6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. •Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. •Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës. •Kryeministri Edi Rama priti liderët përballë kryeministrisë. •Ai priti presidentjen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shumë të tjerë. •Presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare. •Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit, i cili do të mbahet ditën e sotme në Tiranë. •Në vend të Melonit ka ardhur zv.kryeministri Antonio Tajani. •Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit shprehu nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. •Presidentja e Komisionit Europian, që ndodhet në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit thotë se BE dhe Ballkani duhet të punojnë së bashku që rajoni të bëhet pjesë e unionit. •Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh se ka ardhur koha që krizat nëpërmjet vendeve kudo në glob t’u vihet ‘kapaku’ e ndërsa shtoi se ky samit provoi rëndësinë e pamohueshme të Rajonit në union. •Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka ardhur koha që premtimi për anëtarësimin në BE të mbahet medoemos ndërsa garantoi liderët se nuk do të presin më aq gjatë e se nuk do të zhgënjehen. •Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm.
47 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviç, ka thënë se sulmi terrorist serb në veri të Kosovës është diskutuar në takimin joformal të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e disa profesioneve të reja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Malit të Zi tha se dënon të gjithë ata që kanë kryer veprimtari kriminale në rajon.
"Në takimin jo formal është diskutuar ajo çështje (sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit), por nuk mundem të tregoj detajet. Secili ka treguar qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Kushdo që bën aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë që ndodhi më veri", tha ai.
Abazoviç gjithashtu nënvizoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë i kujdesshëm që politikat pro-ruse të mos jenë të pranishme në rajon.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama se veriu i kosovës është bërë tokë neutrale. Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës. Ai theksoi se integriteti territorial i një vendi të pavarur është i pacenueshëm. Ndërkohë që shtoi edhe pjesën se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe jo KFOR.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të ndëshkohet për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se sot i ka kërkuar homologes nga Beogradi Ana Brnabiç që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit.
"Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin Evropian. Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet. Sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë dënuar sulmin serb në veri të Kosovës, ku dhe u vra polici Afrim Bunjaku. I pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë për këtë sulm, Von der Leyen ka theksuar se fillimisht duhet që të priten të përfundojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.
Ndërkohë që Scholz ka theksuar se Gjermania po bashkëpunon me autoritetet e Kosovës në mënyrë që të hetimet të përfundojnë sa më shpejt.
"Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që shumë nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania janë shumë të qartë në atë pikë. Gjithashtu ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim midis vendeve që suportojnë këto hetime. Është shumë e rëndësishme, jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. Mendoj të shtoj se situata e zhvillimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për mirëkuptimin e të gjitha vendeve dhe do të funksionojnë nëse nuk janë të ndjekura nga e shkuara por shikojnë drejt së ardhmes. Kjo është arsyeja që ne suportojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bulgarinë. Kjo është çështja që ne jemi duke punuar. Në çështjen Kosovë- Serbi ka shumë pika që duhet të arrihen," tha Scholz.
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që tu japin ritëm reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Në një konferencë për mediat, Von der Leyen, theksoi se një nga pikat është rritja dhe dyfishimi i ekonomisë dhe pontencialit të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ajo ka theksuar se nuk mund të ketë një datë të saktë për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
“Vitin e kaluar kam thënë se procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, tha Von der Leyen.
TIRANË-Mediat e huaja kanë paraqitur zhvillimet në Samitin e Procesit të Berlinit ditën e sotme në Tiranë. Reagimet e prestigjiozeve të huaja kanë zbardhur bisedat e tryezes nga tregu i përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe mesazhet e liderëve.
Mediat serbe janë ndaluar vecanërisht në deklaratat për sanksione ndaj Serbisë për sulmin në Kosovë dhe nga ana tjetër ato greke kanë përmendur fjalët e Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis lidhur me çështjen Beleri.
AP dhe ABC Neës i janë referuar temave kryesore në bisedimet vjetore të quajtura Procesi i Berlinit janë integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm dhe mbështetja e transformimit të tyre të gjelbër dhe digjital. Kombet në rajon janë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në mbyllje të samitit të Procesit të Berlinit. Në një konferencë për mediat nga Piramida e Tiranës, Rama ka theksuar se ky samit u mbyll me diskutime të frytshme. Po ashtu ai e ka quajtur Bashkimin Evropian një bekim që po shtyn Ballkanin më pranë tyre.
"Samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten. Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.
TIRANË- Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale është nënshkruar ditën e sotme te Piramida e Tiranës. Kjo marrëveshje është nënshkruar mes liderëve të Ballkanit Perëndimor pasditen e sotme.
Marrveshja përfshin njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA). Ndërkohë që vitin e kaluar u nënshkrua njohja e kualifikimeve për njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
TIRANË- Kolegji Evropian i Tiranës është inaguruar ditën e sotme nga liderët e BE-së. Gjatë fjalës së inagurimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE po i jep Shqipërisë. Po ashtu Rama ka deklaruar se me BE-në, liderët e saj do e kenë gjithmonë Shqipërisë nga pas, çfarë do që të bëjnë.
"Dje presidentja e Komisionit pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Evropës. Diçka po ndodh dhe është e mahnitshme. Por dua të ndaja me ty atë anektodë të takimit me një ish kryeministri të një vendi të BE që ka qenë pjesë e ish Perandorisë Sovjetike. Më tha se në vendin tim ka mijëra njerëz, jo vetëm nga kombësi të tjera, por edhe bashkëkombas që na ndjekin hap pas hapi për të na kontrolluar çfarë bëjmë në emër të BE. I thashë po hapim kolegjin e Evropës, tha ‘o zot po formoni ata njerëz që do t’ju vihen pas për të kontrolluar se si bëhen gjërat’. I thashë Po. Më tha është njësoj si një KGB transparente. Nuk mund të luash me ta. Më duhet të them se BE është një bekim për vendet tona sepse është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Në fund të fundit e shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija që ishin rezultat i mungesës së institucioneve. Madje dhe kur disa u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Ndaj ndërtimi për së pari i institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE që të mëson si ta bësh këtë. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE na jep ne dhe vendeve si ne. Ne ankohemi, ndonjëherë dhe bërtasim, ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë por është e vetmja rrugë. Dua të falenderoj të gjithë ata që janë të pranishëm që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës dhe që ne këtu sot duke thënë diçka thelbësore, që është e rëndësishme që ne në Ballkan ta mësojmë. Cilësia e jetës nuk përcaktohet nga sa biem dakord, por si nuk biem dakord me njëri tjetrin. Një nga mësimet e BE është që biem dakord që nuk biem dakord për gjëra për të ecur përpara për shumë gjëra të tjera, për të gjetur një rrugë për të ecur përpara. Dua të falenderoj që janë këtu sepse prania juaj fizikisht dhe shpenzimi i gjithë kësaj dite me ne, është dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Gjithmonë ana nga jemi rreshtuar është imponuar dhe për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte e shkëlqyer dhe për meritë vërtet të popullit shqiptar, që zgjedhja e parë e lirë dhe më e mirë. Me BE-në gjithmonë, na keni me vete çfarëdo që të bëni," tha Rama.
TIRANË- Kolegji Evropian i Tiranës është inaguruar ditën e sotme nga liderët e BE-së. Gjatë fjalës së inagurimit, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka deklaruar se ky kolegj është hapur në një kohë kur Shqipëria po kërkon të bëhet gati për të ardhmen e saj evropiane. Po ashtu ai ka theksuar se ky kampus do ytë ndihmojë për të përgatitur vendin për Evropën dhe ta sjell atë më pranë Shqipërisë.
“Është vërtet kënaqësi që jam këtu me ju sot, për të përuruar degën e Tiranës për Kolegjin e Europës. Kur ju Edi hodhët këtë ide, në dhjetor të vitit të shkuar, në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova do duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 mujash, ja ku jemi dhe është mbreslënëse. Dua t’iu falenderoj të gjithëve që e keni bërë të gjithë këtë të mundur, juve Edi, Komisionin Europian, Federicën. Zonja dhe zotërinj, momenti në të cilin bëhet ky inagurim është vërtet simbolik, në vitin 1992 u krijua dega e natolinit në Poloni për Kolegjin e Europës. Dhe ashtu, këto vende, pas rënies së perdes së hekurt, vendet filluan të bëheshin gati për anëtarësimin e tyre në BE dhe tashmë, kemi një derë tjetër të Kolegjit të Europës, në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përpiqen dhe bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE. Shqipëria është në fakt një dritare për të ardhmen tonë europiane, për të gjitha ato gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin për Shqipërinë, për rajonin dhe për kontinentin europian. Ky kampus do t’ju ndihmojë për t’iu përgatitur për Europën, e sjell rajonin më pranë Europës dhe Europën më pranë rajonit”, tha Michel.
TIRANË- Kolegji Evropian i Tiranës është inaguruar ditën e sotme nga liderët e BE-së. Gjatë fjalës së inagurimit, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u shpreh se ky kolegj është një dhuratë e BE-së për Shqipërinë. Po ashtu ajo theksoi se kolegji do ta shoqëroj vendin drejt BE-së.
“Faleminderit shumë që më keni mikëpritur në këtë qytet të mrekullueshëm. Zonja dhe zotërinj, vërtet në dhjetor të vitit të shkuar ju Edi na sollët këtë ide dhe thatë pse të mos ketë kolegji i Europës degën e vetë në Tiranë. Që nga ai moment unë thash çfarë ideje fantastike dhe na u deshën vetëm 9 muaj që të arrinim deri këtu dhe për arsye të rektores së mrekullueshme të Kolegjit të Europës. Po Federika, po mos të ishe ti, kjo gjë nuk do të ishte bërë e mundur. Faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë. Ky është një moment shumë i veçantë për mua sepse përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Në këtë kolegj të Europës këtu në Tiranë, ne do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga gjithë BE. Do të flasim për shndërrimin që ka pësuar BE dhe do të hedhim themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm të idesë europiane. Ne të gjithë e dimë që ky kolegj do të jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë, të dytin në Poloni dhe këtu kolegjin e tretë të Europës“, tha Von der Leyen.
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar për mediat në lidhje me zhvillimet e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Bardhi ka përshëndetur zhvillimin e samitit por ka shprehur dhe kritika në lidhje me qeverinë, që liderët kanë gjetur sot në Tiranë.
Kreu i Grupit të PD e quan qeverinë e Ramës më të korruptuarën në Europë dhe bën thirrje që të hiqet dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur.
Reagimi i plotë:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Prandaj, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur. Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.
Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik.
Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën.
Nuk ka asgjë të sinqertë në deklaratën e sotme të Kryetares së Kuvendit “për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Më së paku, kjo është hipokrizi!
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën!
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke i mohuar opozitës të drejtat kushtetuese.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke rrëzuar kërkesat për kontroll parlamëntar përmes Komisioneve Hetimore.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke bllokuar të drejtën e opozitës për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore.
• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën në mënyrë arbitrare dhe duke mbyllur çdo hapësirë institucionale.
Asgjë nga këto nuk është gjithëpërfshirje, por një tentativë e qartë e partisë në pushtet për të eliminuar opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri!
TIRANË-Qeveria e Serbisë ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të publikuar se Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, nuk u bë pjesë e fotos familjare të samitit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe thotë se kryeministrja ka qenë e pranishme në foton familjare me gjithë liderët e Evropës.
Nga ana tjetër media serbe tregon me foto kryeministren që merr pjesë gjatë eventit.
“Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.
Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.
Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.’- thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.
TIRANË- Liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së, janë pritur me një shfaqje baleti në ambientet e Kryeministrisë para nisjes së punimeve të samitit. Vallëzimi është bërë nga koreografi shqiptaro-francez Angjelin Preljocaj me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë prezantimit të idesë së koreografisë Preljocaj, tregoi se Rama i kishte thënë vetëm disa ditë më parë në lidhje me këtë samit dhe se nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta përgatitur. Po ashtu theksoi se e kishte pyetur Ramën nëse është i çmendur që ia kërkoi këtë, në kaq pak kohë. Ndërkohë që në momentin që Preljocaj e thotë këtë, dy liderët, Mark Rutte dhe Charles Michel shohin njëri-tjetrin në sy si për ta konflirmuar dhe qeshin.
Pjesë nga biseda:
Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi
Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël. I thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 2 balerinët e mi këtu dhe dje nisëm të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.
Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani Perëndimor pikturon, BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo të Holandës.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se gjatë këtyre viteve edhe pse Kosova ka fituar pavarësinë e saj, ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Gjatë fjalës së tij në saimitin e Procesit të Berlinit, Kurti u shpreh se sulmi orkestruar nga Serbia më 24 shtator nuk mund që të mbetet pa u ndëshkuar nga Bashkimi Evropian. Po ashtu Kurti, ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të bashkëpunojnë për një të ardhme së bashku.
Fjala e Kurtit:
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, I nderuari Kancelar Scholz, E nderuara Presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, I nderuar President i Këshillit Europian, Charles Michel, Kolegë Kryeministra dhe Presidentë, Është me vend që Samiti i Procesit të Berlinit, i krijuar për të rritur bashkëpunimin dhe për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbahet në Tiranë. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kancelarin Scholz për organizimin e kësaj. Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga oficerët tanë të policisë u vra, por autorët ende enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i urryer i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim dhe municione të sofistikuara të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një veprim i tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.
Të dashur miq, Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e konfliktit nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces. Vitin e kaluar, ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Ndërsa unë e vlerësoj përparimin, mund të ishte më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se kërkesat për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës vazhdojnë. E mirëpres marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinare, mamitë dhe farmacistët dhe pres me padurim marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira.
Ne përqafojmë ‘Planin me katër hapa’ të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti i Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e tregut të vetëm të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së pa vlerat e BE-së. Ne e pranojmë hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t’u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar një Observator të Konvergjencës. Faleminderit shumë.
TIRANË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme afer Piramidës së Tiranës, pasi vendosi një banderole pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Mësohet se i riu po shpaloste një banderole ku thuhej "Sanksiononi Vuçiç & Ramën". Policët pasi i riu tentoi që të shpaloste banderolën, e arrestuan dhe e shoqëruan për në komisariat.
‘Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parullën këtu jashtë perimetrit të sigurisë', tha i riu i arrestuar për Euronews.
TIRANË- Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama, në ditën e rëndësishme ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit, në Tiranë.
Normalisht teksa të gjithë sytë janë në takimin e rëndësishëm, një lapsus i kryeministrit Edi Rama teksa shoqëronte kancelarin gjerman Olaf Scholz nuk mund të shpëtonte. Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte ministri i ri i financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.
TIRANË- Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen ditën e sotme në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.
Ata janë pritur me performancë muzikore përpara Piramidës, në fund të pjesës së parë të punimeve të Samitit. Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesmarrësve në takimin e Satimit, këngë dhe valle të ndryshme.
Të pranishëm në këtë samit janë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Po ashtu nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
TIRANË- Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi paraprakisht kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në vend dhe për procesin e dialogut.
Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë.
“Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se u bisedua edhe rreth rrugëtimit e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Kryeministri Kurti e falënderoi Michael Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i dytë mes të dyve, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator.
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po mbahet në kryeqytet, ka dhënë detaje mbi propozimin e tij në samitin e "Bled" pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet ndërsa garantoi liderët se nuk do të zhgënjehen.
"Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kancelari Scholz ngre shqetësimin e tensionit në Veri të Kosovës: Nuk po zbatohen marrëveshjet. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim. Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës. Mos i lini fantazmat e së kaluarës t'ju pengojnë të ardhmen", tha Michel.
TIRANË- Siç u paralajmërua, siguria në kryeqytet sot është e një niveli të lartë, teksa janë mbledhur të gjithë liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ku po mbahet Samiti për Procesin e Ballkanit. Policia e Shtetit dhe Garda kanë ‘blinduar’ institucionet.
Siç shihet nga pamjet, efektivë të policisë ndodhen në çdo godinë të lartë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po vëzhgojnë në të gjitha këndet me dylbi. Aktualisht samiti po mbahet në ambientet e Piramidës.
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit. Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm.
“Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë dhe pritjen. Kënaqësi që jam në Tiranë. Unë bëra pyetjen, a është e kënaqur BE vetëm me menaxhimin e krizave apo duam të krijojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj të fundit, pasi është investim në begatinë e BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm.
Ky proces nxit bashkëpunimiin mes partnerëve tanë. Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë”, u shpreh ai ndër të tjera.
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, e cila ndodhet në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit tha se BE dhe Ballkani duhet të punojnë së bashku që rajoni të bëhet pjesë e unionit. Ajo ka sjellë në vëmendje para liderve dhe luftërat që janë duke u zhvilluar në Ukrainë-Rusi dhe Palestinë-Izrael, teksa bëri edhe një bilanc të përditësuar të viktimave.
“Jo vetëm që kemi procesin e Berlinit, hera e parë që ndodh në rajon. Me fjalë të plota e shpjeguar që ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshëm që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm terrorist të Hamasit, që ka varrë më shumë se 1400 gra burra fëmijë bebe, vetëm për arsye se janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet, të sfiduar nga AI, na duhen miqtë më të mirë. Të punojmë që ju të bëheni pjesë e një be që ka treguar se është e mundur që mund ta arrijmë një paqe që të zgjasë", tha ajo.
TIRANË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjithashtu edhe nismëtari i Procesit të Berlinit përshëndeti mikpritjen e Shqipërisë në këtë ditë të rëndësishme të samitit të Berlinit.
Scholz tha ka ardhur koha që krizat nëpërmjet vendeve kudo në glob të marrin fund e ndërsa shtoi se ky samit provoi rëndësinë e pamohueshme të Rajonit në union.
Schol ka bërë thirrje që të zbatohet marrëveshjet e arritura me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja për raportin Kosovë-Serbi.
"Shqipëria njihet për mikëpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar dhe sot. Dëshiroj të ju falenderoj për këtë përgatitje të mirë të samitit dhe për takimet e shumta që kemi pasur në Shqipëri. Kam raporte të shkëlqyera për takimet efikase. Procesi i Berlinit në fokus ka çlirimin e procesit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Bashkëpunimi i nevojshëm më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë ka treguar se duhet të bashkëpunojmë më shumë. Shumë e qartë se fakti që ne jemi ulur këtu, kemi një situatë të re, me agresionin e Hamasit kundër Izraelit. Edhe krizat në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më shumë së bashku. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vazhduar shumë gjatë ju mbajnë ju në vendnumëro.
Përshkallëzimet në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja. Jam i kënaqur që për herë të parë, ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Sinjal i fortë dhe thekson rëndësinë që ka rajoni në këtë proces, integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE-së.
Vitin e shkuar, ju keni marrë hapa madhorë në lidhje me zbatimin e 3 marrëveshjeve lidhur me lëvizshmërinë dhe jam mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar këto marrëveshje. Ndikimi i këtyre marrëveshjeve tek qytetarët e Ballkanit Perënimdor është konkret sepse tanimë mund të kalojnë vetëm me kartën e ID-së. Ne duhet t’i plotësojmë marrëveshjet dhe idetë që kemi për bashkëpunim rajonal. Mund të mbështeteni tek ne, tek Gjermania. Ky është Procesi i Berlinit.", tha Scholz.
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Kryeministri Rama ka pritur në ambientet e jashtme të kryeministrisë të gjithë liderët e vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha për mediat,se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.
Kujtojmë se Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehu nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. ë fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë
"Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B. e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka deturuar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përrerh komunitete demokratik, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po pëgratisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pijkëpyteje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?"
Më tej, ai tha se nuk janë mbajtur premtimet ekonomike.
“Gjatë 9 viteve kemi dëshmuar në takime të panumërta, edhe u bëmë pinoer të iniciativave tona si Open Balkan, që do kishte qenë i pakonceptueshëm pa procesin e Berlinit. U detyrohemi vendeve si Franca, , Australia që kanë qenë kampione të kësaj nisme. Futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe të procesit të Berlinit. Më duhet të theksoj se premtimet konkrete të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht”, tha Rama.
TIRANË- Shqipëria sot po përjeton një moment historik në politikën e saj të jashtme, ku për herë të parë Tirana ka mirëpritur në rajon dhe jashtë BE-së Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. E në kuadër të këtij, Samiti kryeministri Rama duket se është kujdesur vetë për të gjitha detajet.
Ai zgjodhi të presë në një mënyrë të pazakontë liderët evropianë në ambientet e Kryeministrisë, duke u tërhequr vëmendjen me një skenë baleti nga dy artistë francezë të cilët kanë interpretuar pikturën e famshme. Kjo shfaqje u pasua me zbulimin e një pikture të një artisti të njohur italian, për Evropën.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i fshehu dot disa momente 'tensioni', teksa mirëpriste liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Europian, në hyrje të Kryeministrisë. Epo të paktën kjo u kuptua nga gjuha e tij e trupit, teksa në një moment kreu i Qeverisë u shfaq për disa sekonda me duart e shtrënguara pas vetes duke ecur në ballinën e kryeministrisë, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit.
TIRANË- Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. Scholz është pritur nga Kryeministri Edi Rama.
'Arritëm të kishim një proces Berlini në një ditë me diell'- i tha Rama-Scholz.
Kujtojmë se ka qenë ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel që inicioi Procesin e Berlinit për të përafruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Para se të futej në ambientet e kryeministrisë, presidentja e KE foli për mediat, ku tha se ky samit është i veçantë pasi mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
“Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Duam t’ju japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun europian, por duhen reforma. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.
Kujtojmë se për Von der Leyen sot është dita e dytë e vizitës së saj në Tiranë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në hyrje të Kryeministrisë, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit. Mes dy kryeministrave ka patur shtrëngim duarsh.
Takimi i Ramës me Mitsotakis pritet me interes për shkak të tensioneve që lindën mes dy shteteve për çështjen e Fredi Belerit.
Tirana është sot kryeqendra e Europës pasi pret samitin e Procesit të Berlinit./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të Berlinit.
Kovaçevski ka mbërritur i buzëqeshur në Kryeministri, në një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama dhe një përshendetje të përzemërt.
TIRANË - Në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', para Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama po pret drejtuesit e shtetit të Evropës një nga një tekst kalojnë në tapetin e kuq. Ka ardhur për dënimin e Samitit të Berlinit edhe lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili u prit me përqafim nga kreu i fjalës shqiptare.
Teksa ai zbret nga automjeti, Rama e thërret Abazoviç “o ma i miri i të tanëve, hajde”, ndërsa ky i fundit i drejtohet si “baba i kombit”.
Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për ndëshkimin e Samitit dhe tregoi se sheh vend e samit si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.
“ Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Ballkanin në Tiranë ashtu si gjithë Perëndimor edhe ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimin Evropian” , tha Abazoviç./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme para kryeministrisë liderët e vendeve europiane dhe vendeve të Ballakanit Perëndimor. Gjatë kësaj pritjeje, Rama shkëmbeu batuta me kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte.
"Dje po binte shi dhe më pas doli dielli. Thashë nuk ka mundësi sot që të ketë mot hollandez", tha Rama. Rutte para hyrjes në ambientet e Kryeministrisë foli edhe për mediat për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
"Kërkojmë shumë që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Kam folur me Vuçiç, sot po ashtu kam mundësi të flas me kryeministren Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, tha Rutte.
Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen, edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.
TIRANË - Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabic ka filluar në samitin e Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama i cili po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit.
Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në samit, ndërsa ndodhet në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.
Siç është marrë tanimë, lideri që ka bërë që të bëjë pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen apo edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama para nisjes ka pritur kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
Udhëheqës të vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm në samit. Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen, edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të Berlinit.
Pavarësisht ftohjeve të fundit, Kurti nuk mund t'i thoshte jo ftesës për t'iu bashkuar liderve të tjerë në samitin e parë që zhvillohet me organizim të qeverisë shqiptare dhe për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Ata shtrënguan duart të buzëqeshur para kamerave ndërsa ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.
Në plan edhe diskutimi për sulmin në Banjskë
Samiti i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian. Në fokus të këtij samiti do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal. Çështje për diskutim sigurisht se do të jetë edhe sulmi në veri të Kosovës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të Berlinit.
Komisioneri i Zgjerimit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka mbërritur i buzëqeshur në Kryeministri. Ai ka përshëndetur përzemërsisht kryeministrin Rama dhe më pas i është bashkuar liderve të tjerë në sallë.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në fillim të samitit historik të Procesit të Berlinit. Një nga të parët nuk janë të mirë, duke ardhur në Tiranë edhe pse në gjendje të mirë janë të mirë.
Ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski doli me paterica nga makina, duke përshëndetur Ramën, e më pas iu drejtua ambientit të kryeministrisë.
Siç është marrë tanimë, lideri që ka bërë që të bëjë pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen apo edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Për të marrë pjesë në takim ka mbërritur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani.
Sipas mediave greke, kryeministri grek pritet të këtë në agjendën e tij të diskutimeve çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, për blerje votash. Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak.
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit, i cili do të mbahet ditën e sotme në Tiranë.
Pritet që në vend të Melonit të vijë në vendin tonë zv.kryeministri Antonio Tajani. Në mediat italiane thuhet se ditën e sotme kryeministrja Meloni do të presë mbretin e Jordanisë Abdullah II.
Takimi i tyre pritet të mbahet në Palazzo Chigi ku dhe do të diskutojnë lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovë, Albin Kurti. Sot pritet të zhvillohet një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.
Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme.
TIRANË- Në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane.
Sipas mediave greke, Mitsotiakis do të përcjellë në Samit, duke nënvizuar se nuk ka përjashtime nga rregullat e shtetit ligjor dhe kjo ka të bejë me të gjitha vendet kandidate për anëtarësim. Gazeta Protothema shkruan se kryeministri grek pritet të këtë në agjendën e tij të diskutimeve çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, për blerje votash.
Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak. “Kryeministri e kishte bere te qarte se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan gazeta Protothema.
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Ai është pritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
"Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ????????, @IgliHasani , mirëpret në #Tiranë Presidentin e Këshillit Europian ????????, @CharlesMichel, në kuadër të Samitit #BerlinProcess , që zhvillohet për herë të parë në një vend të #BB", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Kush do të marrë pjesë në samit?
Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samitit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë.
Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.
Ai shkruan edhe për Piramidën e Tiranës, vendin ku do të mbahen punimet e samitit të sotëm, ku thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të diktatorit Enver Hoxha.
POSTIMI I PLOTË:
Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.
Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samitit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë.
Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
TIRANË-Në Tiranë, më 16 tetor mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.
“Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritet të shpaloset gjatë punimeve të samitit në Tiranë të Shqipërisë.
“Ky plan ka potencial nëse vihet në zbatim siç duhet, ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e përbashkët të BE-së, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por natyrisht reformat do të jenë të domosdoshme”, deklaroi më 15 tetor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së. Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Pritja e liderëve të BE nis në orën 11:00 dhe më pas hapja zyrtare e samitit do të bëhet me fjalën që do të mbajnë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Pas sesionit të parë që për temë do të ketë integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, do të mbahet një drekë pune ku do të diskutohet për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane".
Gjatë kësaj dreke pune pritet të diskutohet për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pasi një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, sulm që rezultoi me vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjaku.
Ky sulm, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë – por, për të cilin Beogradi thotë se nuk ka gisht në të – është dënuar ashpër nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.
Të dielën, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se “Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut dhe se rruga e vetme për normalizimin e raporteve është Marrëveshja e Ohrit”.
Ajo iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që u arrit në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, Kosova dhe Serbia arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të saj.
Gjatë samitit të Procesit të Berlinit po ashtu pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja rajonale për njohjen reciproke të kualifikimit profesional.
Pasdite, në orën 14:45 do të jetë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit shqiptar, kancelarit gjerman dhe presidentes së KE-së.
Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.
Marrë nga REL
TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit ka bërë bashkë liderët e BE-së në kryeqytetin tonë. Për sigurinë e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se 2 mijë efektivë policie, ndërkohë disa rrugë janë bllokuar duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme.
Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Rrugët e bllokuara:
Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Ukraina e lirë”.
Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.
Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
AXHENDA:
Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.
Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 51 milionë lekë.
AXHENDA:
11:00 - Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi "Dëshmoret e Kombit"
11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
12:00 - Sesioni I i Punës: "Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE" Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Formati: 1+2
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
13:30 - Foto familjare
14:00 - Dreka e punës: "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane" Vendi: restorant Padam
Formati: 1+0
15:30 - Sesioni II i punës: "Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje" Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Znj. Majlinda Dhuka
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të
Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Vendi: Piramida
18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
Video projeksion i Piramidës
Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
19:30 – Fundi i eventit