LIVE UPDATES
Politike

Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit, Peleshi takim me gjeneralët aktivë dhe në rezervë: Bota po përjeton momente delikate

Në një tryezë të zgjeruar, ku morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji, gjeneralë aktivë dhe në rezervë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes e komandantë të forcave të ndryshme, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi rëndësinë e këtij procesi diskutimi e shkëmbimi mendimesh me grupet e interesit.

17 Prill 2024, 11:31 Nga M.B
Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit, Peleshi takim me
Takimi

TIRANA- Pas finalizimit të Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim Strategjinë Ushtarake dhe Planin Afatgjatë të Zhvillimit. Në një tryezë të zgjeruar, ku morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji, gjeneralë aktivë dhe në rezervë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes e komandantë të forcave të ndryshme, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi rëndësinë e këtij procesi diskutimi e shkëmbimi mendimesh me grupet e interesit.  Sipas PeleshiT, zhvillimet globale dhe rajonale kanë diktuar edhe rishikim të strategjisë së mbrojtjes dhe sigurisë. Ai solli në vëmendje vijimin e konfliktit në Ukrainë, por edhe sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.

“Bota po përjeton momente historike shumë delikate. Shqipëria është e vendosur në atë pjesë të globit, Ballkanin Perëndimor, ku konflikte të vjetra apo çështje të vjetra ndërmjet fqinjëve apo shteteve të ndryshme të këtij rajoni mund të rizgjohen në kushtet e skenës dhe arkitekturës së tronditur të sigurisë dhe të paqes në botë”, u shpreh Peleshi.

Ai konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke evidentuar faktin se një tjetër paketë ndihmash do të dërgohet brenda pak ditësh në Ukrainë.

“Kemi ndjekur së fundi zhvillimet në Lindjen e Mesme, sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit. Natyrisht ne qëndrojmë dhe jemi pranë Izraelit në këto ditë të vështira dhe duhet thënë që Irani është një agresor jo vetëm ndaj Izraelit. Ne e kemi përjetuar edhe vetë para rreth dy vitesh një sulm hibrid kibernetik ndaj sistemeve tona digjitale, i cili ka qenë jo i lehtë për t’u përballuar, por me mbështetjen e partnerëve tanë, por edhe të kapaciteteve tona mbrojtëse kemi arritur të shmangim më të keqen. Por këto sulme janë një sfidë e vazhdueshme”, theksoi Peleshi.

“Irani nuk ka qenë në strategjinë tonë të mbrojtjes kombëtare një kërcënim, por sot po flasim për sulme të përjetuara nga Shqipëria. Kemi ndërprerë marredhëniet diplomatike me Iranin gjë që tregon që natyra e kërcënimeve ka ndryshuar”, vuri në dukje ai.

Peleshi renditi mes të tjerash hapjen e bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, duke shprehur edhe ambicien që përmes të njëjtit shembull të vihet në dispozicion të NATO-s edhe Porto Romano.

Strategjia Ushtarake dhe plani Afatgjatë i Zhvillimit pritet që pas fazës së konsultimit të miratohen në Parlament. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura përkthen objektivat e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake, skenarët e rishikimit strategjik të mbrojtjes 2013 si dhe konceptin strategjik të NATO-s në kapacitete ushtarake, duke tentuar plane orientuese në pikëpamje të kohës dhe burimeve të disponueshme.

Ky dokument përcakton drejtimet e zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe orienton ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe mbrojtjen kolektive mbi bazën e burimeve, në harmoni me Sistemin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s. Në të përshkruhen mjetet, me të cilat FA do të përmbushin objektivat ushtarakë të përcaktuar në Strategjinë Ushtarake dhe që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa Strategjia Ushtarake është dokumenti themelor që jep parimet dhe konceptet kryesore për zhvillimin, përdorimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s. Siguria dhe mbrojtja e Republikës së Shqipërisë janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s, me përfitimet dhe detyrimet përkatëse, që rrjedhin prej saj.

niko peleshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet