18 Qershor 2024, 15:16
Nga M.B
Petro Beleri dhe Fredi Beleri
HIMARA- Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, duket se ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e ka pohuar sekretari i “Omonias” Marin Suli, në Top News, ku tha se Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimit, përmes të birit. Suli tha se Himara në kulmin e sezonit turistik është e mbytur nga plehrat, me rrugë të shkatërruara dhe pa menaxhim.
“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar. Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.
Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.
Avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroi procedimin ndaj tij. Avokatët e Belerit pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë ai rezultonte i dënuar.
fredi beleri
Politike
18 Qershor 2024, 15:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sërish vendimin e Komisionit të Apelimit në lidhje ...
Politike
18 Qershor 2024, 14:55
I.A
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka publikuar një fotografi të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi me Mirel Mërtirin, Klod...
Politike
18 Qershor 2024, 13:05
N.F
Bozdo
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&e...
Politike
18 Qershor 2024, 12:02
I.A
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë për ndryshimin e ...
Politike
18 Qershor 2024, 11:54
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet n&e...
Politike
18 Qershor 2024, 11:26
N.F
Ledina Alolli
TIRANË- Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur ditën e sot...
Politike
18 Qershor 2024, 11:05
N.F
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin...
Politike
18 Qershor 2024, 10:19
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ditën e so...
Politike
17 Qershor 2024, 22:06
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet nj&e...
Politike
17 Qershor 2024, 21:44
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se i dëgjon gjithmonë këshillat e partner&...