LIVE UPDATES
Politike

Spiunët e Putin ‘shkarkohen’ nga Rama, kryeministri: Histori qesharake me karantina

I vetmi funksion që kanë ushtarët që mbrëmjen e 21 gushtit ishin ‘heronj’, është ‘roje që i mbrojnë nga zaptimet’.

26 Gusht 2022, 15:55 Nga F.M
Spiunët e Putin ‘shkarkohen’ nga Rama, kryeministri: Histori
Rusët dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Ajo që u konisderua si kapja e ‘spiunëve të Putin’ që zuri dhe faqet e para të mediave ndërkombëtare është quajtur sot një histori qesharake nga kryeministri Edi Rama. Ndryshe nga reagimi i parë i kreut të qeverisë pas incidentit të ndodhur në Uzinën e Gramshit, sot, vetë Rama ka eliminuar totalisht mundësinë që ky objekt të ketë qenë në shënjestër të një rrjeti spiunazhi rus.

Mbrëmjen e 21 gushtit, kryesocialisti e konsideroi një temë mjaft delikat incidentin në Gramsh dhe ende pa u zbardhur emrat e personave që ishin kapur aty, u vuri epitetin ‘spiunë’.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje! "Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”- tha Rama mbrëmjen e incidentit.

Por, akuzat për spiunazh që ende sot figurojnë zyrtarisht në Prokurorinë e Elbasanit, u ‘rrëzuan’ pak ditë më vonë nga ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi.

Vetëm dy ditë pasi të gjithë insitutcionet e ‘ngritën’ në këmbë për hetim të një rrjeti spiunazhi, dyshja e ministrave dolën në një konferencë për shtyp nga ku ‘qetësuan’ qytetarët me fjalët: Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Pa diskutim, ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, dhe Europa Lindore bën pjesë me këto uzina të vjetra, ne e dimë shumë mirë këtë ndaj do të hetohet për të sqaruar deri në fund këtë ngjarje. Hetimet do tregojnë nëse ishte tentativë spiunazhi apo bëhet fjalë turistë aventurierë.

Gjithsesi Peleshi la dy pista të hapura, atë të tërheqjes së vëmendjes nga një tjetër skenar dhe sulmin kibernetik që iu bë faqeve zyrtare pak javë më parë.

“Nga ana tjetër mund të ketë pasur edhe synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Kemi agjenci të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes që përpunojnë çdo informacion kryesisht pas nisjes së agresionit në Ukrainë, jemi në Ballkan. Mos harroni sulmin kibernetik,”- tha Peleshi.

E vetmja shkelje sipas ministrave ishte fakti që turistët nuk kishin marrë leje, sepse pavaraësisht se bëhet fjalë për godina të deklasifikuara, nuk mund të futet kushdo që t’i vizitojë.

Por, sot, Rama doli me një tjetër qëndrim. Ai madje citoi edhe ‘meme’-t e përhapura në rrjet dhe tha se incidenti i ndodhur në Gramsh jo vetëm që nuk ka cënuar sigurinë kombëtare, por nuk ka përhapur as panik, pasi qytetarët e kanë marrë me humor.

Kryeministri thotë se hetimet vijojnë, por i duket mjaft qesharake që një rrjet spoiunazhi të futet me makinë sportive në Shqipëri e të fotografojë mbetjet e komunizmit. Për të qarë dhe për të qeshur, kështu e komentoi ai kur tha se të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë janë thjesht karantinë që nuk paguajnë dot as shpenzimet për energji elektrike. I vetmi funksion që kanë ushtarët që mbrëmjen e 21 gushtit ishin ‘heronj’, është ‘roje që i mbrojnë nga zaptimet’.

“Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë. Meqë ma jepni këtë mundësi më lejoni të them që mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake. Ajo që duhet t’ju shqetësonte ju vërtetë është se çfarë qëllimi kanë pasur në të vërtetë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është ku ka qenë qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu një segëlldie. Të shohësh dy spiunë që vijnë me makinë sportive…Pashë që njerëzit bënë shumë humor dhe nuk ka pasur as panic jo. Duhet të shohim nga hetimi dhe nga gjykimi se ku është qëllimi i vërtetë, nuk ka lidhje me objekte. Dikur flitej për predha e raketa supersonike, sot të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa personazhe…të dyshimtë, po. Është e vërtetë. Këta persona që për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bënë detyrën e tyre, janë të dyshuar, kjo është e qartë, por çfarë fshihet pas gjithë kësaj shfaqjeje që mori mendjen e të gjithë dynjasë. Do dale,”- than ë fjalën e tij kryeministri.

edi rama ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet