Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konkretisht, Islamaj u dënua me 2 vite e 1 muaj burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por dënimi iu pezullua dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu gjykata vendosi heqjen e së drejtës së Islamajt për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Sipas njoftimit zyrtar, dy të pandehurit përfituan pezullim të dënimit me burg dhe u vendosën në shërbim prove.
Konkretisht, Islamaj u dënua me 2 vite e 1 muaj burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por dënimi iu pezullua dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu gjykata vendosi heqjen e së drejtës së Islamajt për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërsa, ndërtuesi Rrok Gega u shpall fajtor për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 6 muaj burgim. Edhe për të, GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur në shërbim prove për 1 vit. Sipas dosjes, bëhet fjalë për një tender ku Islamaj dyshohet se i kishte kërkuar ndërtuesit Rrok Gega ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, urë e cila nuk ishte parashikuar në projekt.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 15, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zyra Islamaj dhe Rrok Gega”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 42, datë 21.05.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zyra Islamaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i parë të K.Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 1 (një) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Zyra Islamaj për një periudhë kohore 2 (dy) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
3. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, të të pandehurës Zyra Islamaj për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rrok Gega për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi i parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Rrok Gega për një periudhë kohore 1 (një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
6. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar./Dosja.al
Rama- Takaichi TOKYO- Një moment i sikletshëm ka ndodhur pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Japonisë, San...
Edi Rama JAPONI- Kryeministri Edi Rama, është shprehur besimplotë se pret fuqizimin mes marrëdhënieve Shqipëri-Japo...
Pamje nga takimi JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Tokyo për një vizitë zyrtare dhe është pritur nga&nb...
Edi rama- Takaichi JAPONI- Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar takimine tij në Tokyo si një moment për forcimin e mëtejsh...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se rruga që po ndërtohet te mbikal...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur për përplasjet e fundit që kanë n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun. N&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për raportin e IBAR, për të cilin tha se BE po&nbs...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe mani...
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme ...