Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aktivistja Elona Caslli i mëshon faktit se veç ligjit, asgjë nuk i mban këta të rinj në këtë vend, dhe ky është një bilanc tragjik për çdo komb.
TIRANË- Aktivistja Elona Caslli është zëri i radhës që reagon në lidhje me protestën e studentëve. Ajo thotë qartësisht me anë të një qëndrimi publik të shpërndarë në Facebook, se ligji për studentët e Fakultetit të Mjekësisë shtyn datën e largimit të mjekëve, por kurrsesi nuk e zhbën këtë datë. Elona Caslli parashtron pyetjen se përse nuk ka lindur më parë nevoja e këtij ligji. Ajo i mëshon faktit se veç ligjit, asgjë nuk i mban këta të rinj në këtë vend, dhe ky është një bilanc tragjik për çdo komb.
Statusi i plotë
Ligji shtyn datën e prerjes së biletës për t'u larguar, por kurrsesi nuk e zhbën këtë datë.
Debate të ndryshme dhe këndvështrime të ndryshme kanë lindur sa i përket ligjit për studentët e Fakultetit të Mjekësisë që i shtrëngon këta të fundit të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.
Nuk dua ta trajtoj fare çështjen në marrëdhënien e shifrave mes asaj se sa paguajnë këta studentë për çdo vit akademik dhe sa i detyrohen shoqërisë shqiptare për studimet e tyre, pasi e kanë trajtuar të tjerë në këtë këndvështrim.
Thelbi tragjik në gjithë këtë proces është që ligji për studentët e Fakultetit të Mjekësisë shtyn thjesht datën e largimit të mjekëve, por kurrsesi nuk e zhbën këtë datë.
Thelbi tragjik në këtë proces është që këta të rinj e shohin Shqipërinë si vend të pajetueshëm dhe të papërshtatshëm për të ngritur jetën dhe karrierën e tyre. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe kjo dëshirë e skajshme për largim.
Pse nuk ka lindur nevoja e këtij ligji më parë?! Pse lind nevoja për këtë ligj në vitin 2023?! Sepse veç ligjit, nuk ka asgjë që i mban këta të rinj në këtë vend dhe ky është një bilanc tragjik për çdo komb.
U hartua një ligj për studentët e Fakultetit të Mjekësisë që konsiderohet " zgjidhje", por vetëm zgjidhje nuk është .
Po për degët e Fizikës dhe Matematikës që rrezikojnë të mbyllen nga numri i pakët i studentëve çfarë do të bëhet?!
Do të hartohet ligj dhe për këto degë?!
Do të detyrohen maturantët të studiojnë në këto degë me ligj?!
Nuk ka ligj që ndalon largimin e të rinjve shqiptarë. Ligji thjesht shtyn datën e prerjes së biletës.
Post Scriptum- I vetmi ligj që mund të ndalonte largimin e të rinjve shqiptarë është një Shqipëri e jetueshme, por për fat të keq kryeministri nuk e ka në vizionin e tij një Shqipëri të tillë.
Qeveria ndërmori një nismë ligjore, me të cilën thotë se ka për qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi. Studentët e Mjekësisë protestuan para Kuvendit, duke kundërshtuar pr/ligjin e qeverisë e cila kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar, aty ku e cakton shteti. Në të kundërt studentët që do të refuzojnë të firmosin marrëveshjen, do tu duhet të paguajnë studimet me tarifat e reja që do të vendosen nga Këshilli i Ministrave. Ata paralajmëruan bojkot të vitit akademik dhe padi në Gjykatën Kushtetuese.
Albin Kurti KOSOVË- Ky është momenti kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti largohet nga zyra e tij, pa takuar kryeministrin Edi Rama....
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramë...
Vjosa Osmani KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka arritur në Presidencën e Kosovës ku u prit nga Presidentja Osmani. Kjo vizitë e...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës, du...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, ka listuar një sërë problematikash me të cilë...
Edi Rama dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osma...
Lefter Koka TIRANË- Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shoqëruar me tensione. Ish-ministri Lefter Koka 'shpërtheu' nd...
Lefter Koka TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka dha dëshminë e tij përballë GJKKO lidhur me akuzat për inceneratorin e Elba...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike mbështet protestën e studentëve. Në një konferencë për mediat, drejtu...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u shoqërua ditën e sotme me debate në lidhje me arsimin dhe vendimin e Qeverisë p&e...