Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta shkruan në postimin e tij se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri paraditen e sotme kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një njoftimi për mbylljen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Meta shkruan në postimin e tij se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri paraditen e sotme kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK.
Ai shprehet se do paraqitet në SPAK, sapo avokati të kthehet në Shqipëri. Më tej shton se mezi pret "gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste."
POSTIMI I PLOTË:
Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.
U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.
Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.
Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:
ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme!
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Berisha gjatë fjalës s&e...
erion veliaj TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj përmes një reagimi kanë shprehur shqetësimin për përpj...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e ...
kryemadhi, meta TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-b...
Donald Trump SKOCI- Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sërish situatën e Serbisë me Kosovën. Gjatë takimit me kryeminis...
Foto nga takimi SERBIA- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka biseduar me ambasadorin ...
Foto nga postimi DELVINA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me sit...
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj TIRANA- Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Ko...
Foto TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot Shqipëria dh...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANA- Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina ka dëshmuar para SPAK për dosjen "Veliaj" ...