Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
"Suksese"! Belinda Balluku njofton emërimin e Persida Shkrepës në krye të Institutit të Ndërtimit
Me anë të një postimi në Facebook, Balluku shkruan se profesionalizmi dhe përkushtimi i Shkrepës përbëjnë një garanci të fortë për drejtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni të rëndësishëm, si dhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend.
2 Shkurt 2026, 16:38Nga E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka uruar Persida Shkrepa për marrjen e detyrës së re në krye të Institutit të Ndërtimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Balluku shkruan se profesionalizmi dhe përkushtimi i Shkrepës përbëjnë një garanci të fortë për drejtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni të rëndësishëm, si dhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend.
“Suksese Persida Shkrepa në këtë detyrë dhe sfidë të re, në drejtimin e Institutit të Ndërtimit. Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku./Dosja.al