Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në në seancë të posaçme plenare ku u diskutuan raportet e dala nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale. • Seanca nisi në orën 15:00 dhe ku për rreth 6 orë deputetët diskutuan ku nuk munguan as replikat dhe debatet e forta. • Në fjalën e saj deputetja e PD-së njëherazi dhe bashkëkryetarja në Komisionin e Reformës Territoriale Dhurata Çupi parashtroi propozimet e Partisë Demokratike që konsiston në ndarjen e vendit në 6 qarqe dhe riorganizimin e vendit në dy nivele. • Ndërkohë nga ana tjetër deputetja socialiste Anila Denaj u shpreh se copëtimi i territorit nuk sjell efiksitet teksa shtoi se 49 bashki kanë ulur shpenzimet. • Ndërsa ministri i Bredshëm Bledi Çuçi rritjen e numrit të punonjësve në bashkitë e vendit ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së shërbimeve që këto bashki ofrojnë. • Deputeti Enkelejd Alibeaj duke folur në seancë tha se se nëse në zgjedhjet lokale PS futet me këtë reformë që është aktualisht PS e merr fitoren në tavolinë. • Ndërsa kreu i Grupit socialist Taulant Balla tha se PS në 2014 ka dashur edhe më pak bashki se 61 por sipas tij ranë dakort pasi ishin të “detyruar” nga LSI. • Seanca është shoqëruar me debate të forta mes demokratëve dhe socialistëve. • Deputeti Dashnor Sula u shpreh se Partia Socialiste ka bërë kryebashkiakë kriminelë dhe gangsterë ku solli rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shkuri Xhelli. • Më i fortë ishte debati mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Taulant Ballës. • Berisha tha gjatë fjalës së tij se 12 nëntori kur do të mbahet edhe protesta e opozitës së bashkuar do të jetë dhe dita e fundit e atij që ai e quan regjimi i Edi Ramës. • Ndërkohë debati kaloi në akuza personale pas ndërhyrjes nga vendi nga ana e Ballës. • Ndërkohë Balla tha se duhet dalë me një vendim që Sali Berisha të ndalohet të vijë në Kuvend pasi sipas tij një non grata si ai e përdhunon foltoren. • Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në përgjigje të Sali Berishës tha se PD e sheh politikën me të blerë e më të shitur dhe se me ndryshimet që kërkonin në reformë donin t’I kthenin fshatrat në bashki. • Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se reforma do të shkojë përpara dhe nëse do të duhet kjo do të behët me referendum.
24 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se si reforma territoriale e vitit 2014 si reforma e vitit 2022 është e dështuar. Gjatë fjalës në Kuvend, Bylykbshki ka theksuar se reforma territoriale do të shkojë përpara dhe do të bëhet nëse jo me konsensus do të bëhet me referendum, ky qytetarët do të vendosin.
"Reforma e vitit 2014 ka dështuar, por edhe reforma e vitit 2022 ka dështuar. Kjo reformë ka prodhuar krizë e për pasojë është dështim. Sot jemi me një pushtet vendor që është krejtësisht i zhbalancuar. Ka bashki të vogla që kanë një raport qesharak dhe bashki të mëdha me dhjetëra mijëra votues. Është një dështim total. Pasoja, pushtet i centralizuar në dorën e kryeministrit. Një bashki nuk mund të miratojë dot një leje ndërtimi me 250 m/katror. Terma si pushtet vendor, autonomi vendore, jurisprudencë kushtetuese janë terma të harruara. Dikur qeveria kërkonte të verifikonte për lejet e paligjshme të Edi Ramës, kryetar bashkie, bëhej nami. Tani ne në këtë proces kemi propozuar një projektligj. Parimet dhe kriteret që kemi përdorur janë të njëjta. Të njëjta parime që udhëzon Këshilli i Europës. Çdo gjë tjetër, 61 juaj nuk ka lidhje me këto parime. Reforma nuk mund të jetë Pazar siç preferoni ta bëni ju. Ne kërkojmë të shërbehet qytetarëve edhe në periferi. Ne jemi të vendosur, do shkojë drejt kthimit të bashkive tek qytetarët jo tek kryeministri. Kjo hartë që ju sot mbaheni me thonj, do të zhbëhet me referendum," tha Bylykbashki.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka "shpërthyer" në Kuvend pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha. Balla tha se duhen marrë masa që një non-grata si Sali Berisha të mos flasë më në Kuvend. Balla tha se Berisha 'përdhunon' foltoren me deklaratat e tij dhe se kjo gjë nuk duhet lejuar më. Ai u shpreh se Berisha bashkë me kreun e PL-së Ilir Meta kanë firmosur pro raportit të Dick Marty-t katër ditë pas 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë katër qytetarë. Sipas Ballës, sa herë Shqipëria është në gjendje të vështirë Berisha e Meta bëhen bashkë kundër saj.
Taulant Balla: Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria u ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve. Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësia. Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit.
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar marrëveshjen mes Kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL-së Ilir Meta. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali ka ironizuar aleancën e tyre duke e quajtur atë si properëndimore, ndërkohë që ka shtuar se Haxhiut iu shtua dhe Qamili. Po ashtu, Spiropali foli dhe për reformën territoriale, për të cilan tha se PD-ja po do që të bëj bashki fshatrat që i votojnë.
"Dëgjuat progolun e revolucionit të Haxhiut dhe të Qamilit si aleancën properëndimore. Nuk ka rëndësi nëse ata vishnin poture apo kapele të tjera, në thelb bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë orën pas, kohën e tyre kohën që ka vdekur. Nuk më çudit që përdoret foltorja për të nxitur revolucionin e shumë pritur nga masat. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve, të punëtorëve të persekutuarve, që doli nga xhepi i atij që ishte President përvetësoi revolucionin e një populli. Dashka revolucion Haxhiu bashkë me Qamilin. Me të blerë me të shitur e të korruptuar e kanë politikën këta. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën për progres. S’duan t’ia dinë për raporte, për bashki, për qytetarët. Kanë vetëm një mendësi në mendje, veten. 2 metra katrorë nën këmbët e tyre. Ai është pushteti i tyre. A do i marrin me vete? Askush s’ka marrë me vete asgjë veç nderi e turpit. Kujt i thotë hajn ai që është shpallur hajn ndërkombëtar, çfarë revolucioni do të bëjë ky më 12 nëntor, në emër të kujt do ta përmbysë ky këtë qeverinë që është zgjedhur me votë? Si do e marrin pushtetin? Me këto 33 bashkitë që kanë prezantuar në Reformë? Janë ulur aty dhe kanë thënë që cilat janë këto zona që na votojnë, ja një grumbull fshatrash dhe hajt t’i kthejmë në bashki. Duan t’i përdorin si mish për top. Zona që këta i konsiderojnë bastione elektorale, ecin me mendjen që bastionet funksionojnë edhe në vitin 2023. Çfarë do u thoni shqiptarëve, që këta janë të rinjtë që do udhëheqin, s’e kuptoj s’i dalin kështu, madje edhe pa maska. Se me maskë do ishte më mirë, se jemi dhe Halloëeen. Në diskutimet që kemi bërë për reformën ishin po këto çështje që po diskutojmë edhe sot, mungesa e konsiderueshme e burimeve të të ardhurave, burimeve njerëzore është ajo që i ndau zonat. Ju i sillni si argumente të reja sot, me gjithë respektin për anëtarët e komisionit. Por ekonomia e shkallës prevalon mbi copëzimin, ju doni të shkoni bashki kur në fakt bashkitë e mëdha janë ato që kanë prodhuar më shumë të ardhura dhe kanë më shumë investime. Nuk ka bashki të falimentuara, ka bashki në vështirësi. Pse kur kishin 373 bashki e komuna me në krye lloj lloj kryetarësh, 19% e popullsisë nuk përfaqësohej. Nuk duhet të dëgjojmë kuçedrën e ujit që del këtu dhe merr peng vendin për interesat e tij, ai do të braktiset edhe më tej tani që aleanca e tij nuk është vetëm e Qamilit, por ka shtuar edhe Haxhiun," tha Spiropali
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se më 12 nëntor, ditën e protestës së Opozitës, do të përballet me gjyqin popullor që do t'i bëhet atë ditë. I pranishëm në Kuvend, Berisha iu drejtua Ballës dhe i tha se atë ditë nuk do ta mbrojnë as aleatët e botës së krimit, duke iu referuar si 'Gentian Sharrat'. Nga ana tjetër, deputeti nisi të qeshë.
Pjesë nga replikat:
Sali Berisha: 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh.
Taulant Balla: Aty më ke
Sali Berisha: Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë.
Taulant Balla: Po po patjetër.
Sali Berisha: Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju. Ti biftekun 1 mijë, ai tjetri 500 euro. Kur ulesh aty, bifteku sa një ka. Sigurisht nuk të bën përshtypje ty, nuk ka si të të bëjë përshtypje. Nga i gjete ato para ti?
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar deputetet e mazhorancës për protestën që do të mbahet më 12 nëntor nga opozita. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se mazhoranca shqiptarë është më e damkosura në Evropë e në botë pas pseudomazhorancës së Lukashenkos në Bjellorusi. Gjithashtu po nga Kuvendi, Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta masive në mënyrë që të përzënë qeverinë, për të cilën tha se e kanë kthyer këtë vend në vendin e gomoneve.
Fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni punimet e këtij parlamenti, të shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuajin, të fëmijëve tuaj, është sot për sot, pas pseudomazhorancës së Lukashenkos, është më e damkosura në Europë dhe ndër më të damkosurat në botë. Sot kjo pseudomazhorancë ka rrokullisur Shqipërinë në vendin me indeksin e shtetit ligjor, 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Vietnami apo Republika Socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste e vendit. Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit. Pra një shtet që pranon për interesat e saj ekonominë e tregut. Republika e Shqipërisë është një diktaturë e cila, grupi drejtues pavarësisht me lidhjet e tij me të shkuarën nuk mund të them se bazohet në ideologjinë Marksiste-Leliniste, por është një narkodiktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.
Me të drejtë qytetarët mund të pyesin se si ka mundësi, një vend komunist me kushtetutë moniste, kushtetutë parti shtet të jetë më mirë në zbatimin e ligjit se sa një vend anëtar i Këshillit të Europës, NATO-s, që ka hapur negociatat dhe që në kushtetutë ka ndarjen e pushteteve dhe shtetin ligjor. Të gjitha këto janë se në këtë vend, vota është fiktive, njësoj si në Vietnamin komunist. Të gjitha këto vijnë pasi të gjitha vendimet në qeveri, parlament, në bashki, prokurori, gjykata, polici e kudo, i merr krimi, droga, rryfsheti dhe vjedhja. Kjo është e vërteta. Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë që të pengojë vjedhjet e tmerrshmet e tij. Nuk ka standard moral që ti diktojë atij të mbajë një kod. A e dini të dashur qytetarë se ai njeri, ka udhëtuar 137 herë me çarter. Një çmenduri të tillë abuzive nuk ja ka lejuar vetes asnjë diktator, asnjë korruptor tjetër përveç këtij. 22 milionë euro, kryeministri i vendit më të varfër të Europës, dy herë udhëtime më shumë në çarter se presidenti i vendit më të pasur të botës.
Çfarë është kjo mor. Këta kanë urrejtje për ju qytetarë. Këta nuk mendojnë për ju, ju shohin si qenie inferiore për të ju shtypur, mashtruar. Këta dadot e koneve i paguajnë me rroga 2-3 herë më të larta se merrni ju. Kujdestarin e breshkave e paguan me një çmim 3 herë më të madh se një rrogë mesme. Kurrë nuk pa pasur Shqipëria, qeveritarë korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizor, gjakësor, por ju garantoj se të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhës, të marra në 20 vite nuk kanë shpenzuar në tërësi aq sa ka shpenzuar Edi Rama, 22 mln euro për udhëtime. A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend, që nuk gjejnë ilaçet më jetike për shpëtimin e jetës së tyre. A mendoni ju se ka njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni ju, se shndërruat këtë komb, në kombin e gomoneve. Me këto vjedhje e abuzime, përzutë nga Shqipëria nga 2014 e deri më sot, 744 mijë shqiptarë dhe nuk guxoni ti thoni një fjalë të vetme Edi Ramës. Përkundrazi i lëpiheni dhe serviloseni në mënyrën më të neveritshme, më të paimagjinueshme. E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm.
U thotë shqiptarëve se ato flurimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete. U thotë shqiptarëve se kam promovuar avionët ‘Air Albania’ në një kohë që kompania ka 3 vite që nuk dorëzon bilancet, është e falimentuar. A ndjeni ndonjë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë, të ju pyes unë ju. Para atyre që u kanë votuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm. Për çfarë të diskutojmë këtu. Nuk mund të diskutojmë këtu, pasi kemi të bëjmë me një grup njerëzish, të cilëve vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyllë veshët, nuk dëgjojnë asgjë. Deri kur kështu. 12 po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do të ju bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft.
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka deklaruar se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar. Gjatë fjalës në Kuvend, Dule tha se vendi është shpopulluar për shkak të mungesës së shërbimeve si dhe mungesës së të ardhurave. Po ashtu ai i cilësoi 61 bashkitë si feude, që sipas tij ky është mentaliteti i tyre. Po ashtu Dule ka shktuar se reforma territoriakle do të nisë sërish, për shkak se do të kërkohet nga Brukseli.
"Reforma ka dështuar në përfaqësimin e qytetarëve. Vendi është shpopulluar. Mund të ketë bashku me 400 mijë banorë dhe të ketë shërbim cilësor. Mund të ketë bashku me shumë pak banorë dhe ska shërbim. Dëgjoni një rast. Që të marri shërbim banori i Leskovikut sot në Ersekë duket të udhëtojë me kilometra. Keni bërë 61 feude, kjo është mentaliteti juaj, ju nuk mund të funskiononi ndyshe. Le të tregohemi të sinqertë. Ne do ta fillojmë sërish territorialen, sepse do ta kërkojë Brukseli atëhere. Por pse nuk e nisim tani. Ne kemi bërë të pamundurën që zonat me resorse t'i shpopullojmë. Kjo është një lojë që mund të zgjasë për pak, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë," tha Dule.
TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se Reforma Territoriale e vitit 2014 ka dështuar pasi bashkitw janw nw kolaps ekonomik e financiar. Ajo mori rastin e Ksamilit ku saj duhet të ishte bashki pasi këtë e kërkojnë jo vetëm qytetarët por dhe deputetë të majtë e të djathtë. Zhupa tha se sot zonat rurale po shpopullohen pasi nuk kanë shërbime teksa akuzoi mazhorancën për falimentin e bashkive.
Përgjigjen e mori nga bashkëkryetarja socialiste e Komisionit për Reformën Teritoriale Anila Denaj, e cila tha se Ksamili ka marrë e do të marrë investime të mëdha. Ajo ironizoi deputeten e PD-së teksa i kujtoi investimet në kohën kur qeveriste e djathta. Në debat është përfshirë edhe drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, e cila i ka kërkuar Zhupëës që të mos flasë nga vendi.
Ina Zhupa: Vijmë këtu me idenë se ishim mirë kur ishim keq, ju duke kërkuar ngritjen e një Komisioni e pranuat se kjo reformë ka dështuar. Bashkitë janë në kolaps ekonomik e financiar, korrupsion masiv në menazhimin e mbetjevve urbane. FGalimentimin e fermëreve dhe shpopullimin e zonave rurale. Të majtë e të djathtë ishin dakort për ngritjen e Komisionit, seopse të njëtat shqetësime ua kemi ngritur edhe deputetëve të majtë e të djathtë. Ne kemi ardhur me një propozim ku numri i bashkive reflekton dhe shërbimin e qytetarëve. Do ju marr një rast konkret, Ksamili, si bashki lider i turizmit në 2014 Ksamilit iu hoq Komunna dhe pse të majtë e të djathtë kishin kërkuar që të kthejnë në bashki. U bashkëngjit me Bashkinë Sarandë dhe nuk merr asnjë shërbim nga bashkia. Nga analiza jopnë kjo Bashkui është e aftë që të prodhojë nga taksat, turizmi dhe banorët rreth 300 milion në vit dhe për shpenzimet që i duhen qoftë për pagat dhe të gjitha llojët e shpenzimeve nuk shkojnë më shumë se 70 milion. Pse mos ta kenë banorët e Ksamilit Bashkinë. Nuk po e bëjmë politikisht Ksamili ka votuart majtas dhe djathtas varet nga kandidati. Ju keni marrë urdhruin politik që 61 qenka numri i fatit, pavarësisht argumentave, kjo që bëni ju është një tallje e madhe. Sa herë ju kemi ne ju sa herë bëni takimet me kryebashkiakët se do ju marrim kopetencat kjo do të thotë se ka dështuar,. Ju ia keni bërë analizën financiare dhe e mohoni. Ju e keni më të lehtë që të fitoni betejën tuaj elektorale, po zgjedhjet i keni të humbura.
Anila Denaj: Nuk ka bashki të falimentuara..
Ina Zhupa flet nga vendi
Ermonela Felaj: Mos ndërhyni nga vendi.
Anila Denaj: Ju ju referuat politikisht Ksamilit dhe po të marrësh të dhënat nga Bashkia Sarandë sesi ndahen shpenzimet. Ksamili ka marrë dhe do të marrë investime më të mëdhaja më të mëdha a merrte nkur qeversnit ju.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur se shqiptarët do ta 'marrin para' qeverinë dhe se nuk do të ketë më asnjë 'hile' që do tu japë atyre fitoren. I pranishëm në Kuvend, Salianji thotë se nuk nisen për qëllime elektoralekur flasin për reformën territoriale, por shtoi se kjo bëhet në mënyrë që çdo qytetar duhet të marrë shërbimin që i nevojitet në një mënyrë më të shpejtë. Salianji tha se fshatrat po shpopullohen, ndërsa numri i punonjësve në administratë është rritur pa kriter.
"Përdhunues, trafikantë droge, njerëz me rekorde të tmerrshme, e keni marrë njësinë e madhe dhe ia keni bashkëngjitur Maliqit, për interesa elektorale e gjitha. E keni çuar në qendër Maliq, por të gjitha fshatrat janë bashkua. As rrugë, as kanalizime, as asgjë. Në asnjë prej fshatrave s'ka asgjë. Në Bashkinë e Korçës ka një diskriminim masiv, njëra pjesë ngjan si 'gheto'. Po ju themi që njësinë Voskopojë ta nxjerrim më vete, që në Pogradec, Starova të jetë më vete. Mokra ka më afër Prrenjsin se sa Pogradecin. Askush të mos bëjë llogari elektorale, ju niseni nga kjo gjë, thoni, do e shikoni që do e fitojmë sepse kështu e kemi marrë edhe herët e tjera. Kush e ka bërë këtë llogari? Populli do t'ju marrë para, nuk ka më hile që do t'ju mbajë, llogjika hajde ulemi në reformë, bëjmë sikur bëjmë diçka dhe vini këtu në një mënyrë krej fyese. Në të gjitha fshatrat shikoni, ka shpopullim masiv të zonave, shikoni pak prioritetet që keni pasur. Propozuat dhe thatë që kjo reformë do të ulë numrin e punonjësve dhe do të rrisë eficensën, por numri i punonjësve është rritur. Keni punësuar njerëz që jetojnë jashtë dhe po kërcënoni të tjerët me ndihmën e konomike,"- tha Salianji.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socislite Taulant Balla u shpreh se Lushnja do të pastrohet nga mbetjet dhe se në vendin ku hidhen mbeturinat, do të ngrihet një kompleks sportiv. Referuar ankesave të deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi për djegien e koshave me mbeturina, Balla tha se kazanët e plehrave janë djegur nga 'Foltorja' gjatë përplasjes së brendshme në Partinë Demokratike. Ai tha se uron që edhe në Lushnje të mos ua ketë vënë flakën i njëjti grup.
"Ajo aty do pastrohet e gjitha dhe do ngrihet një kompleks. Shqipëria deri para pak vitesh nuk e kishte në listë ne vet trajtimin e mbetjeve. Bashkia e Lushnjes është përfituese sepse impiantin e mbetjeve e ka jo më larg se 20 kilometra. Ti e ke mbaruar shkollën në Itali dhe e di shumë mirë që disa bashki bëhen bashkë për të pasur një impiant. E mbani mend që dikur Foltorja digjte kazanët e plehrave për të marrë godinën e 'shqupit', uroj që edhe atje në Lushnje të mos kenë qenë anëtarët e Foltores,"- tha Balla ndër të tjera.
TIRANË- Deputetii Partisë Demokratike, Saimir Korreshi akuzoi mazhorancën se e kanë mbushur Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë për të vjedhur votat në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Korreshi tha se në gjithë Bashkinë mungojnë investimet dhe shërbimet teksa nuk kurseu as ironitë me qeverinë. Ai tha se po të kalosh në rrugët e fshatit pas orës 17:00 nuk e sheh atë që të kalon afër dhe rrezikon që të të fusë gishtat në sy e të qërrojë.
Sa i përket Reformës Territoriale deputeti demokrat e cilësoi se reformë territor-hale
Saimir Korreshi: Janë trashur se nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Të gjithë ato prodhime që kanë në minifinancë. Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë. Cili shërbim përveçse një në gjendjen civile që merrnin nga një 5 mijë lekësh po dhe atë ja morët se e keni dixhitalizuar keni futur satelitët. Qa shërbimi i ofroni fshatit se pas orës 17 të kalon njëri afër e të fut gishtat në sy e të qërron. Marrin bashkinë e Lushnjës qa transporti i ofron. Transport jo, shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim. Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territorriale këto janë shërbimet. Shtuan radhët e SHA-ve që ka bashkia. Ujësjellës, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë llojë shërbimi, vërtëtimet e Njësive i njeh njeri, opingat njef. Nga reformë territopriale po e çoni në reforme territorhale. Plehrat gjoja të inceneratorit atje në Fier janë grumbull, ishalla nuk vjen vera shpejt. Atje është bërë mos o zot, Lushnja ndezet nhga një sërë aromash, dihet të jemi bashkë të dëgjojmë atë erën e peletave. I djegim plerat nëpër kazane.
TIRANË- Gentiana Sula, Kryetarja e Autoritet të Dosjeve tha se janë edhe pesë politikanë të tjerë që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, përveç personit me inicialet ‘I.M’. E ftuar në ‘Kontrat”, Sula tha se në total i kanë çuar parlamentit një dokument secret për gjashtë politikanë të lartë, identitetet e të cilëve nuk janë zbuluar, por të gjithë janë përmendur me iniciale. Sula u shpreh se komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë. Referuar akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë së Lirisë, ILir Meta, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve u shpreh se asnjë dosje nuk mund të manipulohet pasi procesi kalon në duart e shumë njerëzve dhe kontrollohet gjithashtu prej tyre.
“Ka ndodhur një debat publik gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë. Nuk kanë shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, Mezini e Bezhani nuk kanë dhënë transparencë, ato s’kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne nuk ndodh. E kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje,”- tha Sula ndër të tjera.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza të forta kundrejt socialistëve. I pranishëm në Kuvend, Sula tha se PDS-ja ka futur në bashki trafikantë droge e gangstera. Referuar ish-kryebashkiakut të Dobrës, Shukri Xhelili, Sula tha se PS-ja ka sjellë në pushtet dhe njerëz të cilëve u janë grisur të brendshmet në hotele. Maxhorancën, deputeti i PD-së e konsideroi aq të rrezikshme sa të 'lë kopilin në derë', duke përdorur dhe një shprehje popullore.
"Kemi problematika të mëdha në lidhje me pjesën financiare, kemi bashki me vështirësi, dëgjova kolegët që bëjnë krahasimin me përpara vitit 2015 më kohën e tanishme, Ju i bëni këto llogari si Enver Hoxha me kohën e Zogut. U fol këtu për kryetarët e bashkive, por mirë mo, ato trafikantët e drogës e gangsterat kush i futi? Ne i futëm? Njërit iu grisën brekët atje në hotel, kjo pra është gjendja e bashkive. Këto po na tregoni? Ju jeni shumë të rrezikshëm, të lini kopilin në derë,"- tha Sula.
TIRANË- Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka deklaruar se reforma për bashkitë e mëdha nuk po i funksionin qeverisë për shkak se kanë shpenzime të mëdha. Gjatë fjalës së Kuvend, Gështenja theksoi se ndarja territoriale u bë politikë në vitin 2014, në mënyrë që PS-ja të fitonte zgjedhjet në tavolinë. Po ashtu ai theksoi se propozimet e PD-së, janë efikase për shkak se bashkitë e mëdha nuk mund të menazhohen mirë.
Gështenja: Në veri bashki të mëdha se votuesit janë të djathtë, në jug bashki të vogla se janë votuesit socialistë. Duket që bashkitë e mëdha nuk po funksionojnë duke nisur nga ajo e Tiranës. Bashkitë e mëdha kanë shpenzime të mëdha. Ndarja e hartës territorialke u bë politike, në mënyrë që PS të fitonte në tavolinë zgjedhjet. Por ne sot nuk kem i bashki, kemi ndarje të mëdha që punësojnë militantë. Bashkitë duhet të rindahen dhe të shtohet ekonomia për ta. Bashkitë kështu nuk mund të menaxhohen. Nëse krahasomi me Kosovën, vëmë re se bashkitë tona kanë bushet më të vogël se komunat e Kosovës. Reforma e re duhet që të organizohen më mirë, duhen të rritet buxheti për to. Por mazhoranca nuk e kanë këtë synim, kjo vetëm për të fituar zgjedhjet në tavolinë. Reforma territoriale i duhet vendit. Ne kërkojmë një reformë territoriale për qytetarët, ju kërkoni një reformë territoriale për vetën.
TIRANË- Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka ngritur një pyetje në kuvend në lidhje me përdorimin e shërbimeve të e-Albania-s. Duke folur në seancë, ai ka theksuar se të moshuarit që nuk e përdorin dot e-Albanian çfarë do të bëjnë. Ndërkohë që ka theksuar se bashkia vendoet aty ku kanë më shumë nevojë qytetarët dhe se nuk ka rëndësi a mbushet kuota e mjaftueshme a jo.
"Ngelet që kjo ndarje territoriale nuk është në krah të qytetarëve. A nuk mendoni ju se sot ka nevojë për bashki të tjera, jo për kaq sa themi ne po për 1 ose 2 bashkiu. Mjafton të jap rastin e bashkisë së Orikumit, ata banorë që kanë ngelur aty nuk e përdorin dot e-Albanian. Bashkia vendoset ay ku ka nevojë banorët. Ke Italinë që jep para për të qëndruar në një vend të caktuar që të mos shuhet ai vendi," tha Agalliu.
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Opozitës në lidhje me propozimin e bërë për Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Gjylameti thotë se PD-ja kërkon të copëtojë vendin me synimin për të fiturar ndonjë bashki në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Deputetja mori si shembull Dibrën dhe tha se vetëm shpresa për të fituar ndnjë 'copë', e shtyn Opozitën të kërkojë ndarjen e saj në 5 pjesë.
"Një bashki nuk është një projekt në letër, jemi katandisur që dilni këtu dhe thoni, qoftë edhe një. Unë nuk e di domethënë. Mjafton të shohësh propozimet tuaja, kupton që ju mendoni se do të fitoni zgjedhjet duke copëtuar Shqipërinë. Unë do të doja të dija se cili është argmenti që qëndron pas faktit që Dibra duhet ndarë në 5 bashki, Lurë, Shupenzë, Maqellarë, Kastriot, të mendosh që të ndash Dibrën në 5, do të thotë të kesh synimin e vetëm që dukë çarë e ndarë vendin mund të fitosh ndonjë gjë. Nuk di se si mund të ndani Pogradecin në Starovë e Pogradec, ata janë një. Cili është sensi. Ju shpresoni që vetëm duke bërë edhe njëherë atë që bëni zakonisht, keni shansin të vini në pushtet,"- tha Gjylameti.
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare. Deputeti Xhelal Mziu teksa po fliste nuk pranoi që të lironte foltoren pasi i mbaroi koha. Për këtë ai deklaroi se do të merrte kohën nga grupi parlamentar i Mesila Dodes. Por kjo u kundërshtua nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, sipas së cilës kjo nuk lejohet nga rregullorja për shkak se nuk janë i njejti grup parlamentar.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Zoti Mziu përfundoni.
Mziu: Jo. Kam kohën nga grupi tjetër
Nikolla: Grupi tjetër nuk e konfirmon.
Mziu: E konfirmon grupi tjetër e konfirmon.
Nikolla: Ju lutem përfundoni.
TIRANË- Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka deklaruar se krijimi i bashkive të reja ruruale do tu ofrojë njerëzve më shumë vendimarrje. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Pampuri ka theksuar se bashkitë e reja do të ofrojnë kushte dhe rritje ekonomike në vend.
"Krijmi i bashkive të tjera rurale do të ofrojë kushte të reja si dhe rritje ekonomike. Nga takimet që kemi patur na kanë thënë që kjo rruga këtu është bërë në kohen e nënkryetarit. Shumica e bashkive vazhdojnë të vuajnë nga sistemet e qeverisjes jo efikase. Nevoja për të mbuluar në mënyrë efektive mbetet koherente. 3 janë shkallët kryesore që Çupi thekoi. Bashkitë e reja do të kenë administrim të ri, decentralizimi politik është i nevojshëm. Do të ketë më shumë vendimarrje për qytetarët", tha Pampuri.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se koha për të vlerësuar një reformë është e pakta 3 mandate. Gjatë fjalës në Kuvend, ku foli për reformën e vitit 2014, Balla tha se në zgjedhjet e 15 majit do të garohet në 61 bashki ndërsa për zgjedhjet e vitit 2025 theksoi se do të garohet në 12 qarqe. Po ashtu Balla nuk la pa përmendur dhe kreun e PD-së Sali Berisha bashkë me kreun e PL-së ilir Meta, të cilat i quajti dyshja e rublave.
"Jo në të gjithë sektorët deçentralizimi ka ecur si duhet. Nuk kemi shkruar atje ku duhet, atje ku reforma e vitit 2014 ka poasur qëllim të shkojë. Mjekësia, arsimi janë çështje që deçentralizimi duhet të shkojë. Dhe pastaj vjen elementi tjetër, që është revolucioni dixhital. Bien të gjithë dakord. Revolucioni dixgjital ka prekur të gjithë. Të gjithë qytetarët shqiptarë e din, janë integuar një pjesë e shërbimeve vendore me shërbimet lokale. 95% e shërbimeve mund që t'i marrësh online. Në vitin 2013, kishim shumë pak të regjistruar në platformë, sot kemi 2.7 mln shqiptarë. Nëse dikur aplikantët shpenzonin 1 orë nga puna, ndërsa tani nuk kanë nevojë shpenzojnë aq kohë si dhe shpenzojnë aq shumë. Falë gjithë kësaj sipërmarrje të madhe është ndryshuar tërësisht te marrëdhënia e qytetarëve me shtetin. Marrëdhënia me letrat është lënë mbrapa, siç u la dyshja e rublave Meta-Berisha. Revolucioni dixhital mundësoi drejtësi efikasitet. E vërteta është që faza tjetër erdhi kur mundësuam vulën elektronike. Me vulën digjitale çdo dokument mund të merret. këto janë përfshirë edhe të gjitha bashkitë. Reforma të tilla kanë kohë për tu studiuar dhe për të parë se si ecin. Ekspertët kanë thënë se koha e duhur për të vlerësuar një reformë është 2 mandate. ka dhe shtete që e kanë 20 vite. Në zgjedhjet e 14 majit do të garohet në 61 bashki, në zgjedhjet e 2025 do të garohët në 12 qarqe dhe ne do të fitojmë," tha Balla.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se edhe në vitin 2014, maxhoranca ka dashur më pak bashki në reformën territoriale. Nga Kuvendi, Balla tha se reforma e asaj kohë u bë në koalicion dhe u vendosën 61 bashki për të realizuar dhe kërkesën e partive në koalicion, referuar Lëvizjes Socialiste për Intëgrim që sot është Partia e Lirisë. Balla tha se me bindje se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë, përfshirë edhe Shkodrën që sot e drejton Partia Demokratike me Bardh Spahian.
"Ne në fakt edhe në 2014 donim më pak bashki, po u bë në koalicion me LSI-në dhe ishim të detyruar tu realizonim dëshirën, të pranonim disa kushte. Pjesa tjetër ka të bëjë me nevojën për të ruajtur atë 'ancors', kushdo mund të vijë me shumë propozime, por të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket me vend, të krijosh bashki si bashkia Caka nuk më duket vend. Megjithatë nuk është kjo çështja. Dua të rimarr disa propozime, PD ka qeverisur në 17 bashkia nga 2015 deri në vitin 2019, po fus dhe Shkodrën në vazhdim sepse pastaj e mori foltorja dhe nuk hyri më në llogari. Jemi bërë gati të fitojmë të 61 bashkitë, të 61, do e fitojmë dhe Shkodrën sepse meqë dështoi ky i foltores, s'ka më. Do hiqni dorë nga kjo shpifje, sepse numri i punonjësve nga 14 mijë e 400 që ishte, flas për administratën, të lutem Dhurata. Kemi shkuar në 9585. Në 12 bashki ky numër është rritur, ndërsa në 49 është ulur. Që do të thotë që reforma territoriale ka rezultuar në një ulje të numrit të punonjësve. Cila është risia? Reforma solli mirëadministrim, bashki të fort ame shërbime të mira, ky ka qenë dhe objektivi i vënë nga Bashkim Fino, kolegu im i ndjerë,"- tha Balla.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e konsideroi 'autogol' delaratën e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se raporti i Opozitës është 'icekët', kur në fakt e kanë pranuar për diskutim para 6 muajsh. I pranishëm në Kuvend, Alibeaj tha se qëllimi i maxhorancës është që të fitojë zgjedhjet lokale të vitit 2023 në tavolinë, njësoj si në vitin 2014.
"Ju sapo bëtë një autogol, nëse raporti nuk ishte i vlefshëm nuk e kuptoj pse e pranuat 6 muaj më parë në Komision. Nëse ka një arsye se përse bëhen këto është pikërisht niveli i demokracisë që shihet nga pushteti vendor. Jo, jo, niveli i respektimit të individit është pikërisht tek pushteti vendor, se sa zë ka individi tek ai administratori i përditshëm. Ky duhet të ishte. Reformat territoriale nuk duhet të jenë të njëanshme, por të gëzojë unanimitet. Ju e bëtë në 2014 dhe ndoshta një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe Partia Demokratike që nuk mori pjesë. Atëherë ia mohuat shqiptarëve legjitimitetin, por sot po e bëni sërish. Ne kemi kërkuar korrigjim në këto 7 vite sepse vetëm kështu ecën para kjo dynja me revolucion. Të mos ua fshehim njerëz, sot unë e kuptpoj fare mirë pëese nuk gjeni dot as alibi dhe nuk pranoni ridimesionimin. Në 2014 e bëtë për të fituar zgjedhjet në tavolinë, ia morët frytet në 2015. Ndoshta dhe në fajin tonë, por pas 7 viteve kur keni korrur çdo lloj fryti një gjë duhet ta bënit për shqiptarët, jo të vidhni në tavolinë edhe zgjedhjet e 2023,"- tha Alibeaj.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka kërkuar që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të tërheqë pas fjalën 'i cekët' që tha referuar raportit të prezantuar nga Opozita në lidhje me Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Çupi u shpreh se maxhoranca duhet të dakordësohet me shifrat pasi bien në kontradiktë me njëri-tjetrin.
"Si fillim nuk pranoj fyerje për cekëtinë e raportit.Do të ishte në nderin tuaj që ta tërhiqnit këtë gjë. Dhe fillimisht ju këshilloj që të bini dakort me shifrat, pasi ministria e Financave thotë tjetër gjë, ju dilni me të tjera shifra. Raporti im ishte i detajuar me fakte dhe prova, më vjen keq për ju që e shitët si diçka pozitive faktin që keni qenë pjesë e hartimit të reformës territoriale, në fakt jeni i dështuar,"- tha Çupi ndër të tjera.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar të cekët raportin e paraqitur nga Opozita për Reformën Territoriale. I pranishëm në Kuvend, Çuçi tha se Reforma e bërë në vitin 2014 i ka përmbushur pritshmëritë e saj, teksa shtoi se numri i punonjësve në administratë është ulur me 35%. Përsa u përket shërbimeve, ministri i Brendshëm thotë se janë shtuar, bashkë me cilësinë e tyre.
"Më vjen mirë në fakt kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territoriale, kur thonim që kjo reformë Shqipërisë do t'i shërbejë për këtë, këtë e këtë. Le të shohim, kam shumë qejf që t'i them edhe unë nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm. A kemi shkuar drejt asaj rruge, a ka qenë ai trendi? Është një çështje që duhet ta diskutojmë, si të rrisim përfaqësimin, por dua të merrem me atë që kemi diskutuar më shumë, a do të rrisim performancën, çfarë raporti do të zënë buxhetet, po grantet? Le të shohim ku jemi sot me Shqipërinë që kishte në mos gaboj 7 njësi vendore. Rritja e buxhetit ka shkuar nga 2.1% PBB në 2014 në 3.2 PBB në 2021. Shifrat flasin vetë, nuk kanë nevojë për komente, shpenzimet janë rritur nga 34 mld lekë nga 57 mld lekë, pra 76% më shumë. Si është administrata? 35% më pak të aparatit sepse kemi ulje të numrit të aparatit, kemi 4816 burokratë të aparatëve më pak se në 2014. Kur vjen puna për shërbimet, janë rritur sepse kemi 7 funksione që janë transferuar, edhe me punonjësit që ushtrojnë këto funksione. Ka shumë bashki që dikur i bënin disa shërbime me kontraktorë të tretë, sot i bëjnë vetë dhe kjo sjell gjithashtu rritjen e numrit të punonjësve. Siç ka bërë Tirana me pastrimin e zonës. Duhet ta shohim ashtu siç është, komplet të shkëputur nga misioni politik, të paktën për një moment. Propozimi i sjellë nga kolegia Çupi, më duket pak i cekët. Duhet t'i adresojmë sa më mirë gjërat,"- tha Çuçi.
TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj ka folur në lidhje me raportin për Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Denaj tha se gjatë viteve, numri i punonjësve në administrate është ulur me 35%. Ajo tha se rritje kanë pasur vetëm 12 bashki, por që sipas Denaj bashkë me punonjësit është shtuar dhe cilësuar e shërbimit. Sipas ministres, ‘copëtimi’ më tej i territorit nuk garanton cilësi shërbimesh.
Pjesë nga fjala e Denajt:
Nuk duhet të bëjmë kakofoni numrash, duhet të flasim për totalin. Ka një numër prej gati 5600-6000 që janë për të mbështetur investimet që thamë pak më parë. Vetëm 12 bashki kanë rritur numrin e punonjësve në administratë. 49 bashki e kanë ulur numrin e punonjësve me 35%. Nëse të ardhurat janë rritur me dy herë siç thoni ju, investimet janë rritur me tre herë. Pa dashur të shkoj në përfundimin e raportit, dua ta qas këtë parlament ndaj vëmendjes së të ardhurave, në një kohë që mendojmë të copëtojmë territorin? Copëtimi i territorit rrit koston dhe nuk garanton cilësinë e shërbimit për qytetarët. Duke siguruar që 94% e të gjitha shërbimeve realizohen online, nuk e gjejmë me vend ndarjen e territorit. Maxhoranca synon rritjen e cilësisë së përfaqësimit, një nga pikat e rëndësishme që i jepet strategjisë për të vijuar më tej, është pikërisht ndërhyrja ligjore aty ku mund të përmirësohemi më shumë, në nenin 39. Strategjia është një process që vijon dhe ndiqet nga Ministria e Brendshme dhe njësitë vendore të mëdha dhe të konsliduara financiarisht janë ato që përfitojnë më shumë. Të copëtosh më shumë territorin do të thotë të shkosh drejt decentralizimit. Përgjatë veprimtarisë është shtruar pyetja nëse jemi në momentin e duhur për të vijuar me copëtimin e jëtij territory. Cila do të ishte përgjigjia e pyetjeve të shtruara? Nuk ka kohë në fakt për të mos analizuar një reform, dhe pse 7 vjet, siç thamë është e pamjaftueshme. Duke ruajtur kritetet, të jetë qendër e një zonë funksionale, të ketë qenë bashki para ndarjes territorial të 2015. Kriteri që do të mbështeste faktin që shkëputja nga bashkia të mos dëmtojë zhvillimin e njësisë nga e cila shkëputet, të ketë numrin e popullsisë që duhet dhe që numri i bizneseve të jetë i mirëpërfaqësuar. Këto pyetje duhet t’i bëjmë shpesh por nuk duhet të bëjmë gabime në dhënien e përgjigjeve të këtyre pyetjeve. Kur numri 94 nuk u përshtat me asnjë nga këto kritere, atëherë mbetën në të njëjtat numra.
TIRANË- Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi ka lexuar raportin përmbledhës në emër të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së saj Çupi ka lexuar të gjithë objektivat e raportit të PD-së, ndërkohë që ka theksuar dhe problematikat e organizimit territoral të vitit 2014. Ajo ka thënë se ka mungesë të theksuar të përfaqësimit të ish-komunave, ndërkohë që llogaridhënia është e ulët dhe se ka mungesë transparence. Propozimi që ka ofruar PD-ja është riorganizimi i ri territorialo-administrativ për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor. Niveli i parë i pushtetit të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa niveli i dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet. Përsa i përket qarqeve, PD-ja propozon reduktimin e numrit të tyre nga 12 në 6 qarqe. Çupi thotë se qarqet duhet të bashkohen në këtë formë: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat, Vlorë-Gjirokastër.
"Ne propozojmë që pushteti vendor të ndahet në dy nivele. Niveli i parë do të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa në nivelin e dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet. Ne propozojmë rigrupimin e qarqeve. Ne propozojmë nga 12 qarqe të kemi 6 qarqe. Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier Berat, Vlorë-Gjirokastër," tha Çupi.
Fjala e Çupit:
Në punën tonë nga fillimi deri në fund, objektivat kanë qenë mjaft të qarta:
a) Të përcaktonim politika të qarta në nivelet përkatëse, gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore.
b) Të miratonim instrumente ligjore efektive për riorganizimin territorial në funksion të përkthimit të politikave në praktikë, që janë të integruara me standardet ndërkombëtare dhe pasqyrojnë angazhimet në proceset integruese të vendit drejtë BE-së.
c) Te rregullojme nga pikëpamja ligjore procese të qarta për vlerësimin dhe, sipas nevojës, rishikimin e rregullave dhe legjislacionit, veçanërisht për të shmangur ndikimin disproporcional në përfaqësim dhe shpërndarje shërbimesh publike vendore ndërmjet zonave urbane dhe rurale.
d) Te riorganizojme bashkite ne përshtatshmëri ndaj pritshmërive të arsyeshme të komuniteteve bazuar në histori, traditë dhe zakone, si dhe ndarje të burimeve të disponueshme dhe kapaciteteve për zbatim.
e) Ne zgjedhjet e ardhshme vendore, që tashmë përkojnë me datë 14 Maj, t’ju ofrojmë qytetarëve nje model tjeter qeverisjeje nga pikëpamja territoriale dhe admistrative.
Gjatë 32 viteve, pushteti vendor ka kaluar disa faza reformimi administrativ dhe territorial. Në përgjithësi, reformat në pushtetin vendor janë bërë me konsensus nga palët politike dhe me mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Ndryshe ndodhi me reformën administrative të vitit 2014, e cila shkriu 373 njësi të qeverisjes vendore në 61 bashki që Shqipëria ka sot. Reforma u bë e njëanshme dhe pa konsensusin tradicional të partive politike. Mazhoranca e kohës shfrytëzoi mungesën e këtij konsensusi për qëllime të pastra elektorale, qëllime që dhe sot vijojnë të jenë mjaft të dukshme. Jashtë cdo interesi partiak, në atë kohë, ne kemi gjykuar se pushteti vendor kërkon reformim me standarte. Koha na dha të drejtë, pasi sot pushteti lokal nuk po funksionon për qytetarët, nuk ju shërben atyre, nuk është përfaqësues i tyre. Reforma kërkonte detyrimisht korrigjime dhe rishikime. Për të adresuar këto probleme dhe për të përmirësuar qeverisjen vendore, Partia Demokratike ka reaguar herë pas here me qëndrime të njohura publike, përfshirë edhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Pas shtatë vite zbatimi të reformës, ne mund t’i shohim qartë problematikat:
• Mungesë e theksuar përfaqësimi të komuniteteve të ish-komunave (njësive administrative) në vendimmarrje në këshillat bashkiakë;
• Mosrealizimi i autonomisë (decentralizimi fiskal dhe administrativ);
• Sasia, cilësia dhe shtrirja e paqëndrueshme e shërbimeve;
• Përfaqësimi qytetar në proceset vendimmarrëse dhe llogaridhënies së organeve drejtuese vendore;
• Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale për dialog real;
• Respektimi i ndarjes së pushteteve, paanshmëria etj;
• Shpërndarja e shërbimeve publike e disbalancuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale;
• Kontrolli i territorit dhe qeverisja sa më pranë qytetarit, transparenca etj;
• Ekonomia e shkallës në dilemë të madhe dhe larg objektivit.
• Llogaridhenje e ulet, transparence nuk ka, ekonomia dhe zhvillimi lokal jashte prioriteteve, niveli i lartë i korrupsionit.
Iniciativa e Partisë Demokratike për një reformë të re territoriale fitoi menjëherë një konsensus të gjërë publik, pasi problemet ishin në sytë e të gjithë qytetarëve. Qytetarët presin me padurim të bëhen rregullime të cilat do t’ju përmirësojnë jetesën në zonat ku jetojnë, të ndjehen të përfaqësuar, te marrin shërbimet qe ju mungojnë. Nga ana tjetër, ky interes publik për të bërë riorganizimin e territorit duket qartë edhe nga prezenca e madhe e këtij debati në të gjithë mediat kombëtare dhe lokale. Një zgjidhje e mirë për të korrigjuar ndarjen territoriale është një qasje duke filluar nga njesia me e vogel ne qender bashkie, bazuar në ekspertizën faktike dhe profesionale, jashtë çdo interesi partiak, ndryshe nga reforma e 2014 me qasje të fortë nga qendra ne periferi. Nga ana tjetër, edhe fakti që 7 vite nuk mjaftojnë për t’u bindur mbi suksesin e reformës duhet pasur parasysh. Ne jemi përpjekur të ofrojmë rrugëzgjidhje efektive boshllëqeve të padëshiruara që solli kjo reformë gjatë 7 viteve, dhe të plotësojmë këto në kohën e duhur, jo të presim, pasi këto boshllëqe mund të thellohen potencialisht me kalimin e kohës. Pra, është momenti i duhur për terapi të kujdesshme tani për të patur një pushtet të shëndetshëm në vazhdimësi.
Ndaj Partia Demokratike ka propozuar dhe kërkon një konsensus të gjërë politik për:
1-modelin e pushtetit vendor në Shqipëri,
2-rishikime, korigjime dhe riorganizimin e ri territorialo-administrativ për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor, si dhe rekomandime për çështje administrative dhe rregullatore.
Propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është një dëshmi e qartë e faktit se:
I. Shqipëria ka shanse të mëdha që të përmirësojë përfaqësimin, të rrisë efiçiencën dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, në përmirësimin e cilësisë dhe të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, në pjesëmarrje dhe vendimmarrje në të gjithë territorin e saj.
II. Riorganizimi i bashkive dhe krijimi i bashkive të reja rurale do të krijojne kushte për zhvillimin ekonomik lokal, rural, agroturizëm, dhe rigjallërim të jetës sociale, ekonomike dhe politike, me pritshmëri për të “frenuar” shpopullimin.
III. Reduktimi i pabarazive midis zonave rurale dhe urbane, si edhe krijimi i kushteve të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontroll të territorit në të gjithe vendin.
IV. Rritja e kapaciteteve të administratës publike vendore, si dhe forcimi i strukturave administrative dhe komunitare sa më afër qytetarëve, ofrojnë shanse për rininë, grupet e tjera shoqërore dhe vazhdimësinë e komuniteteve.
V. Përmirësim të demokracisë vendore nëpërmjet rritjes së potencialeve përfaqësuese në vendimarrjet lokale, llogaridhënies dhe instrumentave të tjerë demokratikë.
VI. Detyrimet e qeverisjes vendore mbi rolin e tyre për integrim në BE plotësohen më mirë me reformimin dhe riorganizimin territorial.