LIVE UPDATES
Politike

'Të shqyrtojmë ligjet më 16 prill', Bardhi- Peleshit: I rrëzoni ligjet PD-së e më pas i miratoni si të tuajat

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Bardhi akuzoi mazhorancën se rrëzon ligjet e opozitës, ndërkohë që i njëjti tekst, pasi rrëzohet, i jepet deputetëve të shumicës për t’u miratuar më pas, duke dëshmuar mungesë totale të etikës dhe standard të dyfishtë.

9 Prill 2026, 12:08 Nga I.A
'Të shqyrtojmë ligjet më 16 prill', Bardhi- Peleshit: I
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh se mazhoranca socialiste po e përdor institucionin më të lartë ligjvënës për të bllokuar çdo iniciativë të opozitës dhe për të miratuar me “vjedhje” propozimet e saj. Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Bardhi akuzoi mazhorancën se rrëzon ligjet e opozitës, ndërkohë që i njëjti tekst, pasi rrëzohet, i jepet deputetëve të shumicës për t’u miratuar më pas, duke dëshmuar mungesë totale të etikës dhe standard të dyfishtë.

Deputeti opozitar kritikoi gjithashtu mënyrën sesi shqyrtohen projektligjet, duke kërkuar që çështjet logjike të opozitës të diskutohen në të njëjtën seancë dhe duke i bërë thirrje kryetarit të seancës të veprojë si moderator i paanshëm, jo si pjesë e politikave të mazhorancës.

“Së pari, është e vërtetë që nuk e kemi ngritur në Konferencën e Kryetarëve, sepse nuk mund ta ngresh aty kur ke depozituar një kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Nuk ka asnjë sens votimi që ju sapo bëtë, sepse kjo është një paketë ligjore që përbëhet nga dy projektligje. Njëri nga këta projektligje është caktuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t'u shqyrtuar më datë 16 prill, dhe është tërësisht logjike që edhe ligji tjetër që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet atë ditë. Pse nuk duhet t’i jepni dakordësi për këtë? Pra, për çdo gjë kërkoni që opozita t’ia japë dakordësinë. Një datë dhe një çështje, kur kërkon opozita të futet në axhendën e Kuvendit, as kryetari i Kuvendit, as grupi parlamentar i shumicës, nuk pranojnë ta marrin parasysh. Çfarë shqetësimi ju sjell që të dyja ligjet, të cilat janë pjesë e një pakete, të shqyrtohen në të njëjtën seancë, më 16 prill?

Si është e mundur që për çdo gjë që propozon opozita, ju keni vetëm kartonin e kuq? Jemi gati të themi: kaloni nga fjalët te veprat. Ju jo vetëm i rrëzoni ligjet e opozitës thjesht sepse janë propozuar nga deputetët e opozitës, por keni edhe mungesën normale të etikës: një javë pasi e keni rrëzuar një propozim të opozitës, ia jepni një deputeti të mazhorancës, ai e firmos, e propozon dhe pas dy javësh e kaloni dhe e miratoni të njëjtin propozim. Këto jeni ju. Dhe pastaj thoni që jeni të interesuar për dialog, dhe se Kuvendi duhet të funksionojë normalisht. Ju opozitën e trajtoni me urrejtje, jo si kundërshtarë politikë sigurisht që jemi kundërshtarë politikë. Por një datë kërkojmë ne, dy projektligje të shqyrtohen bashkë, dhe ju votoni kundër.

Zoti Peleshi, edhe një herë e kam me ju: luani rolin tuaj mbi palët, si moderator i debatit, dhe nuk bëni gabim; përkundrazi, jepni shumë pikë edhe për qytetarët që një herë në gjashtë muaj, kur ka një kërkesë logjike të opozitës, t’i kërkoni kolegëve tuaj ta mbështesin. Ose të paktën ndiqni modelin e Lindita Nikollës dhe Elisa Spiropalit, që një herë në tre muaj dilnin jashtë vendimit të grupit kur kishte një kërkesë të drejtë të opozitës dhe thoshin: “Unë ju mbështes, po s’kam ç’i bëj vendimmarrjes politike të grupit.” Dilni një herë nga rrjeshti, zoti kryetar! Një datë po kërkojmë të shqyrtojmë ligjet më 16 prill. Ku është e keqja këtu? Ju ngrini 80 veta kartonin kundër, dhe as nuk dini çfarë po votoni. Po rrëzoni armikun e popullit me karton të kuq,“ tha Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj