LIVE UPDATES
Politike

Taravari: Qeveria nuk është kundër ndryshimeve në Kushtetutë! Kërkon garanci se ndaj Shkupit nuk do të vendosen kushte të reja për të përparuar drejt BE-së

I pyetur mbi akuzat e opozitës se qeveria ka marrë rolin e prokurorit duke paralajmëruar arrestimin e kundërshtarëve politikë, Taravari i hodhi poshtë ato si të pavërteta.

4 Shkurt 2025, 21:55 Nga N.F
Taravari: Qeveria nuk është kundër ndryshimeve në
Arben Taravari

SHKUP- Arben Taravari, ministër në qeverinë 7 mujore të Maqedonisë së Veriut thotë partia kryesore në pushtet, nuk është kundër ndryshimeve në Kushtetutë, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por kërkon garanci se ndaj Shkupit nuk do të vendosen kushte të reja, ndërsa vendi përparon drejt Bashkimit Evropian.

Taravari sjell në vëmendje ato që i quan kushtëzime që i janë bërë Maqedonisë së Veriut që prej vitit 2001, edhe pse Shkupi kishte rënë dakord të bënte lëshime të mëdha, sikurse ndryshimi i emrit. I pyetur mbi akuzat e opozitës se qeveria ka marrë rolin e prokurorit duke paralajmëruar arrestimin e kundërshtarëve politikë, Taravari i hodhi poshtë ato si të pavërteta.

Ai shtoi se BDI-ja si asnjë forcë tjetër politike në Ballkan, ka në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara numrin më të madh të përfaqësuesve të saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, qeveria e re pjesë e së cilës edhe partia juaj, ka mbushur më shumë se shtatë muaj në detyrë. Gjatë kesaj periudhe është krijuar përshtypja se çështja e ndryshimeve kushtetuese, që parashikon përfshirjen e pakicës bullgare në ligjin thelemelor, nuk është më një përparësi për Shkupin. Opozita mendon gjithashtu se qeveria nuk ka ndonjë plan për t’i bërë ndryshimet. Çfarë po prisni?

Arben Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë përparësi absolute e qeverisë, respektivisht fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Pa partinë e kryeministrit nuk ka opsion apo variant për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Pra, partia e Kryeministrit Mickovski ka 58 deputetë dhe është e qartë se pa partinë e tij nuk mund të sigurohen dy të tretat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Ai e ka thënë publikisht dhe qartë se është i interesuar shumë që të fillojnë negociatat sa më shpejt, por kërkon një kusht.

Pra, që Maqedonia e Veriut të mos ketë kushtëzime të tjera gjatë negociatave, sepse Maqedonisë së Veriut i kanë ndodhur disa kushtëzime prej vitit 2001, kur është nënshkruar marrëveshja e stabilizim-asociimit. Një herë u ndrrua flamuri, pastaj u ndryshua emri i vendit dhe tani ka një kërkesë nga ana e Bullgarisë që është kusht i domosdoshëm për fillimin e negociatave. Kushti është që pakica bullgare të jetë pjesë e preambulës së kushtetutës së vendit. Kryeministri thotë se nuk ka problem, këtë e pranojmë, por duhet ta dimë që ky është kushti i fundit për Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit dhe gjatë negociatave të anëtarësimit në BE. Ai ka pranuar të bëjmë ndryshimet kushtetuese, e kemi numrin mbi 80 deputetë për miratimin e tyre.

Zëri i Amerikës: Por sa janë gjasat që t’i merrni këtë lloj garancish nga Brukseli?

Arben Taravari: Jo vetëm nga Brukseli.... Kushdo qoftë ... nga Sofia, Brukseli apo Uashingtoni, që nuk do të ketë kushtëzim tjetër. Përndryshe, mund të ndodhë që tre muaj pasi të bëjmë këto ndryshime kushtetuese, Bullgaria po një shtet tjetër, mund të vendos një kushtëzim tjetër. Kështu ndodhi në vitin 2018, kur zoti Zaev bëri ndryshimin e emrit të vendit dhe ishte mirë që Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s. Ky ishte një hap gjigant i Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euroatlantike. Por, pritshmëria e tij ishte që menjëherë të fillonte negociatat me Bashkimin Evropian.

Por, në vitin 2019 kishim një kushtëzim prej Francës, që të ndryshoheshin kushtet për fillimin e negociatave, që vlente për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse bashkë kemi udhëtuar deri tani. Pastaj erdhi kushti i bullgarëve, që deri në atë kohë nuk ekzistonte. Dhe natyrisht unë mendoj se çdo herë pas këtyre mosmarrëveshjeve lokale, e kam fjalën për Ballkanin, fuqitë e mëdha botërore munden që disi t’i balancojnë dhe të lehtësojnë komunikimet mes Sofjes dhe Shkupit. Pra, që të arrihet një lloj garancie që prej Maqedonisë së Veriut nuk do të kërkohet kushtëzim tjetër për fillimin e negociatave dhe për t’u bërë anëtare e plotëfuqishme. Dua ta them edhe njëherë, zoti Mickovski i pranon ndryshimet kushtetuese, me kusht që zbatimi i tyre, të bëhet në momentin kur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë pezulluar për 90 ditë programet e ndihmës për vendet e huaja, që kanë prekur mbarë botën por edhe rajonin tuaj, të cilat zbatoheshin nëpërmjet USAID-i. Cili ka qenë ndikimi në Maqedoninë e Veriut i këtij vendimi?

Arben Taravari: Përceptimi për USAID-in në Maqedoninë e Veriut është shumë pozitiv. Unë kam qenë edhe kryetar bashkie në Gostivar dhe kemi patur plot projekte, të cilat janë realizuar me USAID-in, kryesisht kanë qenë projekte për çerdhe dhe shkolla. Ato kanë qenë projekte të besueshme dhe ku janë mbështetur shumë komunitete në Maqedoninë e Veriut. Por, unë nuk e di prapavijën e asaj që po ndodh sot me presidentin amerikan. Besoj që do të ketë ndikim realisht jo të mirë në tërë Ballkanin, sepse përshtypja ime dhe ajo e përgjithshme është se USAID-i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, e kam fjalën për investimet kapitale që janë bërë në arsim dhe fusha të tjera. Për vendet e tjera të botës nuk kam informacione mbi aktivitetin e kësaj agjencie dhe nuk dua të paragjykoj.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Taravari ndihma amerikane ka shkuar edhe për sistemin e drejtësisë, për të trajnuar prokurorë e gjykatës. Dhe gjithësesi vendi juaj vazhdon të ketë probleme me gjyqësorin, që shihet si i korruptuar dhe ndaj të cilit besimi i publikut është tejet i ulët, 2 apo 2 për qind, besojnë tek ai.

Arben Taravari: Fatkeqësisht besimi në drejtësi është shumë i vogël. Është e vërtetë që USAID-i ka pas programe edhe për transparencën në sistemin e drejtësisë, por neve na duhet edhe reforma vendore, që kjo qeveri e ka detyrim t’i bëjë. Natyrisht të gjitha ndihmat që kanë ardhur prej USAID-it kanë qenë të mirëseardhura, por çdo shtet mbi të gjitha duhet të mbështetet në forcat e veta dhe kapacitetet që i kemi si shtet. Besoj dhe jam optimist se kjo qeveri ka kapacitetet të tilla dhe së shpejti do të fillojë me ndryshimet serioze dhe radikale në sistemin prokurorial dhe në sistemin gjyqësor.

Zëri i Amerikës: Opozita akuzon qeverinë se shpesh retorika e saj është kërcënuese, gati-gati ngjan me atë të një prokurori duke paralajmëruar arrestime të kundërshtarëve politikë. A nuk do ishte më e udhës që nëse keni prova t’i dorëzoni në prokurori?

Arben Taravari: Aspak nuk qëndron kjo (akuzë). Deri tani ka hetime vetëm për funksionarë të caktuar, që është normale kur ndryshohen pushtetet. Por, ndërhyrjet radikale për t'u bërë diçka të keqe pushtetarëve të kaluar, nuk ekzistojnë. Përveç një eksponenti të BDI-së, i cili ishte zëvendëskryeministër, një prej eksponentëve më të lartë, Artan Grubi. Së pari, ai u fut në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të ndërhyrjeve në sistemin gjyqësor të vendit, në gjykaka dhe prokurori.

Praktikisht, me ndërhyrjet e tij ai është përpjekur ta lirojë nga burgu Sasha Mihajkollin, ish-shefin e shërbimeve të Maqedonisë së Veriut, një njeri që ka një reputacion shumë negativ mes shqiptarëve, si kasap i shqiptarëve, në periudhën e Gruevskit 2008 – 2016. Ky njeri sot është i lirë falë ndihmës që i ka dhënë Artan Grubi dhe fatkeqësisht mbas asaj Maqedonia e Veriut ngriti një çështje tjetër për këtë eksponent të lartë të BDI-së. BDI-ja është një parti që ka qenë për 22 vjet në qeverisje dhe ka katër eksponentë të lartë politikë apo partiakë, të cilët janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parti të tilla me një numër kaq të madh të eksponentëve të lartë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nuk ekzistojnë në Ballkan.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, në qeverinë Mickovski ju mbani detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe, disa fëmijë kanë humbur jetën në spitalet e vendit në rrethana të pasqaruara mirë. Apo mungesa e terapisë biologjike për të prekurit me kancer në Klinikën e Onkologjisë. Kritikët thonë se për këto raste pa patur mungesë llogarie. Si u përgjigjeni?

Arben Taravari: Nuk është ashtu. Vetëm për 7-8 muaj, kemi patur rritje të rrogave të punëtorëve të shëndetësisë, lista pozitive me 9 ilaçe të reja, marrëveshje kolektive në shëndetësi, investime në spitale plot. Kështu që vdekjet ndodhin në spitale fatkeqësisht dhe çdo njeriu mund t’i ndodhë kjo në çdo shtet dhe në çdo sistem shëndetësor./ VOA

arben taravari

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri