Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në takim, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e Aleatëve.
SUEDI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Helsingborg të Suedisë. Në takim, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e Aleatëve.
"Buxheti ynë i mbrojtjes për vitin 2026 përfaqëson nivelin më ambicioz të investimeve që kur Shqipëria iu bashkua Aleancës, duke kontribuar në aftësi më të forta kombëtare dhe siguri kolektive", tha Hoxha.
Ministri ripërsëriti mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën si një gur themeli i sigurisë evropiane dhe vazhdimin e ndihmës përmes mekanizmave të NATO-s. Në këtë kontekst, Hoxha informoi Aleatët se më 12 qershor, do të bashkëorganizojë në Tiranë, së bashku me Ministrin Andrii Sybiha, Takimin Ministror Ukrainë-Evropë Juglindore, një platformë e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Në përfundim të takimit, Hoxha njoftoi në platformën X se mes aleatëve theksoi gjithashtu rëndësinë e një qasjeje 360 gradë ndaj sigurisë, dhe mbajtjes së një fokusi të fortë në stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, Ministri e cilësoi një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor.
"Ndërsa ecim drejt Samitit të NATO-s në Ankara në korrik 2026, nënvizova rëndësinë dhe domethënien e mbajtjes së Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i cili do të përfaqësojë një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor", përfundoi Hoxha./Dosja.al
GJKKO TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila akuzohet për korrupsion pa...
Rama- Takaichi TOKYO- Një moment i sikletshëm ka ndodhur pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Japonisë, San...
Edi Rama JAPONI- Kryeministri Edi Rama, është shprehur besimplotë se pret fuqizimin mes marrëdhënieve Shqipëri-Japo...
Pamje nga takimi JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Tokyo për një vizitë zyrtare dhe është pritur nga&nb...
Edi rama- Takaichi JAPONI- Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar takimine tij në Tokyo si një moment për forcimin e mëtejsh...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se rruga që po ndërtohet te mbikal...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur për përplasjet e fundit që kanë n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun. N&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për raportin e IBAR, për të cilin tha se BE po&nbs...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe mani...