Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference për shtyp, kryedemokrati u shpreh se raporti thotë se Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për raportin e IBAR, për të cilin tha se BE po godet për herë të parë terroristët patronazhistët. Gjatë një konference për shtyp, kryedemokrati u shpreh se raporti thotë se Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.
Lideri i opozitës tha se raporti është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
"Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve. Një punë jashtëzakonisht serioze. Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit. Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.
Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr. Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion. Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh. Çfarë është ky sinjal diplomatik? Shumë i fuqishëm. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve. Pra, ky është një shërbim i madh. Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë fjalë. Dy. Zgjedhjet bashkiake. Një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt. Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR. Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës.
Bëhet presion kohor i qartë lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Qeveria nuk besohet më për zgjedhjet. Tre. Ndryshimi kapital. E paimagjinueshme. Nuk ekziston fare në raportin e shkurtit i shkruar me lobingje. Çfarë thotë raporti IBAR i 21 majit? Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve. E thotë raporti, nuk kishte një fjalë pra, i është shtuar. Duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.
Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit. Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë. I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale? Ja ku i kanë. Raporti i shkurtit asnjë fjalë. COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri. Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale. Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe mani...
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme ...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka kritikuar dy marrëveshjet e fundit të opozitës me shumicën social...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cil&e...
Erald Elezi TIRANË- Kreu i OSHEE, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke deklaruar se më 26 maj...
OSBE TIRANË- Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo sh&eu...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 100 vota pro dhe vetën 1 kundër ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. I vetimi që vëtoi kund...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se Tirana nuk po administrohet sipas planit BOER. I ftuar në emisionin &...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për reformën Territoriale dhe procesin zgjedhor, duke theksuar se ...