive tona qindra e mijëra vjeçare. Drejt parqeve tona. Po pse? Vetëm e vetëm se Edi Rama në çdo ndërtim, në çdo leje merr përqindjen e tij.
Imagjinoni ju miq, a mund të imagjinoni ju miq një kryeministër në botë që firmos leje ndërtimi si për kullën 70-katëshe, edhe për ndërtesën dykatëshe të Karlo Bolinos. A ekziston kund në botë kjo? Ekziston vetëm aty ku gjithçka bëhet në funksion të xhepit të tij. Sepse prapa firmës së tij, siç flitet rëndom, qëndrojnë të paktën 30 përqind e ndërtimit. Në 10 kate, tre kate. Në 30 kate, 10 katet e Ramës. Kur bëhen 60, fut 20-katëshin në xhep. Por ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ata do nxjerrin të gjitha këto në dritën e diellit.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbësht&...
Foto ilustruese VLORË-Një apartament cili deri dje ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer n&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme përpara tubimit në banesën e tij. Ber...
Rama dhe Kumbaro TIRANË- Në hyrje të parlamentit, dhjetra aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protes...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe t&eum...
nikos dendias GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias i përcolli një mesazh Shqipërisë të mërkurë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim në lidhje me zhvlerësimin e Euros...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Në një intervist&eu...
Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ths dot se protesta e 20 shkurtit e thirrur nga opozita duke...
Makina e ambasadorit TIRANË- Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith ka shkuar në Prokurorinë e P...