LIVE UPDATES
Politike

"Të premten bashkohemi kundër hajdutëve të qytetarëve," Balliu: Kompania e motrës së drejtoreshës së bashkisë së Tiranës, miliona lekë tendera nga bashkia

Ai më tej shtoi se Veliaj ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Sipas tij ky është një fakt që është në përsëritje të vazhdueshme.

19 Qershor 2024, 11:47 Nga N.F
"Të premten bashkohemi kundër hajdutëve të
Balliu

TIRANË- Kordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se në Bashkinë e Erion Veliajt vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutinë. 

Ai më tej shtoi se Veliaj ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Sipas tij ky është një fakt që është në përsëritje të vazhdueshme.

Ai më tej shtoi se Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti ndërsa tha se ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë. Kjo e fundit sipas Balliut ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje! Në Bashkinë e Erion Veliajt vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutin. Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin.

Ajo çka është më tronditëse është amnistia që i është berë Erion Veliajt nga organet e drejtësisë, është e turpshme gjunjëzimi i drejtësisë përball Veliajt. Drejtësia në dorë të partisë që mban nën arrest liderin e opozitës, pa as një fakt dhe pa as një akuzë nuk mban nën arrest Veliajn i cili ka një mal me prova dhe fakte si dhe akuza konkrete.

E në fakt si rrjedhojë Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti. ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.

Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht: 1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt: Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.

‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)

Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh; 2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt. Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH. 3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt: Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’

Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH. Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj  paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë

Te bashkohemi të premten në orën 11:00 kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve. Të premten në ora 11:00 në protestë tek bashkia  Tirane për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e bosit të organizatës kriminale ‘5D’.

klevis balliu pd


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj