Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë pritet të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.
Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.
NJOFTIMI:
Më 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
-Përshpejtimi i reformave themelore
-Rritja e ndihmës financiare
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
AXHENDA
Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet
Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30
Kujtojmë se një ditë më parë në Tiranë, u zhvillua samiti Ukrainë- Europa Juglindore, ku ishte i pranishëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe liderët europianë. Pas punimeve të samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Zelenskyy mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, e cila shënoi edhe fundin e vizitës së tij në Shqipëri.
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Oliver Varhelyi TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijua...
Fatmir Mediu TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur sot rreth Samitit Ukrainë-Europa Juglindore të mbajtur në Tiranë. ...
Ditmir Bushati TIRANA- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha sot se ka përdorur politika ledhatuese ndaj Serbis&e...
Ditmir Bushati TIRANA- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot se nguron ta quaj samit ngjarjen e sotme që ...
Foto ilustruese TIRANË-Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka përcjellë në Rinas, Presidenti e Ukrainës Volodymyr Zelensky, pas p...
Foto ilustruese TIRANË-Ditën e nesërme në agjendën e Samitit për Ukrainën që do të zhvillohet në Tiran&e...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në prani të ndjekë...
Foto ilustruese TIRANË- Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka folur ditën e sotme në një panel lidh...
Oliver Varhelyi dhe Lulzim Basha TIRANA– Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Komi...
Volodymyr Zelensky, Vjosa Osmani dhe Edi Rama TIRANA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës ësht...