LIVE UPDATES
Politike

"SPAK ti japë fund amnistisë për Erion Veliajn"/ Belind Këlliçi: Largimi i tij i menjëhershëm dhe dorëzimi para drejtësisë është emergjencë kombëtare

Gjatë deklaratës, Këlliçi i ka ftuar qytetarë sërish në protestë para bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt që këtë të premte do të jetë e 15-ta në radhë.

3 Korrik 2024, 13:47 Nga I.A
"SPAK ti japë fund amnistisë për Erion Veliajn"/ Belind
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim pas ngjarjes së rëndë, ku ish-zyrtari Pal Trashaj piu fostoksinë para godinës së SPAK, i ka kërkuar këtij institucioni që ti japë fund amnistisë ndja Erion Veliajt. Gjatë deklaratës, Këlliçi i ka ftuar qytetarë sërish në protestë para bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt që këtë të premte do të jetë e 15-ta në radhë. Këlliçi i ka kujtuar SPAK, të gjitha ngjarjet ose aferat korruptive dhe kriminale që sipas tij është i përfshirë kryebashkiaku Veliaj. 

Deklarata e Plotë:

Ditën e djeshme në dyert e SPAK u shënua një ngjarje e paprecedentë dhe shumë e rëndë. Z. Pal Trashaj, historian dhe aktivist i çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, i dha fund jetës, pasi prej disa vitesh kërkonte drejtësi, e cila i’u mohua deri ditën e tij të fundit. Ky nuk është rasti i parë ku qytetarët shqiptarë kryejnë akte ekstreme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar dëshpërimisht drejtësi. Spakistët, ose siç shpesh kërkojnë të na i shesin si ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë, nuk e vunë ujin në zjarr për një skandal madhor që ka kapluar të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm të ndjerin Pal Trashaj; skandalin e mikrokredive. SPAK nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, kreun e grupit të strukturuar kriminal 5D, hajdutin Erion Veliaj.

I rikujtojmë dhe njëherë SPAK se Erion Veliaj prej më shumë se 10 muajsh, po kallëzohet nga unë dhe Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për: 1. Miratimin dhe përfitimin e jashtëligjshëm me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës, ku deri më sot kemi depozituar zyrtarisht në SPAK plot 1800 faqe materiale dhe dokumenta autentike në të cilat faktohet roli i Erion Veliajt, që nga miratimi i konçensionit dhe firmosja e kontratës pa aprovimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, e deri tëk urdhërat se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Për të gjitha këto fakte, SPAK ende fle.

2. Skandali korruptiv i padëgjuar kurrë më parë me kompaninë 5D Konstruksion, ku vidheshin 100% fondet publike nga shtabi elektoral i Erion Veliajt në 14 Maj të 2023. Nga hetimet paraprake rezulton se punonjëset e kësaj kompanie, e konsideronin ‘lali Erin’ pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës. SPAK në këtë dosje, ka kapërcyer çdo imagjinatë të mundshme amnistie dhe ende sot, Nestor Muhametllari administratori i kësaj kompanie, është i lirë dhe asetet e kësaj kompanie nuk u bllokuan kurrë, duke vazhduar tjetërsimin në palë të treta. 

3. Vrasja e Ardit Gjoklajt, të cilën nuk e harruam kurrë dhe vetëm para dy muajsh kemi depozituar në SPAK prova të reja, dokumentacion të plotë, se si Erion Veliaj, biznesin e riciklimit e filloi si ministër, sëbashku me të afërmit e drejtorëve të tij dhe e përfundoi si kryetar bashkie, me kompaninë e akuzuar si lavatriçe e pastrimit të parave për organizatën kriminale Ndranghetta. ECO Tirana sot që flasim, ka monopolin e pastrimit në bashkinë Tiranë dhe përfiton 17 milionë euro në vit, me firmën e Erion Veliajt. Ndërkohë që Tirana sot ka ajrin më të ndotur dhe kancerogjen në Europë e ndërkohë uji toksik, rrjedh çdo ditë në rubinetat e kryeqytetasve.

Për të gjitha këto skandale, vjedhje dhe krime kundër qytetarëve të Tiranës, SPAK vijon të heshtë! Sot Altin Dumani gjendet para një sfide publike. Kur u pyet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, ai u justifikua se nuk kishte çfarë të bënte, pasi këto ishin dosje dhe çështje të mbyllura, pasi ishin iniciuar gjatë kohës që ai nuk kishte qenë drejtues i SPAK. Sot, Altin Dumani ka detyrimin ligjor, siç veproi me dosjen e Sterilizimit, ti kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe mega afera 5D, të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.

Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës. Grupi i Ekspertëve pranë PD po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në bashkinë Tiranë. Për këtë arsye, ftoj sërish kryeqytetasit në protestën e 15, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 5 korrik, ora 11:00. Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj, është emergjencë kombëtare dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Tiranës tone. 

belind këlliçi erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet