LIVE UPDATES
Politike

"Të nxjerri prej dritares jo prej derës…"/ Miratohet buxheti 3.4 miliardë lekë mes debateve në Bashkinë e Shkodrës! Demokrati: Doni me e kthy si Tiranën, mos me mujt me marr frymë

Nga ana tjetër, këshilltarët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndarjes së buxhetit, duke argumentuar se ai nuk pasqyron në mënyrë të drejtë prioritetet dhe nevojat reale të qytetarëve të Shkodrës.

19 Dhjetor 2025, 16:48 Nga M.L
"Të nxjerri prej dritares jo prej derës…"/ Miratohet
Foto ilustruese

SHKODËR- Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili arrin në 3.4 miliardë lekë. Kryebashkiaku Benet Beci bëri të ditur se fondet do të vazhdojnë të mbulojnë investimet e nisura në qytet, ndërsa do të nisë edhe realizimi i projekteve të reja, përfshirë një investim prej 1.6 milionë euro për ndërtimin e banesave për personat pa strehë.

Nga ana tjetër, këshilltarët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndarjes së buxhetit, duke argumentuar se ai nuk pasqyron në mënyrë të drejtë prioritetet dhe nevojat reale të qytetarëve të Shkodrës.

Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilli miratoi buxhetin 2026, i cili është 15% më i lartë se një vit më parë. Sipas dokumentit të miratuar tashmë, do të realizohen 80% më shumë investime se një vit më parë, ku foksi mbetet infrastruktura. Në vitin 2026 është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit "Qazim Dervishi".

Florjan Bianku nga Partia Demokratike kritikoi ndarjen e fondeve, duke theksuar se buxheti nuk lidhet mjaftueshëm me jetën reale të qytetarëve. Ai kërkoi më shumë fokus te rinia, sporti, studentët dhe përfundimi në kohë i investimeve. Sipas tij, materialet e propozuara nuk ofrojnë një strategji të qartë zhvillimi dhe përbëhen kryesisht nga shpenzime për paga dhe administratë, duke e kthyer buxhetin në një instrument menaxhimi dhe jo zhvillimi.

Edhe këshilltarja Eliona Shkreli vuri në dukje se shumë nga projektet e Bashkisë janë më shumë premtime se se realizime, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe gjendjen e pasigurtë të investimeve në qytet. Ajo theksoi se infrastruktura dhe ambienti urban nuk reflektojnë përmirësime, ndërkohë që rritja ekonomike duket e pamundur për qytetarët për shkak të taksave dhe gjobave të shumta. Shkreli kritikoi gjithashtu ndërtimet e larta në zonat historike dhe gjendjen e keqe të turizmit në vendet si Thethi dhe Velipoja.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Beci u shpreh se disa kritikë vijnë nga ata që nuk kanë njohuri për punën e administratës dhe i bëri thirrje këshilltarëve të merreshin më shumë me rezultatet dhe jo me fjalët. Ai vlerësoi projektet e nisura dhe strategjitë për Shkodrën, duke u mbrojtur ndaj akuzave për mungesë të transparencës dhe keqmenaxhim.

Debati u tensionua edhe më tej, me përplasje mes anëtarëve të PSD-së dhe opozitës.

Florjan Bianku anëtar i PD, Këshilli Bashkiak: Buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale të qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve.

Buxheti 2026, material me dobësi të qarta strategjike. Zëri kryesor shpenzim për paga e personelin. Buxheti kthehet në një instrument administrimi dhe jo zhvillimi. Jemi kundër

Është më tepër përrallë e ëndrra sesa realizim. Jeni bo bashkia e gjobave. Kullat i quani zhvillim, me shkatërru zonat historike. Me e kthy si Tiranën mos me mujt me marr frymë nëpër Shkodër. Në të gjithë botën e qytetëruar vihet bredh natyral, na keni venë bredh digjital, i bukur shumë, një mrekulli.

Benet Beci kryetari i Bashkisë Shkodër: Ne kemi nevojë të punojmë, ka shumë njerëz që nuk dinë me respektuar punën se nuk s’kanë ditë me bo punë. Disa prej këtyre këtu nuk e njohim punë, nuk i ka lodh ndonjëherë puna, por i ka lodh fjala. Të merremi më shumë me punën.

Debatet në mbledhje:

Florjan Bianku: Shkodra po humb statusin e qytetit universitar. Mbetet e paqartë zbatimi i kartës studentore e cila premtohet prej vitesh dhe kemi të njëjtën përgjigje, jemi afër po e bëjmë gati. Studentët janë pasuri dhe duhet të trajtohen si prioritet. p/buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale e qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve. Fondet publike janë mundi i përditshëm I qytetarëve të Shkodrës.

Eliona Shkreli: Është më tepër përrallë e ëndrra sesa realizim. Nuk do të ketë realizim as në 2026. Çfarë transparencë ka Bashkia Shkodër ku të gjitha kantierët që keni hapur nuk kanë një tabelë informuese kur fillojnë kur mbarojnë punimet. Janë rrethrrotullimet, s’punon kërkush.

Shkodra e pastër, premtimi kryesor i Beneti Beci e shefit të tij Rama, por nuk e di se ku e shihni Shkodrën e pastër. Qytetarët nuk shohin pastrim. Interesi i të rinjve, ku janë të rinjtë, kanë ikur. Universiteti i Shkodrës mezi mbahet në këmbë se s'ka studenta, në shkolla mezi formohen 10 nxënës në një klasë.

Se u fol për rritje ekonomike, ku është rritja ekonomike që nuk e shohim ne. Ka rritje ekonomike buxheti i bashkië se jeni bo bashkia e gjobave, e hajnive, se rritni taksa, tarifa, çmimin e ujit. Vendosni gjoba, e keni kthyer policinë bashkiake në institucion gjobash, keni rrit ekonominë tuaj dhe varfëruar qytetarët. Gjendje e mjerueshme që keni krijuar ju në Shkodër. Për cilin turizëm flisni ju, për Parkun Kombëtar të Thethit, se qytetarët i kanë parasysh pamjet me tritol dhe policinë e automatikë duke i terrorizuar. Për Thethin, të mbushur me mbeturina.

Velipojën që s'keni bo një investim. Katër pesë rrugë pse ky është investimi në Shkodër për të punësur njerëz që i'u rrinë nga mbrapa. Kullat i quani zhvillim, që do ndërtoni në Gjuhadol e te Kol Idromeno në zonat historike. Me shkatërrue zonat historike që janë ruajtur dhe janë simbol i Shkodrës

Doni me ngrit kulla, me e kthy si Tiranën mos me mujt me marr fyrmë nëpër Shkodër. Shkodra nuk ka nevojë për propagandë. Strategjia juaj është të prisni shiritat në fund se ça jemi tu bo ne për Shkodrën. Keni pushtet qendror dhe lokal duhe të kishit bë më shumë për Shkodrën.

Në të gjithë botën e qytetuar vihet bredh natyral, na keni vënë bredh digjital, u bukur shumë, një mrekulli. Shkon në mes të Piacad Duomo, vehet bredhi origjinal, ne vëmë grafika që s'merr vesh ca është. Zeni komplet pedonalen me birra e qofte. Jo vetëm para bashkisë, e keni bo sheshin para bsshkisë si speca të mbushur s'mundesh me lëviz.

Anëtari PSD: Mos fol kur flas unë, të nxjerri prej dritares jo prej derës… me ty flas me ler të flas. Kush ka sy në ballë të shohë, ka arritje gjithandje…

këshilli bashkiak i shkodrës buxheti 2026 florjan bianku benet beci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj